Gjatë gjysmës së dytë të këtij kursi, nxënësit studiuan 13 fragmentet e zotërimit doktrinor që gjenden nga 1 Korintasve deri te Zbulesa. Ky vlerësim është hartuar për të vlerësuar aftësitë e nxënësve për t’i gjetur këto fragmente dhe për t’i përdorur ato në situata nga jeta reale. Ai do të vlerësojë gjithashtu kuptueshmërinë e tyre për parimet e marrjes së njohurisë shpirtërore.
Zotërimi Doktrinor i Dhiatës së Re: Vlerësimi 2
Referencat e zotërimit doktrinor
Për pyetjet 1–3, shkruani shkronjën e referencës përkatëse në vendin bosh pranë çdo fraze. Ju lutemi, mos i përdorni shkrimet tuaja të shenjta për këtë pjesë të vlerësimit.
1. ____ “Besimi; në qoftë se s’ka vepra, është i vdekur.”
Për pyetjet 4–6, plotësoni fjalët që mungojnë në frazat kyç të shkrimit të shenjtë për zotërimin doktrinor. Ju lutemi, mos i përdorni shkrimet tuaja të shenjta për këtë pjesë të vlerësimit.
4. “__________ juaj është __________ i __________ së __________” ( 1 Korintasve 6:19–20).
5. Kisha është “ndërtuar mbi __________ e __________ dhe të profetëve, duke qenë ___________ __________ vetë guri i qoshes” ( Efesianëve 2:19–20).
6. “Dita e Krishtit … nuk do të __________, pa ardhur më __________ __________” ( 2 Thesalonikasve 2:1–3).
Ju mund t’i përdorni shkrimet tuaja të shenjta për pjesën e mbetur të vlerësimit.
Për pyetjet 7–9, përcaktoni një ose më shumë fragmente të zotërimit doktrinor që mund ta ndihmojnë dikë në situatat vijuese.
7. Një njeri i dashur i një mikut tënd ka ndërruar jetë kohët e fundit. Miku yt ka shumë pyetje për atë që na ndodh pas vdekjes.
8. Vëllai yt duket se po has vështirësi dhe po e vë në dyshim a është vërtet Perëndia në dijeni për të.
9. Një udhëheqës i Kishës të kërkon t’u japësh këshilla moshatarëve të tu në një mësim të ardhshëm të Shkollës të së Dielës për faktin se si mund të qëndrojnë besnikë kur përballen me ide të rreme dhe tundime.
Te pyetjet 10–11, tregoni njohurinë dhe aftësinë tuaj për t’i përdorur parimet e marrjes së njohurisë shpirtërore.
10. Si do t’ia shpjegoje tri parimet vijuese të marrjes së njohurisë shpirtërore dikujt që nuk ka njohuri rreth tyre?
Veproni me besim.
Shqyrtojini konceptet dhe pyetjet me një këndvështrim të përjetshëm.
Kërkoni kuptueshmëri të mëtejshme nëpërmjet burimeve të caktuara në mënyrë hyjnore.
11. Ke një mike që do të diplomohet së shpejti në shkollën e mesme dhe është në ankth rreth vendimeve të rëndësishme që do të marrë në jetën e saj gjatë viteve të ardhshme. Përgjigju për pyetjet vijuese:
Çfarë gjërash specifike do ta ftoje atë të bënte për të vepruar me besim?
Si mund ta ndihmoje atë ta shohë situatën e saj me një këndvështrim të përjetshëm?
Fragmentet e zotërimit doktrinor janë shembuj të burimeve të caktuara në mënyrë hyjnore. Çfarë fragmenti/esh të zotërimit doktrinor mund t’i tregoje mikes tënde? Pse?
12. Nga 13 fragmentet e zotërimit doktrinor që studiove këtë semestër, cili ka ndikuar te ty më shumë dhe përse? Çfarë të mëson ky fragment rreth Atit Qiellor dhe Jezu Krishtit?