Seminari
Zotërimi Doktrinor: Përsëritje 1 e Vlerësimit


Zotërimi Doktrinor: Përsëritje 1 e Vlerësimit

Mateu 5:14–16 deri te Gjoni 17:3

Kjo përsëritje e vlerësimit e zotërimit doktrinor ka për qëllim të jetë një përvojë nxënieje për t’i ndihmuar nxënësit të përsëritin 11 fragmentet e zotërimit doktrinor që gjenden te Mateu, Lluka dhe Gjoni. Ajo do t’i ndihmojë gjithashtu nxënësit të përgatiten për vlerësimin e ardhshëm (“Zotërimi Doktrinor: Vlerësimi 1”) dhe do t’u mundësojë atyre të tregojnë kuptueshmërinë dhe zbatimin e këtyre fragmenteve.

Ky mësim për përsëritje ka për qëllim të përdoret si një përvojë nxënieje personale ose me videokonferencë.

Përdoreni këtë përsëritje dhe kryejeni vlerësimin e zotërimit doktrinor në çfarëdo kohe pasi të jepen mësim të gjitha fragmentet e zotërimit doktrinor te Mateu, Lluka dhe Gjoni. Mund të jetë e nevojshme të jepen disa nga mësimet e zotërimit doktrinor përpara se të dalin në rendin e shkrimeve të shenjta në mënyrë që vlerësimi të mund të kryhet përpara fundit të semestrit.

Veprimtari të Mundshme të të Mësuarit

Rëndësia e zotërimit doktrinor

Merrini parasysh nevojat e nxënësve dhe përzgjidhni nga kjo përsëritje pjesët që do t’i ndihmojnë ata më mirë në përgatitjen për vlerësimin e parë të zotërimit doktrinor (“Zotërimi Doktrinor: Vlerësimi 1”). Gjatë gjithë kësaj përsëritjeje, ftojini nxënësit të shënojnë fragmentet që ata nuk i dinë aq mirë dhe të bëjnë plane për t’i studiuar dhe për t’i përsëritur këto fragmente gjatë përgatitjes për vlerësimin.

Bëni pyetjen vijuese dhe merreni parasysh të shkruani në tabelë një ose dy nga situatat që nxënësit tregojnë ose thjesht ftojini ata t’i kujtojnë situatat. Veprimtaria e tretë e përsëritjes jep një mundësi për t’i përdorur këto situata.

  • Cilat janë disa situata kur njohuria se ku t’i gjesh fragmentet e zotërimit doktrinor mund të të ndihmojë?

Pyetësorët në veprimtaritë e përsëritjes 1 dhe 2 më poshtë janë sugjerime për t’i ndihmuar nxënësit të përsëritin referencat dhe frazat kyç të shkrimit të shenjtë. Mund të përdoren veprimtari të ndryshme për ta realizuar këtë sipas nevojave të nxënësve.

Veprimtaria përsëritëse 1: Njihini referencat e shkrimit të shenjtë dhe frazat kyç të shkrimit të shenjtë

Paraqiteni pyetësorin vijues ose jepuni nxënësve kopje të tij.

Një mënyrë tjetër për ta përdorur veprimtarinë vijuese është t’i shkruani 11 referencat e shkrimit të shenjtë në tabelë. Më pas, lexojeni me zë çdo frazë kyç të shkrimit të shenjtë për të parë nëse nxënësit mund të gjejnë fragmentin e saktë brenda 15 sekondash (ose brenda një periudhe kohe të ndryshme të dhënë). Kur koha mbaron, ftojini nxënësit të thonë referencën.

Si një metodë tjetër për t’i ndihmuar nxënësit të jenë më aktivë, shkruajini 11 referencat e shkrimit të shenjtë në tabelë. Shtypeni dhe ngjiteni secilën nga frazat kyç të shkrimit të shenjtë në vende të ndryshme rreth dhomës. Ftojini nxënësit të ecin rreth dhomës, t’i gjejnë të 11 frazat dhe të shohin nëse mund të përcaktojnë se cila referencë i përket secilës frazë ndërsa i gjejnë ato.

Përgjigjet e duhura: 1-d, 2-g, 3-c, 4-h, 5-e, 6-k, 7-j, 8-a, 9-f, 10-b, 11-i

Lidhini frazat kyç vijuese në kolonën e majtë me fragmentin e saktë të zotërimit doktrinor në kolonën e djathtë.

1. ___ “Duaje Zotin, Perëndinë tënde. … Duaje të afërmin tënd.”

a. Mateu 5:14–16

2. ___ “Sepse një frymë nuk ka mish e eshtra, si po shihni se unë kam.”

b. Mateu 11:28–30

3. ___ Jezusi tha: “Unë do të të jap çelësat e mbretërisë”.

c. Mateu 16:15–19

4. ___ “Kush nuk ka lindur nga uji dhe nga Fryma, nuk mund të hyjë në mbretërinë e Perëndisë.”

d. Mateu 22:36–39

5. ___ “Sepse sot në qytetin e Davidit lindi për ju një Shpëtimtar, që është Krishti, Zoti.”

e. Lluka 2:10–12

6. ___ “Dhe kjo është jeta e përjetshme, të të njohin ty, të vetmin Perëndi të vërtetë, dhe Jezu Krishtin.”

f. Lluka 22:19–20

7. ___ “Në qoftë se dikush don të bëjë vullnetin e tij, do ta njohë … doktrinë[n].”

g. Lluka 24:36–39

8. ___ “Ashtu le të shndritë drita juaj para njerëzve.”

h. Gjoni 3:5

9. ___ Jezu Krishti urdhëroi që të merrej sakramenti “në përkujtimin [e Tij]”.

i. Gjoni 3:16

10. ___ “Ejani tek unë, o ju të gjithë të munduar dhe të rënduar, dhe unë do t’ju jap çlodhje.”

j. Gjoni 7:17

11. ___ “Sepse Perëndia e deshi aq botën, sa dha Birin e tij të vetëmlindurin.”

k. Gjoni 17:3

Veprimtaria përsëritëse 2: Njihini referencat e shkrimit të shenjtë dhe frazat kyç të shkrimit të shenjtë

Paraqiteni pyetësorin vijues ose jepuni nxënësve kopje të tij.

Merreni parasysh t’i shkruani në tabelë të 15 përgjigjet e sakta për pesë pyetjet në vijim sipas një rendi rastësor. Ftojini nxënësit të presin një fletë letre në 15 copa të vogla dhe të shkruajnë një përgjigje të saktë në secilën copë të vogël. Më pas, jepuni nxënësve pesë pyetjet vijuese në një fletushkë dhe ftojini ata të përpiqen t’i vendosin 15 copat e letrës në vendet e duhura bosh për të përfunduar secilën frazë.

Përgjigjet e duhura: 1) ejani; të munduar; çlodhje; 2) jap; çelësat; mbretërisë; 3) lindi; Shpëtimtar; Zoti; 4) frymë; mish; eshtra; 5) e përjetshme; njohin; Perëndi

Plotësoji vendet bosh me fjalët që mungojnë nga frazat kyç të shkrimit të shenjtë.

  1. “__________ tek unë, o ju të gjithë __________ dhe të rënduar, dhe unë do t’ju jap __________” ( Mateu 11:28–30).

  2. Jezusi tha: “Unë do të të __________ __________ e __________ ” ( Mateu 16:15–19).

  3. “Sepse sot në qytetin e Davidit __________ për ju një __________, që është Krishti, __________” ( Lluka 2:10–12).

  4. “Sepse një __________ nuk ka __________ e __________, si po shihni se unë kam” ( Lluka 24:36–39).

  5. “Dhe kjo është jeta __________, të të __________ ty, të vetmin __________ të vërtetë, dhe Jezu Krishtin” ( Gjoni 17:3).

Veprimtaria përsëritëse 3: Zbatojeni doktrinën

Veprimtaria vijuese do t’i ndihmojë nxënësit të demonstrojnë kuptueshmërinë për fragmentet e zotërimit doktrinor duke i lejuar ata të shpjegojnë se si mund të zbatohen ato në situata nga jeta reale. Lejojini nxënësit t’i përdorin shkrimet e tyre të shenjta për t’i ndihmuar ata të zgjedhin një ose më shumë fragmente të zotërimit doktrinor që ata e ndiejnë se mund ta ndihmojnë personin e përshkruar në veprimtari. Ftojini ata të shpjegojnë se si fragmenti që ata zgjodhën, mund ta ndihmojë personin. Në secilin skenar mund të zbatohen vargje të shumta të zotërimit doktrinor.

Kjo veprimtari mund të zhvillohet në grupe, individualisht, si klasë ose mund të bëhet duke përdorur një kombinim të të trijave. Në vend që të përdorni skenarët e sugjeruar në vijim, merreni parasysh t’i ftoni nxënësit të përdorin skenarët që treguan në fillim të orës mësimore.

  1. Dikush që po mëson rreth Kishës, dëshiron të dijë nëse është me të vërtetë e nevojshme që ai të pagëzohet nëse e ka pranuar tashmë Jezu Krishtin si Shpëtimtarin e tij.

  2. Ti ke një mike e cila po vë në dyshim nëse Ati Qiellor e do atë.

  3. Motra jote pyet veten se si mund të bëhet një dishepulle më e mirë e Jezu Krishtit.

Veprimtaria përsëritëse 4: Përdorimi i parimeve të marrjes së njohurisë shpirtërore

Merreni parasysh ta përdorni skenarin vijues për t’i ndihmuar nxënësit të përsëritin parimet e marrjes së njohurisë shpirtërore. Mund të jetë e efektshme që nxënësit ta zhvillojnë këtë veprimtari në dyshe ose në grupe të vogla.

Shoku yt po mundohet të fitojë një dëshmi vetjake që doktrina e dhënë mësim në Kishë është prej Perëndisë.

Mësoji shokut tënd tri parimet vijuese të marrjes së njohurisë shpirtërore dhe se si ai mund t’i përdorë ato për t’i kërkuar Atit Qiellor ndihmë për shqetësimin e tij:

Veproni me besim.

Shqyrtojini konceptet dhe pyetjet me një këndvështrim të përjetshëm.

Kërkoni kuptueshmëri të mëtejshme nëpërmjet burimeve të caktuara në mënyrë hyjnore.

  • Cilat fragmente të zotërimit doktrinor nga kjo gjysmë e kursit mund ta ndihmojnë mikun tënd? Si mund ta ndihmojnë atë këto fragmente?

  • Në ç’mënyrë është e dobishme t’i përdorësh parimet e marrjes së njohurisë shpirtërore kur ne po kërkojmë përgjigje për pyetjet apo shqetësimet tona?

  • Si i ke përdorur këto parime për t’i ndihmuar të tjerët ose për të zgjidhur shqetësimet e tua?

Ftojini nxënësit të reflektojnë mbi fragmentin e zotërimit doktrinor që ka ndikuar më shumë tek ta dhe i ka ndihmuar të rritin njohurinë ose dashurinë e tyre për Atin Qiellor dhe Jezu Krishtin. Shpjegoni se, si pjesë e vlerësimit, ata do ta kenë mundësinë të flasin rreth këtij fragmenti dhe asaj çfarë ai jep mësim rreth Atit Qiellor dhe Jezu Krishtit.

Color Handouts IconMerreni parasysh t’u shpërndani nxënësve fletushkën vijuese që t’i ndihmoni ata të përgatiten për vlerësimin (“Zotërimi Doktrinor: Vlerësimi 1”).

New Testament Seminary Teacher Manual - 2023

Zotërimi Doktrinor: Vlerësimi 1– Udhëzuesi Studimor

Mësoje përmendsh referencën dhe frazën kyç të shkrimit të shenjtë

Njihu me fragmentet e shkrimit të shenjtë për zotërimin doktrinor dhe frazat kyç të shkrimit të shenjtë. Ti mund të duash ta shkarkosh dhe ta përdorësh programin për telefonat celularë Doctrinal Mastery [Zotërimi Doktrinor] që të të ndihmojë për përsëritjen.

Mateu 5:14–16 . “Ashtu le të shndritë drita juaj para njerëzve.”

Mateu 11:28–30 . “Ejani tek unë, o ju të gjithë të munduar dhe të rënduar, dhe unë do t’ju jap çlodhje.”

Mateu 16:15–19 . Jezusi tha: “Unë do të të jap çelësat e mbretërisë”.

Mateu 22:36–39 . “Duaje Zotin, Perëndinë tënde. … Duaje të afërmin tënd.”

Lluka 2:10–12 . “Sepse sot në qytetin e Davidit lindi për ju një Shpëtimtar, që është Krishti, Zoti.”

Lluka 22:19–20 . Jezu Krishti urdhëroi që të merrej sakramenti “në përkujtimin [e Tij]”.

Lluka 24:36–39 . “Sepse një frymë nuk ka mish e eshtra, si po shihni se unë kam.”

Gjoni 3:5 . “Kush nuk ka lindur nga uji dhe nga Fryma, nuk mund të hyjë në mbretërinë e Perëndisë.”

Gjoni 3:16 . “Sepse Perëndia e deshi aq botën, sa dha Birin e tij të vetëmlindurin.”

Gjoni 7:17 . “Në qoftë se dikush don të bëjë vullnetin e tij, do ta njohë … doktrinë[n].”

Gjoni 17:3 . “Dhe kjo është jeta e përjetshme, të të njohin ty, të vetmin Perëndi të vërtetë, dhe Jezu Krishtin.”

Zbatojeni doktrinën në situata nga jeta reale

  • Përdor një ose më shumë fragmente të shkrimit të shenjtë për zotërimin doktrinor për t’iu përgjigjur dikujt që pyet: “Çfarë të mëson Dhiata e Re rreth fitimit të dëshmisë vetjake që doktrina e dhënë mësim në Kishë është prej Perëndisë?”

  • Nëse do t’i jepje dikujt mësim për dashurinë e Perëndisë për të, cilat fragmente të zotërimit doktrinor nga Dhiata e Re mund të përdorje? Si mund t’i përdorësh këto fragmente për të shpjeguar dashurinë e Perëndisë?

Ji i përgatitur të tregosh se cili fragment i zotërimit doktrinor ka ndikuar më shumë tek ti. Çfarë të mëson ai fragment rreth Atit Qiellor dhe Jezu Krishtit?

Parimet e marrjes së njohurisë shpirtërore

Shqyrto paragrafët 5–12 te pjesa “Marrja e Njohurisë Shpirtërore” e materialit Dokumenti Bazë i Zotërimit Doktrinor (2022).