Mateu 21–23; Marku 11; Lluka 19–20; Gjoni 12
Vështrim i Përgjithshëm
Jezusi e bëri hyrjen e Tij ngadhënjimtare në Jerusalem për të nisur javën e fundit të shërbesës së Tij në vdekshmëri. Shpëtimtari e pastroi tempullin dhe i shëroi ata që erdhën tek Ai në tempull. Ai dha mësim dy urdhërimet e mëdha dhe e dënoi hipokrizinë e skribëve dhe të farisenjve.
Përgatituni të Jepni Mësim
Informacioni i mëposhtëm u ofron mësuesve ide mbi ato që mund të nevojitet të përgatitin paraprakisht për çdo mësim.
Mateu 21:1–11; Gjoni 12:27–36
Qëllimi i mësimit: Ky mësim do t’i ndihmojë nxënësit të ndiejnë respekt dhe nderim më të madh për Jezu Krishtin dhe misionin e Tij për të na shpëtuar.
-
Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të vijnë të përgatitur që të tregojnë për një kohë kur atyre u nevojitej ndihma e dikujt për të dalë nga një situatë e vështirë. Për të parë një shembull të kësaj lloj situate, ata mund të shohin “Aty ku Takohen Drejtësia, Dashuria dhe Mëshira”, që gjendet te ChurchofJesusChrist.org, nga kodi kohor 0:00 deri në 5:01.
-
Përmbajtje për t’u paraqitur: Diagrami informativ i përfshirë në këtë mësim; figura të ngjarjeve të fundit në jetën e Shpëtimtarit
-
Sugjerim për mësimdhënie me videokonferencë: Merreni parasysh të përdorni funksionin e shfaqjes së ekranit për të paraqitur diagramin informativ. Nxënësit pastaj mund të përdorin funksionin e bisedës për të treguar pyetje për të cilat duan përgjigje, ose për të treguar se çfarë janë të interesuar të mësojnë më shumë.
Mateu 21:12–16
Qëllimi i mësimit: Ky mësim do t’i ndihmojë nxënësit të ndiejnë një rritje të dëshirës së tyre për ta trajtuar tempullin si një vend të shenjtë dhe për të marrë fuqi shëruese të Shpëtimtarit duke bërë punë në tempull.
-
Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të përsiatin për vizitën e tyre më të fundit në tempull. Nëse nuk kanë qenë asnjëherë në tempull, ftojini ata të përsiatin se si mund të jetë të shkosh në tempull.
-
Përmbajtje për t’u paraqitur: Figura të tempullit, duke përfshirë figura të dhomave të ndryshme brenda tempullit
-
Sugjerim për mësimdhënie me videokonferencë: Merreni parasysh të krijoni një paraqitje që përfshin figura të dhomave të ndryshme në tempull, citatet nga Presidenti Nelson dhe Plaku Renland dhe disa pyetje për diskutim në klasë.
Mateu 22:34–40
Qëllimi i mësimit: Ky mësim mund t’i ndihmojë nxënësit të kuptojnë se si t’i jetojnë dy urdhërimet e mëdha.
-
Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të vijnë të përgatitur që të tregojnë për dikë që njohin, i cili ka treguar se e do me të vërtetë Perëndinë dhe të tjerët.
-
Materiali filmik: “Vorbullat e Erërave Shpirtërore” (15:54; shihni nga kodi kohor 7:40 deri në 9:13), në dispozicion në ChurchofJesusChrist.org
-
Shembuj dhe përvoja personale: Përgatituni të tregoni përvoja vetjake dhe shembuj të tjerë të njerëzve që tregojnë me anë të fjalës dhe veprës se ata e duan Perëndinë dhe të afërmit e tyre.
-
Sugjerim për mësimdhënie me videokonferencë: Merreni parasysh t’i ftoni nxënësit të mendojnë për një person që ka treguar se e do Perëndinë dhe të tjerët. Nëse është e mundur, ftojini nxënësit të diskutojnë me këtë person se si ajo ose ai ka treguar dashuri për Perëndinë dhe të tjerët. Kërkojuni nxënësve të vijnë në mësim të përgatitur për të folur.
Zotërimi Doktrinor: Mateu 22:36–39
Qëllimi i mësimit: Ky mësim do t’ju ndihmojë të ushtroni përdorimin e doktrinës që jepet mësim në këtë fragment, dhe parimet e marrjes së njohurisë shpirtërore për të kuptuar se si t’u bindeni të dyja urdhërimeve për të dashur Perëndinë dhe për të dashur të afërmin tuaj.
-
Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të përsëritin referencat e zotërimit doktrinor dhe frazat kyç të shkrimeve të shenjta në shtëpi duke i kërkuar dikujt që t’i kontrollojë ata, ose duke përdorur programin kompjuterik Doctrinal Mastery [Zotërimi Doktrinor]. Gjithashtu, mund t’i ftoni nxënësit të veprojnë sipas planit të tyre për t’i zbatuar të dyja urdhërimet e mëdha.
-
Sugjerim për mësimdhënie me videokonferencë: Gjatë pjesës së ushtrimit të vënies në zbatim të mësimit, aktivizoni përdorimin e tabelës së bardhë dhe të shfaqjes së ekranit për nxënësit. Vendosini nxënësit në grupe në dhoma të veçanta virtuale dhe caktoni një udhëheqës. Udhëheqësi mund t’ia shfaqë grupit tabelën e tij të bardhë dhe grupi mund të krijojë skenarin dhe t’i shkruajë mendimet e veta në tabelën e bardhë përgjatë mësimit. Çdo udhëheqës grupi mund të tregojë një fotografi ekrani të çastit të rezultateve finale të tabelës së bardhë të grupit të tij dhe të shpjegojë shkurtimisht atë që ka shkruar grupi i tij.
Mateu 23
Qëllimi i mësimit: Ky mësim do t’i ndihmojë nxënësit të shmangin hipokrizinë dhe të jenë ndjekës të përulur të Jezu Krishtit.
-
Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të mendojnë për njerëz që mundohen ta ndjekin Shpëtimtarin me sinqeritet dhe qëllim të dëlirë teksa u shërbejnë të tjerëve.
-
Përmbajtje për t’u paraqitur: Pamja e një burri hebre që mban një filateri
-
Sugjerim për mësimdhënie me videokonferencë: Përdorni funksionin e tabelës së bardhë për të renditur parimet që nxënësit përcaktuan gjatë mësimit. Jepuni kohë nxënësve që të shkruajnë një bisedë për një nga këto parime. Merreni parasysh të luani muzikë në sfond ndërkohë që ata shkruajnë. Pasi të kenë mbaruar, ftojini nxënësit e gatshëm t’ia tregojnë disa nga mendimet e tyre klasës.