Seminari
Zotërimi Doktrinor: Gjoni 7:17


Zotërimi Doktrinor: Gjoni 7:17

“Në Qoftë se Dikush Don të Bëjë Vullnetin e Tij, do ta Njohë … Doktrinë[n]”

Young adult woman ponders scriptures near lake.

Gjatë studimit tënd të kapitullit te Gjoni 7, ti mësove se Jezusi na ftoi të bëjmë vullnetin e Atit Qiellor që ne ta dimë se doktrina e Tij është e vërtetë (shih vargun 17). Ky mësim do të të ndihmojë të mësosh përmendsh këtë referencë të zotërimit doktrinor dhe frazën kyç të tij nga shkrimet e shenjta, të shpjegosh doktrinën dhe të zbatosh në një situatë nga jeta reale parimet e marrjes së njohurisë shpirtërore.

Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të mendojnë rreth urdhërimeve të ndryshme, mësimeve ose doktrinës së Shpëtimtarit për të cilat adoleshentët duhet të përpiqen të kenë një dëshmi.

Veprimtari të Mundshme të të Mësuarit

Ky mësim për fragmentin e zotërimit doktrinor është hartuar për t’u dhënë pas mësimit “Gjoni 7”, i cili është mësimi kontekstual për fragmentin e zotërimit doktrinor te Gjoni 7:17 . Nëse ky mësim për fragmentin e zotërimit doktrinor duhet të zhvendoset në një javë tjetër, sigurohuni që gjithashtu të jepni mësimin përkatës kontekstual gjatë asaj jave.

Mëso përmendsh dhe shpjego

Jepuni një mundësi nxënësve që të mësojnë përmendsh referencën për Gjoni 7:17 së bashku me frazën kyç të shkrimit të shenjtë. Një mënyrë për ta mësuar përmendsh si klasë do të ishte ta shkruani referencën nga shkrimi i shenjtë dhe frazën kyç të shkrimit të shenjtë në tabelë si tri pjesë të ndara. Ndajeni klasën në tre grupe dhe jepini secilit grup një pjesë të ndryshme. Ftojini grupet t’i thonë pjesët e tyre me radhë dhe njëzëri. Merreni parasysh t’ju caktoni nxënësve pjesë të ndryshme derisa ta dinë përmendsh referencën dhe frazën kyç të shkrimit të shenjtë. Programi Doctrinal Mastery [Zotërimi Doktrinor], që është në dispozicion te ChurchofJesusChrist.org, mund të përdoret gjithashtu për t’i ndihmuar nxënësit të mësojnë përmendsh.

Gjoni 7:17

Në qoftë se dikush don të bëjë vullnetin e tij,

do ta njohë … doktrinë[n].”

Lexo thënien e mëposhtme nga Presidenti Dallin H. Ouks, i Presidencës së Parë.

Official Portrait of President Dallin H. Oaks taken March 2018.

Ne duhet të kujtojmë se të fituarit e një dëshmie nuk është një gjë pasive, por një proces në të cilin ne jemi të detyruar të bëjmë diçka.

(Dallin H. Ouks, “Dëshmia”, Ensign ose Liahona, maj 2008, f. 27.)

  • Si mendon se lidhet thënia e Presidentit Ouks me atë që dha mësim Shpëtimtari te Gjoni 7:17 ?

Ushtroje vënien në zbatim

Ndajeni klasën në grupe të vogla. Ftojeni çdo nxënës që të zgjedhë një nga parimet e marrjes së njohurisë shpirtërore (shih Dokumenti Bazë i Zotërimit Doktrinor [2022], “Marrja e Njohurisë Shpirtërore”, paragrafët 5–12). Kërkojuni nxënësve t’ia shpjegojnë parimin grupit të tyre pasi ta shqyrtojnë shkurtimisht atë.

Gjej disa minuta për të shqyrtuar parimet te paragrafët 5–12 të pjesës “Marrja e Njohurisë Shpirtërore” të materialit Dokumenti Bazë i Zotërimit Doktrinor (2022). Zgjidh një nga parimet për ta studiuar më me kujdes.

  • Si do t’ia shpjegoje shkurtimisht parimin që zgjodhe dikujt që mund të mos ketë njohuri për të?

Kur ti i kupton parimet e marrjes së njohurisë shpirtërore, ti mund të ndihmosh veten dhe të tjerët që të fitojnë një dëshmi ose të përballen me pasiguritë. Përdore skenarin vijues për të praktikuar ndihmën ndaj një miku.Në një bisedë me mikun tënd, Luisin, ai të thotë se nuk ka një dëshmi për [zgjidh një doktrinë]. Ty të kujtohet ajo që mësove nga Gjoni 7:17 dhe ti i shpjegon me bindje se ai mund të marrë një dëshmi për këtë doktrinë duke [shpjego se çfarë mund të bëjë Luisi për të marrë një dëshmi për këtë doktrinë]. Ti e kupton se Luisi është i acaruar ndërsa të thotë: “Jam munduar disa herë që ta bëj këtë gjë, por ende ndihem sikur nuk e di a është e vërtetë”.

  • Cilat janë disa arsye të mundshme përse Luisi mund të ndihet sikur nuk e ka një dëshmi?

Duke përdorur parimet e marrjes së njohurisë shpirtërore, ndihmoje Luisin të kuptojë se cilat pengesa mund t’i duhet të kapërcejë për të fituar një dëshmi. Ti mund të përdorësh pyetjet vijuese ose të tjera që të vijnë ndërmend për të përgatitur një përgjigje për të ndihmuar Luisin.

Vepro me besim

  • Si mendon, përse është e rëndësishme të vazhdosh të jetosh sipas mësimeve të Shpëtimtarit edhe nëse dëshmia nuk vjen në kohën që ne e duam atë?

  • Çfarë dëshmie mund t’i japësh Luisit për përpjekjet që duhen për të fituar një dëshmi?

Shqyrtoji konceptet dhe pyetjet me një këndvështrim të përjetshëm

  • Si mendon, përse Ati Qiellor mund të dojë që dikush si Luisi të dijë se si fitohet një dëshmi?

  • Si mund të jetë të kuptuarit se një dëshmi vjen nga Ati Qiellor dhe jo thjesht me kohën, një gjë që mund ta ndihmojë Luisin? (Shih te Mateu 16:13–17 .)

Kërko kuptueshmëri të mëtejshme nëpërmjet burimeve të caktuara në mënyrë hyjnore

  • Cilat janë disa burime të caktuara në mënyrë hyjnore që mund ta ndihmojnë Luisin të drejtohet te Zoti për ndihmë për të fituar dëshminë e tij?

Një shembull i përdorimit të një burimi të caktuar në mënyrë hyjnore do të ishte të kërkoje bisedën e Presidentit Dallin H. Ouks, “Dëshmia”, që është në dispozicion te ChurchofJesusChrist.org dhe t’i lexosh një thënie të shkurtër nga ajo që mund ta ndihmojë Luisin.

Shkruaj një përgjigje për Luisin duke përdorur mendimet që të erdhën ndërmend gjatë reflektimit mbi parimet e marrjes së njohurisë shpirtërore. Ti mund të duash të përfshish një përvojë vetjake, dëshminë tënde dhe një ftesë që Luisi të veprojë me besim.

Merreni parasysh t’i ftoni nxënësit t’ua tregojnë planet e tyre nxënësve të tjerë ose klasës. Mund të jetë e dobishme të tregoni një përvojë vetjake të fitimit të dëshmisë për cilindo nga mësimet e Shpëtimtarit.

Përsëritja

Ndihmojini nxënësit ta përsëritin referencën dhe frazën kyç të shkrimit të shenjtë për Gjoni 7:17 . Veprimtaria vijuese e përsëritjes duhet të përdoret në një mësim që do të jepet në një kohë të mëvonshme.

Shkruajeni referencën e shkrimit të shenjtë dhe frazën kyç të shkrimit të shenjtë në tabelë në tre rreshta, siç shpjegohet te pjesa “Mëso përmendësh dhe shpjego” më herët në mësim. Pasi t’i ftoni nxënësit të thonë çdo frazë, fshijeni një nga rreshtat dhe ftojini nxënësit ta përsëritin çdo frazë. Pas disa herësh, fshijeni një frazë tjetër. Përsëriteni procesin derisa të tre rreshtat të jenë fshirë dhe nxënësit të ndihen rehat për t’i thënë përmendsh të tre rreshtat.