Seminari
Gjoni 10


Gjoni 10

“Bariu i Mirë”

Jesus Christ depicted as the Good Shepherd. Christ is portrayed with a small herd of sheep. He is carrying a sheep (or lamb) over His shoulders. Christ is also carrying a staff in His hands.

Jezusi dha mësim se Ai është Bariu i Mirë. Ai e përdori këtë metaforë për t’i ndihmuar dëgjuesit e Tij të kuptonin më shumë rreth Tij dhe marrëdhënies së tyre me Të. Qëllimi i këtij mësimi është të të ndihmojë të ndjesh besim më të madh te Jezu Krishti si Bariu yt dhe ta rrisësh dëshirën tënde për ta dëgjuar zërin e Tij dhe për ta ndjekur Atë.

Përdorimi i figurave. Figurat mund t’i ndihmojnë nxënësit që t’i përfytyrojnë njerëzit, vendet, ngjarjet, objektet dhe simbolet në shkrimet e shenjta. Të kombinuara me fjalët e shkrimeve të shenjta, figurat mund të ndihmojnë për të qartësuar të vërtetat dhe për të përmirësuar përvojën e të mësuarit të nxënësve.

Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të lexojnë hyrjen te tema “ Bari i Mirë ” tek Udhëzuesi për Shkrimet e Shenjta. Kërkojuni atyre të jenë të përgatitur për t’iu përgjigjur pyetjes “Përse është titulli ‘Bari i Mirë’ një përshkrim i mirë për Jezu Krishtin?”

Veprimtari të Mundshme të të Mësuarit

Jezu Krishti është Bariu i Mirë

Për t’i ndihmuar nxënësit të përfytyrojnë dhe të mendojnë për Jezu Krishtin si Bariu i Mirë, merreni parasysh të paraqitni një figurë të Shpëtimtarit me një dele.

Shikoje me kujdes figurën e paraqitur në fillim të këtij mësimi dhe merr parasysh se cili mund të jetë mësimi i saj. Pyetjet në vijim mund të të ndihmojnë: Përse e mban në krahë Bariu qengjin? Çfarë vë re për pozicionin e Bariut në krahasim me delet e tjera?

Sot do të studiosh shëmbëlltyrën e bariut të mirë. Në këtë shëmbëlltyrë, Jezu Krishti e krahason Veten me një bari i cili e udhëheq dhe e mbron tufën e deleve të tij. Ndërsa studion, kushtoji vëmendje asaj që mëson rreth Shpëtimtarit.

Te Gjoni 10 , Jezusi na mëson se Ai është Bariu i Mirë (shih vargjet 11, 14).

Nxënësit mund të ftohen të tregojnë atë që mësuan në studimet për përgatitjen e nxënësve. Nëse nxënësit po mbajnë një listë të titujve të ndryshëm për Jezu Krishtin në ditarin e tyre të studimit, ata mund ta shtojnë atë këtu.

Shkruaj titullin “Bariu i Mirë” në krye të një faqeje në ditarin tënd të studimit. Këtu mund të renditësh atë që mëson apo ndjen për Jezu Krishtin, Bariun e Mirë dhe atë që Ai bën për delet e Tij. Nëse dëshiron, mund të vizatosh një dele të thjeshtë në fletën tënde si ajo që tregohet më poshtë dhe të shkruash brenda vizatimit atë që mësove apo ndjeve.

sheep

Nëse parapëlqeni, lista mund të bëhet në tabelë së bashku si klasë dhe jo në ditarët e nxënësve.

Nxënësit mund të punojnë individualisht ose në grupe të vogla apo në dyshe. Merreni parasysh të paraqitni vargjet më poshtë në mënyrë që nxënësit të mund t’ju referohen sërish atyre.

Lexo te Gjoni 10:1–5 , duke kërkuar një shëmbëlltyrë ku Jezusi jep mësim për rolin e Tij si Bariu i Mirë.

Nxënësit mund të ftohen të tregojnë gjetjet e tyre. Mund të jetë e dobishme t’i ftoni nxënësit të bëjnë pyetje që kanë lidhje me kuptimin e këtyre vargjeve.

sheep

Shto në listën tënde çdo njohuri që ke fituar rreth Bariut të Mirë.

  • Çfarë të bën përshtypje në lidhje me marrëdhënien ndërmjet barinjve dhe deleve sipas këtij përshkrimi?

Disa nga ata që po dëgjonin nuk e kuptuan shëmbëlltyrën që Jezusi u dha mësim (shih Gjoni 10:6). Jezusi u shpjegoi se si shëmbëlltyra u mësonte për Të. Lexo te Gjoni 10:7–18, 27–28 , duke kërkuar pikëpamje shtesë për Jezusin si Bariu i Mirë. Shtoja vëzhgimet e tua listës tënde. (Shënim: Rrogëtari është një person, motivi kryesor i të cilit për të punuar është marrja e rrogës.)

Merreni parasysh të tregoni disa nga shkrimet e shenjta vijuese për t’i ndihmuar nxënësit të mësojnë më tepër rreth Bariut të Mirë: Psalmeve 23 ; Ezekiel 34:11–16 ; Alma 5:57–60 .

  • Duke kontrolluar listën tënde, çfarë të ndihmon shëmbëlltyra e Bariut të Mirë të kuptosh rreth Jezu Krishtit?

  • Çfarë mësove nga këto vargje në lidhje me arsyen se përse do të doje ta ndiqje Atë?

Shkruajeni fjalinë e paplotësuar në tabelë dhe ftojini nxënësit ta përfundojnë atë. Nxënësit mund të shkruajnë ide të tilla si “jetë me bollëk”, “mbrojtje nga ujqërit dhe hajdutët” ose “jetë e përjetshme”. Merreni parasysh të diskutoni cilëndo nga këto përgjigje në mënyrë më të plotë. Kushtojini vëmendje mënyrës se si përgjigjen nxënësit dhe jini të hapur ndaj shpirtit ndërsa merrni parasysh pyetjet e mundshme pasuese që mund të bëni.

Nëse e ndjek Bariun e Mirë, unë do të marr …

  • Çfarë përvojash të vijnë ndërmend kur e ke ndjerë kujdesin e Shpëtimtarit për ty si të një bariu?

Si mund ta dëgjosh zërin e Bariut të Mirë?

Kjo pjesë e mësimit ka për qëllim t’i ndihmojë nxënësit ta njohin zërin e Bariut të Mirë dhe ta rritin dëshirën e tyre për ta dëgjuar dhe ndjekur Atë. Merreni parasysh t’i ftoni ata të reflektojnë për disa ose të gjitha pyetjet vijuese.

Mendo për pyetjet vijuese:

  • Për çfarë të duhet ndihma ose udhërrëfimi i Shpëtimtarit?

  • Cilat prej bekimeve që Shpëtimtari u ofron deleve të Tij dëshiron ti vetë?

  • Përse dëshiron ta rritësh aftësinë tënde për ta dëgjuar zërin e Bariut të Mirë?

Në këtë shëmbëlltyrë, delet e Bariut të Mirë janë ato që e dëgjojnë zërin e Tij dhe e ndjekin Atë (shih Gjoni 10:3–5, 27).

Presidenti Rasëll M. Nelson dha pikëpamjet vijuese për dëgjimin e zërit të Jezu Krishtit:

Official portrait of President Russell M. Nelson taken January 2018

“Ati ynë e di se, kur jemi të rrethuar nga pasiguria dhe frika, ajo që do të na ndihmojë më tepër se çdo gjë tjetër, është ta dëgjojmë Birin e Tij.

Sepse kur kërkojmë ta dëgjojmë – ta dëgjojmë vërtet – Birin e Tij, ne do të udhërrëfehemi për ta ditur se çfarë të bëjmë në çfarëdo rrethanë.

… Në këto dy fjalë – ‘Dëgjojeni Atë’ – Perëndia na jep modelin për sukses, lumturi dhe gëzim në këtë jetë. Ne duhet t’i dëgjojmë fjalët e Zotit, t’i mbajmë vesh ato dhe t’i kushtojmë vëmendje asaj që Ai na ka thënë!

Teksa kërkojmë të jemi dishepuj të Jezu Krishtit, përpjekjet tona që ta dëgjojmë Atë nevojitet të jenë përherë e më të qëllimshme. Kërkon përpjekje të ndërgjegjshme dhe të vazhdueshme që ta mbushim jetën tonë të përditshme me fjalët e Tij, mësimet e Tij, të vërtetat e Tij.”

(Rasëll M. Nelson, “Dëgjojeni Atë”, Ensign ose Liahona, maj 2020, f. 89.)

Merreni parasysh të bëni një listë bazuar te përgjigjet e nxënësve për pyetjen në vijim. Doktrina e Besëlidhje 1:38 dhe Doktrina e Besëlidhje 18:31–32, 34–36 mund të përdoren për të identifikuar që zëri i Zotit vjen nëpërmjet profetëve të Tij, shkrimeve të shenjta dhe Frymës së Shenjtë.

  • Cilat janë mënyrat se si mund të dëgjohet zëri i Bariut të Mirë?

Merreni parasysh të shfaqni një ose disa nga materialet filmike vijuese të udhëheqësve të Kishës që tregojnë mënyrën se si ata e dëgjojnë zërin e Shpëtimtarit.

Nëse është e mundur, shihni materialet filmike të titulluara “Mënyra se si e Dëgjoj Unë Atë: Plaku Dejvid A. Bednar” (01:15) [në shqip https://www.youtube.com/watch?v=pTHsRWJW_Ao] dhe “Mënyra se si e Dëgjoj Unë Atë: Motra Xhoi D. Xhons” (02:45) [në ship https://www.youtube.com/watch?v=4KSvxpjV0b0] për të dëgjuar shembuj të mënyrës se si udhëheqësit e Kishës e dëgjojnë zërin e Shpëtimtarit. Këto materiale filmike, së bashku me shembuj të tjerë, janë në dispozicion te ChurchofJesusChrist.org.

sheep
sheep
  • Si mendon, si mund të të ndihmojë me nevojat e tua të dëgjuarit e zërit të Jezu Krishtit?

  • Çfarë ke mësuar ose ndjerë rreth Jezu Krishtit nga të mësuarit për rolin e Tij si Bariu i Mirë?

Komente dhe Informacion për Rrethanat

Gjoni 10:7 . Përse Jezusi tha: “Unë jam dera e deleve”?

Barinjtë në Izrael qëndronin te hyrja e vathës dhe këqyrnin çdo dele teksa hynte, duke mjekuar plagët nëse ishte e nevojshme. Pasi delet mblidheshin në vathë natën, bariu shtrihej për të fjetur në hyrje, duke penguar rrugën, që grabitqarët ose hajdutët të mund të mos t’i lëndonin delet. Pohimi i Shpëtimtarit “Unë jam dera”, e bën të qartë se Ai ishte i gatshëm të “l[inte] jetën [e Tij] për delet” ( Gjoni 10:7, 15) dhe se Ai do të vendosë në fund të fundit se kush do të hyjë në mbretërinë e qiejve. Duke përdorur një figurë të ngjashme me një derë, profeti Jakob i Librit të Mormonit shpalli se “ruajtësi i portës është i Shenjti i Izraelit” dhe se “ai nuk punëson shërbëtorë aty” ( 2 Nefi 9:41).

Cili është ndryshimi ndërmjet Bariut të Mirë dhe një rrogëtari?

Presidenti Ezra Taft Benson (1899–1994) dha mësim:

Photograph of President Ezra Taft Benson. He is seated in a leather chair in front of a fireplace. His hands are clasped in front of him and he is wearing a large turquoise ring on one finger. Official portrait. 1986

“Nganjëherë, megjithatë, një kafshë e egër, e shtyrë nga uria, kërcente mbi mure në mes të deleve, duke i frikësuar ato. Një situatë e tillë e veçonte bariun e vërtetë – një njeri që i donte delet e tij – nga [rrogëtari] – që punonte vetëm për pagesë dhe detyrë.

Bariu i vërtetë ishte i gatshëm që të jepte jetën e tij për delet. Ai do të shkonte në mes të deleve dhe do të luftonte për mirëqenien e tyre. Rrogëtari, nga ana tjetër, e vlerësonte sigurinë e tij vetjake mbi atë të deleve dhe zakonisht largohej nga rreziku.

Jezusi e përdori këtë ilustrim të zakonshëm të kohës [së Tij] për të shpallur se Ai ishte Bariu i Mirë, Bariu i Vërtetë. Për shkak të dashurisë së Tij për vëllezërit e motrat e Tij, Ai do ta linte me dëshirë dhe vullnetarisht jetën e Tij për ta. (Shih Gjoni 10:17–18 .)”

(Ezra Taft Benson, “A Call to the Priesthood: ‘Feed My Sheep’”, Ensign, maj 1983, f. 43. [Mësime të Presidentëve te Kishës: Ezra Taft Benson, f. 272–273].)

Gjoni 10:30 . Çfarë nënkuptoi Jezusi kur tha: “Unë dhe Ati jemi një”?

Plaku Xhefri R. Holland, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, dha mësim:

Official Portrait of Elder Jeffrey R. Holland. Photographed January 2018.

“Neni i parë dhe më i rëndësishëm i besimit tonë në Kishën e Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme është: ‘Ne besojmë në Perëndinë, Atin e Përjetshëm, dhe në Birin e Tij, Jezu Krishtin, dhe në Frymën e Shenjtë’ [ Nenet e Besimit 1:1 ]. Ne besojmë në këta tre persona të shenjtë që përbëjnë Kreun-Perëndi dhe janë të bashkuar në qëllim, në sjellje, në dëshmi dhe në mision. Ne besojmë që Ata janë të mbushur me të njëjtën ndjesi të perëndishme mëshire dhe dashurie, drejtësie dhe mirësie, durimi, faljeje dhe shlyerjeje. Unë mendoj se është e saktë të thuash se ne besojmë që Ata janë një në çdo aspekt të rëndësishëm dhe të përjetshëm që përfytyrohet, përjashtuar besimin që Ata të jenë tre persona të [bashkuar] në një substancë, një nocion i Trinisë që nuk është paraqitur kurrë në shkrimet e shenjta, ngaqë ai nuk është i vërtetë.”

(Xhefri R. Holland, “I Vetmi Perëndi i Vërtetë dhe Jezu Krishti të Cilin Ai Ka Dërguar”, Ensign ose Liahona, nëntor 2007, f. 40.)

Veprimtari Plotësuese të të Mësuarit

Si mund ta dëgjosh zërin e Bariut të Mirë?

Merreni parasysh veprimtarinë vijuese si një mundësi për të nisur pjesën me po të njëjtin titull në mësim.

Lidhini sytë një nxënësi ose kërkojuni atyre t’i mbyllin vetë sytë. Gjithashtu, nëse klasa është më e madhe, mund t’i lidhin sytë edhe më shumë nxënës. Më pas, zgjidhni në heshtje disa nga nxënësit që mbetën dhe ftojini ata, me radhë, të lexojnë me zë të lartë te Gjoni 10:27 . Shihni nëse nxënësit me sytë e lidhur mund t’i përcaktojnë zërat e nxënësve që e lexojnë vargun.  

Merreni parasysh të bëni pyetjen: “Çfarë duhet për ta njohur zërin e dikujt aq mirë sa të mund ta dalloni nga zërat e tjerë?” 

Dele të tjera

Te Gjoni 10:16 Shpëtimtari u mësoi judenjve në Jerusalem se Ai do t’i vizitonte fëmijët e Perëndisë në toka të tjera, do t’ua mësonte atyre ungjillin e Tij dhe do t’i sillte në vathën e Tij (Kishën e Tij). Libri i Mormonit hedh dritë mbi këtë varg.

Nxënësit mund të lexojnë te 3 Nefi 15:13–17, 21 ; 16:1–3 , duke kërkuar një mënyrë se si u përmbush kjo profeci. Merreni parasysh t’u sugjeroni nxënësve të vendosin vargun te Gjoni 10:16 , si referencë kryq për këto vargje. Nxënësit mund të ftohen të diskutojnë për atë që këto ide na mësojnë rreth karakterit dhe misionit të Jezu Krishtit.