Përsëritja 5 e Zotërimit Doktrinor
Mëso Përmendsh Referencat e Zotërimit Doktrinor dhe Frazat Kyç të Shkrimit të Shenjtë
Mbajtja mend e fragmenteve të shkrimit të shenjtë dhe ajo që ato na mësojnë, mund të të bekojë në shumë mënyra. Ky mësim do të të ndihmojë të mësosh përmendsh referencat e shkrimit të shenjtë dhe frazat kyç doktrinore për fragmentet e zotërimit doktrinor.
Veprimtari të Mundshme të të Mësuarit
Shpresë te Jezu Krishti
Shpresa është “pritja me besim dhe dëshirë e bekimeve të premtuara për shkak të drejtësisë” duke përfshirë “jetë[n e] përjetshme nëpërmjet besimit në Jezu Krishtin” (Udhëzuesi për Shkrimet e Shenjta, “ Shpresë ”, scriptures.ChurchofJesusChrist.org).
Në ditarin tënd të studimit, shkruaj se përse mund të duash ose mund të kesh nevojë të ndiesh më tepër shpresë.
Apostulli Pal dha mësim: “Me anë të këmbënguljes dhe të ngushëllimit të Shkrimeve, të kemi shpresë” ( Romakëve 15:4).
-
Cilat mësime ose të vërteta rreth Jezu Krishtit që të japin shpresë ke mësuar nga fragmentet e zotërimit doktrinor? Si të japin ato shpresë?
-
Si mund të të ndihmojnë mësimi përmendsh i referencave të shkrimit të shenjtë të zotërimit doktrinor dhe të vërtetat e tyre kyç që të marrësh më shumë shpresë nga Shpëtimtari?
Në këtë mësim ti do të kesh mundësinë të mësosh përmendsh referencat e shkrimit të shenjtë dhe frazat kyç që përmban tabela më poshtë. Ndërsa e bën këtë gjë, përcakto se cila nga shkrimet e shenjta dhe frazat kyç vijuese të shkrimit të shenjtë të sjellin më shumë shpresë dhe përse.Merr parasysh t’í shenjosh këto fragmente bashkë me frazat e tyre kyç nëse nuk e ke bërë ende këtë.
Referenca e Shkrimit të Shenjtë |
Fraza Kyç e Shkrimit të Shenjtë |
“Sepse sot në qytetin e Davidit lindi për ju një Shpëtimtar, që është Krishti, Zoti.” | |
“Kush nuk ka lindur nga uji dhe nga Fryma, nuk mund të hyjë në mbretërinë e Perëndisë.” | |
“Sepse Perëndia e deshi aq botën, sa dha Birin e tij të vetëmlindurin.” | |
“Ashtu le të shndritë drita juaj para njerëzve.” | |
“Ejani tek unë, o ju të gjithë të munduar dhe të rënduar, dhe unë do t’ju jap çlodhje.” | |
Jezusi tha: “Unë do të të jap çelësat e mbretërisë”. | |
“Në qoftë se dikush don të bëjë vullnetin e tij, do ta njohë … doktrinë[n].” | |
“Duaje Zotin, Perëndinë tënde. … Duaje të afërmin tënd.” | |
Jezu Krishti urdhëroi që të merrej sakramenti “në përkujtimin [e Tij]”. | |
“Dhe kjo është jeta e përjetshme, të të njohin ty, të vetmin Perëndi të vërtetë, dhe Jezu Krishtin.” | |
“Sepse një frymë nuk ka mish e eshtra, si po shihni se unë kam!” |
Përziej dhe lidh
Merr një fletë letre dhe prije në katër shirita të barabartë. Zgjidh të paktën katër fragmente nga shkrimi i shenjtë nga tabela. Shkruaj një referencë të shkrimit të shenjtë dhe frazë kyç që lidhet me të në çdo shirit letre.
Më pas, ndaji frazat kyç nga referencat e tyre si në shembullin vijues (simbolet “/” tregojnë se ku ta presësh).
Gjoni 7:17 / “Në qoftë se dikush don të bëjë vullnetin e tij, do ta njohë … doktrinë[n].”
Pasi ta bësh këtë për të paktën katër referenca të shkrimit të shenjtë dhe fraza kyç, vendosi shiritat e letrës njëri mbi tjetrin dhe përzieji.
Tani provo ta lidhësh çdo referencë me frazën kyç të saktë pa përdorur asnjë ndihmë. Merr parasysh ta bësh këtë gjë dy deri në tri herë. Mund ta matësh kohën për të parë se si mund ta përmirësosh shpejtësinë çdo herë që e bën këtë gjë.
Tani rrite shkallën e vështirësisë së kësaj veprimtarie duke prerë frazat sikurse është bërë në shembujt vijues (simbolet “/” tregojnë ku ta presësh).
Mateu 22:36–39 / “Duaje / Zotin, Perëndinë tënde. … / Duaje të afërmin tënd.”
Mateu / 22: / 36 / –39 / “Duaje / Zotin / Perëndinë / tënde. … / Duaje / të / afërmin / tënd.”
Përzieji fjalët dhe numrat dhe më pas provo t’i organizosh me saktësi. Mund të zgjedhësh që të përziesh të gjitha fjalët dhe numrat nga të gjitha referencat njëherazi ose thjesht të punosh me radhë me çdo referencë. Merr parasysh ta bësh këtë gjë dy deri në tri herë. Mund ta matësh kohën për të parë nëse mund ta përmirësosh shpejtësinë çdo herë që e bën këtë gjë.
-
Cilat nga katër referencat e zotërimit doktrinor dhe frazat kyç të shkrimit të shenjtë mësove përmendsh?
-
Cilat nga këto fragmente janë më të dobishme për ty tani në jetën tënde?
-
Cilat nga këto fragmente të sjellin më shumë shpresë te Jezu Krishti? Përse?