Seminari
Mateu 14:22–33


Mateu 14:22–33

“Mos Kini Frikë”

Pamja
Jesus Christ depicted walking on the sea of Galilee toward a small fishing boat. The Apostles are in the fishing boat and are watching Christ walk toward them. There are storm clouds in the sky.

Jezu Krishti eci mbi ujë dhe e ftoi Pjetrin të ecte po ashtu. Teksa Pjetri pa stuhinë dhe dallgët, ai nisi të fundosej dhe i thirri Shpëtimtarit për ndihmë. Ky mësim mund të të ndihmojë të ndjekësh shembullin e Pjetrit për t’iu drejtuar Shpëtimtarit gjatë situatave të frikshme ose të papërballueshme.

Jepuni nxënësve kohë të përgjigjen. Ndonjëherë nxënësit mund të mos i përgjigjen menjëherë një pyetjeje të efektshme. Mos kini frikë t’u jepni nxënësve kohë për t’u menduar për pyetjen. Nganjëherë, nxënësit kanë nevojë për një mundësi që të reflektojnë mbi atë që janë pyetur dhe të marrin parasysh se si të përgjigjen. Një reflektim i tillë mund të sjellë udhëzim nga Fryma e Shenjta.

Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të përsiatin për pyetjet e mëposhtme nga Eja, Më Ndiq: “Çfarë mund ta ketë frymëzuar Pjetrin që të largohej nga siguria e barkës së tij në mes të Detit të Galilesë gjatë një stuhie të fortë? Çfarë e bëri atë të besonte që nëse Jezusi mund të ecte mbi ujë, edhe ai mund të ecte mbi ujë?” (“27 mars – 2 prill. Mateu 14; Marku 6; Gjoni 5–6: ‘Mos Kini Frikë’”, Eja, Më Ndiq – Për Individët dhe Familjet: Dhiata e Re 2023.)

Veprimtari të Mundshme të të Mësuarit

Jezusi mund të na qetësojë gjatë stuhive të jetës

Ky mësim i inkurajon nxënësit të drejtohen te Jezu Krishti për paqe dhe siguri gjatë kohëve të mundimeve. Në një mësim vlerësimi të ardhshëm, nxënësit do të ftohen të dallojnë ecurinë që po bëjnë në gjetjen e paqes në Krishti gjatë këtyre kohërave. Vini re që pjesa “Veprimtari Plotësuese të të Mësuarit” përmban ide të shumta që mund të përdoren në këtë mësim. Zgjidhni veprimtaritë që janë më të përshtatshme për nxënësit.

Pamja
Jesus Christ depicted walking on the water of the Sea of Galilee. The Apostle Peter is in the water. Christ is extending His hand to Peter to prevent Peter from sinking.

Merreni parasysh ta shkruani në tabelë citimin vijues nga Mateu 14:30 dhe të shfaqni këtë figurë ndërkohë që nxënësit diskutojnë për pyetjen e mëposhtme.

Kjo figurë portretizon një çast të frikshëm në jetën e Apostullit Pjetër. Mateu 14:30 thotë: “[Pjetri] kishte frikë, dhe duke filluar të fundosej, bërtiti duke thënë: ‘O Zot, shpëtomë!’”

  • Cilat situata të kohës së tanishme mund të bëjnë që të rinjtë e sotshëm të ndihen si Pjetri?

Ftojini nxënësit të përsiatin në heshtje për pyetjen vijuese.

  • A ka ndonjë gjë në jetën tënde që po të bën të ndihesh i frikësuar ose të ndihesh sikur po fundosesh?

Përsiat për një çast se ku ose te kush do të drejtoheshe zakonisht për ndihmë dhe paqe kur ndihesh në këtë mënyrë.Pasi ushqeu mrekullisht më shumë se pesë mijë njerëz, Jezu Krishti u kërkoi dishepujve të Tij “të hy[nin] në barkë dhe t’i pri[nin] në bregun tjetër” të Detit të Galilesë ( Mateu 14:22).

Lexo te Mateu 14:23–33 , duke kërkuar të vërteta për Shpëtimtarin që mund të të ndihmojnë të drejtohesh tek Ai kur ndihesh i frikësuar ose ndihesh sikur po fundosesh. Ji i vetëdijshëm për mendimet dhe ndjenjat që vijnë nga Fryma e Shenjtë. Ai mund të të ndihmojë të dallosh se si këto të vërteta gjejnë zbatim në atë që po përjeton në jetën tënde. Shkruaji të vërtetat që përcakton në ditarin tënd të studimit ose në shkrimet e shenjta. (Shënim: “Roj[a] e katërt” ishte nga ora 03:00 deri në 06:00 të mëngjesit.)

Pasi t’u jepni nxënësve kohë të mjaftueshme për të shkruar, ftojini ata t’i shkruajnë në tabelë të vërtetat që mësuan. Sipas rastit, merreni parasysh që të bëni pyetje si ato më poshtë për t’i ndihmuar nxënësit të vazhdojnë ta analizojnë dhe të mësojnë nga ky rrëfim.

  • Çfarë të vërtetash mësove nga ky rrëfim?

  • Ku ishte përqendruar Pjetri kur qëndroi mbi sipërfaqen e ujit? Çfarë e shtyu që të fundosej?

  • Çfarë mësove për Jezu Krishtin që mund të të ndihmojë të drejtohesh tek Ai kur ndihesh i frikësuar ose si i mbytur?

Veprimtaria vijuese ka për qëllim t’i ndihmojë nxënësit të kuptojnë se si përqendrimi te Jezu Krishti mund t’i ndihmojë ata në vështirësitë e tyre. Në bazë të nevojave të nxënësve, mund të përqendroheni në të vërteta të ndryshme të këtij rrëfimi.

Ushtrimin vijues mund ta përfundoni si klasë duke bërë përshtatjet vijuese:

Shfaqni një figurë të Jezu Krishtit në një anë të dhomës. Ftojini nxënësit të shkruajnë në një copë letre diçka që ju duket e papërballueshme dhe ta vendosin atë në anën tjetër të dhomës. Më pas, ftojini ata ta zhvendosin përqendrimin nga një anë e dhomës në anën tjetër sikurse sugjerohet në veprimtarinë e mëposhtme.

Përqendrohuni te Shpëtimtari

Shembulli i Pjetrit na mëson se ku duhet të përqendrohemi. Kujto atë që i ndodhi Pjetrit kur u përqendrua te Jezu Krishti dhe çfarë ndodhi kur ai e zhvendosi përqendrimin te stuhia rreth tij (shih vargjet 28–31). Shkruaj në një copë letër diçka në jetën tënde ose të ardhmen që mund të të duket e papërballueshme. Vendose këtë letër në anën tënde të majtë. Tani vendos një figurë të Jezu Krishtit ose diçka tjetër që të kujton Atë në anën tënde të djathtë. Shih sa njerën edhe tjetrën duke i përqendruar mendimet dhe sytë në situatën e papërballueshme dhe më pas te figura e Jezu Krishtit.

  • Si mund të të ndihmojë përqendrimi te besimi yt te Jezu Krishti dhe fuqia e dashuria e Tij për ty gjatë situatave të vështira?

  • Cilat janë disa mënyra për t’u përqendruar te Shpëtimtari gjatë sfidave?

Pamja
Jesus Christ depicted walking on the water of the Sea of Galilee. The Apostle Peter is in the water. Christ is extending His hand to Peter to prevent Peter from sinking.

Merreni parasysh të tregoni një përvojë personale kur i jeni drejtuar Perëndisë në lutje për të marrë forcë dhe mbështetje nga Shpëtimtari gjatë një kohe sprove. Ftojini gjithashtu nxënësit e gatshëm të tregojnë përvojat. Teksa nxënësit i tregojnë, pyetini se çfarë kanë bërë për t’iu drejtuar Atij gjatë atyre kohëve.

Për ta përfunduar këtë mësim, mbaji shënim mbresat që ke marrë. Çfarë mësove për Jezu Krishtin dhe përse duhet të drejtohemi tek Ai kur jemi duke u fundosur? Çfarë planifikon të bësh për t’iu drejtuar Tij?

Komente dhe Informacion për Rrethanat

Si ndryshon jeta jonë kur përqendrohemi te Jezu Krishti?

Presidenti Hauard W. Hanter (1907–1995), dha mësim:

Pamja
Howard W. Hunter

“Është besimi im i palëkundur që nëse si njerëz individual, si familje, komunitete dhe kombe, ne mund t’i fiksojmë sytë te Jezusi, si Pjetri, ne gjithashtu mund të ecim fitimtarë mbi ‘dallgët gllabëruese të mosbesimit’ dhe të qëndrojmë ‘të patrembur midis erërave në rritje të dyshimit’. Por nëse i largojmë sytë nga Ai tek i cili duhet të besojmë, siç është aq e lehtë të bëhet dhe bota është aq shumë e tunduar ta bëjë, nëse vështrojmë te fuqia dhe furia e atyre faktorëve të tmerrshëm e shkatërrimtarë rreth nesh në vend që të shohim tek Ai që mund të na ndihmojë dhe shpëtojë, atëherë ne do të fundosemi pashmangshmërisht në një det konflikti e dhimbjeje dhe dëshpërimi.”

(Howard W. Hunter, “The Beacon in the Harbor of Peace”, Ensign, nëntor 1992, f. 19; Mësime të Presidentëve të Kishës: Hauard W. Hanter, f. 58.)

Mateu 14:27 . Si mund të “qetësoh[emi]” kur jemi duke përjetuar vështirësi?

Plaku Ronald A. Rasband, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, shpjegoi:

Pamja
Howard W. Hunter

“Ne nuk mund të ‘m[arrim] zemër’ [ Doktrina e Besëlidhje 68:6 ] dhe të zhytemi në frikë. Të dyja – marrja zemër dhe frika – e përjashtojnë njëra‑tjetrën. …

Të marrim zemër do të thotë t’i mirëbesojmë [Jezu Krishtit] kur gjërat nuk shkojnë siç planifikuam. Do të thotë të këmbëngulim kur detyra e kthesa të vështira në jetë na çojnë në drejtime të papritura, kur tragjedia dhe vështirësia i shkatërrojnë ëndrrat tona. Por Zoti na kujton: ‘Në këtë botë gëzimi juaj nuk është i plotë, por në mua gëzimi juaj është i plotë’ [ Doktrina e Besëlidhje 101:36 ].”

(Ronald A. Rasband, “Jezu Krishti Është Përgjigjja”, [mbrëmje me një Autoritet të Përgjithshëm, 8 shkurt 2019], f. 1–2.)

Si mund të bëjë frika që t’i humbasim bekimet që ofron Shpëtimtari?

Plaku Xhefri R. Holland, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, dha pohimin në vijim:

Pamja
Official Portrait of Elder Jeffrey R. Holland. Photographed January 2018.

“Ky rrëfim nga shkrimi i shenjtë na kujton se në ardhjen te Krishti – ose në ardhjen e Tij tek ne – hapi i parë mund të na mbushë me diçka shumë të ngjashme me tmerrin e plotë. Nuk duhet, por ndodh ndonjëherë. Një nga ironitë e mëdha të ungjillit është se pikërisht burimi i ndihmës dhe i sigurisë që na ofrohet, është gjëja nga e cila ne, sipas dritëshkurtësisë sonë njerëzore, mundet të largohemi. Unë kam parë kërkues të largohen nga pagëzimi për çfarëdolloj arsye, kam parë pleq të largohen nga thirrja e misionit, kam parë të dashur të largohen nga martesa dhe kam parë çifte të reja të largohen nga frika e familjeve dhe së ardhmes. Shumë shpesh, shumë prej nesh largohemi pikërisht nga gjërat që do të na bekojnë dhe do të na shpëtojnë dhe do të na qetësojnë. Shumë shpesh ne i shohim zotimet ndaj ungjillit dhe urdhërimet si diçka për t’u frikësuar dhe pastaj për të hequr dorë.”

(Jeffrey R. Holland, “Come unto Me”, [takim shpirtëror në Universitetin “Brigham Jang”, 2 mars 1997], f. 8, speeches.byu.edu.)

Veprimtari Plotësuese të të Mësuarit

Një paralelizëm me planin e shpëtimit

Përvoja e Pjetrit që zbriti nga barka, duke pasur nevojë për ndihmë, dhe që u kthye sërish i sigurt nga Shpëtimtari, mund të na mësojë rreth udhëtimit tonë në vdekshmëri dhe rreth planit të shpëtimit. Bëjuni nxënësve pyetjet vijuese: Çfarë paralelizmash shihni midis këtij rrëfimi dhe planit të shpëtimit? Çfarë mësoni për misionin e Jezu Krishtit kur e shikoni rrëfimin në këtë mënyrë?

Mateu 14:27 . “Jam unë, mos kini frikë”

Ftojini nxënësit të renditin ndihmën që Ati Qiellor dhe Jezu Krishti ofrojnë por që ndonjëherë njerëzit e shmangin për shkak të frikës. Kjo mund të përfshijë gjëra si lutja, intervista me një peshkop, shërbimi në një mision, pranimi i një thirrjeje ose martesa. Ndihmojini nxënësit të përqendrohen te fakti që Ati Qiellor dhe Jezu Krishti ua ofrojnë këtë ndihmë atyre. Nuk ka përse të keni frikë që t’u afroheni Atyre ose të merrni atë që kanë për të na ofruar. Merreni parasysh të shfaqni pohimin nga biseda e Plakut Xhefri R. Holland “Come unto Me” [“Ejani Tek Unë”], që gjendet në pjesën e mësimit “Komente dhe Informacion për Rrethanat”, për të ndihmuar me këtë diskutim.

Hollësi shtesë te librat Marku dhe Gjoni

Shkrimtarë të ndryshëm të Ungjijve treguan hollësi unike për të njëjtin rrëfim. Prandaj, leximi i këndvështrimeve të shumta të Ungjillit mund të na ndihmojë të mësojmë rreth Jezu Krishtit teksa studiojmë Dhiatën e Re. Për shembull, një hollësi që mësojmë te Gjoni 6:16–19 , është që përpara se Shpëtimtari të vinte te dishepujt, stuhia bëri që ata të përshkonin vetëm 25 deri në 30 stade me barkën e tyre (rreth 5 deri në 6 kilometra), rreth 70 përqind të udhëtimit të tyre, pasi u munduan [duke vozitur] gjatë pjesës më të madhe të natës (shih Marku 6:48).

Shkruani në tabelë Marku 6:47–51 dhe Gjoni 6:19–21 dhe ftojini nxënësit t’i shqyrtojnë këto fragmente për hollësi që nuk gjenden te rrëfimi i Mateut dhe të tregojnë atë që mësuan rreth Shpëtimtarit nga këto hollësi shtesë.

Mateu 14:27 . “[Merrni zemër]”

Tërhiqeni vëmendjen e nxënësve te mënyra se si Shpëtimtari i ftoi dishepujt e Tij të “[merrnin zemër]” ( Mateu 14:27) edhe pse ishin në një situatë të vështirë. Ftojini nxënësit të kërkojnë fragmente të tjera nga shkrimi i shenjtë ku Shpëtimtari na fton të “[marrim zemër]”. Diskutoni mënyrat se si mund të marrim zemër, edhe në rrethana të vështira.

Shtyp në Letër