Lluka 12–17; Gjoni 11
Vështrim i Përgjithshëm
Shpëtimtari dha mësim shëmbëlltyrat e deles së humbur, të dhrahmisë së humbur dhe të djalit plëngprishës. Ai shëroi gjithashtu dhjetë lebrosë dhe ngriti Llazarin nga vdekja. Kjo javë përfshin një përsëritje të zotërimit doktrinor për t’i ndihmuar nxënësit t’i vënë në zbatim fragmentet e zotërimit doktrinor.
Përgatituni të Jepni Mësim
Informacioni i mëposhtëm u ofron mësuesve ide mbi ato që mund të nevojitet të përgatitin paraprakisht për çdo mësim.
Lluka 15
Qëllimi i mësimit: Ky mësim mund t’i ndihmojë nxënësit ta kuptojnë dhe ta ndiejnë se sa shumë Ati Qiellor dhe Jezu Krishti i duan dhe i vlerësojnë ata dhe gjithë të tjerët.
-
Përgatitja e nxënësve: Nxitini nxënësit të studiojnë një ose të gjitha shëmbëlltyrat te Lluka 15 përpara orës së mësimit. Ftojini ata të marrin parasysh atë që japin mësim shëmbëlltyrat për dashurinë e Perëndisë.
-
Materiale: Disa ushqime dhe para ose një vizatim i vetvetes
-
Sugjerim për mësimdhënie me videokonferencë: Pasi nxënësit të kenë vizatuar bariun dhe delet ose babanë që përqafon djalin e tij dhe të kenë shkruar fjalë dhe shprehje rreth vizatimeve të tyre, ftojeni një nxënës ta ngrejë lart vizatimin e tij tek ekrani dhe të tregojë diçka prej tij e cila është veçanërisht kuptimplotë për të. Kërkojuni pjesëtarëve të klasës ta caktojnë pamjen te folësi në mënyrë që të mund të shohin se kush po flet. Kjo do t’i ndihmojë ata ta shohin vizatimin që po paraqitet.
Lluka 17:11–19
Qëllimi i mësimit: Ky mësim mund t’i ndihmojë nxënësit të ndiejnë dhe të shprehin mirënjohje ndaj Atit Qiellor, Jezu Krishtit dhe të tjerëve.
-
Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të vijnë të përgatitur për të treguar një përvojë të kohëve të fundit kur ata kanë ndier mirënjohje ndaj Atit Qiellor ose Jezu Krishtit. Përndryshe, nxënësit mund të krijojnë një listë që përshkruan atë që Ati Qiellor dhe Jezu Krishti kanë bërë për ta.
-
Fletushkë: Fletushka për leximin e kujdesshëm dhe përfytyrimin
-
Sugjerim për mësimdhënie me videokonferencë: Pasi nxënësit lexojnë me kujdes te Lluka 17:11–14 , mund të jetë e dobishme të publikoni në funksionin e bisedës pyetjet në fletushkë rreth leximit të kujdesshëm dhe përfytyrimit. Nëse nxënësit do të përpiqen t’u përgjigjen këtyre pyetjeve në grupe të vogla duke përdorur funksionin e dhomave të ndara virtuale, ftojini ata t’i kopjojnë dhe t’i ngjitin pyetjet në një dokument tjetër. Në shumë programe kompjuterike videokonference, nxënësit nuk mund ta hapin funksionin e bisedës për mësimin ndërkohë që janë të ndarë në dhoma virtuale.
Gjoni 11:1–46, Pjesa 1
Qëllimi i mësimit: Ky mësim mund t’i ndihmojë nxënësit të përcaktojnë të vërteta për Jezu Krishtin dhe parimet që mund t’i udhëheqin gjatë sfidave të jetës.
-
Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të studiojnë shkrimet te Gjoni 11 dhe të kërkojnë parime që mund t’i ndihmojnë të marrin ndihmën e Shpëtimtarit në sprovat e tyre. Ata mund ta bëjnë këtë gjë vetë ose me familjet e tyre. Ftojini ata të vijnë të përgatitur për të treguar atë që gjetën.
-
Sugjerim për mësimdhënie me videokonferencë: Merreni parasysh të ftoni një ose dy nxënës që kanë përjetuar sfida të konsiderueshme, të tregojnë për ato sfida në fillim të orës së mësimit nëse është e përshtatshme dhe nëse ndihen mirë për ta bërë këtë gjë. Ndërsa shqyrtojnë vargjet te Gjoni 11:1–46 në klasë, ftojini të tregojnë parimet që ata mendojnë se mund t’i ndihmojnë për sfida të tilla. Përndryshe, nja dy nxënës mund të nxjerrin miq ose familjarë të tyre në video bashkë me ta për të treguar sfidat që ata kanë përjetuar.
Gjoni 11:1–46, Pjesa 2
Qëllimi i mësimit: Ky mësim do t’u japë nxënësve mundësinë të japin mësim një parim që mund t’i ndihmojë ata dhe të tjerët të marrin ndihmën e Shpëtimtarit gjatë sfidave të jetës.
-
Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të mendojnë për atë që mësuan nga rrëfimi i Maries, Martës, Llazarit dhe Shpëtimtarit te Gjoni 11:1–46 . Thuajuni atyre se do të kenë mundësinë të japin mësim për një parim që mësuan nga ky rrëfim. Ftojini ata të vijnë të përgatitur me ide se si mund ta japin mësim atë parim në mënyrë të efektshme.
-
Sugjerim për mësimdhënie me videokonferencë: Merreni parasysh të përdorni mësimin e ndarë në dhoma virtuale bazuar në parimin që kanë dëshirë të japin mësim. Nxënësit mund të përgatitin një mësim të shkurtër dhe më pas, sa më shumë grupe të jetë e mundur mund t’i paraqitin mësimet e tyre përpara klasës.
Përsëritje 7 e Zotërimit Doktrinor
Qëllimi i mësimit: Ky mësim do t’u japë mundësi nxënësve të praktikojnë në jetën e tyre zbatimin e një pjese të doktrinës që kanë studiuar këtë vit.
-
Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të zgjedhin një fragment të zotërimit doktrinor që e ndiejnë se është i vështirë për t’u zbatuar në jetën e tyre, dhe një që e ndiejnë se është i lehtë për t’u zbatuar. Ftojini ata të jenë të përgatitur për të shpjeguar përse.
-
Sugjerim për mësimdhënie me Videokonferencë: Nxënësit mund të përfytyrojnë sikur janë misionarë në internet dhe të interpretojnë rolin e dhënies së mësimit në familje (e përfaqësuar nga mësuesi ose të tjerë të ftuar të marrin pjesë në këtë veprimtari). Përdorini funksionet e videos dhe të bisedës sikur ky të ishte një takim i vërtetë misionar në internet.