Seminari
Zotërimi Doktrinor: Mateu 16:15–19


Zotërimi Doktrinor: Mateu 16:15–19

Jezusi Tha: “Unë do të të Jap Çelësat e Mbretërisë”

A young woman meets with her Bishop.

Në mësimin e mëparshëm, mësove rreth rëndësisë së çelësave të priftërisë dhe mënyrës se si Shpëtimtari ua mirëbesoi çelësat e Tij profetëve në tokë. Ky mësim do të të japë mundësinë ta rritësh zotërimin tënd të kësaj doktrine teksa e mëson përmendsh referencën dhe frazën kyç të shkrimit të shenjtë, e shpjegon doktrinën dhe i zbaton parimet e marrjes së njohurisë shpirtërore në një situatë nga jeta reale.

Aktualiteti i zotërimit doktrinor. Duke u folur mësuesve të seminarit dhe institutit rreth zotërimit doktrinor, Presidenti M. Rasëll Ballard, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, dha mësim: “Kjo nismë është e frymëzuar dhe e kohës. Ajo do të ketë një ndikim të mrekullueshëm tek të rinjtë tanë. Sidoqoftë, suksesi i Zotërimit Doktrin[or] dhe i të gjitha programeve të tjera studimore në SAK, do të vare[t] deri në një shkallë të rëndësishme nga ju” (“Mundësitë dhe Përgjegjësitë e Mësuesve të SAK‑ut në Shekullin e 21‑të” [mbrëmje me një Autoritet të Përgjithshëm, 26 shkurt 2016], broadcasts.ChurchofJesusChrist.org).

Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të mendojnë rreth mënyrave në të cilat jeta e tyre bekohet nga çelësat e priftërisë.

Veprimtari të Mundshme të të Mësuarit

Ky mësim për fragmentin e zotërimit doktrinor është hartuar për t’u zhvilluar pas mësimit “Mateu 16:18–19; Mateu 17:1–7”, i cili është mësimi kontekstual për fragmentin e zotërimit doktrinor Mateu 16:15–19 . Nëse ky mësim për fragmentin e zotërimit doktrinor duhet të zhvendoset në një javë tjetër, sigurohuni që gjithashtu ta zhvilloni mësimin përkatës kontekstual gjatë asaj jave.

Shpjego

Merrni parasysh t’i ftoni studentët të ushtrohen për të shpjeguar sa vijon në dyshe ose grupe të vogla.

Përfytyro sikur dikush që njeh, e dëgjoi termin “çelësat e priftërisë” por nuk e kuptoi. Duke përdorur vargjet Mateu 16:15–19 , shpjego se çfarë janë çelësat e priftërisë dhe pse janë të rëndësishëm. Nëse është e mundur, tregoja shpjegimin tënd një shoku/shoqeje ose pjesëtari të familjes. Mund të jetë e dobishme të lexosh disa nga thëniet në pjesët 3.0–3.4.1.1 të librit Manuali i Përgjithshëm: Shërbimi në Kishën e Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme te ChurchofJesusChrist.org ose në programin kompjuterik Gospel Library [Biblioteka e Ungjillit].

Shkruaje shpjegimin tënd për çelësat e priftërisë. Nëse pate mundësi t’ia tregoje shpjegimin tënd një personi tjetër, përshkruaje shkurtimisht se si shkoi.

Mëso Përmendsh

Color Handouts Icon

Sigurohuni që nxënësve t’u jepet kohë për të ushtruar mësimin përmendsh të referencës së shkrimeve të shenjta dhe frazës kyç të shkrimeve të shenjta. Merrni parasysh ta përgatitni dhe pritni fletushkën e mëposhtme përpara orës së mësimit që nxënësit ta plotësojnë në dyshe ose grupe të vogla.

Ushtrohu që ta mësosh përmendsh frazën kyç të shkrimit të shenjtë për vargjet Mateu 16:15–19 : “Jezusi tha: ‘Unë do të të jap çelësat e mbretërisë’”. Nëse është e mundur, shtype fletushkën e mëposhtme dhe prite secilin nga çelësat, Përndryshe, vizato çelësa mbi një fletë letre dhe priti. Shkruaje njërën fjalë të frazës në secilin nga çelësat, Shkruaje gjithashtu referencën e zotërimit doktrinor të shkrimit të shenjtë, Mateu 16:15–19 , në një çelës. Trazoji çelësat dhe përpiqu t’i vendosësh përsëri në rendin e duhur. Përsërite këtë veprimtari shumë herë derisa ta kesh mësuar përmendsh referencën dhe frazën e shkrimit të shenjtë. Mund të të pëlqejë ta matësh kohën për veten dhe të përpiqesh ta përmirësosh shpejtësinë në çdo orvatje.

Doctrinal Mastery - Matthew

Nxitini nxënësit t’i ruajnë çelësat për një veprimtari përsëritjeje në një mësim të ardhshëm.

Ushtroje vënien në zbatim

Përsëritini me nxënësit parimet e marrjes së njohurisë shpirtërore. Një mënyrë për ta bërë këtë është ta ftoni një nxënës të lexojë me zë të lartë një fjali rreth njërit prej parimeve të marrjes së njohurisë shpirtërore nga paragrafët 5–12 të librit Dokumenti Bazë i Zotërimit Doktrinor (2022). Më pas kërkojini klasës të identifikojë parimin e saktë. Përsëriteni këtë veprimtari disa herë me nxënës të ndryshëm që ta ndihmoni klasën të familjarizohet më shumë me secilin parim.

Gjej pak kohë për t’i shqyrtuar parimet e marrjes së njohurisë shpirtërore në paragrafët 5–12 të librit Dokumenti Bazë i Zotërimit Doktrinor (2022) përpara se të kalosh te veprimtaria e ushtrimit të vënies në zbatim.

Situata e mëposhtme mund të studiohet individualisht, në grupe të vogla ose së bashku si klasë. Tema e situatës mund të ndryshohet për t’i plotësuar më mirë nevojat e nxënësve. Për shembull, materiali filmik që Vania sheh në mediat shoqërore mund të jetë i një anëtari të Kishës që pretendon se e di ditën dhe orën e Ardhjes së Dytë.

Shoqja jote Vania sheh një material filmik në mediat shoqërore ku një anëtar i Kishës po kritikon doktrinën e Kishës. Ky anëtar është i zgjuar e bindës dhe bën thirrje që Kisha ta ndryshojë një doktrinë të caktuar. Ai madje përdor shkrimet e shenjta për t’i përkrahur pikëpamjet e veta. Vania është e pasigurt për atë që duhet të mendojë ose si të reagojë.

  • Çfarë pyetjesh ose shqetësimesh mund të ketë Vania?

Vania të dërgon një mesazh në celular duke kërkuar ndihmë. Mendo rreth faktit si mund të përgjigjesh për ta ndihmuar që ajo ta zgjidhë shqetësimin e saj.

Shkruaji tri mesazhe në celular Vaniës si përgjigje. Përfshi sa vijon:

  • Mesazhi 1: Të vërtetat rreth mënyrës se si Zoti i përdor profetët dhe çelësat e priftërisë në planin e shpëtimit që mund ta ndihmonin Vaniën ta shohë këtë situatë nga një këndvështrim i përjetshëm.

  • Mesazhi 2: Burime të caktuara në mënyrë hyjnore që Vania mund t’i përdorë për të mësuar më shumë rreth profetëve dhe çelësave të priftërisë. (Përfshi së paku një fragment specifik nga shkrimet e shenjta ose thënie profetike.)

  • Mesazhi 3: Sugjerime për mënyrën sesi Vania mund të veprojë me besim te Jezu Krishti duke ecur përpara. Nëse është e mundur, përfshij një përvojë personale që përfshin çelësat e priftërisë dhe mënyrën se si përdorimi i atyre çelësave të ka ndihmuar të vish më pranë Jezu Krishtit.

Ndërkohë që nxënësit punojnë për këtë veprimtari, vështroni se kush mund të ketë vështirësi. Nëse është e nevojshme, diskutojeni qetësisht me të mënyrën se si mund të përgjigjet. Nëse shumë veta në klasë kanë vështirësi, merrni parasysh ta ndaloni veprimtarinë dhe t’u kërkoni nxënësve të shprehin idetë e tyre për përgjigjet ndaj Vaniës. Merrni parasysh ta përfundoni mësimin duke dhënë dëshmi se Jezu Krishti ua ka mirëbesuar çelësat e priftërisë së Tij profetëve dhe apostujve në Kishën e Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme.

Përsëritje e zotërimit doktrinor

Në një orë mësimi të mëvonshme, rishikojeni referencën e zotërimit doktrinor dhe frazën kyç të shkrimeve të shenjta duke i ftuar nxënësit të përdorin çelësat që krijuan, për ta formuar edhe një herë referencën dhe frazën kyç të shkrimeve të shenjta. Nëse është e dobishme, kërkojuni atyre t’i trazojnë çelësat e tyre dhe t’i vendosin prapë në rendin e duhur disa herë.