Mateu 14; Marku 6; Gjoni 5–6
Vështrim i Përgjithshëm
Shpëtimtari ushqeu pesë mijë njerëz me pesë bukë dhe dy peshq. Shumë njerëz reaguan duke e kërkuar Atë për më shumë ushqim. Gjatë një stuhie, Jezusi eci mbi ujë për tek barka e dishepujve. Ai e ftoi Pjetrin që të ecte mbi ujë gjithashtu dhe e shpëtoi Pjetrin nga fundosja pasi ai dyshoi. Shpëtimtari dha mësim predikimin e Bukës së Jetës. Ai i pyeti dishepujt e Tij nëse do të largoheshin prej Tij ashtu sikurse kishin bërë tashmë disa nga ndjekësit e Tij. Pjetri dëshmoi se Jezusi ka fjalët e jetës së përjetshme.
Përgatituni të Jepni Mësim
Informacioni i mëposhtëm u ofron mësuesve ide mbi atë se për çfarë mund të kenë nevojë të përgatiten paraprakisht për secilin mësim.
Mateu 14:13–23; Gjoni 6:5–14
Qëllimi i mësimit: Ky mësim mund t’i ndihmojë nxënësit të jenë më të dhembshur dhe vetëmohues si Jezu Krishti. Mund t’i ndihmojë gjithashtu të fitojnë siguri më të madhe që ofertat e tyre të përulura do të jenë të mjaftueshme për shkak të Jezu Krishtit.
-
Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të luten dhe të kërkojnë një mundësi për t’i shërbyer dikujt përpara orës mësimore të radhës. Inkurajojini ata që t’i kushtojnë vëmendje mënyrës se si ndihen ndërsa shërbejnë.
-
Material filmik: “Të Bërit Mijëvjeçaristë të Vërtetë” (kodi kohor 09:05 deri në 12:28)
-
Fletushka: Përpara orës mësimore, përgatitni fletushkën me dy situata të ndryshme.
-
Sugjerim për mësimdhënien me videokonferencë: Merreni parasysh të krijoni dy dhoma virtuale të ndara për dy situatat e ndryshme. Lejojini nxënësit të zgjedhin se në cilën dhomë virtuale të ndarë parapëlqejnë të marrin pjesë. Shfaquni te secila nga dhomat virtuale dhe ndihmojini nxënësit me diskutimet e tyre.
Mateu 14:22–33
Qëllimi i mësimit: Ky mësim mund t’i ndihmojë nxënësit të ndjekin shembullin e Pjetrit të të drejtuarit te Shpëtimtari gjatë situatave të frikshme ose të papërballueshme.
-
Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të përsiatin për pyetjet e mëposhtme nga Eja, Më Ndiq: “Çfarë mund ta ketë frymëzuar Pjetrin që të largohej nga siguria e barkës së tij në mes të Detit të Galilesë gjatë një stuhie të fortë? Çfarë e bëri atë të besonte që nëse Jezusi mund të ecte mbi ujë, edhe ai mund të ecte mbi ujë?” (“27 mars – 2 prill. Mateu 14; Marku 6; Gjoni 5–6: ‘Mos Kini Frikë’”, Eja, Më Ndiq – Për Individët dhe Familjet: Dhiata e Re 2023.)
-
Figurë: Një figurë e Pjetrit që ecën mbi ujë
-
Sugjerim për mësimdhënien me videokonferencë: Merreni parasysh t’i ftoni nxënësit të gjejnë figurën e parapëlqyer të Pjetrit dhe Shpëtimtarit duke ecur mbi ujë. Më pas, lejojini nxënësit të tregojnë ekranin e tyre për të vënë në dukje hollësitë në figurën që zgjodhën dhe të tregojnë atë që mësuan prej rrëfimit nga shkrimi i shenjtë.
Gjoni 6:22–58
Qëllimi i mësimit: Ky mësim do t’i ndihmojë nxënësit të përcaktojnë mënyra se si mund të vijnë te Shpëtimtari që Ai të përmbushë nevojat e tyre shpirtërore.
-
Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të mendojnë për mënyrën se si Jezu Krishti është si buka dhe të vijnë të përgatitur për të treguar pikëpamjet e tyre.
-
Mësim me sende: Merreni parasysh të sillni në klasë bukë që nxënësit ta hanë në fillim të mësimit.
-
Sugjerim për mësimdhënien me videokonferencë: Merreni parasysh t’u kërkoni nxënësve të sjellin bukë nga shtëpia për ta përdorur për veprimtarinë e parë të mësimit.
Gjoni 6:60–71
Qëllimi i mësimit: Ky mësim do t’i ndihmojë nxënësit t’i qëndrojnë të vërtetë zotimit për të ndjekur Jezu Krishtin edhe kur të tjerët mund të mos zgjedhin ta ndjekin Atë.
-
Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të reflektojnë për bekimet që kanë marrë për shkak të pjesëmarrjes së tyre në Kishën e Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme.
-
Materiali filmik: “Te Kush të Shkojmë?” (kodi kohor 02:46 deri në 08:16)
-
Sugjerim për mësimdhënien me videokonferencë: Merreni parasysh t’i ftoni nxënësit të sjellin një pjesëtar të familjes ose një mik që ka zgjedhur të qëndrojë aktiv në Kishë edhe kur të tjerët rreth e rrotull tij nuk kanë të njëjtën përvojë dhe dëshmi me ta.
Përsëritja 5 e Zotërimit Doktrinor
Qëllimi i mësimit: Ky mësim do t’i ndihmojë nxënësit të mësojnë përmendsh referencat e shkrimit të shenjtë dhe frazat kyç doktrinore për fragmentet e zotërimit doktrinor.
-
Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të mendojnë se cilat fragmente të zotërimit doktrinor u kanë sjellë atyre shpresë te Krishti.
-
Materiale për Nxënësit: letër, mjete shkrimi dhe gërshërë
-
Sugjerim për mësimdhënien me videokonferencë: Merreni parasysh të përgatitni një paraqitje me fjalë dhe fraza të ndryshme nga fragmentet e zotërimit doktrinor dhe ta ktheni atë në një lojë në internet plot gjallëri.