Seminari
Mateu 15–17; Marku 7–9


Mateu 15–17; Marku 7–9

Vështrim i Përgjithshëm

Jezusi i qortoi skribët dhe farisenjtë të cilët e përdornin traditën si një justifikim për t’i shkelur urdhërimet e Perëndisë. Pjetri dha dëshminë e vet për Jezusin, të cilën e mori me anë të zbulesës nëpërmjet Frymës së Shenjtë. Shpëtimtari premtoi se do t’i jepte Pjetrit çelësat e priftërisë, të cilët Ai më vonë ua dha Pjetrit, Jakobit dhe Gjonit në Malin e Shpërfytyrimit. Jezusi shëroi birin e një burri që shprehu besimin e tij te Shpëtimtari.

Përgatituni të Jepni Mësim

Informacioni i mëposhtëm u ofron mësuesve ide mbi ato që mund të nevojitet të përgatitin paraprakisht për çdo mësim.

Mateu 15:1–9

Qëllimi i mësimit: Ky mësim mund t’i ndihmojë nxënësit të përcaktojnë se cilat nga traditat e tyre po i ndihmojnë ata të bëhen më tepër si Jezu Krishti dhe cilat mund të jenë duke i ndarë nga Ai.

  • Përgatitja e nxënësve: Kërkojuni nxënësve të mendojnë për traditat e tyre apo “besime ose praktika që kalohen nga një brez në tjetrin” (Udhëzuesi për Shkrimet e Shenjta, “ Tradita ”, scriptures.ChurchofJesusChrist.org) dhe arsyen pse ata mund t’i mbajnë ato. Kjo mund t’i ndihmojë nxënësit t’i përfshijnë familjet e tyre në këtë veprimtari përgatitore.

  • Materialet për nxënësit: Letër ose ditarë studimi

  • Sugjerim për mësimdhënien me videokonferencë: Merrni parasysh ta përdorni funksionin e tabelës së bardhë që t’i vini nxënësit t’i vlerësojnë traditat e ndryshme së bashku si klasë në vend që ta bëjnë vetëm në ditarët e tyre të studimit. Lejojini nxënësit që t’i shkruajnë traditat në tabelën e bardhë dhe të vënë shënime e të komentojnë në këtë tabelë të bardhë gjatë gjithë mësimit.

Mateu 16:13–18

Qëllimi i mësimit: Ky mësim mund t’i ndihmojë nxënësit ta kuptojnë dhe ndiejnë rëndësinë e marrjes së një dëshmie për Jezu Krishtin nga Ati Qiellor nëpërmjet Frymës së Shenjtë.

  • Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të vijnë të përgatitur që të tregojnë se si pasja e një dëshmie për Jezu Krishtin mund të sjellë ndryshim në jetën e dikujt.

  • Materialet për nxënësit: Letër, kopje të shtypura të bisedës së Plakut Ronald A. Rasband “Ndërtoni një Fortesë Shpirtshmërie dhe Mbrojtjeje” (Ensign ose Liahona, maj 2019, f. 107–110) për nxënësit që zgjodhën të bëjnë veprimtarinë C dhe nuk kanë qasje te biseda në një pajisje elektronike.

  • Sugjerim për mësimdhënien me videokonferencë: Merrni parasysh t’u kërkoni një ose dy nxënësve që të ftojnë një shok të ngushtë apo pjesëtar të familjes të frekuentojë një pjesë të orës së mësimit dhe të tregojë se si e mori dëshminë e vet për Jezu Krishtin dhe pse ajo është e rëndësishme për të.

Mateu 16:18–19; 17:1–7

Qëllimi i mësimit: Ky mësim mund tʼju ndihmojë ta kuptoni domethënien e çelësave të priftërisë dhe rëndësinë e tyre në planin e Perëndisë për shpëtimin.

  • Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të mendojnë për një çelës që përdorin, dhe që të vijnë të përgatitur për të treguar se për çfarë shërben çelësi, pse është i rëndësishëm dhe çfarë do të ndodhte po ta humbnin atë. Nëse duan, nxënësit mund tʼi sjellin çelësat e tyre në klasë.

  • Sugjerim për mësimdhënien me videokonferencë: Merrni parasysh t’i ftoni nxënësit të sjellin së paku një çelës ose një tufë çelësash dhe të përshkruajnë se për çfarë përdoren dhe pse janë të rëndësishëm. Kjo mund të bëhet në fillim të mësimit për t’i ndihmuar nxënësit t’i kuptojnë më mirë çelësat e priftërisë.

Zotërimi Doktrinor: Mateu 16:15–19

Qëllimi i mësimit: Ky mësim do t’u japë nxënësve mundësinë për ta rritur zotërimin prej tyre të kësaj doktrine ndërsa e mësojnë përmendsh referencën dhe frazën kyç të shkrimit të shenjtë, shpjegojnë doktrinën dhe i zbatojnë në një situatë nga jeta reale parimet e marrjes së njohurisë shpirtërore.

  • Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të mendojnë rreth mënyrave në të cilat jeta e tyre bekohet nga çelësat e priftërisë.

  • Fletushkë: Fletushka me shumë çelësa. Merrni parasysh t’u siguroni nxënësve gërshërë që t’i presin, ose pritini çelësat paraprakisht.

  • Sugjerim për mësimdhënien me videokonferencë: Merrni parasysh të ftoni një udhëheqës vendor të priftërisë, i cili mban çelësa të priftërisë, që të vijë e t’u përgjigjet pyetjeve rreth çelësave të priftërisë dhe të tregojë përvoja që mund t’i ndihmojnë nxënësit ta kuptojnë rëndësinë e tyre. Udhëheqësi i priftërisë mund t’i ndihmojë nxënësit gjithashtu që të bëjnë ushtrimin e vënies në zbatim.

Marku 9:14–29

Qëllimi i mësimit: Ky mësim do t’i ndihmojë nxënësit ta shqyrtojnë besimin e tyre te Zoti dhe të kërkojnë zbulesë rreth mënyrës se si mund ta forcojnë atë.

  • Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të mendojnë rreth përvojave që e kanë forcuar besimin e tyre te Jezu Krishti. Ata mund të pyetin gjithashtu njerëz të tjerë rreth përvojave që ua kanë forcuar atyre besimin.

  • Material filmik: Unë Besoj, o Zot” (14:43; shikojeni nga kodi kohor 1:12 deri në 2:59 dhe nëse dëshirojnë, nga kodi kohor 5:57 deri në 10:28)

  • Materialet për nxënësit: Letër ose ditarë studimi

  • Sugjerim për mësimdhënien me videokonferencë: Merrni parasysh të shfaqni njërin ose të dyja materialet filmike të përmendura nën kreun “Veprimtari Plotësuese të të Mësuarit” në manualin e mësuesit. Mund të jetë gjë me mend që t’i shkarkoni materialet filmike paraprakisht.

Shtyp në Letër