Seminari
Vlerësoni të Mësuarit Tuaj 4


Vlerësoni të Mësuarit Tuaj 4

Mateu 14–20; Marku 6–10; Lluka 10; 12; 14–18; Gjoni 5–11

Newport Beach Seminary

Ky mësim ka për qëllim të të ndihmojë t’i vlerësosh synimet që ke vendosur dhe të mësuarit dhe rritjen vetjake që ke përjetuar gjatë studimit tënd të Dhiatës së Re.

Të lutesh për nxënësit. Për t’u përqendruar më mirë në nxënës individualë, lutuni për ta me emër. Kërkoni ndihmën e Atit Qiellor për t’i kuptuar nevojat e nxënësve dhe për të ditur se cilat strategji mësimore të përdorni për të ndihmuar në plotësimin e atyre nevojave. Mbani vesh për nxitjet rreth mënyrës se si ta ndihmoni çdo nxënës.

Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të mendojnë për rritjen shpirtërore që kanë përjetuar gjatë studimit të Dhiatës së Re. A po i ndihmon studimi i Dhiatës së Re të dinë, të duan dhe t’i shërbejnë Atit Qiellor dhe Jezu Krishtit? Çfarë përvojash kuptimplota kanë pasur ata?

Veprimtari të Mundshme të të Mësuarit

Ky mësim ka për qëllim t’i ndihmojë nxënësit të vlerësojnë qëllimet që kanë vendosur, aftësinë e tyre për të shpjeguar mësimet në Dhiatën e Re ose mënyrën se si po ndryshojnë qëndrimet, dëshirat dhe aftësia e tyre për ta jetuar ungjillin. Studimi në klasë për kapitujt te Mateu 14–20; Marku 6–10; Lluka 10; 12; 14–18 dhe Gjoni 5–11 mund të ketë theksuar të vërteta përveç atyre në veprimtaritë vijuese. Nëse po, veprimtaritë mund të përshtaten për t’i përfshirë ato të vërteta.

Eja te Jezu Krishti dhe bëhu dishepulli i Tij

Merr pak kohë për të menduar për mënyrën se si ti po rritesh si dishepull/e i/e Jezu Krishtit dhe po kërkon të vish më plotësisht tek Ai teksa studion Dhiatën e Re. Disa nga mënyrat se si je inkurajuar për ta bërë këtë gjenden në aftësinë tënde për të marrë dhe ndjekur zbulesën vetjake dhe për të shpjeguar disa nga rolet e titujt e Jezu Krishtit, dhe në përpjekjet e tua për të kërkuar paqe në këtë jetë përmes Jezu Krishtit. Kërko të mësosh nga Ati në Qiell se si po rritesh dhe po zhvillohesh në këto mënyra si edhe ndonjë veprim që duhet të vazhdosh ta bësh ose ta përshtatësh me qëllim që të vazhdosh ta thellosh dishepullimin tënd ndaj Jezu Krishtit.

Rrite aftësinë tënde për të marrë zbulesë

Fillojeni orën e mësimit duke luajtur një këngë të njohur me zë shumë të ulët. Duhet të jetë me zë aq të ulët saqë edhe nëse nxënësit të bëjnë qoftë edhe sadopak zhurmë, ata që janë ulur më afër burimit të tingullit mund të mos ta dëgjojnë muzikën. Kërkojuni nxënësve ta përcaktojnë këngën që po luhet.

Merr një minutë për të dëgjuar tingujt rreth teje.

  • Çfarë tingujsh mund të dëgjosh vetëm atëherë kur mban vesh me kujdes?

  • Çfarë mund të bësh kur dëgjon diçka shumë të lehtë dhe dëshiron të dish se çfarë është?

Nxënësit mund të përgjigjen se do të afrohen më shumë te burimi i tingullit, do të mundohen të rrinë shumë të qetë e të heshtur, do t’i përqendrojnë mendimet e tyre te dëgjimi, ose do të bllokojnë zhurmat në sfond. Merreni parasysh t’i shkruani përgjigjet e nxënësve në tabelë dhe t’u kërkoni atyre t’i përdorin këto metoda në përpjekje për të përcaktuar këngën që po luhet.

  • Ku ngjason kjo veprimtari me marrjen e zbulesës nga Fryma e Shenjtë?

Një objektiv i rëndësishëm i seminarit është të të ndihmojë ta rritësh aftësinë tënde për të marrë zbulesë vetjake nga Fryma e Shenjtë.

Merrini parasysh nevojat e nxënësve dhe nëse informacioni i paragrafit vijues do të jetë i dobishëm për ta.

Në Librin e Mormonit, Nefi e përshkruan Frymën e Shenjtë si “një zë të qetë, të ulët” që më shumë e ndiejmë sesa e dëgjojmë ( 1 Nefi 17:45). Ne mund ta përmirësojmë aftësinë tonë për ta dëgjuar ose ndier Frymën e Shenjtë në zemër në mënyra të ngjashme me ato që përdorim për të dëgjuar një tingull të qetë. Afrimi më i madh shpirtëror me Perëndinë, qëndrimi me mendje të qetë, përqendrimi në mendimet tona dhe bllokimi i zhurmës në sfond janë të gjitha mënyra të efektshme për të rritur aftësinë tonë për të dalluar pëshpëritjen e Frymës së Shenjtë.

Merr pak kohë për të menduar për përvojat e fundit të marrjes së zbulesës vetjake nga Fryma e Shenjtë. Mund t’i rishikosh shënimet që ke shkruar në shkrimet e shenjta ose në ditarin e studimit. Mund t’i kërkosh gjithashtu Atit Qiellor të të ndihmojë të dallosh ose të kujtosh zbulesën vetjake që ke marrë. Më pas mbaji shënim mendimet dhe ndjenjat që të vijnë në mendje dhe në zemër.

  • Çfarë përvojash të fundit ke pasur me marrjen e zbulesës vetjake? Si e ke dalluar që këto përvoja janë prej Perëndisë?

  • Çfarë ke mësuar në studimin tënd të Dhiatës së Re që mund të të ndihmojë të dallosh Frymën e Shenjtë?

  • Çfarë idesh mund t’i tregosh dikujt që e ka të vështirë ta dallojë Shpirtin?

Një nga rolet kryesore të Frymës së Shenjtë është të dëshmojë për Atin dhe Birin (shih te Mateu 16:17 ; Gjoni 15:26 ; 3 Nefi 11:32).

  • Çfarë të ka ndihmuar Shpirti të kuptosh ose ndiesh për Atin Qiellor dhe Jezu Krishtin?

  • Si janë dhurata e Frymës së Shenjtë dhe mundësia për zbulesë vetjake provë e dashurisë së Perëndisë për ty?

Inkurajojini nxënësit të vazhdojnë të kërkojnë zbulesë vetjake edhe nëse ndiejnë se është e vështirë të dallojnë nxitjet nga Fryma e Shenjtë.

Shpjegoji rolet dhe titujt e Jezu Krishtit

Paraqitni figurat vijuese të bukës dhe të një deleje. Pyetini nxënësit nëse mund të shpjegojnë mënyrën se si Shpëtimtari i përdori këto si simbole për të dhënë mësim për Veten.

Making Bread
Photographic illustration of Jesus Christ holding a white lamb in his arms.
  • Si e përdori Shpëtimtari bukën dhe delen për të dhënë mësim për Veten?

Ti mund të kujtosh se Shpëtimtari dha mësim me metafora të tilla si “Unë jam buka e jetës” (shih te Gjoni 6:35, 41, 48, 51), “Unë jam bariu i mirë” ( Gjoni 10:11) dhe “Unë jam ringjallja dhe jeta” ( Gjoni 11:25).

  • Çfarë të mësojnë këta tituj për karakterin e Shpëtimtarit dhe rolet që Ai mund të luajë në jetën tënde?

  • Si të ndihmon kuptueshmëria e karakterit të Tij dhe roleve të Tij që ta duash Atë më shumë?

Teksa ke studiuar Dhiatën e Re, ti mund të kesh mbajtur në ditarin tënd të studimit një listë të roleve dhe titujve të Jezu Krishtit. Nëse e ke këtë listë, merr disa minuta për ta rishikuar atë. Shto çdo titull ose rol që mund të kesh harruar. Nëse nuk e ke krijuar ende atë listë, ti mund të duash të fillosh tani, duke renditur çdo rol ose titull që të vjen në mend. Nëse nuk të vjen në mend asnjë, merr parasysh të përsëritësh dokumentin “ Krishti i Gjallë: Dëshmia e Apostujve ” (ChurchofJesusChrist.org) ose “Jezu Krishti” te Udhëzuesi për Shkrimet e Shenjta për disa ide.

Nxënësit mund të kënaqen nga kryerja e veprimtarisë vijuese me një partner ose në grupe të vogla. Ftojini nxënësit t’ia tregojnë klasës atë që krijojnë.

  • Shkruaj një kartolinë falënderimi për Shpëtimtarin, duke u përqendruar në një ose disa prej roleve apo titujve të Tij. Përfshi çdo përvojë që ke pasur ku ke dalluar që Ai e përmbush atë rol në jetën tënde dhe shprehe mirënjohjen tënde.

Nëse nxënësit krijuan një kolazh në mësimin e mëparshëm, merreni parasysh ta kapërceni veprimtarinë e sugjeruar të radhës.

  • Krijo një material pamor që shpjegon rolet ose titujt e Shpëtimtarit. Përfshi referenca të shkrimeve të shenjta të zbatueshme dhe arsyen përse këto role ose tituj janë kuptimplotë për ty. Merre parasysh ta tregosh atë në mediat shoqërore kur të përfundosh.

  • Shkruaj një bisedë të shkurtër ose përgatit një mësim të shkurtër për një ose disa nga rolet apo titujt e Shpëtimtarit që mund ta japësh mësim si një takim shpirtëror të seminarit, si një mësim mbrëmjeje në shtëpi, ose në një orë mësimi në kishë. Përfshi kuptimin që ka roli ose titulli dhe çdo përvojë që ke pasur kur Ai e ka përmbushur atë rol në jetën tënde.

Ndiej një dëshirë të shtuar për të kërkuar paqe në Krishtin

Nëse në paragrafin vijues përmenden mësime ku janë përdorur mjete pamore, merreni parasysh të paraqitni të njëjtat mjete ndihmëse pamore për t’i ndihmuar nxënësit t’i kujtojnë ato mësime. Në vend që të lexoni paragrafin, merreni parasysh t’i pyetni nxënësit se çfarë mbajnë mend nga ato mësime.

Në studimin tënd të Dhiatës së Re ke pasur me siguri mundësi të mësosh dhe të mendosh për paqen që mund të vijë nga Jezu Krishti. Për shembull, mund të kujtosh ftesën e Shpëtimtarit që ne të vijmë tek Ai kur ndihemi shumë të rënduar (shih te Mateu 11:28–30) ose të Jezusit që ecën mbi ujëra dhe e ndihmoi Pjetrin të ngrihej kur ai nisi të fundosej (shih te Mateu 14:26–33). Ti mund të kesh pasur mundësi të bësh një vizatim në ditarin tënd personal si pjesë e mësimit te Marku 4:35–41 që trajtoi fashitjen e stuhisë në Detin e Galilesë nga Jezu Krishti. Nëse ke ndonjë shënim në ditarin e studimit nga këto mësime, merre parasysh t’i rishikosh ato.

Përsiat dhe përgjigju për pyetjet vijuese në ditarin e studimit, në mënyrë që të mund të gjurmosh ecurinë tënde shpirtërore.

  • Si kanë ndryshuar dëshirat e tua për të gjetur paqe në Krishtin teksa ke studiuar jetën dhe shërbimin e Tij?

  • A ke ndier një rritje apo rënie të paqes në Krishtin në pak javët e fundit? Nëse po, çfarë mendon se ka kontribuuar në këtë ndryshim?

  • Si mendon, përse është Jezu Krishti burimi i paqes?

  • Si mendon, përse Shpëtimtari dëshiron të të japë paqen e Tij?

Ftojini nxënësit e gatshëm të tregojnë disa nga mendimet, përshtypjet ose pyetjet e tyre. Lërini nxënësit të “j[enë] aq [të] sinqertë me pyetjet [e tyre] sa është e nevojshme të j[enë]” ndërkohë që i inkurajoni gjithashtu të mos i “lejo[jnë] ato pyetje që t’i zënë udhën besimit për të mos e kryer mrekullinë e tij” (Xhefri R. Holland, “Unë Besoj, o Zot”, Ensign ose Liahona, maj 2013, f. 94).

Merreni parasysh të jepni dëshminë se si studimi i jetës dhe i mësimeve të Jezu Krishtit në Dhiatën e Re e rrit besimin. Mund të jetë e dobishme të tregoni një histori dhe dëshmi personale.