Seminari
Gjoni 6:60–71


Gjoni 6:60–71

“Te Kush të Shkojmë?”

Jesus talking to a large group of people.

Pasi Jezusi dha mësim se Ai ishte Buka e Jetës (shih Gjoni 6:35), shumë njerëz nuk e kuptuan dhe zgjodhën të mos e ndiqnin Atë. Kur Jezusi i pyeti Dymbëdhjetë Apostujt a do të largoheshin edhe ata, Pjetri iu përgjigj: “Zot, te kush të shkojmë? Ti ke fjalë jete të përjetshme” (Gjoni 6:68). Ky mësim mund të të ndihmojë ta forcosh dhe t’i qëndrosh besnik zotimit për të ndjekur Jezu Krishtin edhe kur të tjerët mund të mos zgjedhin ta ndjekin Atë.

Ndihmë për nxënësit në vështirësi. Disa nxënës në klasë mund të hasin personalisht vështirësi me besimin e tyre. Kujtoni fjalët e Presidentit M. Rasëll Ballard, të Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve: “Lutja ime e ndier është që ne do t’i nxitim, pranojmë, kuptojmë dhe duam ata që po hasin vështirësi me besimin e tyre. Ne kurrë nuk duhet të lëmë pas dore ndonjë nga vëllezërit dhe motrat tona. Ne jemi të gjithë në vende të ndryshme nëpër shteg dhe ne duhet t’i shërbejmë njëri-tjetrit në përputhje [me atë]” (“Te Kush të Shkojmë?”, Ensign ose Liahona, nëntor 2016, f. 92).

Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të reflektojnë për bekimet që kanë marrë për shkak të anëtarësimit dhe pjesëmarrjes së tyre në Kishën e Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme.

Veprimtari të Mundshme të të Mësuarit

Reagime ndaj mësimeve të Shpëtimtarit

Jini të ndjeshëm ndaj nxënësve që mund të jenë të shqetësuar ose të lënduar nga vendimi që kanë marrë të tjerët për të ndërprerë pjesëmarrjen në Kishë. Disa nxënës mund të jenë të gatshëm t’ia tregojnë situatat e tyre klasës.

Krijo një situatë, reale ose të trilluar, për një anëtar të Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme që ka vendosur të mos i ndjekë më mësimet e Shpëtimtarit. Mund të jetë e dobishme t’i plotësosh vendet bosh në situatën vijuese:

[Emri dhe lidhja e tyre me ty] ka vendosur të ndërpresë pjesëmarrjen në Kishën e Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme. Kur e pyet për arsyet për ndërprerjen e pjesëmarrjes, ai ose ajo përgjigjet, “[Arsyeja e mospjesëmarrjes më në Kishë]”. Teksa mendon për përgjigjen e tij ose të saj, ti ndihesh [përshkruaj ndjenjat e tua].

Të vërtetat e theksuara në këtë mësim mund të të ndihmojnë të qëndrosh besnik kur ata që ke për zemër mund të largohen nga Kisha e Shpëtimtarit. Këto të vërteta mund të të ndihmojnë gjithashtu nëse po përpiqesh të vendosësh se sa shumë dëshiron të përfshihesh në Kishë. Hape zemrën tënde ndaj frymëzimit me të cilin Zoti dëshiron të të bekojë.

Inkurajojini nxënësit të mendojnë për vetëvlerësimin vijues.

Gjej një çast për të reflektuar se cila nga thëniet vijuese, nëse ka, lidhet me ty:

  • Kur i shoh të tjerët që humbasin besimin e tyre te Jezu Krishti dhe Kisha e Tij, kjo ndikon te besimi im.

  • Ndonëse mund të më therë në zemër, besimi im mbetet i qëndrueshëm kur të tjerët rreth e rrotull meje e humbasin besimin e tyre te Jezu Krishti dhe Kisha e Tij.

  • Unë nuk shqetësohem kur dikush largohet nga Kisha nëse kjo gjë e bën të lumtur.

  • Unë kam marrë vendimin që do të mbetem një anëtar besnik i Kishës.

  • Ende nuk e kam vendosur nëse dua të jem një anëtar besnik i Kishës.

Te Gjoni 6:26–58 , Jezusi dha mësim se Ai ishte Buka e Jetës që zbriti nga qielli dhe se ata që do të hanë mishin e Tij dhe do të pinë gjakun e Tij, do të kenë jetë të përjetshme.

Lexo te Gjoni 6:60–66 , duke kërkuar mënyrën se si iu përgjigjën njerëzit mësimeve të Zotit.

  • Si mendon, përse njerëzit e patën të vështirë t’i merrnin këto mësime të reja nga Jezusi?

  • Cilat janë disa nga mësimet e Shpëtimtarit që janë të vështira për t’u pranuar nga disa njerëz në kohën tonë?

  • Si mendon, cilat janë disa arsye përse disa njerëz në kohën tonë zgjedhin të mos e mbështetin më Kishën e Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme?

Mbaj mend që Ati Qiellor dhe Jezu Krishti i duan të gjithë – duke përfshirë ata që kanë zgjedhur të mos kenë më lidhje me Kishën. Ne mund të vazhdojmë t’i duam dhe të mundohemi t’i kuptojmë ata që janë larguar. Vetëm ngaqë dikush ka bërë zgjedhjen të largohet, kjo nuk do të thotë se ai është njeri i keq ose se do të ndihet gjithmonë i mjerë për shkak se u largua. Dhe as nuk do të thotë se ai nuk do të zgjedhë të kthehet në Kishë në të ardhmen. Zoti mund të të frymëzojë se çfarë të thuash dhe të bësh për ata që janë larguar.

“A doni edhe ju të largoheni?”

Lexo te Gjoni 6:67 dhe vër re pyetjen që Jezusi u bëri Apostujve të Tij.

Presidenti M. Rasëll Ballard, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, dha mësim mbi atë se si pyetja e Shpëtimtarit lidhet me ne.

Official portrait of President M. Russell Ballard of the Quorum of the Twelve Apostles, 2004.

“Në fund, çdonjëri prej nesh duhet t’i përgjigjet pyetjes së Shpëtimtarit: ‘A doni edhe ju të largoheni?’ [ Gjoni 6:67 .] Ne të gjithë duhet të shqyrtojmë përgjigjen tonë vetjake për atë pyetje. Për disa, përgjigjja është e lehtë, për të tjerë, ajo është e vështirë.”

(M. Rasëll Ballard, “Te Kush të Shkojmë?”, Ensign ose Liahona, nëntor 2016, f. 92.)

Lexo te Gjoni 6:68–69 , duke kërkuar përgjigjen e Pjetrit për pyetjen e Shpëtimtarit.

  • Si mendon, pse Pjetri qe në gjendje të përgjigjej ashtu siç u përgjigj?

Nxënësit mund të përfitojnë nga leximi i dëshmisë së Pjetrit në fragmentin e zotërimit doktrinor te Mateu 16:15–19 .

  • Çfarë mund të bëjmë ne për të ndjekur shembullin e Pjetrit?

Nxënësit mund të japin një larmi përgjigjesh, duke përfshirë sa vijon: ne mund të zgjedhim të besojmë te Jezu Krishti dhe të qëndrojmë me Të pavarësisht se çfarë zgjedhin të tjerët.

Duke folur për zgjedhjen që bënë Dymbëdhjetë Apostujt, Presidenti M. Rasëll Ballard dha mësim:

Official portrait of President M. Russell Ballard of the Quorum of the Twelve Apostles, 2004.

“Në atë çast, kur të tjerët u përqendruan tek ajo që ata nuk mund ta pranonin, Apostujt zgjodhën të përqendroheshin tek ajo që ata vërtet e besonin dhe e dinin, dhe si rrjedhim, ata qëndruan me Krishtin.”

(M. Rasëll Ballard, “Te Kush të Shkojmë?”, Ensign ose Liahona, nëntor 2016, f. 90.)

  • Pjetri shpalli se Shpëtimtari kishte “fjalë jete të përjetshme” ( Gjoni 6:68). Cilat janë disa mësime të Jezu Krishtit që i di se janë të vërteta?

  • Cilat janë disa bekime që të janë dhënë për shkak të Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme?

Merreni parasysh të krijoni një listë në tabelë me përgjigjet e nxënësve për pyetjet e mëparshme.

Presidenti M. Rasëll Ballard foli me individë që mund të jenë duke konsideruar largimin nga Kisha e Shpëtimtarit. Shih materialin filmik “Te Kush të Shkojmë?”, që është në dispozicion në ChurchofJesusChrist.org [https://www.churchofjesuschrist.org/study/general-conference/2016/10/to-whom-shall-we-go?lang=alb], nga kodi kohor 05:35 deri në 08:16. Teksa dëgjon Presidentin Ballard, kushtoju vëmendje pyetjeve që bën ai.

  • Çfarë mendimesh pate kur dëgjove Presidentin Ballard?

  • Çfarë përvojash ke pasur që të ndihmojnë të besosh te Jezu Krishti dhe t’i bashkohesh ose të qëndrosh në Kishën e Tij?

  • Si mund të të ndihmojë mbajtja mend e këtyre përvojave kur besimi yt vihet në provë?

Merreni parasysh të jepni një dëshmi për Shpëtimtarin dhe një ose dy arsye personale pse jeni një anëtar i Kishës së Tij.

Nëse po has vështirësi me besimin tënd, mbaj mend se Ati Qiellor dhe Jezu Krishti të duan. Ti mund t’i lutesh gjithmonë Atit tënd Qiellor për ndihmë. Ti mund të flasësh gjithashtu me prindërit e tu, udhëheqësit e Kishës ose mësuesin e seminarit për pyetjet dhe shqetësimet që ke.

Merreni parasysh të paraqitni pyetjet e mëposhtme dhe t’i ftoni nxënësit të përgjigjen për dy ose më shumë prej tyre në ditarin e tyre të studimit.

  • Si do të përgjigjeshe nëse Zoti do të të pyeste: “A doni edhe ju të largoheni?” ( Gjoni 6:67 .)

  • Çfarë mund të bësh që të marrësh dhe ta forcosh dëshminë tënde për Jezu Krishtin dhe Kishën e Tij?

  • Çfarë dëshiron të mbash mend kur dikush që ti do mund të vendosë të largohet nga Kisha e Shpëtimtarit?

  • Çfarë do t’i thoshe dikujt që është i lënduar për shkak se njerëzit që ka për zemër kanë vendosur të largohen nga Kisha e Shpëtimtarit?

Komente dhe Informacion për Rrethanat

Gjoni 6:67–69 . Çfarë kuptuan Pjetri dhe të Dymbëdhjetët që i ndihmoi ata të qëndronin pasues besnikë të Jezu Krishtit?

Plaku D. Tod Kristoferson, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, shkroi:

Portrait of Elder D. Todd Christofferson. Photographed in March 2020.

“Unë nuk e di nëse, në atë çast, Pjetri dhe vëllezërit e tij e kuptuan më mirë atë që Zoti po u mësonte sesa dishepujt që tani po e braktisnin Mësuesin, por Pjetri e dinte me anë të dëshmisë së sigurt të Shpirtit se Jezusi ishte Krishti, Biri i Perëndisë së gjallë (shih edhe Mateu 16:15–17) dhe se shpëtimi nuk mund të gjendej askund tjetër. Prandaj, ai qe plotësisht i zotuar për ta ndjekur Jezusin pavarësisht nga ç’ndodhte. Nëse kishte pyetje, ato mund të zgjidheshin në kohën e duhur, por atij nuk do t’i prishej mendja që të largohej nga besnikëria ndaj Birit të Perëndisë – duke dhënë një shembull të mrekullueshëm për të gjithë ne.”

(D. Tod Kristoferson, “Buka e Gjallë që Zbriti nga Qielli”, Ensign ose Liahona, nëntor 2017, f. 39, shënimi 8.)

Si ndihet Ati Qiellor dhe Jezu Krishti për ata që largohen?

Presidenti Henri B. Ajring, i Presidencës së Parë, na mësoi:

Official Portrait of President Henry B. Eyring taken March 2018.

“Që përpara se bota të ishte, një Atë i dashur në Qiell dhe Biri i Tij i Dashur i deshën dhe punuan me ata, të cilët Ata e dinin se do të endeshin. Perëndia do t’i dojë ata përgjithmonë.”

(Henri B. Ajring, “Nipërve dhe Mbesave të Mia”, Ensign ose Liahona, nëntor 2013, f. 72.)

Çfarë mund të bëj për ata që janë më pak aktivë ose që janë larguar nga Kisha?

Presidenti M. Rasëll Ballard, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, dha mësim:

Official portrait of President M. Russell Ballard of the Quorum of the Twelve Apostles, 2004.

“Përgjigjja ime është: ‘Ju lutem mos u predikoni atyre!’ Anëtarët e familjes ose miqtë tuaj i dinë tashmë mësimet e Kishës. Ata nuk kanë nevojë për një leksion tjetër! Ajo ç’ka u duhet atyre – ajo ç’ka na duhet të gjithëve – është dashuria dhe mirëkuptimi, jo gjykimi. Tregoni përvojat tuaja pozitive të të jetuarit të ungjillit. Gjëja më me ndikim që mund të bëni është t’ua tregoni përvojat tuaja shpirtërore familjes dhe shokëve tuaj. Gjithashtu, jini sinqerisht të interesuar për jetën e tyre, sukseset e tyre dhe sfidat e tyre. Jini gjithmonë të përzemërt, të butë, të dashur dhe dashamirës.”

(M. Russell Ballard, “Questions and Answers” [“Pyetje dhe Përgjigje”] [takim shpirtëror në Universitetin “Brigam Jang”, 14 nëntor 2017], f. 5, speeches.byu.edu)

Veprimtari Plotësuese të të Mësuarit

Përgjigjet për pyetjet tona do të vijnë në kohën e Zotit

Shumë nga dishepujt murmuritën sepse nuk e kuptuan atë që donte të thoshte Shpëtimtari kur Ai foli për ngrënien e mishit të Tij dhe pirjen e gjakut të Tij (shih Gjoni 6:51–61). As Apostujt e Tij mund të mos e kenë kuptuar. Megjithatë, ata zgjodhën të mirëbesonin në atë që dinin dhe besonin.

Diskutoni se si ky shembull mund t’i ndihmojë nxënësit kur mund të mos i kenë të gjitha përgjigjet për pyetjet e tyre.

Merreni parasysh të lexoni vargjet te Lluka 22:19–20 dhe më pas të diskutoni se si të mësuarit rreth sakramentit mund t’i ketë ndihmuar Apostujt t’i kuptojnë mësimet e Zotit te Gjoni 6:51–61 . (Mund të jetë e dobishme të vini në dukje se Lluka 22:19–20 është një fragment i zotërimit doktrinor.)

Zgjedhja për të besuar

Nëse disa nxënës mund të kenë vështirësi për të vendosur nëse do të qëndrojnë apo do të largohen nga Kisha, merreni parasysh të shihni “Te Kush të Shkojmë?” në ChurchofJesusChrist.org, nga kodi kohor 02:46 deri në 05:35. Më pas nxënësit mund të diskutojnë mënyrat se si ta zbatojnë këshillën e Presidentit M. Rasëll Ballard.

Zgjedhja për t’u ndier i fyer

Disa nga dishepujt e Shpëtimtarit u fyen nga doktrina e Tij (shih Gjoni 6:60–61). Merreni parasysh të diskutoni me nxënësit arsyet përse disa njerëz në kohën tonë ndihen të fyer dhe çfarë mund të bëjnë ata që të zgjedhin të mos fyhen. Pjesët e shkëputura nga bisedat e mëposhtme mund të jenë të dobishme:

  • Dejvid A. Bednar, “Dhe Nuk Ka Asnjë që Mund t’i Rrëzojë”, Ensign ose Liahona, nëntor 2006, f. 89–92; konferenca e përgjithshme, tetor 2006, f. 120–124

  • Nil L. Andersen, “Kurrë Mos e Lini Atë”, Ensign ose Liahona, nëntor 2010, f. 39–42