Seminari
Gjoni 7–10


Gjoni 7–10

Vështrim i Përgjithshëm

Ndërkohë që ndodhej në Jerusalem afër kohës së Festës së Tabernakujve, Jezusi u mësoi njerëzve që, nëse donin të dinin nëse doktrina që Ai jepte mësim ishte prej Perëndisë, ata duhet të jetonin sipas saj. Ai ndihmoi një grua të cilën e kishin kapur duke shkelur kurorën. Jezusi dëshmoi se Ai ishte Drita e Botës dhe shëroi një burrë i cili kishte lindur i verbër. Jezusi dha mësim se Ai është Bariu i Mirë.

Përgatituni të Jepni Mësim

Informacioni i mëposhtëm u ofron mësuesve ide mbi atë se për çfarë mund të kenë nevojë të përgatiten paraprakisht për secilin mësim.

Gjoni 7

Qëllimi i mësimit: Ky mësim do t’i ndihmojë nxënësit të zbulojnë atë që mund të bëjnë për të ditur të vërtetën e mësimeve të Atit Qiellor dhe Jezu Krishtit.

  • Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të mendojnë se kush ose çfarë ka pasur ndikim më të madh në formimin e kuptueshmërisë dhe bindjeve të tyre aktuale rreth Jezu Krishtit dhe mësimeve të Tij. Ftojini ata t’i shkruajnë mendimet e tyre në një fletë dhe ta sjellin atë në klasë.

  • Përmbajtja për t’u paraqitur: Pohimi i Presidentes Boni L. Oskarson

  • Materialet për nxënësit: Keni të drejtë hyrjeje te Për Forcën e Rinisë (broshurë, 2011), në format digjital ose të shtypur

  • Sugjerim për mësimdhënien me videokonferencë: Shkrimet e shenjta në tabelë mund të ndahen midis nxënësve në grupet e ndara virtualisht. Secili nxënës mund të përgatitet që të tregojë se çfarë opinionesh lexoi për Jezu Krishtin.

Zotërimi Doktrinor: Gjoni 7:17

Qëllimi i mësimit: Ky mësim do t’i ndihmojë nxënësit të mësojnë përmendsh këtë referencë të zotërimit doktrinor dhe frazën kyç të shkrimit të shenjtë, të shpjegojnë doktrinën dhe të zbatojnë në një situatë nga jeta reale parimet e marrjes së njohurisë shpirtërore.

  • Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të mendojnë rreth urdhërimeve të ndryshme, mësimeve ose doktrinës së Shpëtimtarit, për të cilat adoleshentët duhet të përpiqen të kenë një dëshmi.

  • Sugjerim për mësimdhënien me videokonferencë: Merreni parasysh të paraqitni përmbajtjen te Gjoni 7:17 në programin për telefonat celularë Doctrinal Mastery [Zotërimi Doktrinor]. (Për të hyrë te kjo përmbajtje, klikoni butonin Memorize [Mëso përmendsh] dhe më pas gjeni Gjoni 7:17.) Nxënësit mund ta përdorin programin për të mësuar përmendsh së bashku frazën kyç të shkrimit të shenjtë.

Gjoni 8

Qëllimi i mësimit: Ky mësim do t’i ndihmojë nxënësit të fitojnë ide për karakterin e Jezu Krishtit dhe do t’i ndihmojë ata të ndiejnë fuqinë e mëshirës së Tij.

  • Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të mendojnë për një rast kur ata kanë treguar mëshirë ndaj dikujt ose kur kanë pasur nevojë apo kanë shpresuar për mëshirë.

Gjoni 9

Qëllimi i mësimit: Ky mësim do t’i ndihmojë nxënësit të kuptojnë se si duke qëndruar të vërtetë ndaj njohurive që kanë rreth Shpëtimtarit edhe në fatkeqësi, mund ta forcojë dëshminë e tyre për Të.

  • Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të mendojnë për raste kur, përballë kundërshtimit, ata i kanë qëndruar të vërtetë njohurive dhe bindjeve të tyre për Jezu Krishtin.

Gjoni 10

Qëllimi i mësimit: Ky mësim do t’i ndihmojë nxënësit të ndiejnë besim më të madh te Jezu Krishti si Bariu i tyre dhe ta rritin dëshirën e tyre për të dëgjuar zërin e Tij dhe për ta ndjekur Atë.

  • Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të lexojnë hyrjen te tema “ Bari i Mirë ” tek Udhëzuesi për Shkrimet e Shenjta. Kërkojuni atyre të jenë të përgatitur për t’iu përgjigjur pyetjes “Përse është titulli ‘Bari i Mirë’ një përshkrim i mirë për Jezu Krishtin?”

  • Përmbajtje për t’u paraqitur: Figura e Bariut të Mirë

  • Sugjerim për mësimdhënien me videokonferencë: Përdorni veçorinë e tabelës së bardhë për të krijuar një listë të përditësueshme me ato që nxënësit mësojnë për Krishtin si Bariu i Mirë që mund ta pasurojnë gjatë gjithë mësimit.