Seminari
Veprat e Apostujve 19:1–7


Veprat e Apostujve 19:1–7

Marrja e Dhuratës së Frymës së Shenjtë

Pamja
A girl being confirmed.

Një nga dhuratat më të mëdha që Ati Qiellor u ofron dishepujve të besëlidhjes së Jezu Krishtit është dhurata e Frymës së Shenjtë. Prandaj, Pali u habit kur në Efes takoi dishepuj që thanë se ishin pagëzuar, por nuk kishin dëgjuar kurrë për Frymën e Shenjtë. Sikurse rezultoi, ata ishin pagëzuar por jo në emrin e Jezu Krishtit. Pasi u pagëzuan në “emër të Zotit Jezus”, Pali vendosi duart e tij mbi ta dhe u dha atyre dhuratën e Frymës së Shenjtë (Veprat e Apostujve 19:5). Ky mësim mund të të ndihmojë të marrësh bekimet që Ati Qiellor dhe Jezu Krishti dëshirojnë të të japin përmes dhuratës së Frymës së Shenjtë.

Me lutje kërkoni ndihmën e Perëndisë teksa jepni mësim. Mësimdhënia e ungjillit është puna e Perëndisë dhe Ai dëshiron që ju të keni sukses në atë detyrë. Nëse kërkoni ndihmën e Atit Qiellor, Ai do të dërgojë Frymën e Shenjtë që t’ju frymëzojë të përgatitni një përvojë të të mësuarit që do t’i bekojë nxënësit tuaj.

Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të mendojnë rreth sjelljeve që e ftojnë shoqërimin e Frymës së Shenjtë dhe të përpiqen t’i bëjnë ato gjëra më shpesh në jetën e tyre.

Veprimtari të Mundshme të të Mësuarit

Këshilla e Jozef Smithit për Kishën

Pas martirizimit të Jozef Smithit, Brigam Jangu pati shumë pyetje dhe shqetësime si profeti i radhës i Kishës. Në një rast, Jozef Smithi iu shfaq Brigam Jangut në një ëndërr dhe i dha atij këshillën vijuese: “U thuaj njerëzve të sigurohen që _____________________________________________________” (Sheron Iubank, “Krishti: Drita që Shkëlqen në Errësirë”, Liahona, maj 2019, f. 73–76).

Merreni parasysh ta shkruani thënien e mëparshme të papërfunduar në tabelë dhe të paraqitni figurën e mëposhtme përpara se të bëni pyetjen në vijim.

  • Si mendon, çfarë këshille mund të ketë dhënë Jozef Smithi për t’i ndihmuar anëtarët e Kishës?

Pamja
Brigham Young seeing Joseph Smith in a vision.

Jozef Smithi e këshilloi Brigam Jangun: “U thuaj njerëzve të sigurohen që ta mbajnë Shpirtin e Zotit dhe ta ndjekin atë dhe kjo do t’i udhëheqë drejt ata” (Saints, 2:49).

Merreni parasysh t’i ftoni nxënësit të japin mendimet e tyre të nxitura nga pyetja vijuese dhe sugjerimi për shënimin në ditar. Nisur nga përgjigjet e nxënësve, përcaktoni a duhet të përshtatet mësimi.

  • Nga e gjithë këshilla që Jozefi mund t’i kishte dhënë Brigam Jangut, përse mendon se ai theksoi kërkimin e shoqërimit të Frymës së Shenjtë?

Mbaj shënim në ditarin tënd arsyet përse mendon se mesazhi i Jozef Smithit për Kishën është ende i nevojshëm në kohën tonë dhe në jetën tënde.Teksa e studion këtë mësim, mendo për mënyrën se si Ati Qiellor dhe Jezu Krishti mund ta bekojnë jetën tënde përmes dhuratës së Frymës së Shenjtë.

Dhurata e Frymës së Shenjtë

Ndërsa Pali nisi udhëtimin e tij të tretë misionar, ai udhëtoi në të gjithë Galatinë dhe Frigjinë. Më pas ai udhëtoi drejt Efesit (shih Hartat e Biblës, nr.13, “Udhëtimet Misionare të Apostullit Pal”). Atje ai u takua dhe u dha mësim dishepujve që nuk kishin dëgjuar kurrë për Frymën e Shenjtë. Këta njerëz ishin pagëzuar më parë nga dikush që nuk mbante autoritetin e duhur (shih Joseph Smith, “Baptism”, Times and Seasons, 1 shtator 1842, f. 904, josephsmithpapers.org).

Lexo te Veprat e Apostujve 19:1–7 , duke kërkuar mënyrën se si Pali i ndihmoi këta dishepuj.

  • Si mendon, përse Pali do ta përqendronte mësimdhënien e tij te Jezu Krishti përpara se t’i pagëzonte edhe një herë dishepujt?

  • Si do t’jua përshkruaje këtyre njerëzve rëndësinë e marrjes së dhuratës së Frymës së Shenjtë pas pagëzimit?

  • Çfarë të vërtetash nga kjo ndodhi mund të ndaje me dikë i cili është pagëzuar më parë në një fe tjetër?

Një nga të vërtetat që mund të mësojmë nga kjo ndodhi është që në mënyrë që pagëzimi të jetë i plotë, ai duhet të shoqërohet nga të qenit i konfirmuar dhe nga marrja e Frymës së Shenjtë.

Gjej disa minuta për të reflektuar rreth arsyes përse mendon se Ati Qiellor dhe Jezu Krishti duan që ti të kesh Frymën e Shenjtë si shoqëruesin tënd. Përsiate këtë ndërsa lexon shkrimet e shenjta në vijim:

  • Si mendon, përse Ati Qiellor dhe Jezu Krishti duan që Fryma e Shenjtë të jetë shoqëruesi yt i vazhdueshëm?

  • Në çfarë mënyrash Fryma e Shenjtë ka qenë veçanërisht e dobishme për ty në jetën tënde? Përse?

Sugjerimi vijues mund t’i ndihmojë nxënësit të diskutojnë për atë që duhet të bëjmë për të marrë më mirë udhërrëfimin e Frymës së Shenjtë. Ndihuni të lirë të përdorni metoda të tjera për ta arritur këtë qëllim.

Për të të ndihmuar ta përfytyrosh dhe ta kuptosh nevojën për ta përgatitur veten që të marrësh udhërrëfimin nga Fryma e Shenjtë, përfundoje ose përfytyroje veprimtarinë vijuese.

Vendos tri gota bosh në lavapjatë ose mbi një tabaka që mund të mbushet me ujë. Mbuloje plotësisht grykën e një gote me një copë letër ose me një kapak. Vendos një send (për shembull një gur) në një gotë tjetër që zë pjesën më të madhe të hapësirës së gotës. Më pas mundohu ta mbushësh secilën nga tri gotat me ujë.

  • Nëse gotat na përfaqësojnë ne dhe uji përfaqëson Frymën e Shenjtë, çfarë mund të përfaqësojë copa e letrës (ose kapaku) dhe guri (ose sendi tjetër) në jetën e dikujt?

Lexoji këto dy thënie nga Plaku Dejvid A. Bednar, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, rreth Frymës së Shenjtë:

Pamja
Elder David A. Bednar, Quorum of the Twelve Apostles official portrait. 2020.

“Fryma e Shenjtë nuk bëhet veprues në jetën tonë thjesht sepse janë vendosur mbi kokë duart dhe janë shqiptuar ato katër fjalë të rëndësishme [“merre Frymën e Shenjtë”]”.

(Dejvid A. Bednar, “Merrni Frymën e Shenjtë”, Ensign ose Liahona, nëntor 2010, f. 95.)

Pamja
Elder David A. Bednar, Quorum of the Twelve Apostles official portrait. 2020.

“Nëse diçka që mendojmë, shikojmë, dëgjojmë, ose bëjmë na largon nga Fryma e Shenjtë, atëherë ne duhet të mos vazhdojmë më ta mendojmë, shikojmë, dëgjojmë ose bëjmë atë gjë. Nëse ajo që ka për qëllim të na argëtojë, [për shembull], na largon nga Shpirti i Shenjtë, atëherë me siguri ky lloj argëtimi nuk është për ne. Duke qenë se Shpirti nuk pajtohet me atë që është vulgare, e vrazhdë ose jo modeste, atëherë me siguri që të tilla gjëra nuk janë për ne.”

(Dejvid A. Bednar, “Që të Mund të Kemi Gjithmonë me Vete Shpirtin e Tij”, Ensign ose Liahona, maj 2006, f. 30, [Konferenca e Përgjithshme Prill 2006, f. 48].)

  • Çfarë mësimi dha Plaku Bednar që ti mendon se është veçanërisht i rëndësishëm të kuptohet nga të rinjtë dhe të rejat e sotme? Përse?

Kujtojuani nxënësve sugjerimin në përgatitjen e nxënësve ndërsa ata u përgjigjen pyetjeve në vijim.

  • Si e dallon shoqërimin e Frymës së Shenjtë në jetën tënde? Kur, në një kohë së fundmi, e ke dalluar ndikimin e Tij?

  • Çfarë vendimesh ke marrë që të kanë ndihmuar të kesh Frymën e Shenjtë pranë teje më shpesh? Si të ka bekuar Ati Qiellor përmes kësaj dhurate?

Merreni parasysh të tregoni një përvojë vetjake rreth të qenit i bekuar nga ndikimi i Frymës së Shenjtë.

Bëj një plan për ta marrë ndikimin e Frymës së Shenjtë më plotësisht dhe më shpesh në jetën tënde. Kërkoji Atit Qiellor të të ndihmojë me planin tënd dhe të të bekojë që të dallosh ndikimin e Tij përmes Frymës së Shenjtë ndërsa punon për ta arritur atë.

Komente dhe Informacion për Rrethanat

Përse është e rëndësishme që ta marr ndikimin e Frymës së Shenjtë në jetën time?

Presidenti Rasëll M. Nelson i bëri secilit prej nesh ftesën në vijim.

Pamja
Official portrait of President Russell M. Nelson taken January 2018

“Në ditët e ardhshme, nuk do të jetë e mundur të mbijetojmë shpirtërisht pa ndikimin udhërrëfyes, drejtues, ngushëllues dhe të vazhdueshëm të Frymës së Shenjtë.

Vëllezërit dhe motrat e mia të dashura, ju lutem që ta rritni aftësinë tuaj shpirtërore për të marrë zbulesë. Qoftë kjo [ditë] një çast përcaktues në jetën tuaj. Zgjidhni të bëni punën shpirtërore që kërkohet për ta pasur dhuratën e Frymës së Shenjtë dhe për ta dëgjuar zërin e Shpirtit më shpesh e më qartë.”

(Rasëll M. Nelson, “Zbulesë për Kishën, Zbulesë për Jetën Tonë”, Ensign ose Liahona, maj 2018, f. 96.)

Si mund t’i afrohem më shumë pasjes së shoqërimit të vazhdueshëm të Frymës së Shenjtë?

Presidenti Henri B. Ajring, i Presidencës së Parë, tha:

Pamja
Official Portrait of President Henry B. Eyring taken March 2018.

“Për shumë arsye, na nevojitet shoqërimi i vazhdueshëm i Frymës së Shenjtë. Ne e dëshirojmë, prapëseprapë e dimë nga përvoja se nuk është e lehtë ta mbajmë atë. Ne të gjithë mendojmë, themi dhe bëjmë gjëra në jetën tonë të përditshme, të cilat mund ta fyejnë Shpirtin. Zoti na mësoi se Fryma e Shenjtë do të jetë shoqëruesi ynë i vazhdueshëm kur zemrat tona të jenë plot me dashuri hyjnore dhe kur ‘virtyti … t’i stolisë mendimet [tona] pa pushim’ [shih Doktrina e Besëlidhje 121:45 ]. …

… Frymëzimi më i vlefshëm do të jetë për ju të dini atë që Perëndia do që ju të bëni. Nëse është të paguani të dhjetën apo të vizitoni një mik të brengosur, ju duhet ta bëni atë. Çfarëdo që është, bëjeni atë. Kur e tregoni gatishmërinë tuaj për t’u bindur, Shpirti do t’ju dërgojë më shumë mbresa për atë që Perëndia do të donte që ju të bënit për Të.

Kur bindeni, mbresat nga Shpirti do të vijnë më shpesh, duke u bërë gjithnjë e më të afërta drejt shoqërimit të vazhdueshëm.”

(Henri B. Ajring, “Fryma e Shenjtë si Shoqëruesi Juaj”, Ensign ose Liahona, nëntor 2015, f. 105.)

Në bisedën e tij “Merrni Frymën e Shenjtë” (Ensign ose Liahona, nëntor 2010, f. 94–97), Plaku Dejvid A. Bednar, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, dha idetë e tij gjithashtu rreth mënyrës se si ne e ftojmë shoqërimin e Frymës së Shenjtë.

Veprimtari Plotësuese të të Mësuarit

Dallimi i ndikimit të Frymës së Shenjtë mund të dojë kohë

Nxitini nxënësit të tregohen të duruar me veten dhe të mos heqin dorë ndërsa mësojnë të marrin dhe të dallojnë ndikimin e Frymës së Shenjtë.

Ftojini nxënësit të lexojnë te 3 Nefi 9:20 për të parë një shembull të dishepujve besnikë që nuk e dalluan menjëherë ndikimin e plotë të Frymës së Shenjtë në jetën e tyre. Më pas ftojini nxënësit të tregojnë atë çfarë i ka ndihmuar ata të nisin ta dallojnë atë në jetën e tyre, duke përfshirë përshkrimin e mënyrave të ndryshme që ata e kanë ndier Frymën e Shenjtë të ndikojë tek ata.

Arsyet e mundshme pse dishepujt efesianë u pagëzuan edhe një herë

Ftojini nxënësit të lexojnë te 3 Nefi 11:18–28 , duke kërkuar atë që Jezu Krishti u mësoi rreth kërkesave që një pagëzim të jetë i pranueshëm për Të. Cilat nga këto kërkesa mund të kenë munguar në pagëzimin e mëparshëm të efesianëve? Si na përgatit kryerja e pagëzimit nga autoriteti i duhur për të marrë dhuratën e Frymës së Shenjtë?

Dëshmoni që autoriteti i priftërisë së Perëndisë për të pagëzuar dhe për të dhënë dhuratën e Frymës së Shenjtë u rivendos në tokë nëpërmjet Profetit Jozef Smith.

Shtyp në Letër