Zotërimi Doktrinor: Përsëritja e Vlerësimit 2
1 Korintasve 6:19–20 deri te Zbulesa 20:12
Kjo përsëritje e vlerësimit të zotërimit doktrinor është hartuar si një përvojë e të mësuarit për t’i ndihmuar nxënësit të përsëritin 13 fragmentet e zotërimit doktrinor që gjenden nga 1 Korintasve deri te Zbulesa. Ajo gjithashtu do t’i ndihmojë nxënësit të përgatiten për vlerësimin e ardhshëm (“Zotërimi Doktrinor: Vlerësimi 2”) dhe do t’i lejojë ata të tregojnë kuptueshmërinë dhe zbatimin e këtyre fragmenteve.
Veprimtari të Mundshme të të Mësuarit
Zotërimi doktrinor në jetën tënde
-
Si je bekuar nga studimi i fragmenteve të zotërimit doktrinor nga 1 Korintasve deri te Zbulesa?
-
Kur ke pasur mundësi ta përdorësh atë që ke mësuar nga këto fragmente në jetën tënde?
Veprimtaria e përsëritjes 1: Njihi referencat e shkrimit të shenjtë dhe frazat kyç të shkrimit të shenjtë
Lidhi frazat kyç vijuese në kolonën e majtë me fragmentin e saktë të zotërimit doktrinor në kolonën e djathtë.
1. ___ Në Ringjallje, ka tri shkallë lavdie. | |
2. ___ “Dita e Krishtit … nuk do të vijë, pa ardhur më parë rënia.” | |
3. ___ “Ashtu sikur të gjithë vdesin në Adamin, kështu të gjithë do të ngjallen në Krishtin.” | |
4. ___ “Shkrimet e shenjta … mund të të bëjnë të ditur për shpëtimin.” | |
5. ___ “Kur të plotësoheshin kohërat, t’i sillte në një krye të vetëm, në Krishtin, të gjitha gjërat.” | |
6. ___ “Besimi; në qoftë se s’ka vepra, është i vdekur.” | |
7. ___ “Por në qoftë se ndonjërit nga ju i mungon urtia, le të kërkojë nga Perëndia.” | |
8. ___ “Trupi juaj është tempulli i Frymës së Shenjtë.” | |
9. ___ Kisha është “ndërtuar mbi themelin e apostujve dhe të profetëve, duke qenë Jezu Krishti vetë guri i qoshes”. | |
10. ___ “Në Zotin as burri s’është pa gruan, as gruaja pa burrin.” | |
11. ___ Ati Qiellor është “Ati… [i] shpirtrave”. | |
12. ___ “Dhe të vdekurit u gjykuan … sipas veprave të tyre”. |
l. 1 Pjetër 4:6 |
13.___ “Ungjilli u është predikuar edhe të vdekurve.” |
Veprimtaria e përsëritjes 2: Njihi referencat e shkrimit të shenjtë dhe frazat kyç të shkrimit të shenjtë
Plotësoji vendet bosh me fjalën ose fjalët që mungojnë nga frazat kyç të shkrimit të shenjtë.
-
“ __________ juaj është __________ i _________së ___________” ( 1 Korintasve 6:19–20).
-
Kisha është “ndërtuar mbi __________ e __________ dhe të profetëve, duke qenë __________ __________ vetë guri i qoshes” ( Efesianëve 2:19–20).
-
“Dita e Krishtit … nuk do të __________, pa ardhur më __________ __________” ( 2 Thesalonikasve 2:1–3).
-
“Por në qoftë se ndonjërit nga ju i mungon __________, le të __________ nga __________” ( Jakob [Bibël] 1:5–6).
-
“__________ u është __________ edhe të __________.” ( 1 Pjetër 4:6).
Veprimtaria e përsëritjes 3: Zbatoje doktrinën
-
Një njeri i dashur i një mikut tënd ka ndërruar jetë kohët e fundit. Miku yt ka shumë pyetje për atë që na ndodh pas vdekjes.
-
Vëllai yt duket se po has vështirësi dhe po e vë në dyshim a është vërtet Perëndia në dijeni për të.
-
Një udhëheqës i Kishës të kërkon t’u japësh këshilla moshatarëve të tu në një mësim të ardhshëm të Shkollës të së Dielës për faktin se si mund të qëndrojnë besnikë kur përballen me ide të rreme dhe tundime.
Veprimtaria e përsëritjes 4: Përdori parimet e marrjes së njohurisë shpirtërore
Ke një mike që do të diplomohet së shpejti në shkollën e mesme dhe është në ankth rreth vendimeve të rëndësishme që do të marrë në jetën e saj gjatë viteve të ardhshme.
Mësoji mikes tënde tri parimet vijuese të marrjes së njohurisë shpirtërore dhe se si ajo mund t’i përdorë ato për të marrë ndihmë nga Ati Qiellor për shqetësimet e saj:
Veproni me besim.
Shqyrtojini konceptet dhe pyetjet me një këndvështrim të përjetshëm.
Kërkoni kuptueshmëri të mëtejshme nëpërmjet burimeve të caktuara në mënyrë hyjnore.
-
Cilat fragmente të zotërimit doktrinor nga kjo gjysmë e kursit mund ta ndihmojnë miken tënde? Si mund ta ndihmojnë atë këto fragmente?
-
Në ç’mënyrë është e dobishme t’i përdorësh parimet e marrjes së njohurisë shpirtërore kur ne po kërkojmë përgjigje për pyetjet apo shqetësimet tona?
-
Si i ke përdorur këto parime për t’i ndihmuar të tjerët ose për të zgjidhur shqetësimet e tua?
Veprimtaria e përsëritjes 5: Fragmente me kuptim të veçantë në jetën tënde
Zotërimi Doktrinor: Vlerësimi 2 – Udhëzuesi Studimor
Mësoje përmendsh referencën dhe frazën kyç të shkrimit të shenjtë
Njihu me fragmentet e shkrimit të shenjtë për zotërimin doktrinor dhe frazat kyç të shkrimit të shenjtë. Nëse dëshiron, mund ta shkarkosh dhe ta përdorësh programin për telefonat celularë Doctrinal Mastery [Zotërimi Doktrinor] që të të ndihmojë për përsëritjen.
“Trupi juaj është tempulli i Frymës së Shenjtë.” | |
“Në Zotin as burri s’është pa gruan, as gruaja pa burrin.” | |
“Ashtu sikur të gjithë vdesin në Adamin, kështu të gjithë do të ngjallen në Krishtin.” | |
Në Ringjallje, ka tri shkallë lavdie. | |
“Kur të plotësoheshin kohërat, t’i sillte në një krye të vetëm, në Krishtin, të gjitha gjërat.” | |
Kisha është “ndërtuar mbi themelin e apostujve dhe të profetëve, duke qenë Jezu Krishti vetë guri i qoshes”. | |
“Dita e Krishtit … nuk do të vijë, pa ardhur më parë rënia.” | |
“Shkrimet e shenjta … mund të të bëjnë të ditur për shpëtimin.” | |
Ati Qiellor është “Ati [i] shpirtrave”. | |
“Por në qoftë se ndonjërit nga ju i mungon urtia, le të kërkojë nga Perëndia.” | |
“Besimi; në qoftë se s’ka vepra, është i vdekur.” | |
“Ungjilli u është predikuar edhe të vdekurve.” | |
“Dhe të vdekurit u gjykuan … sipas veprave të tyre.” |
Zbatoje doktrinën në situata nga jeta reale
-
Përdor një ose më shumë fragmente të shkrimit të shenjtë për zotërimin doktrinor për të ndihmuar dikë që dëshiron udhërrëfim për marrjen e vendimeve të rëndësishme në jetën e vet.
-
Nëse do t’i jepje mësim dikujt se çfarë ndodh në planin e Perëndisë për fëmijët e Tij pas vdekjes, cilat fragmente të zotërimit doktrinor të Dhiatës së Re mund të përdorje? Si mund t’i përdorje këto fragmente për të treguar dashurinë që Perëndia ka për ne?
Ji i përgatitur të tregosh se cili nga fragmentet e zotërimit doktrinor ka ndikuar më shumë tek ti. Çfarë të mëson ai fragment rreth Atit Qiellor dhe Jezu Krishtit?
Parimet e marrjes së njohurisë shpirtërore
Shqyrto paragrafët 5–12 në pjesën “Marrja e Njohurisë Shpirtërore” e materialit Dokumenti Bazë i Zotërimit Doktrinor (2022).