Seminari
Veprat e Apostujve 16–21


Veprat e Apostujve 16–21

Vështrim i Përgjithshëm

Te Veprat e Apostujve 16–21 ne lexojmë rreth udhëtimit të dytë dhe të tretë misionar të Apostullit Pal. Pali dhe shokët e tij të misionit përjetuan mrekulli të jashtëzakonshme dhe i ndihmuan shumë njerëz të vinin te Krishti, të merrnin ordinancën e pagëzimit dhe të merrnin dhuratën e Frymës së Shenjtë. Pali dhe shokët e tij të misionit përjetuan edhe pikëllime, përndjekje dhe refuzim.

Përgatituni të Jepni Mësim

Informacioni vijues u ofron mësuesve ide mbi ato që nevojitet të përgatitin paraprakisht për çdo mësim:

Veprat e Apostujve 16

Qëllimi i mësimit: Ky mësim do t’i ndihmojë nxënësit ta dallojnë ndihmën që Shpëtimtari dëshiron t’u japë atyre ndërsa përpiqen t’ua shpërndajnë ungjillin e Tij të tjerëve.

  • Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit t’i kërkojnë me lutje Atit Qiellor që t’i ndihmojë të identifikojnë dikë që Ai e ka përgatitur për të dëgjuar ungjillin e Jezu Krishtit.

  • Sugjerim për mësimdhënien me videokonferencë: Pasi të merrni miratimet e duhura, i kërkoni një folësi të ftuar të japë mësim gjatë gjysmës së dytë të orës mësimore rreth mënyrës se si anëtarët e Kishës mund të bëjnë punë misionare. Merreni parasysh t’i kërkoni këtij të ftuari të flasë rreth parimeve të punës misionare të ilustruara nga Pali dhe shokët e tij misionarë te Veprat e Apostujve 16. Folësi i ftuar mund të jetë një drejtues misioni, një misionar i kthyer së fundmi, ose një dyshe misionarësh që shërbejnë aktualisht. Jepuni nxënësve kohë në fund të orës mësimore që të bëjnë pyetje. Flisni me bashkërenduesin vendor të SeI-së, miratimi i të cilit do të duhej për këtë folës të ftuar.

Veprat e Apostujve 17:1–14

Qëllimi i mësimit: Ky mësim mund t’i ndihmojë nxënësit të ndiejnë një dëshirë më të madhe për të përjetuar bekimet e studimit të përditshëm të shkrimeve të shenjta.

  • Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të vijnë të përgatitur për të treguar diçka kuptimplotë që kanë zbuluar së fundmi në studimin e tyre të përditshëm të shkrimeve të shenjta.

Veprat e Apostujve 17:16–34

Qëllimi i mësimit: Ky mësim do t’i ndihmojë nxënësit të ndiejnë rëndësinë e identitetit të tyre si fëmijë të Perëndisë.

  • Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të bëjnë një listë të fjalëve ose frazave që i përshkruajnë ata më mirë dhe të reflektojnë për fjalët ose frazat që janë më të rëndësishme për ta.

Veprat e Apostujve 19:1–7

Qëllimi i mësimit: Ky mësim do t’i ndihmojë nxënësit të marrin bekimet që Ati Qiellor dhe Jezu Krishti dëshirojnë t’u japin atyre nëpërmjet dhuratës së Frymës së Shenjtë.

  • Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të mendojnë rreth sjelljeve që e ftojnë shoqërimin e Frymës së Shenjtë dhe të përpiqen t’i bëjnë ato gjëra më shpesh në jetën e tyre.

  • Figurë për t’u paraqitur: Një figurë e Jozef Smithit që i shfaqet Brigam Jangut

  • Harta: “ Udhëtimet Misionare të Apostullit Pal

  • Mësimi me sende: Tri gota, një enë për ujin që derdhet (për shembull një tabaka), një copë letër ose kapak dhe një send të ngurtë që zë pjesën më të madhe të hapësirës brenda njërës prej gotave (për shembull një gur)

Përsëritja 15 e Zotërimit Doktrinor

Qëllimi i mësimit: Ky mësim do t’u japë nxënësve mundësi të ushtrojnë zbatimin e disa prej fragmenteve të zotërimit doktrinor në një llojshmëri situatash mësimdhënieje.

Shënim: Në vend të këtij mësimi përsëritjeje mund të nevojitet të jepet një mësim për fragmentin e zotërimit doktrinor. Referojuni udhëzuesit të ritmit mësimor të ofruar nga drejtori apo bashkërenduesi zonal ose rajonal për t’u siguruar që të jepet çdo mësim për fragmentin e zotërimit doktrinor gjatë zhvillimit të seminarit.

  • Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të mendojnë për përvojat që kanë pasur duke përdorur shkrimet e shenjta për t’u dhënë përgjigje ose për t’u mësuar të tjerëve ungjillin e Jezu Krishtit.

  • Tabela: Një tabelë me fragmentet e zotërimit doktrinor dhe frazat kyç të tyre nga shkrimet e shenjta

  • Veprimtaria në grup: Krijoni etiketa për katër situata në veprimtarinë në grup. Përgatitni një mënyrë për të paraqitur udhëzimet dhe pyetjet që nxënësit do të diskutojnë në veprimtarinë në grup.

  • Sugjerim për mësimdhënien me videokonferencë: Për t’u siguruar mundësi më shumë nxënësve që të japin mendimet e tyre, merreni parasysh t’i ndani nxënësit në katër dhoma virtuale dhe t’i caktoni çdo grupi një nga situatat nga veprimtaria në grup.