Seminari
Gjoni 8


Gjoni 8

Gruaja që Ishte Kapur Duke Shkelur Kurorën Sillet Përpara Krishtit

Depiction of Jesus and the woman taken in adultery. They are both kneeling on the ground. For Mormon Channel use.

Ndërkohë që Jezusi po jepte mësim në tempull, disa skribë dhe farisenj sollën tek Ai një grua që kishte shkelur kurorën. Ata e pyetën Atë nëse duhej ta vrisnin me gurë sipas ligjit të Moisiut (shih Levitiku 20:10). Përgjigjja e Jezusit për ta dhe për gruan mund të të japë njohuri të shkëlqyer lidhur me karakterin e Tij dhe mund të të ndihmojë ta ndjesh fuqinë e mëshirës së Tij.

Përqendrimi te nxënësit. Ndërsa jepni mësim, përqendrohuni te nevojat individuale të nxënësve. Mos lejoni që planet tuaja të bëhen më të rëndësishme sesa nxënësit e klasës. Vlerësojeni vazhdimisht angazhimin e nxënësve dhe kërkoni mënyra për t’i ftuar ata të marrin pjesë në mësim.

Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të mendojnë për një rast kur ata kanë treguar mëshirë ndaj dikujt ose kur kanë pasur nevojë apo kanë shpresuar për mëshirë.

Veprimtari të Mundshme të të Mësuarit

Cilësitë e Jezu Krishtit

Paraqitini pyetjet vijuese që nxënësit t’i shohin ndërsa hyjnë në klasë. Nxënësit mund të përfitojnë nga puna në dyshe ose në grupe të vogla përpara se t’ia tregojnë përgjigjet e tyre klasës.

  • Kur është treguar dikush dashamirës me ty edhe kur je ndjerë sikur nuk e meritoje?

  • Çfarë ndikimi pati ajo te ti?

Jezusi tregoi dashamirësi të madhe për gruan që ishte kapur duke shkelur kurorën, çka nga ana e saj pati një ndikim të thellë tek ajo.Lexo te Gjoni 8:1–5 dhe kërko arsyen përse do të kishte qenë e vështirë t’i përgjigjeshe kësaj situate.

Kur skribët dhe farisenjtë e sollën gruan te Jezusi dhe e pyetën nëse ajo duhej të goditej me gurë për vdekje, ata e vendosën me qëllim Atë në një situatë të vështirë (shih Gjoni 8:6). Nëse Jezusi do të thoshte që të mos vritej gruaja me gurë, Ai do të akuzohej për moszbatim të ligjit të Moisiut (shih Eksodi 20:14). Nëse do të thoshte po, Ai do të kundërshtonte pikëpamjet e shumënjohura të njerëzve si edhe ligjin romak. Gjithashtu, Ai nuk do të tregonte mëshirë ndaj gruas, që ishte një gjë që Jezusi e bëri vazhdimisht gjatë shërbesës së Tij (shih New Testament Student Manual [2018], ChurchofJesusChrist.org).

Teksa studion përgjigjen e Shpëtimtarit ndaj kësaj situate sfiduese, ti mund të përcaktosh disa cilësi që mund të të ndihmojnë të kuptosh më mirë se si është Shpëtimtari. Kërkimi i cilësive të Shpëtimtarit është një teknikë që mund ta përdorësh gjatë gjithë studimit të Dhiatës së Re. Të kuptuarit e këtyre cilësive mund ta rritë dëshirën tënde për t’u afruar më shumë me Krishtin.

Lexo te Gjoni 8:6–11 duke kërkuar cilësitë e Jezu Krishtit që mund t’i shohim në ndërveprimet e Tij me akuzuesit dhe gruan.

Mund të jetë e dobishme të paraqitni pyetjet vijuese në mënyrë që nxënësit të mund t’u referohen atyre sipas nevojës.

  • Çfarë cilësish demonstroi Shpëtimtari në ndërveprimet e Tij me njerëzit që e akuzuan gruan?

  • Çfarë cilësish demonstroi Shpëtimtari në mënyrën se si e trajtoi gruan?

Nëse është e nevojshme, ndihmojini nxënësit të kuptojnë që, megjithëse Shpëtimtari po tregohej i duruar dhe i mëshirshëm me gruan, Ai nuk po e falte në atë çast. (Shihni thënien e Presidentit Ouks në pjesën “Komente dhe Informacion për Rrethanat”.)

  • Cilat fraza në shkrimet e shenjta i ilustrojnë këto cilësi?

Merreni parasysh t’i lejoni nxënësit të tregojnë vëzhgimet e tyre së bashku si klasë ose në grupe të vogla. Nëse është e nevojshme, ndihmojini nxënësit të përcaktojnë cilësitë e Shpëtimtarit, siç janë të qenit i duruar në një situatë me ngarkesë emocionale, të qenit i aftë për të dalluar situatën, të treguarit e mëshirës dhe dhembshurisë ndaj gruas, e kështu me radhë.

Ti mund të duash t’i shenjosh frazat te Gjoni 8:6–11 që i tregojnë këto cilësi të Jezusit. Vër re që Shpëtimtari nuk ia fali kësaj gruaje mëkatet në atë kohë, por, përkundrazi, e nxiti atë që të “shko[nte] dhe [të] mos mëkato[nte] më” ( Gjoni 8:11).

Mund të jetë e dobishme ta ftoni një nxënës që të japë një shembull të një fraze që tregon një cilësi të Jezusit ose që mësuesi të tregojë një shembull. Pyetjet vijuese mund t’ju ndihmojnë, nëse nxënësit do të përfitonin nga reflektimi mbi një cilësi që duhet zhvilluar. Nxënësve mund t’ju jepet kohë për të reflektuar për pyetjet dhe për t’ju përgjigjur atyre në ditarët e tyre të studimit.

  • Cilën nga këto cilësi dëshiron të zhvillosh më shumë? Përse?

  • Si mund ta lejosh Shpëtimtarin të të ndihmojë ta zhvillosh ose forcosh këtë cilësi në jetën tënde?

Mëshira e Shpëtimtarit na motivon të ndryshojmë

Një nga cilësitë hyjnore të Jezu Krishtit është që Ai është i mëshirshëm. “Mëshira është trajtimi me dhembshuri i një personi, shumë më tepër nga sa meritohet” (Gospel Topics [Tema të Ungjillit], “Mercy” [“Mëshira”], topics.ChurchofJesusChrist.org).

Plaku Dejll G. Renland, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, dha pikëpamjet e mëposhtme për mëshirën me dhembshuri të Shpëtimtarit dhe ndikimin që ajo pati te gruaja:

Official portrait of Elder Dale G. Renlund of the Quorum of the Twelve Apostles, January 2016.

“Sigurisht, Shpëtimtari nuk e shfajësoi shkeljen e kurorës. Por Ai gjithashtu nuk e dënoi gruan. Ai i dha asaj kurajë për ta ndryshuar jetën e vet. Ajo u nxit të ndryshonte për shkak të dhembshurisë dhe mëshirës së Tij. Përkthimi i Biblës prej Joseph Smith‑it dëshmon për kthimin e saj, si rrjedhojë, në një dishepulle: ‘Dhe gruaja e përlëvdoi Perëndinë që nga ajo kohë, dhe besoi në emrin e tij’ [Përkthimi sipas Joseph Smith-it, Gjoni 8:11 ).”

(Dejll G. Renland, “Bariu Ynë i Mirë”, Ensign ose Liahona, maj 2017, f. 30.)

  • Çfarë ndikimi pati mëshira e Shpëtimtarit te gruaja?

  • Si mendon, përse mëshira e Tij mund të ketë atë lloj ndikimi?

  • Si ndikon te ndjenjat e tua për Atin Qiellor dhe Jezu Krishtin dijenia që Ata e duan mëshirën?

Edhe pse Shpëtimtari nuk e shfajëson mëkatin, Ai fal. Ai do që ti të ndihesh i motivuar për t’u penduar dhe të vazhdosh të përpiqesh për të qenë më i mirë.

Disa nxënës mund të përfitojnë nga diskutimi për mënyrën se si Shpëtimtari do që ne të vazhdojmë të përpiqemi kur bëjmë gabime. Nëse është kështu, merreni parasysh të përdorni thënien nga Plaku Lin G. Robins në pjesën “Komente dhe Informacion për Rrethanat”.

Merreni parasysh t’u jepni nxënësve një çast të qetë për të reflektuar mbi atë që kanë mësuar që t’i ndihmoni të lidhen më mirë me Shpëtimtarin dhe ta ndiejnë mëshirën e Tij. Pyetjet e renditura më poshtë (ose të tjera) mund të renditen në tabelë dhe nxënësit mund të ftohen të japin përgjigje për to në ditarët e tyre.

  • Çfarë ke mësuar rreth Shpëtimtarit sot që të motivon të pendohesh dhe të vazhdosh të përpiqesh për t’u bërë si Ai?

  • Si mendon, çfarë do të donte Shpëtimtari që ti të bëje ose të ndryshoje në jetën tënde ndërsa përpiqesh të bëhesh më shumë si Ai?

Merreni parasysh ta mbyllni duke dhënë dëshminë dhe ndjenjat vetjake për dhembshurinë dhe mëshirën e Shpëtimtarit.

Komente dhe Informacion për Rrethanat

Si bekohemi ne nga mëshira e Shpëtimtarit?

Duke folur për dëshirën e Shpëtimtarit që ne të vazhdojmë të përpiqemi kur bëjmë gabime, Plaku Lin G. Robins, i Të Shtatëdhjetëve, dha mësim:

Former Official Portrait of Elder Lynn G. Robbins. Photographed March 2017. Replaced October 2019 (with Telescope ID: 2298123)

“Ndërkohë që jemi mirënjohës për mundësitë e dyta pas gabimeve ose dështimeve të mendjes, ne qëndrojmë plot habi përpara hirit të Shpëtimtarit kur na jep mundësi të dyta për ta mposhtur mëkatin ose dështimet e zemrës.

Askush nuk është nga ana jonë më shumë sesa Shpëtimtari. … Për t’u bërë si Ai do të na duhen mundësi të dyta të panumërta, në betejat tona ditë pas dite me njeriun e natyrshëm, të tilla si kontrollimi i orekseve, mësimi i durimit dhe i faljes, kapërcimi i plogështisë dhe shmangia e mëkateve nga mosveprimi, për të përmendur vetëm disa. …

Jam mirënjohës në përjetësi për dashamirësinë, durimin dhe vetëpërmbajtjen e dashur të Prindërve Qiellorë dhe Shpëtimtarit, që na lejojnë të kemi mundësi të dyta të panumërta në rrugëtimin tonë të kthimit për në praninë e Tyre.”

(Lin G. Robins, “Deri Shtatëdhjetë Herë Shtatë”, Ensign ose Liahona, maj 2018, f. 22–23.)

Si mund të mësoj të jem më i mëshirshëm si Shpëtimtari?

Presidenti Diter F. Uhtdorf, i Presidencës së Parë, dha mësim:

Official portrait of Elder Dieter F. Uchtdorf of the Quorum of the Twelve Apostles, 2006. Called as Second Counselor in the First Presidency, 3 February 2008. Made official portrait in 2008 replacing portrait taken in 2004.

“Në një botë akuzash dhe armiqësish, është e lehtë të gjesh arsye për të mbledhur e për të hedhur gurë gjykimi. Por përpara se të bëjmë kështu, le t’i kujtojmë fjalët e Atij që është Mjeshtri dhe modeli ynë: ‘Kush nga ju është pa mëkat, le ta hedhë i pari gurin’ [Gjoni 8:7].

Vëllezër dhe motra, le t’i ulim gurët tanë.

Le të jemi [dashamirës].

Le të falim.

Le të flasim paqësisht me njëri-tjetrin.

Le t’i mbushë zemrat tona dashuria e Perëndisë.

“Le t’u bëjmë të mirën të gjithëve” [Galatasve 6:10].

(Diter F. Uhtdorf, “Të Mëshirshmit Gjejnë Mëshirë”, Ensign ose Liahona, maj 2012, f. 76.)

Plaku Dejll G. Renland, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, dha mësim:

Official portrait of Elder Dieter F. Uchtdorf of the Quorum of the Twelve Apostles, 2006. Called as Second Counselor in the First Presidency, 3 February 2008. Made official portrait in 2008 replacing portrait taken in 2004.

“Që të jetë si Krishti, një njeri e do mëshirën. Njerëzit që e duan mëshirën, nuk janë gjykues; ata shfaqin dhembshuri për të tjerët, veçanërisht për ata që janë më pak fatlumë; ata janë të hirshëm, dashamirës dhe nderues. Këta njerëz e trajtojnë këdo me dashuri e mirëkuptim, pavarësisht nga tiparet të tilla si raca, gjinia, përkatësia fetare, orientimi seksual, gjendja shoqëroro‑ekonomike dhe dallimet fisnore, klanore apo kombëtare. Këto zëvendësohen nga dashuria si e Krishtit.”

(Dejll G. Renland, “Të Zbatosh Drejtësinë, të Duash Mëshirën dhe të Ecësh Përulësisht me Perëndinë”, Ensign ose Liahona, nëntor 2020, f. 111.)

Si tregoi Shpëtimtari mëshirë pa shfajësuar sjelljen e padrejtë?

Presidenti Dallin H. Ouks, i Presidencës së Parë, dha mësim:

Official portrait of Elder Dieter F. Uchtdorf of the Quorum of the Twelve Apostles, 2006. Called as Second Counselor in the First Presidency, 3 February 2008. Made official portrait in 2008 replacing portrait taken in 2004.

“Zoti në mënyrë të dukshme nuk e shfajësoi mëkatin e gruas. Thjesht i tha asaj se Ai nuk e mallkoi gruan – që do të thotë, Ai nuk i dha asaj gjykimin përfundimtar në atë kohë. … Gruas së kapur duke shkelur kurorën iu dha kohë që të pendohej, kohë që do t’i ishte mohuar nga ata që donin ta vrisnin atë me gurë.”

(Dallin H. Oaks, “‘Judge Not’ and Judging”, Ensign, gusht 1999, f. 8.)

Veprimtari Plotësuese të të Mësuarit

Gjoni 8:12 .“Unë jam drita e botës”

Merreni parasysh të lexoni te Gjoni 8:12 dhe të diskutoni titullin dhe rolin e Shpëtimtarit si “drita e botës”.

Mund të përdoret edhe citimi në vijim. Presidenti Dallin H. Ouks, përcaktoi tri mënyra në të cilat Jezu Krishti është “drita e botës”:

Official portrait of Elder Dieter F. Uchtdorf of the Quorum of the Twelve Apostles, 2006. Called as Second Counselor in the First Presidency, 3 February 2008. Made official portrait in 2008 replacing portrait taken in 2004.

“Jezu Krishti është drita e botës sepse ai është burimi i dritës që ‘vjen nga prania e Perëndisë për të mbushur pafundësinë e hapësirës’ [ Doktrina e Besëlidhje 88:12 ]. …

Jezu Krishti është gjithashtu drita e botës sepse shembulli dhe mësimet e tij ndriçojnë shtegun në të cilin duhet të ecim për t’u kthyer në praninë e Atit tonë në Qiell. …

Jezu Krishti është gjithashtu drita e botës sepse fuqia e tij na bind të bëjmë mirë.”

(Dallin H. Oaks, “The Light and Life of the World”, Ensign, nëntor 1987, f. 63–64.)

Gjoni 8:13, 17–18, 25–29 . Marrëdhënia e Jezusit me Atin e Tij

Jezu Krishti dha mësim qartësisht për marrëdhënien e Tij me Atin e Tij, duke përfshirë që Ai dhe Ati i Tij ishin qenie të veçuara. Ftojini nxënësit të lexojnë te Gjoni 8:13, 17–18, 25–29 , duke kërkuar fjalë dhe fraza që tregojnë marrëdhënien e Shpëtimtarit me Atin e Tij.

Gjoni 8:30–36 . “E vërteta do t’ju bëjë të lirë”

Jezusi iu drejtua atyre që “besuan në të” dhe u mësoi për të vërtetën që na bën të lirë. Nxënësit mund të lexojnë vargjet 31–33 dhe të kërkojnë atë që i lejon të arrijnë ta dinë të vërtetën. Nxënësit mund të përcaktojnë një nga titujt e Shpëtimtarit si “e vërteta” (shih Gjoni 14:6) dhe të vendosin emrin e Shpëtimtarit te fjala “e vërteta” te Gjoni 8:31–36 .

Nxënësit mund të diskutojnë gjithashtu për mënyrën se si mëkati çon në skllavëri dhe se si Jezu Krishti çon në liri, duke diskutuar mundësisht edhe vargun te 2 Nefi 2:27 .