Përsëritja 15 e Zotërimit Doktrinor
Vëri në Zbatim Fragmentet e Zotërimit Doktrinor
Një nga qëllimet e zotërimit doktrinor është të të ndihmojë të mësosh se si t’i zbatosh siç duhet fragmentet e zotërimit doktrinor ndërsa ua mëson ungjillin e Jezu Krishtit të tjerëve. Ky mësim do të të japë mundësi të ushtrosh zbatimin e disa prej fragmenteve të zotërimit doktrinor në një llojshmëri situatash mësimdhënieje.
Veprimtari të Mundshme të të Mësuarit
Veprat standarde përmbajnë shumë histori të njerëzve që përdorin shkrimet e shenjta për t’u dhënë mësim të tjerëve. Disa shembuj përfshijnë Jezu Krishtin që u jep mësim dy prej dishepujve të Tij në rrugën për në Emaus ( Lluka 24:27), Nefin që i nxit vëllezërit e tij të marrin fletët prej tunxhi (shih 1 Nefi 4:2) dhe Moronin që udhëzon Jozef Smith të riun ( Joseph Smith – Historia 1:36–41).
-
Kur i ke përdorur ti apo dikush që ti njeh shkrimet e shenjta për t’u dhënë mësim të tjerëve?
-
Si mendon, përse është e rëndësishme t’i përdorim shkrimet e shenjta krahas shpjegimeve tona ndërsa u japim mësim të tjerëve?
Shqyrto listën vijuese të referencave të zotërimit doktrinor dhe frazat kyç të shkrimit të shenjtë. Përsiat për situata të ndryshme me të cilat mund të përballesh, ku mund t’i përdorësh këto fragmente për t’i dhënë mësim dikujt.
Zotërimi Doktrinor i Dhiatës së Re: 1 Korintasve – Zbulesa
“Trupi juaj është tempulli i Frymës së Shenjtë.” | |
“Në Zotin as burri s’është pa gruan, as gruaja pa burrin.” | |
“Ashtu sikur të gjithë vdesin në Adamin, kështu të gjithë do të ngjallen në Krishtin.” | |
Në Ringjallje, ka tri shkallë lavdie. | |
“Kur të plotësoheshin kohërat, t’i sillte në një krye të vetëm, në Krishtin, të gjitha gjërat.” | |
Kisha është “ndërtuar mbi themelin e apostujve dhe të profetëve, duke qenë Jezu Krishti vetë guri i qoshes”. | |
“Dita e Krishtit … nuk do të vijë, pa ardhur më parë rënia.” | |
“Shkrimet e shenjta … mund të të bëjnë të ditur për shpëtimin.” | |
Ati Qiellor është “Ati [i] shpirtrave”. | |
“Por në qoftë se ndonjërit nga ju i mungon urtia, le të kërkojë nga Perëndia.” | |
“Besimi; në qoftë se s’ka vepra, është i vdekur.” | |
“Ungjilli [iu] predikua edhe të vdekurve.” | |
“Dhe të vdekurit u gjykuan … sipas veprave të tyre.” |
Ceremoni varrimi
Përfytyro sikur të kanë kërkuar të flasësh në ceremoninë e varrimit të një njeriu të dashur.
-
Cilat janë tre fragmentet e zotërimit doktrinor që mund të japësh?
-
Si mendon se mund të ndihmojnë këto fragmente?
Përzgjidh njërin nga shkrimet e shenjta që zgjodhe për këtë situatë dhe lexoje të gjithë fragmentin.
-
Çfarë tjetër mësove krahas frazës kyç të shkrimit të shenjtë?
Mision
Përfytyro sikur ti dhe shoku yt i misionit po i jepni mësim dikujt i cili pyet veten se përse na nevojitet një kishë e rivendosur.
-
Cilat janë tre fragmentet e zotërimit doktrinor që mund të japësh?
-
Si mendon se mund të ndihmojnë këto fragmente?
Përzgjidh njërin nga shkrimet e shenjta që zgjodhe për këtë situatë dhe lexoje të gjithë fragmentin.
-
Çfarë tjetër mësove krahas frazës kyç të shkrimit të shenjtë?
Takim Shpirtëror për Rininë
Përfytyro sikur je pjesë e një komiteti rinor që është caktuar të zgjedhë temat për takimin e ardhshëm shpirtëror për rininë në kunjin apo distriktin tuaj.
-
Cilat janë tre fragmentet e zotërimit doktrinor që mund të japësh?
-
Si mendon se mund të ndihmojnë këto fragmente?
Përzgjidh njërin nga shkrimet e shenjta që zgjodhe për këtë situatë dhe lexoje të gjithë fragmentin.
-
Çfarë tjetër mësove krahas frazës kyç të shkrimit të shenjtë?
Mik
Përfytyro sikur ke një mik i cili ka vështirësi të ndihet pranë Atit Qiellor dhe Jezu Krishtit. Ai kërkon këshillën tënde.