Seminari
Përsëritje 7 e Zotërimit Doktrinor


Përsëritje 7 e Zotërimit Doktrinor

Open scriptures that have been highlighted, on table with ribbon bookmark and yellow pencil. (horiz)

Një nga qëllimet e zotërimit doktrinor është të të ndihmojë të mësosh se si të zbatosh doktrinën që jepet mësim në shkrimet e shenjta në situata me të cilat mund të përballesh ti dhe personat rreth teje. Ky mësim do të të japë mundësi të praktikosh në jetën tënde zbatimin e një pjese të doktrinës që studiove këtë vit.

Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të zgjedhin një fragment të zotërimit doktrinor që e ndiejnë se është i vështirë për t’u zbatuar në jetën e tyre, dhe një që e ndiejnë se është i lehtë për t’u zbatuar. Kërkojuni atyre të jenë të përgatitur për të shpjeguar përse e zgjodhën secilin fragment.

Veprimtari të Mundshme të të Mësuarit

Mund të jetë e nevojshme të jepet një mësim për fragmentet e zotërimit doktrinor në vend të këtij mësimi përsëritjeje. Referojuni udhëzuesit të ritmit mësimor të ofruar nga drejtori apo bashkërenduesi zonal ose rajonal për t’u siguruar që të jepet çdo mësim për fragmentin e zotërimit doktrinor gjatë zhvillimit të seminarit.

Filloni duke i ftuar nxënësit të japin mendimet e tyre nga përgatitja e tyre si nxënës. Ata mund ta bëjnë këtë si klasë apo në dyshe ose grupe të vogla.

Ndihma ndaj të tjerëve

Për t’i ndihmuar nxënësit t’i zbatojnë të vërtetat e mësuara në njërin nga fragmentet e zotërimit doktrinor, merreni parasysh të përdorni situatën vijuese ose t’i ftoni nxënësit të mendojnë për situatën e tyre.

Përfytyro sikur i shërben një familjeje në lagjen tënde, babai i së cilës ka humbur punën kohët e fundit. Ky baba është jashtëzakonisht i shkurajuar dhe ka ndërprerë vajtjen në kishë, lutjen dhe leximin e shkrimeve të shenjta. Kjo familje ka tre fëmijë: një të re 17-vjeçare, një të ri 15-vjeçar dhe një vajzë 10-vjeçare. Vajza 10-vjeçare dhe nëna e saj e frekuentojnë kishën me raste. Dy adoleshentët e frekuentonin shpesh kishën, por meqë babai i tyre vazhdon të jetë i papunë, ata e ndërprenë vajtjen.

Ndërsa e rishikon listën vijuese të fragmenteve të zotërimit doktrinor, mendo për emocionet dhe sfidat me të cilat po përballet çdo person i kësaj familjeje. Mendo se cilat të vërteta nga këto fragmente mund të jenë më të dobishme për çdo person dhe përse.

Paraqiteni tabelën e mëposhtme që nxënësit të mund t’i referohen gjatë gjithë mësimit. Nëse është e dobishme, shtoni fragmente të tjera të zotërimit doktrinor që mund të jenë të dobishme në situatën e dhënë.

Referenca e Shkrimit të Shenjtë

Fraza Kyç e Shkrimit të Shenjtë

Mateu 11:28–30

“Ejani tek unë, o ju të gjithë të munduar dhe të rënduar, dhe unë do t’ju jap çlodhje.”

Mateu 16:15–19

Jezusi tha: “Unë do të të jap çelësat e mbretërisë”.

Mateu 22:36–39

“Duaje Zotin, Perëndinë tënde. … Duaje të afërmin tënd.”

Lluka 22:19–20

Jezu Krishti urdhëroi që të merrej sakramenti “në përkujtimin [e Tij]”.

Gjoni 7:17

“Në qoftë se dikush do të bëjë vullnetin e tij, do ta njohë … doktrinë[n].”

Merreni parasysh t’u kërkoni nxënësve të interpretojnë me role një bisedë ndërmjet motrës ose vëllait shërbestar dhe një pjesëtari të familjes. Nxënësi që portretizon pjesëtarin e familjes, mund të shprehë shqetësime për situatën dhe nxënësi që portretizon motrën ose vëllanë shërbestar, mund të japë sugjerime bazuar në fragmentet e zotërimit doktrinor.

  • Cilat janë disa nga emocionet dhe sfidat që mund të jenë duke përjetuar individët e kësaj familjeje?

  • Përse është e dobishme të mendosh për këto emocione dhe sfida përpara se të vendosësh se cilat të vërteta të shkrimeve të shenjta mund të jenë më të dobishme?

Përzgjidh një fëmijë dhe një prind nga familja në këtë situatë. Zgjidh një fragment të zotërimit doktrinor dhe të vërtetën që ndien se do të ishte më e dobishme për secilin prej tyre.

  • Cilët njerëz zgjodhe? Cilin fragment të zotërimit doktrinor dhe të vërtetë do t’u tregoje atyre? Përse?

Mendo për secilin prej individëve që zgjodhe.

  • Nëse të pyesin, cilat veprime specifike do të ftoje të ndërmerrte secilin prej tyre me qëllim që t’i jetonte të vërtetat e mësuara në këto fragmente të zotërimit doktrinor?

Ndërsa nxënësit tregojnë përgjigjet për pyetjen e mëparshme, merreni parasysh të bëni pyetjet vijuese si për shembull këto: Kur ke pasur ti ose të tjerë që ti i njeh përvoja të zbatimit të së vërtetës në këtë mënyrë? Kur i ke ndërmarrë ti ose të tjerët këto veprime dhe çfarë ka ndodhur si rrjedhojë? Çfarë mësove rreth Atit Qiellor dhe Jezu Krishtit nga këto përvoja?

  • Si mund t’i ndihmojnë ata këto veprime që të marrin fuqi dhe forcë nga Ati Qiellor dhe Jezu Krishti?

Zbatim i mëtejshëm

Zgjidh një nga fragmentet e zotërimit doktrinor që nuk e përdore në veprimtarinë e mëparshme. Mendo për një situatë në të cilën ky fragment mund të ndihmojë dikë të gjejë përgjigje për një pyetje ose të përballojë një sfidë. Mbaji shënim mendimet e tua në ditarin tënd të studimit.

Inkurajojini nxënësit të tregojnë ide rreth situatave të tjera ku një person mund të përfitojë nga zbatimi i të vërtetave të dhëna mësim në këto fragmente të zotërimit doktrinor. Merreni parasysh të dëshmoni për aftësinë e Shpëtimtarit që t’i ndihmoni ata t’i zbatojnë ato të vërteta në jetën e tyre.