Seminari
Përsëritje e Zotërimit Doktrinor 6


Përsëritje e Zotërimit Doktrinor 6

Kupto dhe Shpjego

A group of teenagers sit in a classroom learning together while a young woman reads from the scriptures, the other youth follow along. The teacher can be seen standing to the side.

Një qëllim i zotërimit doktrinor është të ndihmojë t’i kuptosh mësimet e Shpëtimtarit që përmbahen në fragmentet e zotërimit doktrinor dhe të jesh në gjendje t’i shpjegosh me vetë fjalët e tua. Ky mësim do të të japë një mundësi për ta thelluar të kuptuarit tënd dhe për t’i shpjeguar të vërtetat rreth njërit ose më shumë nga fragmentet e shkrimeve të shenjta për zotërimin doktrinor nga Dhiata e Re.

Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të përcaktojnë një aftësi ose strategji për studimin e shkrimeve të shenjta që funksionon mirë për ta, dhe të mendojnë rreth arsyes pse kjo aftësi ose strategji është e dobishme për ta.

Veprimtari të Mundshme të të Mësuarit

Mund të jetë e nevojshme të jepet një mësim për fragmentet e zotërimit doktrinor në vend të këtij mësimi për rishikim. Referojuni udhëzuesit të ritmit mësimor të ofruar nga drejtori apo bashkërenduesi i zonës ose rajonit për t’u siguruar që çdo mësim për fragmentin e zotërimit doktrinor, do të jepet gjatë zhvillimit të seminarit.

Të kuptuarit e shkrimeve të shenjta

Përpara fillimit të diskutimit, merrni parasysh t’i ftoni nxënësit të shpenzojnë një ose dy minuta duke luajtur një lojë të thjeshtë, të tilla si loja tresh ose loja guri, letra dhe gërshëra me personin që është ulur në krah të tyre. Pasi të mbarojë loja, pyetini nxënësit se çfarë strategjish përdorën dhe pse strategjia është e rëndësishme kur luhen lojëra. Pastaj shpjegoni se ka edhe strategji që mund t’i përdorim për të na ndihmuar t’i kuptojmë më mirë shkrimet e shenjta.

Ftojini nxënësit të japin ide nga veprimtaria e sugjeruar për përgatitjen e nxënësve. Merrni parasysh t’i renditni përgjigjet e tyre në tabelë.

  • Cilat janë disa strategji që ke përdorur ose mund t’i përdorje për t’i kuptuar më mirë shkrimet e shenjta?

  • Pse mendon se është e rëndësishme të gjesh kohë për t’i kuptuar më mirë mësimet e Perëndisë që gjenden në shkrimet e shenjta?

Në këtë mësim, do të kesh një mundësi të përdorësh një strategji të thjeshtë për ta thelluar të kuptuarit tënd për një ose më shumë fragmente të zotërimit doktrinor nga Dhiata e Re. Do të kesh mundësi edhe t’u shpjegosh të tjerëve të vërteta nga një fragment që e zgjedh ti.

Në vijim është një listë me fragmentet e zotërimit doktrinor nga gjysma e parë e Dhiatës së Re.

Color Handouts Icon

Paraqiteni fletushkën e mëposhtme që nxënësit të mund t’i referohen gjatë gjithë mësimit.

Referenca e Shkrimit të Shenjtë

Fraza Kyç e Shkrimit të Shenjtë

Lluka 2:10–12

“Sepse sot në qytetin e Davidit lindi për ju një Shpëtimtar, që është Krishti, Zoti.”

Gjoni 3:5

“Kush nuk ka lindur nga uji dhe nga Fryma, nuk mund të hyjë në mbretërinë e Perëndisë.”

Gjoni 3:16

“Sepse Perëndia e deshi aq botën, sa dha Birin e tij të vetëmlindurin.”

Mateu 5:14–16

“Le të shndritë drita juaj para njerëzve.”

Mateu 11:28–30

“Ejani tek unë, o ju të gjithë të munduar dhe të rënduar, dhe unë do t’ju jap çlodhje.”

Mateu 16:15–19

Jezusi tha: “Unë do të të jap çelësat e mbretërisë”.

Gjoni 7:17

“Në qoftë se dikush do të bëjë vullnetin e tij, do ta njohë … doktrinë[n].”

Mateu 22:36–39

“Duaje Zotin, Perëndinë tënde. … Duaje të afërmin tënd.”

Lluka 22:19–20

Jezu Krishti urdhëroi që të merrej sakramenti “në përkujtimin [e Tij]”.

Gjoni 17:3

“Dhe kjo është jeta e përjetshme, të të njohin ty, të vetmin Perëndi të vërtetë, dhe Jezu Krishtin.”

Lluka 24:36–39

“Sepse një frymë nuk ka mish e eshtra, si po shihni se unë kam.”

Thelloje të kuptuarit tënd

Strategjia vijuese mund të të ndihmojë ta thellosh të kuptuarit tënd për një fragment të zotërimit doktrinor.

Revista Për Forcën e Rinisë shpesh përfshin një veprimtari për studimin e shkrimeve të shenjta të quajtur “Rresht pas Rreshti”, në të cilën shpjegohen ose përkufizohen disa fjalë ose fraza kyç nga një fragment i shkrimit të shenjtë.

Krijo faqen tënde “Rresht pas Rreshti” për njërin nga fragmentet e zotërimit doktrinor nga gjysma e parë e Dhiatës së Re. Merr parasysh të përdorësh mjete artistike që të të ndihmojnë ta krijosh këtë faqe në një mënyrë tërheqëse nga ana pamore. Përdor udhëzimet e mëposhtme për të të ndihmuar ta krijosh faqen tënde:

  1. Në një fletë letre bosh, shkruaji fjalët e fragmentit të shkrimit të shenjtë që zgjodhe.

  2. Zgjidh së paku pesë fjalë ose fraza nga ai fragment i shkrimit të shenjtë tek të cilat dëshiron të përqendrohesh.

  3. Gjej përkufizime, shpjegime, shembuj, shkrime të shenjta të lidhura me të ose thënie nga udhëheqësit e Kishës që mund të të ndihmojnë ta thellosh të kuptuarit tënd për fjalët ose frazat që zgjodhe. Renditi këto në letër.

  4. Përfshij së paku një paragraf diku në faqen tënde që shpjegon çfarë të ndihmon të kuptosh ky fragment rreth Jezu Krishtit, Kishës së Tij, ose misionit të Tij për të na shpëtuar.

Nëse e lejon koha, përsërite këtë veprimtari me një fragment tjetër të zotërimit doktrinor nga lista.

Tregoja dikujt krijimin tënd

Ftojini nxënësit t’ia tregojnë krijimet e tyre një partneri ose një grupi të vogël dhe të shpjegojnë atë që mësuan rreth fragmentit ku zgjodhën të përqendroheshin. Nxënësit që janë të gatshëm, mund t’ia tregojnë krijimet e tyre të gjithë klasës.