Seminari
Mateu 19–20; Marku 10; Lluka 18


Mateu 19–20; Marku 10; Lluka 18

Vështrim i Përgjithshëm

Jezu Krishti dha përgjigje për pyetje dhe dha mësim të vërtetën për martesën dhe shkurorëzimin. Ai e ftoi me dashuri një të ri pasanik t’i shiste pasuritë e tij dhe ta ndiqte Atë. Ai tregoi gjithashtu shëmbëlltyrën e punëtorëve të vreshtit që tregon dashurinë dhe mëshirën që Ai dhe Ati Qiellor kanë për ne të gjithë.

Përgatituni të Jepni Mësim

Informacioni i mëposhtëm u ofron mësuesve ide mbi ato që mund të nevojitet të përgatitin paraprakisht për çdo mësim.

Mateu 19:1–12

Qëllimi i mësimit: Ky mësim mund t’i ndihmojë nxënësit të kuptojnë se si Ati Qiellor dhe Jezu Krishti kanë siguruar një mënyrë që ata të kenë një martesë të përjetshme të lumtur në të ardhmen.

  • Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të mendojnë se çfarë mund të bëjnë tani për t’u përgatitur për një martesë të lumtur. Nxitini ata të kërkojnë këshillë nga një person që e dinë se ka një martesë të lumtur e të drejtë.

  • Objekti: Një rrotë biçiklete ose rrotë tjetër me bucelë

  • Folësi i ftuar: Merreni parasysh të ftoni një çift të martuar nga një lagje, degë, kunj apo distrikt vendor që të marrin pjesë në orën e mësimit dhe të shpjegojnë lumturinë që u sjell martesa dhe se si Shpëtimtari i ndihmoi ata në martesën e tyre. Sigurohuni që të merrni miratim nga udhëheqësit vendorë të priftërisë dhe bashkërenduesi i SeI-së përpara se t’i ftoni ata.

  • Mund të dëshironi të lexoni te biseda “Bekimet e Përjetshme të Martesës” (Prej frazës: “Mësova nga bashkëshortja ime …” deri te “ … atë bijë të jashtëzakonshme të Atit në Qiell.”), që është në dispozicion në https://www.churchofjesuschrist.org/study/general-conference/2011/04/the-eternal-blessings-of-marriage?lang=alb.

  • Sugjerim për mësimdhënie me videokonferencë: Merreni parasysh të përdorni një mjet anketimi në internet që nxënësit t’i shprehin në mënyrë anonime në fillim të mësimit ndjenjat e tyre për martesën.

Mateu 19:16–30; Marku 10:17–31

Qëllimi i mësimit: Ky mësim do t’i inkurajojë nxënësit të mësojnë nga Shpëtimtari atë që Ai dëshiron që të bëjnë ndërsa përpiqen ta ndjekin Atë më mirë.

  • Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të kujtojnë një rast kur kanë qenë mirënjohës që janë korrigjuar nga dikush. Si mund të jetë shenjë dashurie ndihma ndaj nesh për të parë se ku mund të përmirësohemi?

  • Sugjerim për mësimdhënie me videokonferencë: Merreni parasysh të përdorni idenë në pjesën “Komente dhe Informacion për Rrethanat” të manualit të mësuesit me titullin “Për të marrë jetë të përjetshme, ne duhet të jemi të gatshëm të japim çfarëdo gjëje që Zoti kërkon prej nesh”. Ajo përfshin shembuj të atyre personave që e pranuan ftesën e Shpëtimtarit për të bërë ndryshime madje duke sakrifikuar shumë.

Mateu 20:1–16

Qëllimi i mësimit: Ky mësim mund t’i ndihmojë nxënësit të ndiejnë shpresë për marrjen e bekimeve që Jezu Krishti ofron përmes Shlyerjes së Tij.

  • Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të krijojnë një listë të bekimeve që morën nga Zoti për shkak se u është mësuar ungjilli kur ishin të rinj. Përndryshe, ata mund të krijojnë një listë të mundësive që njerëzit mund t’i humbasin nëse e mësojnë ungjillin vonë në jetë. Kërkojuni nxënësve të mendojnë për atë që mund të mësojnë nga lista që bënë.

  • Bisedë: Xhefri R. Holland, “Punëtorët në Vresht”, Ensign ose Liahona, maj 2012, f. 31–33. (Merreni parasysh të studioni ose ta shihni të gjithë këtë bisedë ndërsa përgatiteni për ta dhënë këtë mësim.)

Përsëritje 8 e Zotërimit Doktrinor

Qëllimi i mësimit: Ky mësim ka për qëllim t’i ndihmojë nxënësit të mësojnë përmendsh disa nga referencat e shkrimeve të shenjta dhe frazat kyç të shkrimeve të shenjta nga 11 fragmentet e para të shkrimeve të shenjta në Dhiatën e Re për zotërimin doktrinor.Shënim: Mund të jetë e nevojshme të jepet një mësim për fragmentin e zotërimit doktrinor në vend të këtij mësimi përsëritjeje. Referojuni udhëzuesit të ritmit mësimor të ofruar nga drejtori apo bashkërenduesi zonal ose rajonal për t’u siguruar që të jepet çdo mësim për fragmentin e zotërimit doktrinor gjatë zhvillimit të seminarit.

  • Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të sjellin kopje materialesh të vjetra të Kishës, pjesë të të cilave mund t’i presin për të krijuar një material pamor që t’i mësojnë përmendsh fragmentet për zotërimin doktrinor.

  • Fletushkë: Lista e fragmenteve të shkrimeve të shenjta për zotërimin doktrinor dhe frazat kyç të shkrimeve të shenjta që lidhen me to

  • Materialet: Mjete për të shkruar, letër dhe, nëse është e mundur, gërshërë, ngjitës dhe revista ose manuale të vjetra të Kishës me figura

  • Sugjerim për mësimdhënie me videokonferencë:Nxënësit mund të krijojnë një kolazh digjital. Kur të kenë mbaruar, ata mund ta shfaqin ekranin e tyre në funksionin e bisedës për t’ia treguar klasës kolazhin e tyre.

Vlerësoni të Mësuarit Tuaj 4

Qëllimi i mësimit: Ky mësim ka për qëllim t’i ndihmojë nxënësit të vlerësojnë synimet që kanë vendosur dhe të mësuarit dhe rritjen vetjake që kanë përjetuar gjatë studimit të Dhiatës së Re.

  • Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të mendojnë për rritjen shpirtërore që kanë përjetuar gjatë studimit të Dhiatës së Re. A po i ndihmon studimi i Dhiatës së Re të dinë, të duan dhe t’i shërbejnë Atit Qiellor dhe Jezu Krishtit? Çfarë përvojash kuptimplota kanë pasur ata?

  • Këngë: Një këngë e njohur që do të luhet në qetësi nga kufjet ose një altoparlant tjetër

  • Imazhe: Imazhe të bukës dhe deleve

  • Mjete vizatimi: Letër dhe lapsa me ngjyra, lapustila, ose bojëra dhjami

  • Sugjerim për mësimdhënie me videokonferencë: Ftojini nxënësit të tregojnë në kamerë kartolinën e tyre të falënderimit ose publikimin në mediat shoqërore.

Shtyp në Letër