Seminari
Mateu 21:1–11; Gjoni 12:27–36


Mateu 21:1–11; Gjoni 12:27–36

Hyrja Ngadhënjimtare e Shpëtimtarit

Jesus Christ’s triumphal entry into Jerusalem. altered version

Shpëtimtari e bëri hyrjen e Tij ngadhënjimtare në Jerusalem, gjatë së cilës njerëzit e përlëvduan dhe e adhuruan Atë me brohoritjet “Hosana” (shih te Mateu 21:9). Më pas Jezusi u dha mësim njerëzve për misionin e Tij për t’i shpëtuar ata. Ky mësim përfshin një vështrim të përgjithshëm të javës së fundit të Jezu Krishtit në vdekshmëri, që mund të të ndihmojë të ndiesh një respekt dhe nderim më të madh për Jezu Krishtin dhe misionin e Tij për të na shpëtuar.

Përdorimi i manualit Eja, Më Ndiq – Për Individët dhe Familjet. Nxënësit mund të kenë pasur mundësi të studiojnë dhe të diskutojnë në shtëpi fragmentet e shkrimeve të shenjta të caktuara për mësimin dhe burime të lidhura me Eja, Më Ndiq përpara se të diskutojnë fragmentet e shkrimeve të shenjta në seminar. Përshtateni mësimin në përputhje me përvojat e mëparshme që nxënësit mund të kenë pasur me përmbajtjen. Kërkoni mundësi për të përmendur përvojat që nxënësit kanë pasur në shtëpi, të cilat mund ta bekojnë orën e mësimit të seminarit.

Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të vijnë të përgatitur të flasin për një rast kur atyre u nevojitej ndihma e dikujt tjetër për të dalë nga një situatë e vështirë. Për të parë një shembull të kësaj lloj situate, ata mund të shohin “Ku Drejtësia, Dashuria e Mëshira Takohen” nga kodi kohor 0:00 deri në 5:01. Ky material filmik tregon bisedën e konferencës së përgjithshme të prillit 2015 të dhënë nga Plaku Xhefri R. Holland, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve dhe është në dispozicion në ChurchofJesusChrist.org.

Veprimtari të Mundshme të të Mësuarit

Nevoja për t’u shpëtuar

Ftojini nxënësit të mendojnë për përgatitjen e tyre për orën mësimore. Ata mund të tregojnë një histori personale për një kohë kur u nevojitej ndihma e dikujt tjetër, ose mund të tregojnë një histori për dikë që njohin.

Mendo për një rast kur ishe në një situatë të vështirë dhe të nevojitej dikush tjetër që të të ndihmonte ose të të shpëtonte.

  • Përse pate nevojë për ndihmë ose shpëtim?

  • Çfarë mund të kishte ndodhur nëse nuk do të kishe marrë ndihmë?

  • Si ndikoi përvoja te ndjenjat e tua kundrejt personit që të ndihmoi apo të shpëtoi?

Të gjithë ne kemi nevojë për fuqinë shpëtuese të Jezu Krishtit. Të gjithë ne bëjmë gabime që nuk mund t’i rregullojmë, përjetojmë humbje që nuk mund t’i rikuperojmë dhe përballemi me dhembje, përndjekje, tragjedi, barra dhe zhgënjime që nuk mund t’i përballojmë vetëm.Mendo për nevojën tënde për Jezu Krishtin. Në ditarin tënd të studimit, shkruaj se për çfarë të nevojitet ndihma e fuqisë shpëtuese të Jezu Krishtit.

Në këtë mësim, kërko frymëzimin e Frymës së Shenjtë për të mësuar më shumë rreth arsyes se përse Shpëtimtari Jezu Krisht mund të na shpëtojë nga të gjitha gabimet, humbjet, dhimbjet dhe situatat që nuk mund t’i rregullojmë.

Hyrja ngadhënjimtare e Jezu Krishtit

Merreni parasysh të paraqitni një imazh të hyrjes ngadhënjimtare të Shpëtimtarit.

Para se të hynte në Jerusalem për herë të fundit, Jezusi u kërkoi dishepujve të Tij t’i sillnin të voglin e një gomarice, i njohur gjithashtu si kërriç. Dishepujt e mbuluan gomaricën dhe kërriçin me rrobat e tyre dhe e ulën Shpëtimtarin mbi kërriç (shih te Mateu 21:1–7; Gjoni 12:14–15).

Lexo te Mateu 21:8–11 dhe te Gjoni 12:12–13, duke kërkuar mënyrat se si njerëzit iu përgjigjën Jezu Krishtit ndërsa Ai hyri në Jerusalem. Ndërsa lexon, përfytyroje veten sikur je i pranishëm.

Shumë njerëz lëshuan brohoritje “Hosana”, e cila është një fjalë hebraike “që do të thotë ‘të lutem na shpëto’ dhe përdoret në përlëvdime dhe përgjërime” (Udhëzuesi për Shkrimet e Shenjta, “Hosana”, scriptures.ChurchofJesusChrist.org).

Plaku Brus R. Mek-Konki (1915–1985), i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, shpjegoi kuptimin e përgjigjes së njerëzve ndaj hyrjes së Shpëtimtarit në Jerusalem:

Head and shoulders portrait of Elder Bruce R. McConkie.

“Vetëm mbretërve dhe fitimtarëve u bëhej një shenjë kaq e jashtëzakonshme respekti si kjo. … Në mes të thirrjeve për lavdi dhe lutjeve për shpëtim e çlirim, ne i shohim dishepujt duke i shtruar rrugën Zotit tonë me degë palme në shenjë fitoreje dhe ngadhënjimi. Kjo skenë e tërë dramatike krijon parapërfytyrim për mbledhjen e ardhshme që pritet kur ‘një turmë [e] madhe’ … do të qëndrojë ‘përpara fronit dhe përpara Qengjit, të veshur me rroba të bardha dhe me palma në duart e tyre’, duke brohoritur me zë të lartë: ‘Shpëtimi është i Perëndisë tonë që është ulur mbi fron dhe i Qengjit’.” ( Zbulesa 7:9–10 .)

(Doctrinal New Testament Commentary [1965], 1:578.)

  • Çfarë mund të kishe thënë, bërë dhe ndier nëse do të kishe qenë i pranishëm gjatë hyrjes ngadhënjimtare të Shpëtimtarit në Jerusalem? Përse?

  • Kur e ke ndier të brohorasësh “Hosana” (duke ofruar përlëvdime dhe mirënjohje të sinqertë) për Jezu Krishtin?

  • Përse mund të bërtasësh “Hosana” për Shpëtimtarin tani? Po në të ardhmen?

Sipas rastit, diskutoni me nxënësit se kur mund të marrin pjesë në një Brohoritje Hosana. Për shembull, ata mund të kenë marrë pjesë në një të tillë si pjesë e dedikimit të një tempulli.

Kur Jezusi hyri në Jerusalem mbi një kërriç, shumë njerëz e kuptuan këtë si një deklaratë publike që Ai nuk ishte vetëm Mesia i premtuar, por edhe Mbreti i premtuar i Izraelit. Shumë e panë këtë si një përmbushje të profecive të shkrimeve të shenjta, si ajo e regjistruar te Zakaria 9:9 .

Shumë njerëz menduan se Mesia do të ishte një drejtues i madh ushtarak që do t’i shpëtonte nga shtypja e romakëve. Ata e keqkuptuan misionin shpëtues të Shpëtimtarit.

  • Ati Qiellor e dërgoi Jezu Krishtin për të na shpëtuar nga çfarë?

Qëllimi dhe misioni i Shpëtimtarit

Pas hyrjes ngadhënjimtare të Shpëtimtarit, “disa Grekë” që kishin ardhur në Jerusalem për të kremtuar Pashkën, kërkuan të takoheshin me Të (shih te Gjoni 12:20–21). Kur Jezusi mësoi për kërkesën e tyre, Ai u dha mësim rreth vuajtjes, vdekjes dhe Ringjalljes së Tij të afërme. Ai shpjegoi se këto ngjarje të fundit në Jerusalem, përfshirë Kryqëzimin e Tij të afërt, ishin i gjithë qëllimi i ardhjes së Tij mbi tokë (shih te Gjoni 12:23–33).

Lexo te Gjoni 12:27–28, 32–33 dhe kërko atë që Jezusi tha se ishte qëllimi dhe misioni i Tij. (Vër re që zëri që foli nga qielli, është zëri i Atit Qiellor që shpreh besim se Jezu Krishti do ta kryente Shlyerjen e Tij.)

  • Çfarë dha mësim Jezusi për qëllimin dhe misionin e Tij?

  • Si mund ta rritë besimi i Atit Qiellor te Jezu Krishti besimin tënd në aftësinë e Shpëtimtarit dhe gatishmërinë për të të shpëtuar?

Një mënyrë për ta përmbledhur atë që Shpëtimtari dha mësim te Gjoni 12:27–28, 32–33 është që Jezu Krishti e kreu Shlyerjen e Tij që të mund të na afrojë të gjithë pranë Tij.

Shpëtimtari dëshmoi për këtë të vërtetë te 3 Nefi 27:13–15 . Lexoje këtë fragment, duke kërkuar atë që këto vargje i shtojnë të kuptuarit tënd për këtë të vërtetë. Mund të duash ta krahasosh ose ta lidhësh këtë fragment me referencën Gjoni 12:32 .

Një vështrim i përgjithshëm i ngjarjeve të javës së fundit të Shpëtimtarit

Disa ngjarje në javën e fundit të jetës në vdekshmëri të Shpëtimtarit ishin thelbësore për misionin dhe qëllimin e Tij për të na shpëtuar duke na afruar pranë Tij.

Grafiku vijues me informacione mund të të ndihmojë t’i kuptosh më mirë këto ngjarje.

New Testament Seminary Teacher Manaul - 2023

Color Handouts Icon

Jepuni nxënësve një kopje të grafikut me informacione ose paraqiteni atë tani.

Në varësi të nevojave të nxënësve, mund të jetë e dobishme të përdorni disa nga idetë që gjenden në pjesën “Veprimtari Plotësuese të të Mësuarit” të këtij mësimi krahas grafikut me informacione ose në vend të tij.

Vështro përgjatë grafikut me informacione Lexoji disa nga fragmentet e shkrimeve të shenjta për të marrë më tepër njohuri për ngjarjet e përshkruara. Mendo se si ngjarjet kontribuuan në misionin shpëtues të Jezu Krishtit dhe përsiat se si Ai mund të të ndihmojë dhe të të shpëtojë për shkak të asaj që Ai dha mësim dhe bëri gjatë kësaj jave.

Në ditarin tënd të studimit shkruaji pyetjet që ke për këto ngjarje dhe mbaj shënim se për cilat ngjarje dëshiron të mësosh më shumë dhe përse.

  • Çfarë pyetjesh ke për ndonjërën nga këto ngjarje?

  • Për cilën dëshiron të mësosh më shumë? Përse?

  • Si mendon, si mund të të ndihmojë të mësuarit më shumë për këto ngjarje që ta kuptosh më mirë aftësinë dhe dëshirën e Jezu Krishtit për të na shpëtuar?

Ftojini nxënësit të tregojnë përgjigjet e tyre për pyetjet e mëparshme. Shkruajini komentet që ata tregojnë dhe kërkoni mënyra për t’i përdorur këto komente për të udhëzuar klasën në mësimet e ardhshme.

Komente dhe Informacion për Rrethanat

Çfarë kuptimi kishte hyrja ngadhënjimtare për judenjtë dhe çfarë kuptimi mund të ketë për ne?

Hyrja ngadhënjimtare e Shpëtimtarit në Jerusalem gjatë kremtimit të Festës së Pashkës, përmbushi drejtpërdrejt profecinë e regjistruar te Zakaria 9:9–10 dhe shpalli publikisht që Jezusi ishte Mesia i premtuar dhe Mbreti i Izraelit. Në kohët e lashta, gomari ishte simbol i prejardhjes nga familje mbretërore judease. Gjatë kohës së monarkisë në Izraelin e lashtë, pasi Mbreti Saul u ul në fron, judenjtë kryenin rituale të përvitshme të uljes sërish në fron që tregonin një mbret që hynte në Jerusalem hipur mbi një gomar. Kalorësi i afrohej Jerusalemit nga lindja e qytetit dhe vinte në tempull. Këto rituale parashikuan kohën kur Mesia do të vinte te populli i Tij në të njëjtën mënyrë. Prandaj, në një kohë kur Jerusalemi ishte i mbushur me judenj që festonin Pashkën, Jezusi hyri në Jerusalem në një mënyrë të atillë që tregoi se Ai ishte Mesia, Mbreti i Izraelit. Të udhëtuarit mbi gomar tregoi gjithashtu se Jezusi erdhi si një Shpëtimtar paqësor dhe “i përulur”, jo si një pushtues mbi një kalë lufte (shihni te Zakaria 9:9–10).

Në Ardhjen e Dytë, Jezusi do të kthehet në tokë me lavdi dhe fuqi të madhe. Si simbol i lavdisë së Tij, Ai do të vijë mbi një “kalë të bardhë” dhe jo mbi gomarin mbi të cilin kishte udhëtuar për të hyrë në Jerusalem (shihni te Zbulesa 19:11–16). Ai erdhi gjithashtu për të mbretëruar si “Mbret i mbretërve dhe Zot i zotërve” ( Zbulesa 17:14 ; shihni gjithashtu te Zbulesa 19:16).

Çfarë mund të mësojmë nga përdorimi i gjetheve të palmave në hyrjen ngadhënjimtare?

Plaku Gerit W. Gong, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, dha mësim:

Official Portrait of Gerrit W. Gong. Photographed in 2018.

“Sipas traditës, palmat janë një simbol i shenjtë për të shprehur gëzimin në Zotin tonë, ashtu si në Hyrjen Ngadhënjimtare të Krishtit në Jerusalem ku ‘një turmë e madhe … mori degë palmash dhe i doli para’ [ Gjoni 12:12–13 ; shihni gjithashtu te Mateu 21:8–9 ; Marku 11:8–10 ]. … Te Libri i Zbulesës, ata që i japin lavdërime Perëndisë dhe Qengjit, e bëjnë këtë ‘të veshur me rroba të bardha dhe me palma në duart e tyre’ [ Zbulesa 7:9 ]. Bashkë me ‘rrobën e drejtësisë’ dhe ‘kurora[t e] lavdi[së]’ palmat përfshihen në lutjen e përkushtimit të Tempullit të Kirtlandit [shihni te Doktrina e Besëlidhje 109:76 ]. …”

(Gerit W. Gong, “Hosana dhe Aleluja – Jezu Krishti i Gjallë: Zemra e Rivendosjes dhe e Pashkës”, Ensign ose Liahona, maj 2020, f. 53.)

Veprimtari Plotësuese të të Mësuarit

Shihni një ose disa prej materialeve filmike vijuese që përshkruajnë disa nga ngjarjet e fundit në jetën në vdekshmëri të Shpëtimtarit:

“To This End Was I Born” [“Për Këtë Qëllim Unë Linda”] (nga kodi kohor 2:13 deri në 4:29)

Udhëtim virtual në Jerusalem

Universiteti “Brigam Jang” ka krijuar një program kompjuterik që u mundëson njerëzve të bëjnë udhëtime virtuale në qytetin e Jerusalemit dhe të shohin vendet siç ato mund të jenë shfaqur në kohën e Shpëtimtarit. Merreni parasysh t’i lejoni nxënësit të shkarkojnë programin kompjuterik dhe ta përdorin atë në vend të grafikut me informacione në këtë mësim. Ky program kompjuterik mund të përdoret gjithashtu në mësime të tjera për t’i ndihmuar nxënësit të përfytyrojnë ngjarje në Jerusalemin e lashtë dhe për t’i kuptuar më mirë ato. Udhëzimet për shkarkimin e programit kompjuterik mund të gjenden në adresën https://virtualscriptures.org/virtual-new-testament/.

Veprimtari me figura

Paraqitini figurat vijuese sipas rendit kronologjik dhe ftojini nxënësit të përdorin shkrimet e shenjta dhe grafikun me informacione për t’i ndihmuar të renditin figurat sipas rendit kronologjik. Më pas ftojini nxënësit t’u përgjigjen tri pyetjeve të fundit në mësim.

Jesus is riding a colt into Jerusalem through a great multitude of people holding tree branches. Outtakes include Jesus barely seen in a throng of people, images of the crowd, some small children, and Jesus walking through the crowd.
Jesus turning over a table of a money changer in the temple. Outtakes include images of Christ alone and with the crowd of merchants and buyers fleeing, people buying goods, and people looking.
Jesus giving the sop to Judas Iscariot. Outtakes include just Jesus, all the disciples seated, Jesus passing the cup of wine, Jesus holding the bread, a servant woman bring a jar, Judas Iscariot eating the sop, Jesus taking a piece of bread wrapped in cloth, and Jesus raising a glass of wine.
Christ kneeling in Gethsemane. Outtakes include the back of the savior shown kneeling in the tall grass, close-up of his face looking afraid, in a distance with blood on his face and hands near a river, an angel comforting him, profile portrait, and a glowing angel coming toward Christ who is huddled on the ground.
Jesus is on the cross between two malefactors, there is a crowd below that are watching. Outtakes include a sponge on a stick lifted up to Jesus by a Roman soldier, different views of the three me on the crosses, soldiers gambling and parting his clothes, Jesus walking wearing crown of thorns and covered in blood, and Caiaphas.
Mary Magdalene encountering the resurrected Christ.