Seminari
Lluka 15


Lluka 15

Shëmbëlltyrat për Gjërat dhe Djalin e Humbur

A father hugging his prodigal son. altered version

Afër fundit të shërbesës së Shpëtimtarit në vdekshmëri, farisenjtë dhe skribët u ankuan për shoqërimin e Jezusit me tagrambledhësit dhe mëkatarët. Si përgjigje për ankesat e tyre, Jezusi dha mësim shëmbëlltyrat e deles së humbur, të monedhës së humbur dhe të djalit plëngprishës. Ky mësim mund të të ndihmojë të kuptosh dhe ndjesh se sa shumë Ati Qiellor dhe Jezu Krishti të duan dhe të vlerësojnë ty dhe gjithë të tjerët.

Përgatitja e nxënësve: Nxitini nxënësit të studiojnë një ose të gjitha shëmbëlltyrat te Lluka 15 përpara orës mësimore. Ftojini ata të marrin parasysh atë që shëmbëlltyrat japin mësim për dashurinë e Perëndisë.

Veprimtari të Mundshme të të Mësuarit

Çfarë vlere ka?

Merreni parasysh të sillni ushqim dhe para në klasë si një demonstrim pamor për veprimtarinë vijuese. Përdorni çfarëdolloj ushqimi ose paraje që është e përshtatshme ose lehtësisht e arritshme, dhe përshtateni monedhën e renditur me atë që përdoret në vendin tuaj. Për shembull, kjo veprimtari mund të bëhet me një karamele dhe një monedhë 100 lekëshe. Ftojini nxënësit të tregojnë me gishtat e tyre se sa është vlera e artikullit për ta në çdo hap.

Në një shkallë nga 1 në 10, ku 1 është i ulët dhe 10 është i lartë, sa do ta donit çmimin për artikujt vijues?

  • Ëmbëlsira jote e parapëlqyer

  • Ëmbëlsira jote e parapëlqyer po të binte në dysheme

  • Ëmbëlsira jote e parapëlqyer nëse dikush do të shkelte mbi të

  • Një kartëmonedhë 200 lekë

  • Një kartëmonedhë 200 lekë po të binte në dysheme

  • Një kartëmonedhë 200 lekë nëse dikush do të shkelte mbi të

Gjej një çast për të përsiatur për mënyrën se si kjo veprimtari mund të lidhet me vlerën e individëve.

  • Si mund të krahasohet kjo analogji me saktësinë me të cilën e shohim vlerën tonë?

  • Përse mund të ndihemi ndonjëherë të tunduar të mendojmë për veten ose ta trajtojmë atë dhe të tjerët sikur ne ose ata janë me më pak vlerë?

Mund të jetë e dobishme të lexoni thënien e Presidentit Diter F. Uhtdorf që është në dispozicion në pjesën “Veprimtari Plotësuese të të Mësuarit” në fund të këtij mësimi.

Mendo si i trajton ata që mund të duhet të pendohen dhe përmirësohen, përfshirë veten tënde. Ndërsa e studion këtë mësim, kërko të vërteta rreth mënyrës se si ndihet Zoti kundrejt atyre që kanë nevojë të pendohen dhe si i trajton Ai ata.

Te Lluka 15 , Jezusi dha mësim tre shëmbëlltyra. Lexo te Lluka 15:1–2 , duke kërkuar situatën që e shtyu Shpëtimtarin t’i jepte mësim këto shëmbëlltyra. Vër re që tagrambledhësit ishin judenj që mblidhnin taksa për romakët dhe, rrjedhimisht, përgjithësisht urreheshin nga judenjtë e tjerë.

  • Çfarë të mësojnë këto vargje rreth Shpëtimtarit? Në çfarë mënyrash mund të jemi ndonjëherë si farisenjtë?

Jezu Krishti iu përgjigj ankesave të farisenjve dhe skribëve duke iu dhënë mësim për një dele të humbur, një monedhë të humbur dhe një bir të humbur.

Merreni parasysh t’i ftoni nxënësit të përmbledhin atë që dinë për këto shëmbëlltyra dhe mënyrën se si ato e ilustrojnë dashurinë e Atit Qiellor dhe Jezu Krishtit. Përshtatini veprimtaritë e të mësuarit të këtij mësimi me kuptueshmërinë dhe nevojat e nxënësve.

Delja e humbur dhe monedha e humbur

Shepherd carrying the lost lamb. Outtakes include the shepherd holding the sheep, walking with the lamb returning to the other shepherd, as well as some shots with the filming crew.
Woman looking for her lost coin.

Lexo apo shqyrto ose shëmbëlltyrën e deles së humbur ( Lluka 15:4–7 ) ose shëmbëlltyrën e monedhës së humbur ( Lluka 15:8–10), duke kërkuar fjalë ose fraza që tregojnë se si pronari i çdo historie e vlerësonte atë që kishte humbur.

  • Cilat fjalë ose fraza e tregojnë vlerën që pronari vendosi mbi atë që kishte humbur?

  • Në çfarë mënyrash delja ose monedha në këto shëmbëlltyra mund të përfaqësojnë individë?

  • Sipas këtyre vargjeve, si ndihen ata që ndihmojnë për të gjetur të humburit shpirtërisht kur një mëkatar pendohet? Si ndihet Ati Qiellor dhe Jezu Krishti?

  • Çfarë mësimesh mësove për Shpëtimtarin nga këto shëmbëlltyra?

Nëse është e nevojshme, ndihmojini nxënësit të përcaktojnë të vërteta të tilla si: Ati Qiellor dhe Jezu Krishti e dinë vlerën e çdo individi dhe dëshirojnë që t’i mbledhin sërish të gjithë pranë vetes dhe Ati Qiellor gëzohet kur fëmijët e Tij pendohen dhe kthehen tek Ai.

Djali plëngprishës

Shëmbëlltyra e tretë te Lluka 15 njihet zakonisht si shëmbëlltyra e djalit plëngprishës (fjala plëngprishës do të thotë shpërdorues, i shkujdesur ose dorëlëshuar). Megjithatë, kjo shëmbëlltyrë tregon historinë e dy bijve, të cilit kishin që të dy nevojë për ndihmën e babait të tyre. Teksa studion, kërko të vërteta që zbulojnë mënyrën se si ndihet Ati Qiellor kundrejt të gjithë fëmijëve të Tij dhe si i trajton ata që kanë humbur shpirtërisht për çfarëdo arsye.

Për veprimtarinë vijuese, merreni parasysh nëse do të ishte më e dobishme që nxënësit të lexojnë shëmbëlltyrën apo të shohin materialin filmik.

Lexo te Lluka 15:11–32, duke përfytyruar që ati në këtë rrëfim përfaqëson Atin Qiellor. Merr parasysh t’i shenjosh fjalët ose frazat që zbulojnë se si ndihet Ai kundrejt fëmijëve të Tij.

Woman looking for her lost coin.

Nxënësit mund ta studiojnë këtë shëmbëlltyrë në formatin “teatri i lexuesit” me katër pjesë: tregimtari ( vargjet 11, 13–16, 20, 25–28), djali plëngprishës ( vargjet 12, 17–19, 21), babai ( vargjet 22–24, 31–32) dhe djali më i madh ( vargjet 29–30). Merreni parasysh t’i ndërpritni lexuesit shpesh për t’i ndihmuar të kuptojnë dhe shqyrtojnë atë që po thotë dhe mund të mendojë dhe ndiejë çdo personazh.

Pyetjet më poshtë kanë për qëllim t’i ndihmojnë nxënësit të analizojnë shëmbëlltyrën dhe të bëjnë lidhjen e saj me jetën e tyre.

Kujto se si farisenjtë e kritikuan Shpëtimtarin që i pranoi mëkatarët dhe hëngri me ta.

  • Si mendon, çfarë shpresonte Shpëtimtari që farisenjtë të mësonin nga kjo shëmbëlltyrë?

  • Si mendon, çfarë është më e rëndësishme që ti ta kuptosh dhe ta mbash mend në këtë shëmbëlltyrë? Përse?

Një e vërtetë që mësojmë nga kjo shëmbëlltyrë është që Ati Qiellor i vlerëson dhe i do të gjithë fëmijët e Tij dhe po pret krahëhapur që t’i mirëpresë të gjithë ata që do të kthehen tek Ai.

Merreni parasysh të bëni pyetje shtesë, të tilla si: “Çfarë vutë re për mënyrën se si humbi djali plëngprishës?” “Në çfarë mënyrash mund të konsiderohet i humbur edhe djali tjetër?” “Çfarë mund të mësojmë nga kjo shëmbëlltyrë për mënyrën se si Ati Qiellor u përgjigjet atyre që kërkojnë të kthehen tek Ai dhe atyre që janë përpjekur gjithmonë t’i qëndrojnë besnikë Atij? Përse mund të jetë me rëndësi për ju që ta kuptoni këtë gjë për Atin Qiellor?”

  • Si mund të zbatohen shëmbëlltyrat te Lluka 15 për ata që janë të humbur shpirtërisht për shkak të mëkatit si edhe për ata që mund të ndihen ndryshe, të pavlerësuar ose të pavënëre?

Dallimi i vlerës sime si individ

Merr parasysh që, në një faqe në ditarin tënd të studimit, të bësh një vizatim të thjeshtë të një bariu që mban një dele ose një babai që përqafon djalin e tij. Përdore hapësirën rreth këtij vizatimi për të shënuar sa më poshtë:

  • Fjalë ose fraza (duke përfshirë ato nga Lluka 15) që të kujtojnë se sa i dashur je ti dhe gjithë të tjerët për Atin Qiellor, edhe kur ti dhe të tjerët duhet të pendoheni.

  • Mënyrat se si mund t’i trajtosh me dhembshuri ata që duhet të pendohen, përfshirë veten tënde.

Merreni parasysh t’i ftoni nxënësit të tregojnë një pjesë të parapëlqyer të veprimtarisë së tyre të plotësuar.

  • Ndërsa mendon për mënyrën se si e trajton veten dhe personat rreth teje, si dëshiron ta zbatosh atë që mësove sot?

Dëshmoni për mëshirën e Atit Qiellor dhe Jezu Krishtit dhe dëshirën e Tyre që të gjithë të kthehen tek Ata.

Komente dhe Informacion për Rrethanat

Lluka 15:7 . Çfarë nënkuptoi Zoti me anë të shprehjes “nëntëdhjetë e nëntë të drejtët, që nuk kanë nevojë të pendohen”?

Jozef Smithi dha mësim se një mënyrë për të interpretuar shëmbëlltyrën e deles së humbur është të krahasoni nëntëdhjetë e nëntë delet me farisenjtë dhe saducenjtë që nuk mendonin se duhet të vinin te Jezu Krishti dhe të pendoheshin (shih History, 1838–1856 [Manuscript History of the Church], vëllimi D-1, 1459, josephsmithpapers.org).

Përse është kaq e rëndësishme t’i kërkoni, gjeni dhe ushqeni ata që kanë humbur?

Presidenti M. Rasëll Ballard, President veprues i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, dha mësim:

Official portrait of President M. Russell Ballard of the Quorum of the Twelve Apostles, 2004.

“Çdo shpirt është shumë i çmuar për Atin tonë Qiellor. Ne nuk duhet të harrojmë kurrë se nëpërmjet Shlyerjes, Zoti Jezu Krisht pagoi një çmim të madh për shëlbimin e secilit prej nesh. Vuajtja e Tij nuk duhet të jetë e kotë ngaqë ne nuk arrijmë t’i ushqejmë dhe mësojmë ata që po mundohen të jenë aktivë në Kishë.”

(M. Russell Ballard, “Are We Keeping Pace?Ensign, nëntor 1998, f. 8.)

Lluka 15:12–13 . Çfarë nënkuptoi djali kur tha: “Më jep pjesën e pasurisë që më takon”?

Sipas zakoneve të kohës së Shpëtimtarit, një djalë e merrte trashëgiminë e tij vetëm pasi i vdiste i ati. Nëse një djalë e kërkonte trashëgiminë e tij përpara vdekjes së të atit (shih Lluka 15:12–13), kjo do të ishte një fyerje e madhe. Kërkesa e djalit do të ishte parë si një mohim ndaj atit të tij, shtëpisë së tij, edukimit të tij dhe madje e gjithë komunitetit të tij.

(New Testament Student Manual [2018], ChurchofJesusChrist.org)

Çfarë burimesh të tjera mund të më ndihmojnë ta kuptoj dhe të zbatoj shëmbëlltyrën e djalit plëngprishës?

Veprimtari Plotësuese të të Mësuarit

Një thënie shtesë

Pasi të kryeni veprimtarinë në fillim të mësimit, merreni parasysh të tregoni thënien vijuese. Presidenti Diter F. Uhtdorf, asokohe i Presidencës së Parë, tregoi historinë e “një gruaje, që kishte kaluar vite mundimesh dhe hidhërimesh, [e cila] tha mes lotëve të saj: ‘Kam arritur të kuptoj se jam si një kartëmonedhë e vjetër 20-dollarëshe – e zhubrosur, e grisur, e pistë, e shpërdoruar dhe me shenja. Por përsëri jam një kartmonedhë 20-dollarëshe. Unë vlej diçka. Edhe pse mund të mos dukem si shumë dhe edhe pse më kanë dëmtuar e përdorur, përsëri unë vlej plot 20 dollarë.’” Presidenti Uhtdorf theksoi gjithashtu: “Nuk mund të përcaktojmë vlerën e një shpirti tjetër, më shumë sesa mund të matim hapësirën e universit. Çdo person që takojmë është VIP për Atin tonë Qiellor. Pasi ta kemi kuptuar këtë, mund të fillojmë të kuptojmë se si duhet t’i trajtojmë bashkëqeniet tona” (shih Diter F. Uhtdorf, “Ju Jeni Duart e Mia”, Ensign ose Liahona, maj 2010, f. 69).

Delja e humbur dhe monedha e humbur

Pyetini nxënësit nëse kanë humbur ndonjëherë një objekt që ishte me vlerë për ta dhe çfarë bënë për ta gjetur atë. Ftojini ata të mendojnë thellë se çfarë mund të nënkuptojë nëse dikush ka humbur shpirtërisht dhe si mund të duket po të provoni ta gjeni atë. Ndërsa studiojnë shëmbëlltyrat te Lluka 15, nxitini ata të mendojnë për mënyrën se si delja, monedha dhe djali kishin humbur dhe mënyrat e ndryshme që u gjetën. Ftojini nxënësit të mendojnë thellë për përgjegjësinë e tyre për t’i gjetur ata që kanë humbur.