Seminari
Mateu 20:1–16


Mateu 20:1–16

Shëmbëlltyra e Punëtorëve në Vresht

Men and women working in a vineyard picking grapes. Outtakes include the Lord of the vineyard, hiring workers to work in the vineyard, people picking grapes, being paid for their labors and also some pictures of the surrounding countryside/landscape and people working on the film

Pjetri e pyeti: “Ja, ne i lamë të gjitha dhe të ndoqëm; çfarë do të fitojmë, pra?” (Mateu 19:27). Shpëtimtari iu përgjigj duke dhënë shëmbëlltyrën e punëtorëve në vresht. Kjo shëmbëlltyrë jep mësim se çdo person që zgjedh t’ia dedikojë jetën e tij Atij, do të marrë shpërblimin e premtuar, pavarësisht se kur mund të ketë filluar të ecë në shtegun e besëlidhjeve. Ky mësim mund të të ndihmojë të ndiesh shpresë se do të marrësh bekimet që Jezu Krishti ofron përmes Shlyerjes së Tij.

Përfytyrimi i fragmenteve të vështira. Nxënësit mund të jenë në gjendje t’i kuptojnë më mirë disa fragmente të vështira të shkrimeve të shenjta nëse mund t’i interpretojnë ose t’i përfytyrojnë në një mënyrë tjetër. Kjo mund t’i ndihmojë nxënësit t’i kuptojnë më mirë ngjarjet, njerëzit dhe hollësitë në shkrimet e shenjta.

Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të krijojnë një listë të bekimeve që kanë marrë nga Zoti për shkak se u është mësuar ungjilli kur ishin ende të vegjël. Përndryshe, ata mund të krijojnë një listë të mundësive që njerëzit mund t’i humbasin nëse e mësojnë ungjillin vonë në jetë. Kërkojuni nxënësve të mendojnë për atë që mund të mësojnë nga lista që bënë.

Veprimtari të Mundshme të të Mësuarit

Në vend që ta përdorni situatën më poshtë, merreni parasysh të përdorni këtë veprimtari, duke e përshtatur atë për nevojat e çdo klase dhe ore mësimi:

Ftoni disa nxënës të gatshëm të ngrihen dhe të ngrenë lart shkrimet e shenjta ose një libër tjetër me të dy duart dhe të shtrijnë krahët përpara për 2 minuta. Premtojuni atyre një shpërblim (për shembull karamele) nëse mund të qëndrojnë në atë pozicion gjatë gjithë kohës. Çdo 30 sekonda ftoni nxënës të tjerë të qëndrojnë në atë pozicion, por mos u premtoni atyre një shpërblim të veçantë. Kur të mbeten vetëm 30 sekonda nga 2 minutat fillestare, ftojini të gjithë nxënësit e mbetur të qëndrojnë në atë pozicion. Kur 2 minutat të mbarojnë, thuajuni të gjithë nxënësve të ulin krahët. Jepini çdo pjesëmarrësi, duke nisur nga i fundit që iu bashkua grupit, shpërblimin e plotë që iu premtua vullnetarëve të parë.

Pyetini nxënësit se si ndihen për veprimtarinë. Nëse nxënësit e parë ankohen se nuk janë trajtuar me barazi, pyetini ata se përse ndihen në atë mënyrë.

Përfytyroje situatën vijuese:

Marisoli iu bashkua Kishës kohët e fundit, së bashku me mamanë dhe gjyshin dhe gjyshen e saj. Pak kohë më pas gjyshi i saj ndërroi jetë. Marisoli pyet veten nëse gjyshi i saj do të marrë të njëjtat bekime që ajo do të marrë, ndonëse ai e pranoi ungjillin shumë më vonë në jetën e tij.

  • Çfarë do t’i thoshe Marisolit?

Shpëtimtari iu mësoi Apostujve të Tij një shëmbëlltyrë që tregon shqetësimin e Tij për të gjithë ata që zgjedhin ta ndjekin Atë. Përgjatë këtij mësimi, kërko frymëzimin e Frymës së Shenjtë ndërsa kërkon të vërteta që do të të ndihmojnë të kuptosh më mirë dëshirat e Shpëtimtarit për ne.

Punëtorët në vresht

Merreni parasysh të krijoni një grafik në tabelë me hapësira bosh për informacionet vijuese për çdo grup të punëtorëve: Ora e nisjes së punës, paga e premtuar, orët e punës dhe shuma e paguar. Ftojini nxënësit të plotësojnë tabelën.

Ndërsa e studion këtë shëmbëlltyrë, është e dobishme të dish se një ditë pune normale në kohët e Dhiatës së Re ka të ngjarë të ishte rreth 12 orë, duke nisur herët në mëngjes dhe duke përfunduar në mbrëmje. Fjala denar në këto vargje i referohet një monedhe romake që përdorej zakonisht për të paguar një punëtor për një ditë pune të plotë.

Lexo te Mateu 20:1–7 , duke kërkuar mënyrën se si zoti i vreshtit i punësoi punëtorët.

Plaku Xhefri R. Holland, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, shpjegoi:

Official Portrait of Elder Jeffrey R. Holland. Photographed January 2018.

“Në kohën e Shpëtimtarit, një burrë në nivel mesatar dhe familja e tij nuk mund të bënin më shumë sesa të jetonin me ato që kishin fituar atë ditë. Nëse nuk do të punoje ose kultivoje, ose peshkoje apo shisje, ka gjasa të mos ushqeheshe.”

(Xhefri R. Holland, “Punëtorët në Vresht”, Ensign ose Liahona, maj 2012, f. 31.)

Ndihmojini nxënësit ta analizojnë shëmbëlltyrën nga këndvështrimet e ndryshme të secilit grup të punëtorëve.

  • Kë mendon se përfaqësojnë zoti i vreshtit dhe punëtorët?

  • Si mendon, si do të ishe ndier po të ishe një nga punëtorët e parë të marrë në punë për atë ditë?

  • Si mendon, çfarë mendimesh dhe ndjenjash patën punëtorët që prisnin të merreshin në punë në vazhdim të ditës?

Lexo te Mateu 20:8–16 , duke kërkuar se si përfundoi dita për të gjithë punëtorët.

Mund të jetë e dobishme të dish se, në këtë shëmbëlltyrë, marrja në punë nga zoti i vreshtit mund të simbolizojë hyrjen në besëlidhje me Atin Qiellor dhe Jezu Krishtin. Paga mund të simbolizojë bekimet e jetës së përjetshme.

Bëni disa ose të gjitha pyetjet në vijim (ose pyetje të tjera) për t’i ndihmuar nxënësit të dallojnë cilësitë hyjnore të demonstruara nga zoti i vreshtit.

  • Si do të ndiheshe kundrejt zotit të vreshtit nëse do të ishe një nga të punësuarit e parë? Një nga të fundit?

  • Në çfarë mënyrash e tregoi zoti i vreshtit dashurinë dhe shqetësimin e tij për të gjithë punëtorët?

  • Kur e kupton se zoti i vreshtit mund të përfaqësojë Atin Qiellor ose Jezu Krishtin, çfarë cilësish hyjnore sheh tek ai?

  • Çfarë mësimesh mund të mësosh nga kjo shëmbëlltyrë?

Mëshira e Zotit

Plaku Xhefri R. Holland tregoi të vërteta të rëndësishme që mund t’i mësojmë rreth Zotit nga kjo shëmbëlltyrë.

Official Portrait of Elder Jeffrey R. Holland. Photographed January 2018.

“Kjo shëmbëlltyrë – si të gjitha shëmbëlltyrat e tjera – nuk ka të bëjë aq shumë me punëtorët ose pagën po aq sa ç’kanë të bëjnë shëmbëlltyrat e tjera me delet dhe dhitë. Kjo është një histori për mirësinë e Perëndisë, durimin dhe faljen e Tij dhe Shlyerjen e Zotit Jezu Krisht. Është një histori për bujarinë dhe dhembshurinë. Është një histori për hirin. Ajo thekson mendimin që dëgjova shumë vite më parë, se sigurisht gjëja që Perëndinë e gëzon më shumë rreth të qenit Perëndi, është emocioni i të qenit i mëshirshëm, veçanërisht për ata që nuk e presin ose shpesh ndihen sikur nuk e meritojnë.

Nuk e di se cili në këtë audiencë të gjerë sot mund të ketë nevojë të dëgjojë mesazhin për faljen që është pjesë e pandarë e kësaj shëmbëlltyre, por sado vonë që të mendoni se jeni, pavarësisht shumë shanseve që mendoni se keni humbur, pavarësisht gabimeve të shumta që ndieni se keni bërë apo talenteve që mendoni se nuk i keni, ose distancës nga shtëpia dhe familja, dhe Perëndia që mendoni se jeni larguar, ju dëshmoj se nuk keni shkuar përtej shtrirjes së dashurisë hyjnore. Nuk është e mundur që ju të zhyteni më poshtë se drita e pafundme e shkëlqimit të Shlyerjes së Krishtit.”

(Xhefri R. Holland, “Punëtorët në Vresht”, Ensign ose Liahona, maj 2012, f. 32–33.)

  • Mendo se çfarë dha mësim Plaku Holland që ti tashmë e di që është e vërtetë për Atin Qiellor dhe Jezu Krishtin. Si arrite të mësosh që është e vërtetë?

  • Çfarë mendimesh ose ndjenjash të tjera ke për Atin Qiellor dhe Jezu Krishtin për shkak të asaj që mësove sot?

  • Si mund të ndikojë ajo që ke mësuar në jetën tënde të përditshme?

Dëshmoni për mëshirën e Jezu Krishtit dhe dëshirën e Tij për të bekuar të gjithë ata që vijnë tek Ai. Merreni parasysh të tregoni një përvojë personale ose t’u kërkoni nxënësve të tregojnë në një mënyrë të përshtatshme se si e kanë ndier mëshirën dhe hirin e Tij.

Komente dhe Informacion për Rrethanat

Cili është qëllimi i punës në vreshtin e Zotit?

Presidenti Dallin H. Ouks, i Presidencës së Parë, dha mësim:

Official Portrait of President Dallin H. Oaks taken March 2018.

“Shpërblimi i Mësuesit në Gjykimin Përfundimtar nuk do të bazohet nga sa gjatë kemi punuar në vresht. Ne nuk e marrim shpërblimin qiellor duke i mbajtur sytë nga orët e punës. Ajo që është thelbësore, është që punët tona në vendin e punës së Zotit na bënë që të bëheshim diçka. Për disa prej nesh, kjo kërkon një kohë më të gjatë sesa për të tjerë. Ajo që është e rëndësishme në fund, është personi që jemi bërë nga punët tona.”

(Dallin H. Oaks, “The Challenge to Become”, Ensign, nëntor 2000, f. 34)

Plaku Xhefri R. Holland, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, dha mësim:

Official Portrait of Elder Jeffrey R. Holland. Photographed January 2018.

“Unë dëshmoj për fuqinë përtëritëse të dashurisë së Perëndisë dhe mrekullisë së hirit të Tij. Shqetësimi i Tij është për besimin që ju do të arrini përfundimisht, jo për orën e ditës në të cilën ju do të shkoni atje.

Ndaj, nëse keni bërë besëlidhje, mbajini ato. Nëse nuk i keni bërë, bëjini ato. Nëse i keni bërë dhe i keni thyer ato, pendohuni dhe korrigjojini. Nuk është kurrë tepër vonë për aq kohë sa Pronari i vreshtit thotë se ka kohë. Mos u vononi. Po bëhet vonë.”

(Xhefri R. Holland, “Punëtorët në Vresht”, Ensign ose Liahona, maj 2012, f. 33.)

Veprimtari Plotësuese të të Mësuarit

Biseda e Plakut Holland “Punëtorët në Vresht”

Në varësi të nevojave të nxënësve, biseda e Plakut Holland “Punëtorët në Vresht” (Ensign ose Liahona, maj 2012, f. 31–33) mund të përdoret për të dhënë mësim për sa vijon:

  • Mposhtjen e zilisë dhe xhelozisë (shihni paragrafët 2–8 të bisedës së tij ose kodin kohor 0:23–7:08 të materialit filmik.)

  • Lënien pas të zhgënjimeve të kaluara dhe ecjen përpara me besim (shihni paragrafët 9–11 ose kodin kohor 7:08–9:57.)

Lluka 18:1–8, 35–43 . Shëmbëlltyra e gjykatësit të padrejtë dhe shërimi i lypësit të verbër

Këto dy rrëfime mund të jepen mësim së bashku ose veçmas. Të dyja ilustrojnë parimin që nëse jemi të sinqertë dhe këmbëngulës në lutjet tona të përditshme ndaj Atit Qiellor dhe ndërsa ushtrojmë besim te Jezu Krishti, ne mund të marrim mëshirën e Tyre.

Në shëmbëlltyrën e gjykatësit të padrejtë (shihni te Lluka 18:1–8), një gjykatës që ishte përndryshe mospërfillës ndaj një vejushe, vendosi ta ndihmonte atë për shkak se ajo e lodhi me përgjërimet e saj. Shpëtimtari e dha mësim këtë shëmbëlltyrë për të theksuar se Perëndia do të dëgjojë me siguri dhe do të japë përgjigje “për të zgjedhurit e tij që i këlthasin atij ditë e natë” ( Lluka 18:7).

Si ilustrohet po kjo e vërtetë në jetën e lypësit të verbër i cili i thirri Zotit për ndihmë? (Shih te Lluka 18:35–43).

  • Në çfarë mënyrash mund të të ndihmojë të jetuarit e këtij parimi në jetën tënde të përditshme?

  • Si e ka treguar Ati Qiellor zellin e Tij për të të dhënë përgjigje, edhe kur ato përgjigje nuk vijnë në kohën ose në mënyrën që ne shpresojmë të vijnë?