Seminari
Veprat e Apostujve 17:16–34


Veprat e Apostujve 17:16–34

“Ne Jemi Pasardhës të Perëndisë”

Ndërkohë që priste që shokët e tij misionarë t’i bashkoheshin në Athinë, Apostulli Pal u shqetësua thellësisht që njerëzit e Athinës ishin adhurues të idhujve dhe nuk e kuptonin natyrën e vërtetë të Perëndisë. Për t’i ndihmuar athinasit ta kuptonin Perëndinë dhe të afroheshin më pranë Tij, Pali u mësoi ungjillin e Jezu Krishtit në sinagoga dhe tregje. Atëherë filozofët e ftuan Palin që të shpjegonte “k[ëtë] doktrinë [të] re” (Veprat e Apostujve 17:19) në një vend të quajtur Aeropag. Pali u mësoi filozofëve natyrën e vërtetë të Perëndisë dhe dëshmoi për marrëdhënien e tyre hyjnore me Të. Ky mësim mund të të ndihmojë të ndiesh rëndësinë e identitetit tënd si një fëmijë i Perëndisë.  

Mirëbesimi te nxënësit. Besoni tek aftësia e nxënësve për të përmbushur rolin e tyre ndërsa mësojnë, japin mësim dhe e zbatojnë doktrinën dhe parimet e ungjillit.

Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të bëjnë një listë të fjalëve ose frazave që i përshkruajnë ata më mirë dhe të reflektojnë për fjalët ose frazat që janë më të rëndësishme për ta.

Veprimtari të Mundshme të të Mësuarit

Unë jam fëmijë i Perëndisë

Merreni parasysh të këndoni “Fëmi’ i Per’ndis’ Jam” (Himne, nr. 196) me nxënësit përpara fillimit të mësimit.

Dëgjoje himnin “Fëmi’ i Per’ndis’ Jam” (Himne, nr. 196) në programin kompjuterik Gospel Library [Biblioteka e Ungjillit] ose në faqen ChurchofJesusChrist.org. Ose shih materialin filmik “Child of God” [“Fëmijë i Perëndisë”] (02:54), në dispozicion në ChurchofJesusChrist.org. Ndërsa dëgjon ose e shoqëron me këngë, përsiat për rëndësinë e mesazhit të këtij himni.

  • Çfarë fjalësh ose frazash të këtij himni të duken domethënëse? Përse?

Plaku Donald L. Hallstrom, i Të Shtatëdhjetëve, na ftoi të përsiatim për mesazhin “Unë Jam një Fëmijë i Perëndisë”:

Official Portrait of Elder Donald L. Hallstrom. Photographed March 2017.

“Ky himn i dashur është një nga këngët e kënduara më shpesh në këtë Kishë. Por pyetja kritike është, ‘A e dimë me të vërtetë këtë?’ A e dimë këtë në mendjen tonë dhe në zemrën tonë dhe në shpirtin tonë? A është origjina jonë qiellore identiteti ynë i parë dhe më i rëndësishmi?”

(Donald L. Hallstrom, “Unë Jam një Fëmijë i Perëndisë”, Ensign ose Liahona, maj 2016, f. 26.)

Merreni parasysh t’i shkruani në tabelë pyetjet vijuese që janë marrë nga thënia e Plakut Hallstrom. Jepuni nxënësve kohë të përsiatin për pyetjet. Ftojini nxënësit e gatshëm të tregojnë se si kanë arritur ta dinë që janë fëmijë të Perëndisë. Bëni kujdes mos t’i vini në siklet nxënësit që mund të jenë duke e vënë ende në pikëpyetje besimin e tyre në Perëndi dhe marrëdhënien e tyre me Të.

Pyetjet vijuese janë përshtatur bazuar në thënien e Plakut Hallstrom dhe mund t’u japësh përgjigje me “po” ose “jo”. Teksa u përgjigjesh këtyre pyetjeve, shpjego arsyen përse iu përgjigje secilës pyetje në atë mënyrë.

  • A e di me të vërtetë se je fëmijë i Perëndisë?

  • A e di këtë në mendjen, zemrën dhe shpirtin tënd?

  • A e sheh veten si fëmijë të Perëndisë përpara se ta identifikosh veten si diçka tjetër?

Gjatë gjithë këtij mësimi, merri parasysh përgjigjet e tua për pyetjet e mëparshme dhe atë që përgjigjet e tua tregojnë rreth ndjenjave të tua kundrejt Atit Qiellor. Kërko frymëzim nga Ati Qiellor nëpërmjet Frymës së Shenjtë për të të ndihmuar të kuptosh më mirë identitetin tënd hyjnor si fëmijë i Perëndisë dhe të ndiesh dashurinë e thellë që Ai ka për ty.

Pali predikon në Athinë

Apostulli Pal predikoi në Athinë gjatë udhëtimit të tij të dytë misionar. Njerëzit në Athinë kishin shumë mendime, filozofi dhe besime të ndryshme. Pali pa që njerëzit ishin “plot me idhuj” ( Veprat e Apostujve 17:16), që do të thotë se ata adhuronin gjëra të tjera përveç Perëndisë. Prandaj Pali predikoi çdo ditë rreth Jezu Krishtit dhe Ringjalljes së Tij. Më pas Pali u soll në Aeropag, ku u ftua të predikonte përpara një grupi filozofësh (shih Veprat e Apostujve 17:17–21).

Lexo te Veprat e Apostujve 17:22–23 , duke kërkuar mënyrën se si Pali e paraqiti mesazhin e tij.

  • Kujt mund t’i drejtohet mbishkrimi në altar të cilit Pali iu referua për të treguar për besimin e athinasve rreth Perëndisë?

  • Si krahasohet ky mbishkrim me atë që shkrimet e shenjta na mësojnë rreth Perëndisë?

Athinasit e lashtë besonin në shumë perëndi të rreme dhe ndërtuan statuja dhe tempuj për t’i nderuar. Altari i ndërtuar “perëndisë së panjohur” ( Veprat e Apostujve 17:23) mund të ketë qenë përpjekja e athinasve për të qetësuar perëndinë e panjohur ose ndonjë perëndi që nuk njihej me emër.

Merreni parasysh t’u tregoni nxënësve figurën (të përfshirë më vonë në mësim) e një ore mësimi seminari në Aeropag. Rrënojat në sfond janë shembull i tempujve të ndërtuar për të nderuar perënditë greke.

  • Cilat janë disa keqkuptime të zakonshme që ke vënë re në botë sot rreth Perëndisë dhe marrëdhënies tonë me Të?

  • Po të kishe mundësi t’i jepje mësim dikujt që nuk dinte shumë rreth Atit Qiellor, çfarë do të doje që ai të dinte rreth Tij?

Jepuni nxënësve kohë të mjaftueshme për ta përfunduar veprimtarinë vijuese individualisht, në dyshe ose në grupe të vogla. Ndërkohë që nxënësit studiojnë, merreni parasysh që t’i renditni numrat e vargjeve 24–31 në tabelë. Ftojini nxënësit të vijnë në tabelë dhe të shkruajnë pranë çdo numri vargu një ose disa të vërteta që zbuluan në secilin varg. Nxënësit mund të ftohen të tregojnë se cilat të vërteta janë më kuptimplota për ta dhe përse.

Lexo te Veprat e Apostujve 17:24–31 dhe bëj një listë të të vërtetave që u dhanë mësim nga Apostulli Pal rreth natyrës së vërtetë të Perëndisë dhe marrëdhënies tënde me Të. Merre parasysh ta emërtosh listën tënde “Perëndia i Vërtetë dhe i Gjallë dhe Marrëdhënia Ime me Të”. Vër re që ka një përkthim sipas Jozef Smithit për vargun 27 (shih Veprat e Apostujve 17:27 ). Pasi të bësh listën tënde, përgjigjju pyetjes në vijim:

  • Cila është e vërteta në listën tënde që është më kuptimplote për ty dhe përse?

Ne jemi pasardhës të Perëndisë

photo of seminary on Mars Hill

Një nga të vërtetat që mund të kesh përcaktuar nga mësimet e Palit është që “ne jemi pasardhës të Perëndisë” ( vargu29).

  • Si ndryshon të qenit një fëmijë i Perëndisë nga të qenit thjesht një prej krijimeve të Tij?

Presidenti M. Rusëll Ballard, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, dëshmoi për rëndësinë e së vërtetës që “ne jemi pasardhës të Perëndisë”.

Official portrait of President M. Russell Ballard of the Quorum of the Twelve Apostles, 2004.

“Fakti themelor i prindërimit qiellor nuk është vetëm e vërteta ime ose e vërteta juaj. Është e vërteta e përjetshme. Është e shkruar me germa të mëdha, të theksuara shtypi. Ta kuptosh këtë të vërtetë – ta kuptosh dhe ta pranosh me të vërtetë atë – është jetëndryshuese. Ju jep një identitet të jashtëzakonshëm që askush nuk mund t’ua heqë. Por për më tepër, duhet t’ju japë një ndjesi të jashtëzakonshme vlere dhe një ndjesi vlere të pafundme. Në fund, ajo ju siguron një qëllim hyjnor, fisnik dhe të denjë në jetë.”

(M. Russell Ballard, “Children of Heavenly Father”, [takim shpirtëror në Universitetin “Brigam Jang”, 3 mars 2020], f. 2, speeches.byu.edu)

  • Çfarë ndryshimi mund të sjellë në jetën tënde dhe në vendimet që ti merr, njohuria se ti je me të vërtetë “pasardhës [i] Perëndisë”?

  • Çfarë përvojash ke pasur që të kanë ndihmuar të kuptosh më mirë identitetin tënd hyjnor si një fëmijë i Perëndisë?

Për të parë një shembull të mënyrës se si u ndikua një grua kur kuptoi identitetin e saj hyjnor, shih materialin filmik “A Jam Unë Fëmijë i Perëndisë?” (10:24), në dispozicion në ChurchofJesusChrist.org, nga kodi kohor 03:24 deri në 05:23.

2:3

Pasi nxënësve t’u jetë dhënë kohë të përsiatin dhe të përgjigjen për pyetjet në vijim, ftojini nxënësit e gatshëm t’ia tregojnë përgjigjet e tyre klasës. Merreni parasysh të jepni dëshmi për të vërtetat që u dhanë mësim.

  • Çfarë mësove ose ndjeve sot rreth identitetit tënd hyjnor që ti dëshiron ta kujtosh?

  • Çfarë veprimesh ndihesh i nxitur të bësh nisur nga ajo që ke mësuar?

  • Çfarë mund të bësh për të gjetur përgjigje për pyetjet që ke ende rreth marrëdhënies tënde me Perëndinë?

Komente dhe Informacion për Rrethanat

Si mund ta forcojë Libri i Mormonit marrëdhënien time me Perëndinë?

Presidenti Rasëll M. Nelson shpalli:

Official portrait of President Russell M. Nelson taken January 2018

“Diçka e mrekullueshme ndodh kur një fëmijë i Perëndisë kërkon të dijë më shumë rreth Tij dhe Birit të Tij të Dashur. Askund tjetër nuk jepen mësim më qartë dhe më fuqishëm këto të vërteta sesa në Librin e Mormonit.”

(Rasëll M. Nelson, “Libri i Mormonit: Si do të Ishte Jeta Juaj pa Të?”, Ensign ose Liahona, nëntor 2017, f. 61.)

Përse është kaq e rëndësishme që ta kuptoj identitetin tim të vërtetë si një fëmijë i Perëndisë?

Plaku Brajën K. Tejlor, i Të Shtatëdhjetëve, dha mësim sa vijon:

Official Portrait of Elder Brian K. Taylor. Photographed in March 2017.

“Moisiu mësoi për trashëgiminë e tij hyjnore duke folur ballë për ballë me Zotin. Pas kësaj përvoje, ‘Satani erdhi ta tundonte’ me qëllim dinak, por prapëseprapë të egër për të shtrembëruar identitetin e Moisiut, ‘duke thënë: Moisi, biri i njeriut, adhuromë mua. Dhe … Moisiu hodhi vështrimin mbi Satanin dhe tha: Kush je ti? Sepse, vër re, unë jam një bir i Perëndisë’ [Moisiu 1:12–13; theksimi i shtuar].

Kjo luftë e madhe mbi identitetin hyjnor tërbohet egërsisht teksa arsenali në shumëfishim i Satanit ka si qëllim ta shkatërrojë besimin tonë dhe njohurinë tonë për marrëdhënien tonë me Perëndinë. Fatmirësisht ne jemi bekuar me një kuptueshmëri dhe vizion të qartë të identitetit tonë të vërtetë që nga fillimi. …

Të arrijmë ta njohim Atin tonë ndryshon gjithçka, veçanërisht zemrën tonë, teksa shpirti i Tij i butë na pohon identitetin tonë të vërtetë dhe vlerën tonë të madhe në sytë e Tij. Perëndia ecën me ne përgjatë shtegut të besëlidhjes kur ne e kërkojmë Atë nëpërmjet përgjërimeve plot lutje, kërkimit në shkrimet e shenjta dhe përpjekjeve të bindura.”

(Brajën K. Tejlor, “A Jam Unë Fëmijë i Perëndisë?”, Ensign ose Liahona, maj 2018, f. 12, 14.)

3:45

Veprimtari Plotësuese të të Mësuarit

Kërkoje Zotin

Merreni parasysh të fshihni diçka në klasë që nxënësve do t’ju pëlqente ta gjenin, për shembull ndonjë karamele. Ftojini nxënësit ta kërkojnë surprizën e fshehur derisa të gjendet. Diskutoni për përpjekjet që nxënësit bëjnë për ta gjetur sendin dhe arsyen përse nevojitet përpjekje për të përfituar diçka të vlefshme. Nxitini nxënësit të analizojnë vargun te Veprat e Apostujve 17:27 . Vini në dukje që Pali u dëshmoi athinasve që Perëndia është pranë fëmijëve të Tij dhe dëshiron që të gjithë ta kërkojnë Atë. Ndihmojini nxënësit ta përcaktojnë një parim si ai në vijim: Nëse jemi të gatshëm ta kërkojmë Perëndinë, ne do të zbulojmë se Ai nuk është larg nesh. Merreni parasysh të bëni pyetjet vijuese.

  • Në çfarë mënyrash mund të kërkojmë ta njohim Perëndinë dhe të vijmë më pranë Tij?

  • Kur e keni ndier Atin Qiellor pranë jush?

3:45

Ndjekja e shembullit të Jezu Krishtit për adhurimin e Atit

Teksa Apostulli Pal dha mësim rreth natyrës së vërtetë të Perëndisë, ai gjithashtu i këshilloi athinasit kundër adhurimit jo të përshtatshëm (shih te Veprat e Apostujve 17:23–30). Jezu Krishti është shembulli i përsosur i mënyrës së adhurimit të Perëndisë. Merreni parasysh t’u kujtoni nxënësve mënyrën se si Shpëtimtari gjithnjë e pranoi dhe e lavdëroi Atin Qiellor dhe madje ia nënshtroi vullnetin e Tij vullnetit të Atit. Ndajini fragmentet vijuese të shkrimit të shenjtë mes nxënësve dhe ftojini ata të përcaktojnë atë që mësojnë nga Jezu Krishti rreth adhurimit të Atit Qiellor. Ftojini nxënësit të tregojnë atë që zbulojnë dhe më pas të diskutojnë mënyra të ndryshme se si mund ta adhurojmë Atin Qiellor dhe të dëshmojmë për Të në jetën tonë të përditshme.

Fuqia e të diturit se jemi fëmijë të Perëndisë

3:45