Seminari
Mateu 15:1–9


Mateu 15:1–9

Po ti a e “shkel urdhërimin e Perëndisë për shkak të traditës [tënde]”?

Jesus talking to Pharisees in Jerusalem. Movie still from The Life of Jesus Christ Bible Videos.

Kur skribët dhe farisenjtë pyetën se përse dishepujt e Jezusit nuk i ndoqën traditat e tyre, Shpëtimtari u përgjigj duke i qortuar ata që e përdorin traditën si justifikim për të shkelur urdhërimet e Perëndisë. Ky mësim mund të të ndihmojë të përcaktosh se cilat prej traditave po të ndihmojnë të bëhesh më shumë si Jezu Krishti dhe cilat mund të jenë duke të të veçuar prej Tij.

Të kuptuarit e kontekstit të shkrimeve të shenjta. Konteksti përfshin rrethanat që gjenden prapa sfondit të një fragmenti ose rrëfimi të veçantë në shkrimet e shenjta ose japin informacion mbi sfondin e tij. Konteksti mund t’i ndihmojë nxënësit që t’i kuptojnë më mirë rrëfimet, mësimet, doktrinën dhe parimet në shkrimet e shenjta.

Përgatitja e nxënësve: Kërkojuni nxënësve të mendojnë për traditat e tyre, ose “besime[t [dhe] praktika[t] që kalohen nga një brez në tjetrin” (Udhëzuesi për Shkrimet e Shenjta, “ Tradita ”, ChurchofJesusChrist.org) dhe përse ata i bëjnë ato.Përfshija e familjarëve të tyre në këtë veprimtari përgatitjeje mund t’i ndihmojë nxënësit.

Veprimtari të Mundshme të të Mësuarit

Traditat

Kini parasysh që traditat mund të jenë një temë delikate. Disa nxënës mund të jenë të bindur se duhet të vazhdojnë t’i praktikojnë traditat. Lutuni për ndihmë për të dhënë mësim për këtë koncept. Ati Qiellor, nëpërmjet Shpirtit të Tij, mund të ofrojë udhërrëfim që t’i ndihmojë nxënësit të ndihen të sigurt ndërsa vlerësojnë traditat e tyre brenda kontekstit të standardeve të ungjillit.

Lexoji situata vijuese.

Nëse është e nevojshme, merreni parasysh t’i përshtatni traditat vijuese që të jenë më të përshtatshme për nxënësit. Përndryshe, nxënësit mund të fillojnë duke treguar disa nga traditat e tyre familjare ose traditat e zakonshme të zonës ku ata banojnë.

  • Familja e një të reje ka si traditë marrjen me shumë seriozitet të shkollimit. Nga ajo pritet të dalë mirë në detyra dhe provime.

  • Për breza me radhë, familja e një të riu e ka bërë përparësi lutjen çdo mëngjes dhe çdo mbrëmje.

  • Po afron një ngjarje e madhe shoqërore në të cilën shumë vajza vishen me veshje që nuk janë modeste. Një e re duhet të vendosë se si të vishet për këtë rast.

  • Për shumë vite, shumë nga të rinjtë e një lagjeje të caktuar nuk kanë marrë pjesë me sinqeritet në orët mësimore të Shkollës të së Dielës. Kjo përfshin vajtjen me vonesë, mospasjen e vëmendjes dhe dërgimin e mesazheve ose luajtjen me lojëra në telefonat e tyre gjatë orës mësimore.

  • Tradita e një shkolle është që nxënësit më të rritur të ngacmojnë nxënësit më të rinj.

Përgjigju për pyetjet e mëposhtme, që lidhen me situatat e mëparshme.

  • Si mendon, pse kanë rëndësi traditat tona?

  • Si mund të ndikojnë traditat tona në aftësinë tonë për t’u bërë si Jezu Krishti?

  • Përse mund të jetë e vështirë për dikë që t’i vlerësojë traditat e tij ose t’i ndryshojë traditat e papërshtatshme?

Ndërsa e studion këtë mësim, ti do të mësosh disa nga mësimet e Jezu Krishtit për traditat. Traditat janë “besime [dhe] praktika që kalohen nga një brez në tjetrin” (Udhëzuesi për Shkrimet e Shenjta, “ Tradita ”, ChurchofJesusChrist.org). Në ditarin tënd të studimit, rendit disa tradita që janë pjesë e jetës tënde.

Mësimet e Shpëtimtarit mbi traditat

Për të dhënë mësim mbi rëndësinë e kontekstit të shkrimeve të shenjta dhe nëse ua lejon koha, merrni parasysh t’i ftoni nxënësit që në fillim të lexojnë vargjet te Mateu 15:1–9 pa ndihmesat e mëposhtme për kontekstin. Më pas, jepuni nxënësve shpjegimin e mëposhtëm për kontekstin dhe ftojini ata të lexojnë të njëjtin grup vargjesh sërish, duke vënë re ndryshimin që bën të kuptuarit e kontekstit.

Për ta kuptuar atë që dha mësim Shpëtimtari, mund të jetë e dobishme të dish kontekstin ose informacionin për rrethanat e librit Mateu 15 .

Merreni parasysh ta shpjegoni ose ta paraqitni ndihmesën e mëposhtme për kontekstin.

Ndihmesë për kontekstin për librin Mateu 15: Në kohën e Shpëtimtarit, udhëheqësit judeas jepnin mësim ligjin e shkruar të Moisiut si edhe ligjin gojor që nuk ishte dhënë nga Perëndia, por ishte traditë mes njerëzve. Kjo përfshinte gjëra siç janë numërimi i hapave në ditën e Shabatit dhe larja e tepruar e duarve përpara vakteve, që përfaqësonte pastërtinë shpirtërore të një personi. Pjesë të ligjit tradicional përdoreshin për arsye egoiste. Për shembull, nderimi i babait dhe nënës është një urdhërim në ligjin e Moisiut (shih Eksodi 20:12), por disa individë e përdornin ligjin gojor për të justifikuar shkeljen e këtij urdhërimi duke pretenduar se paratë ose burimet e tyre ishin përkushtuar si “[një dhuratë]” për Perëndinë ( Mateu 15:5) dhe prandaj nuk ishin në dispozicion që të përdoreshin për të ndihmuar në kujdesjen ndaj prindërve të tyre të moshuar. Këto ndryshime nuk ishin pjesë e qëllimit fillestar të ligjit dhe urdhërimeve dhe nuk e kënaqnin Perëndinë.

Lexo te Mateu 15:1–9 , duke kërkuar atë që Shpëtimtari dha mësim për traditat.

  • Si mendon, çfarë po jep mësim Shpëtimtari në këto vargje? Identifiko një ose dy të vërteta që gjen.

Disa të vërteta që mund të kesh përcaktuar janë që traditat e papërshtatshme mund t’i shtyjnë njerëzit ta refuzojnë ose lënë pas dore fjalën e Perëndisë dhe që nëse dëshirojmë të afrohemi me Perëndinë, ne duhet t’i vendosim urdhërimet e Tij mbi çdo traditë që mund të kemi.

  • Si të ndihmoi të kuptuarit e kontekstit t’i kuptosh më mirë mësimet e Shpëtimtarit?

  • Si mendon, përse ishte Shpëtimtari kaq i bindur se duhet t’i korrigjonte ose t’i hiqte këto tradita?

Plaku Uilliam K. Xhekson, i Të Shtatëdhjetëve, tregoi shembullin e një individi i cili u bekua duke analizuar traditat e tij dhe duke i ndryshuar ato për të qenë në përputhje me mësimet e Shpëtimtarit. Merreni parasysh që t’i ftoni nxënësit të lexojnë pjesë të bisedës së Plakut Xhekson “Kultura e Krishtit” (Ensign ose Liahona, nëntor 2020, f. 48–50), që është në dispozicion në ChurchofJesusChrist.org, ose të shihni materialin filmik“Kultura e Krishtit”,që është në dispozicion në ChurchofJesusChrist.org, nga kodet kohore 00:30 deri në 02:16 dhe 08:39 deri në 09:55.

Sfida e zgjedhjes midis zbatimit të traditave të botës dhe ndjekjes së standardeve të Perëndisë ka ekzistuar gjithmonë për popullin e Tij (shih Levitiku 18:30 ; Veprat e Apostujve 16:19–24 ; Mosia 1:5 ; Doktrina e Besëlidhje 93:39). Reflekto për një nga traditat që diskutove në fillim të këtij mësimi, ose mendo për një traditë tjetër. Ndërsa i përgjigjesh pyetjes së mëposhtme, mendo për mënyrën se si kjo traditë ndikon në aftësinë tënde për t’iu afruar më pranë Shpëtimtarit.

  • Si mund ta kuptojmë nëse një traditë po e largon zemrën tonë nga Perëndia (shih Mateu 15:8) ose po e afron zemrën tonë më shumë me Të?

Kujto traditat që mbajte shënim në ditarin tënd të studimit. Merr parasysh të shtosh ndonjë traditë tjetër që ke menduar gjatë studimit të sotshëm. Mund të përfshish gjithashtu tradita të zonës ose vendit ku banon. Përgatitu t’i vlerësosh këto tradita duke lexuar thënien e mëposhtme nga Presidentja Sheril C. Lant, Presidente e mëparshme e Përgjithshme e Fillores. Më pas reflekto për pyetjet që pasojnë.

Last official portrait of Cheryl C. Lant, Primary general president, September 2005. Released at the April 2010 general conference.

“Çfarë lloj traditash kemi? Disa prej tyre mund të na kenë ardhur nga etërit tanë dhe tani ne po ua kalojmë fëmijëve tanë. A janë ato ajo që ne duam të jenë? A bazohen në veprime drejtësie dhe besimi? A kanë ato të një natyre më tepër materiale, apo janë të përjetshme? A po krijojmë me ndërgjegje tradita të drejta, apo po e pranojmë jetën si na vjen? Traditat tona a po krijohen në përgjigje të zërave të lartë të botës, apo po ndikohen nga zëri i qetë e i ulët i Shpirtit? Traditat që po krijojmë në familjet tona, a do t’ua bëjnë më të lehtë fëmijëve tanë që të ndjekin profetët e gjallë, apo do t’ua vështirësojnë?

(Sheril C. Lant, “Tradita të Drejta”, Ensign ose Liahona, maj 2008, f. 13.)

  • Cilat tradita po të ndihmojnë të bëhesh më i ngjashëm me Atin Qiellor dhe Jezu Krishtin dhe të përqendrohesh në atë që ka rëndësi më të madhe?

  • Cilat tradita mund të të largojnë nga Jezu Krishti dhe të të parandalojnë të realizosh ato gjëra që kanë rëndësi më të madhe? Cilat hapa mund të të duhet të ndërmarrësh për t’i hequr këto tradita nga jeta jote?

  • Si mund të të ndihmojë shembulli i Shpëtimtarit të dallosh dhe të përqendrohesh në tradita që kanë rëndësi më të madhe?

Komente dhe Informacion për Rrethanat

Cilat janë disa tradita të botës që mund të më duhet t’i heq nga jeta ime?

Në bisedën e tij “Repentance and Change” [“Pendimi dhe Ndryshimi”] (Ensign ose Liahona, nëntor 2003, f. 39), Presidenti Dallin H. Ouks, i Presidencës së Parë, dha shumë shembuj të “elementëve të … sjelljes që [mund të] bien ndesh me urdhërimet e ungjillit, besëlidhjet dhe kulturën”. Sjellja jonë mund të ndryshojë nga traditat e botës kur bëhet fjalë për gjëra si dëlirësia dhe pornografia, frekuentimi i kishës, ndershmëria dhe rangu apo statusi social. Merreni parasysh të lexoni të gjithë bisedën e Presidentit Ouks ose pjesë të saj, që është në dispozicion në ChurchofJesusChrist.org.

Në bisedën e tij “Kultura e Krishtit” (Ensign ose Liahona, nëntor 2020, f. 48–50), Plaku Uilliam K. Xhekson, i Të Shtatëdhjetëve, krahasoi kulturat e botës me kulturën e Krishtit. Merreni parasysh të shihni ose të lexoni të gjithë bisedën ose pjesë të saj, që është në dispozicion në ChurchofJesusChrist.org.

A është e mundur t’i ruaj traditat e kulturës sime dhe ende ta ndjek Shpëtimtarin?

Materiali filmik vijues jep një shembull të mënyrës se si të ruash traditat e kulturës dhe ende ta ndjekësh Shpëtimtarin.

Veprimtari Plotësuese të të Mësuarit

Një mënyrë alternative për të filluar mësimin

Ndihmojini nxënësit të kuptojnë se traditat janë “[besime] [dhe] praktika që kalohen nga një brez në tjetrin” (Udhëzuesi për Shkrimet e Shenjta, “ Tradita ”, ChurchofJesusChrist.org). Ftojini nxënësit të lexojnë citimin nga Presidenti Lant, që gjendet afër fundit të mësimit. Ftojini ata të diskutojnë arsyen përse traditat janë të rëndësishme dhe të renditin traditat që ata kanë.

Situata të tjera që të përdoren për të nisur mësimin

  • Ashtu si shumë të tjerë në shkollën e tyre, një i ri dhe një e re janë 16 vjeç dhe po dalin seriozisht në takime.

  • Një çift i ri po përgatitet për martesë dhe ata banojnë në një vend ku intimiteti seksual para martesës pranohet gjerësisht.