Mësoji Përmendsh Referencat dhe Frazat Kyç të Shkrimeve të Shenjta
Mbajtja mend e fragmenteve të shkrimeve të shenjta dhe të vërtetave që jepen mësim në to, mund të të ndihmojë në shumë mënyra. Përgjatë vitit, ti do të inkurajohesh të mësosh përmendsh referencat e shkrimeve të shenjta dhe frazat kyç të shkrimeve të shenjta për secilin prej 24 fragmenteve në Dhiatën e Re për zotërimin doktrinor. Ky mësim ka për qëllim të të ndihmojë të mësosh përmendsh disa nga referencat e shkrimeve të shenjta dhe frazat kyç të shkrimeve të shenjta nga 11 fragmentet e para të shkrimeve të shenjta në Dhiatën e Re për zotërimin doktrinor.
Veprimtari të Mundshme të të Mësuarit
Përdorimi i materialeve pamore për të ndihmuar për mësimin përmendsh
Mësimi përmendsh i fragmenteve të shkrimeve të shenjta për zotërimin doktrinor mund të të ndihmojë të kujtosh fjalët e Shpëtimtarit dhe t’i sjellësh ndërmend kur të të nevojiten. Ka shumë strategji të ndryshme që mund të përdorësh, që të të ndihmojnë të mësosh përmendsh shkrimet e shenjta. Ky mësim do të përqendrohet në përdorimin e materialeve pamore për të të ndihmuar të forcosh mësimin përmendsh të disa frazave kyç të shkrimeve të shenjta nga fragmentet në Dhiatën e Re për zotërimin doktrinor.
Në vijim gjendet një listë e 11 fragmenteve të para në Dhiatën e Re për zotërimin doktrinor. Merre parasysh t’i shënosh këto fragmente bashkë me frazat e tyre kyç nëse nuk e ke bërë ende këtë.
“Sepse një frymë nuk ka mish e eshtra, si po shihni se unë kam.”
Krijimi i një materiali pamor
Gjej ose vizato figura që mund të të ndihmojnë të mbash mend referencën e shkrimeve të shenjta dhe frazën kyç të shkrimeve të shenjta nga një prej 11 fragmenteve të para të shkrimeve të shenjta në Dhiatën e Re për zotërimin doktrinor. Krijimi yt mund të përmbajë një ose dy figura që mund të të ndihmojnë të kujtosh një frazë të plotë kyç të shkrimeve të shenjta, ose mund të përmbajë figura të ndryshme për çdo fjalë në frazën kyç të shkrimeve të shenjta. Ndërsa je duke punuar për krijimin tënd, mendo se si fragmenti ku je përqendruar lidhet me Jezu Krishtin dhe ungjillin e Tij.