Seminari
Gjoni 11:1–46, Pjesa 1


Gjoni 11:1–46, Pjesa 1

Jezusi Ngre Llazarin nga Vdekja

Christ at the tomb of Lazarus. He has His hand extended to the entry of the tomb as He commands Lazarus to rise from the dead. Lazarus (in burial robes) is visible standing inside the entry to the tomb. A man is moving the stone door of the tomb away from the tomb entry. Several people (men and women) are watching the miracle in amazement.

Maria dhe Marta i kërkuan Jezusit të vinte dhe ta ndihmonte vëllanë e tyre të sëmurë, Llazarin. Jezusi e vonoi udhëtimin e Tij dhe mbërriti katër ditë pasi Llazari kishte vdekur. Jezusi tregoi dhembshurinë e Tij dhe qau me motrat e tij. Më pas Ai e ngriti Llazarin nga vdekja. Ky mësim mund të të ndihmojë të përcaktosh të vërtetat për Jezu Krishtin dhe parimet që mund të të udhërrëfejnë nëpër sfidat e jetës.

Lejimi i nxënësve që të përcaktojnë një larmi të vërtetash dhe parimesh doktrinore. Të mësuarit se si t’i dalloni doktrinën dhe parimet që gjenden në shkrimet e shenjta kërkon praktikë të kujdesshme. Mësuesit duhet t’i ndihmojnë me zell nxënësit që të fitojnë aftësinë për t’i përcaktuar dhe shprehur me fjalë doktrinën dhe parimet në mënyrë të pavarur.

Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të studiojnë kapitullin te Gjoni 11 dhe të kërkojnë parime që mund t’i ndihmojnë ata të marrin ndihmën e Shpëtimtarit gjatë sprovave të tyre. Ata mund ta bëjnë këtë gjë vetë ose me familjet e tyre. Ftojini ata të vijnë të përgatitur për të treguar atë që gjetën.

Veprimtari të Mundshme të të Mësuarit

Vini re që ky është mësimi i parë nga dy mësimet për kapitullin te Gjoni 11 . Ky mësim i ndihmon nxënësit të dallojnë parimet në kapitull. Mësimi i dytë i lejon nxënësit të japin mësim për njërin prej këtyre parimeve. Jini të ndjeshëm ndaj nxënësve që mund të jenë duke u përballur me sfida të vështira. Nëse është e nevojshme, përshtateni situatën vijuese ose krijoni një situatë tjetër që mund t’u sillte më shumë dobi nxënësve.

Mendo për dikë nga familjarët e tu të afërt. Përfytyro sikur ai ose ajo u sëmur aq rëndë saqë jeta e tij ose e saj ishte në rrezik.

  • Çfarë ndjenjash mund të përjetosh?

  • Çfarë mund të bësh?

  • Çfarë pyetjesh mund të kesh?

Te Gjoni 11 , Maria, Marta dhe Llazari u përballën me këtë rrethanë. Pavarësisht nga përvoja e tyre lidhur me sëmundjen dhe vdekjen, ne mund t’i zbatojmë parimet që mësojmë nga përvoja e tyre në çdo sfidë që mund të përballim.

Afër kreut të fletës tënde shkruaj: “Çfarë duhet të dish kur përballesh me sfida”. Gjatë gjithë mësimit, mendo për sfidat me të cilat po përballesh ose mund të përballesh. Mundohu të përcaktosh të vërtetat rreth Jezu Krishtit dhe ungjillit të Tij që ti e ndjen se mund të të udhërrëfejnë dhe të të japin shpresë gjatë atyre sfidave. Shënoji mendimet e tua në fletën tënde. Mendo me kujdes për mënyrën se si secila nga të vërtetat që ti përcakton mund të të ndihmojë të ndjesh dashuri për Shpëtimtarin dhe prej Tij.

Gjetja e të vërtetave

Përcaktoni se cila prej veprimtarive vijuese do të ishte më e dobishme për nxënësit. Nëse nxënësit janë tashmë të aftë t’i përcaktojnë vetë me lehtësi parimet, merreni parasysh t’i lejoni ata t’i studiojnë dhe përcaktojnë vetë parimet pa i përcaktuar ju për ta. Kujtojuni atyre veprimtarinë e përgatitjes së nxënësve dhe ftojini ata të përdorin idetë e tyre nga ajo veprimtari në pjesën tjetër të mësimit.

Një teknikë për studimin e shkrimeve të shenjta që mund të jetë e dobishme në përcaktimin e parimeve është të ndalosh kur ti vë re hollësi të rëndësishme për të bërë pyetje të thjeshta, siç janë këto:

  • Çfarë mund të dëshirojë Ati Qiellor që unë të mësoj nga këto vargje?

  • Çfarë më mëson ky rrëfim për Jezu Krishtin?

Lexo te Gjoni 11:1–7 dhe bëji vetes pyetjet e mëparshme.

Ftojini nxënësit të tregojnë atë që mësuan. Shkruajini në tabelë parimet që ata japin. Nëse nxënësit e kanë të vështirë t’i përcaktojnë parimet ose nëse kjo do të shtonte ide të dobishme, merreni parasysh t’i shkruani parimet vijuese në tabelë dhe të bëni pyetjet që vijojnë.

Ka parime të ndryshme që mund t’i keni përcaktuar nga këto vargje. Sa vijon janë disa shembuj. Për çdo parim që është marrë si shembull, merr parasysh të shënosh fraza ose hollësi nga vargjet që lexove, të cilat e mbështetin parimin.

Edhe pse Jezu Krishti na do, ne do të përjetojmë sprova.

Edhe kur jemi duke e ndjekur me besnikëri Jezu Krishtin, ne ende do të përjetojmë sprova.

Kur përballemi me sprova, ne mund të kërkojmë ndihmën e Zotit dhe Ai do të përgjigjet në kohën e Tij dhe në mënyrën e Tij.

Merr parasysh t’i shkruash këto parime në fletën tënde.

  • Si të ndihmon njohja e këtyre të vërtetave?

Dy ditë pasi Shpëtimtari dëgjoi për sëmundjen e Llazarit, Ai udhëtoi për në shtëpinë e Llazarit. Kur Ai arriti, Llazari kishte qëndruar në varr për katër ditë (shih Gjoni 11:17).

Plaku Brus R. Mek‑Konki (1915–1985), i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, shpjegoi rëndësinë e katër ditëve.

Head and shoulders portrait of Elder Bruce R. McConkie.

“Kalbja kishte filluar; vdekja ishte përcaktuar prej kohe si një siguri absolute. … Për judenjtë termi i katër ditëve kishte rëndësi të veçantë; ishte bindja e shumënjohur mes tyre se në ditën e katërt shpirti ishte larguar më së fundi dhe në mënyrë të pakthyeshme nga mjedisi pranë trupit.”

(Brus R. Mek-Konki, Doctrinal New Testament Commentary, 3 vëll. [1965–1973], 1:533.)

Vazhdo të praktikosh përcaktimin e parimeve ndërsa lexon te Gjoni 11:18–46 . Ndërprite herë pas here dhe bëji vetes pyetje kur has hollësi të rëndësishme, si për shembull se çfarë bëjnë Maria dhe Marta për të treguar besimin e tyre te Jezu Krishti ose si reagon Shpëtimtari në çdo situatë. Shto në dokumentin tënd parimet që gjen dhe merr parasysh të shënosh hollësi të rëndësishme dhe të bësh shënime të tjera në shkrimet e tua të shenjta.

  • Çfarë mund të dojë Ati Qiellor që ti të mësosh nga kjo histori?

Çfarë të mëson ky rrëfim për Jezu Krishtin?

Ftojini nxënësit të dalin në tabelë dhe të shkruajnë një parim që përcaktuan. Ata mund të përcaktojnë të vërteta si këto:

Merreni parasysh t’u bëni nxënësve disa nga pyetjet vijuese nëse ata kanë nevojë për ndihmë për të përcaktuar të vërteta shtesë.

  • Çfarë bënë Maria dhe Marta për të ushtruar besimin te Jezu Krishti gjatë sprovës së tyre?

  • Çfarë të mëson përgjigjja e Shpëtimtarit ndaj tyre rreth Tij?

  • Cilët elementë të këtij rrëfimi të mësojnë të besosh më shumë te Shpëtimtari?

  • Si të ndihmoi ndalesa gjatë studimit tënd kur gjete hollësi të rëndësishme dhe të bëje pyetje?

Merreni parasysh t’i vendosni nxënësit në dyshe për të interpretuar me role skenarin vijues.

Përfytyro sikur ti të kishe mundësinë për të folur me dikë që po kalon një sprovë të vështirë. Përzgjidh një nga parimet që përcaktove te Gjoni 11:1–46 dhe trego se si ai parim mund t’i ndihmojë ata. Përfshi mendimet e tua mbi atë se çfarë ky parim mund ta ndihmojë këtë person të kuptojë rreth Atit Qiellor dhe Jezu Krishtit dhe dëshirave të Tyre për ne.

Lexo parimet që shkrove në fletën tënde “Çfarë duhet të dish kur përballesh me sfida”. Në fund të fletës, shto përgjigjet e tua për pyetjet vijuese.

  • Te cili parim duhet të përqendrohesh më shumë në jetën tënde tani? Përse?

  • Çfarë mësove për Atin Qiellor dhe Shpëtimtarin që të ndihmon të ndiesh dashuri për Ta dhe prej Tyre?

Merreni parasysh të ftoni disa nxënës t’u përgjigjen pyetjeve të mëparshme. Ndërsa nxënësit i japin ato, kërkoni mënyra për t’i ndihmuar ata të ndiejnë dashurinë e Shpëtimtarit për ta. Merreni parasysh të jepni mendimet dhe dëshminë tuaj për Shpëtimtarin.

  • Çfarë ndihesh i frymëzuar të bësh bazuar tek ajo që mësove dhe ndjeve sot? Si do ta bësh këtë?

Nxitini nxënësit të përdorin teknikën e studimit të shkrimeve të shenjta për të përcaktuar parimet gjatë studimit të tyre vetjak të shkrimeve të shenjta dhe për të ndjekur mbresat që marrin. Merreni parasysh të dëshmoni për rëndësinë e kësaj teknike studimi. Një mënyrë për ta bërë këtë është duke treguar një përvojë vetjake të gjetjes së udhërrëfimit për një sfidë gjatë studimit vetjak të shkrimeve të shenjta.

Komente dhe Informacion për Rrethanat

Përse vuaj kur po mundohem të jem i drejtë?

Plaku Methju S. Holland, i Të Shtatëdhjetëve, dha mësim:

Matthew S. Holland Official Portrait.

“Është Dikush që e kupton përsosurisht atë që po përjetoni, i cili është ‘më i fuqishëm se e gjithë toka’ [1 Nefi 4:1] dhe i cili ‘mund të bëjë jashtë mase më tepër nga sa kërko[ni] ose mendo[ni]’ [Efesianëve 3:20]. Procesi do të shpaloset në mënyrën e Tij dhe në kohën e Tij, por Krishti qëndron gjithmonë gati për të shëruar në çdo grimë, çdo aspekt të agonisë suaj.

Kur e lejoni Atë që ta bëjë këtë, ju do të zbuloni se vuajtja juaj nuk ishte më kot. … E shihni, vetë natyra e Perëndisë dhe qëllimi i ekzistencës tonë tokësore është lumturia, por ne nuk mund të bëhemi qenie të përsosura të lumturisë hyjnore pa përvoja që na vënë në provë, ndonjëherë deri në palcë. Pali thotë se edhe Vetë Shpëtimtari u bë përjetësisht ‘i përsosur [ose i plotë] me anë të vuajtjeve’ [Hebrenjve 2:10]. Ndaj, ruhuni nga pëshpëritjet satanike [të cilat thonë] që nëse do të ishit një person më i mirë, ju do t’u shmangeshit këtyre sprovave.

Ju gjithashtu duhet t’i bëni ballë gënjeshtrës së ngjashme që vuajtjet tuaja sugjerojnë disi se ju jeni jashtë rrethit të të zgjedhurve të Perëndisë, të cilët duket se kalojnë nga një gjendje e bekuar në tjetrën. …

Vëllezër dhe motra, vuajtja në drejtësi ju ndihmon që të kualifikoheni në vend që t’ju veçojë nga të zgjedhurit e Perëndisë.”

(Methju S. Holland, “Dhurata e Mrekullueshme e Birit”, Ensign ose Liahona, nëntor 2020, f. 46–47.)

Veprimtari Plotësuese të të Mësuarit

Përqendrim i ndryshëm i mësimit

Merreni parasysh të përdorni historinë e Marisë, Martës dhe Llazarit për të ilustruar parimin që ne mund ta vendosim mirëbesimin tonë te Perëndia, duke e ditur që mrekullitë e Tij në jetën tonë vijnë sipas vullnetit dhe kohës së Tij. Kjo mund të bëhet duke e krahasuar dhe ballafaquar historinë me historinë e Nefit te 3 Nefi 1:4–20 , duke shfaqur materialin filmik “Trust in the Lord” [“Mirëbesoji Zotit”] (03:30) ose duke lexuar thënien vijuese nga Presidenti Dallin H. Ouks, i Presidencës së Parë.

Matthew S. Holland Official Portrait.

“Parimi i parë i ungjillit është besim në Zotin Jezu Krisht. Besim do të thotë të kesh mirëbesim – mirëbesim në vullnetin e Perëndisë, të kesh besim në mënyrën se si Ai i bën gjërat dhe të besosh në kohën e zgjedhur prej Tij. Ne nuk duhet të përpiqemi që t’ia imponojmë Atij kohën tonë. Ashtu siç tha Plaku Nill A. Maksuell, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve:

‘Ajo që duhet të bëjmë është të kemi aq shumë besim te Perëndia sa të besojmë gjithashtu në kohën e zgjedhur prej Tij. Në qoftë se besojmë me të vërtetë se Ai ka në zemër të mirën tonë, a nuk do të lejojmë që planet e Tij të shpalosen ashtu si Ai e mendon më mirë? E njëjta gjë është e vërtetë edhe për ardhjen e dytë dhe për të gjitha ato çështje ku besimi ynë duhet të përfshijë edhe besimin në kohën e zgjedhur nga Zoti për ne personalisht, jo vetëm në planet dhe qëllimet e Tij të përgjithshme” (Even As I Am [1982], f. 93).

(Dallin H. Ouks, “Koha e Duhur”, Ensign ose Liahona, tetor 2003, f. 12.)

Ndryshoni fillimin e mësimit

Merreni parasysh t’i ftoni nxënësit të përcaktojnë mrekullitë që bëri Jezusi dhe se çfarë treguan këto mrekulli mbi atë që Ai ka fuqi. Disa shembuj mund të përfshijnë fuqinë mbi vdekjen (shih Lluka 7:11–18), fuqinë mbi problemet mendore (shih Lluka 8:27–35) dhe fuqinë për të ndihmuar me jetën e përditshme (shih Mateu 17:24–27 ; Lluka 5:1–6).

Ftojini nxënësit të marrin parasysh diçka për të cilën kanë nevojë për ndihmën e Shpëtimtarit dhe të kërkojnë parime që mund t’i ndihmojnë të dinë si ta marrin ndihmën e Tij.