Seminari
Mateu 21:12–16


Mateu 21:12–16

Jezusi Pastron Tempullin

Jesus turning over a table of a money changer in the temple. Outtakes include images of Christ alone and with the crowd of merchants and buyers fleeing, people buying goods, and people looking.

Ndërkohë që ishte në Jerusalem gjatë javës së fundit të jetës së Tij, Jezusi pastroi tempullin për herë të dytë dhe shëroi ata që erdhën tek Ai. Ky mësim do të të ndihmojë të ndiesh një rritje të dëshirës për ta trajtuar tempullin si një vend të shenjtë ku ti mund të ndiesh dashurinë e Shpëtimtarit dhe të forcosh besimin tënd tek Ai.

Të ndihmuarit e nxënësve që të përmbushin rolin e tyre. Ndërsa përgatitni çdo mësim, qëndroni të përqendruar në rolin e nxënësve tuaj në të mësuarit e tyre. Në vend që të bëni vetëm pyetjen: “Çfarë do të bëj sot në mësim?”, ose “Çfarë do t’u mësoj nxënësve të mi?”, ju mund të bëni pyetje si “Çfarë mund të bëjnë nxënësit për t’u afruar më shumë me Shpëtimtarin?” dhe “Çfarë do të bëjnë nxënësit në mësim sot që të ftojnë Frymën e Shenjtë për t’u dhënë mësim atyre?”.

Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të përsiatin për vizitën e tyre më të fundit në tempull. Nëse nuk kanë qenë asnjëherë në tempull, ftojini ata të përsiatin se si mund të jetë të shkosh në tempull.

Veprimtari të Mundshme të të Mësuarit

Jezusi pastron tempullin

Gjatë takimit shpirtëror, merreni parasysh të këndoni një këngë për tempullin, siç është “Tempullin Shum’ Dua t’Shoh” (Libri i Këngëve të Fëmijëve, f. 99). Merreni parasysh të paraqitni një pamje të tempullit në zonën tuaj dhe t’i ftoni nxënësit të shprehin ndjenjat e tyre për tempullin. Figurat e tempullit mund të gjenden nëtemples.ChurchofJesusChrist.org.

Jezusi shkoi në Jerusalem për të kremtuar Pashkën dhe vizitoi tempullin. Adhuruesit që vinin në Jerusalem, kishin nevojë të shkëmbenin paratë e tyre me monedha që mund të përdoreshin për të blerë kafshë për sakrificat që do të bëheshin në emër të tyre nga priftërinjtë. Ndonëse kjo sipërmarrje ishte e nevojshme dhe i shërbente një qëllimi të mirë, bërja e saj në tempull tregonte mungesë respekti dhe nderimi. Jezusi reagoi ndaj asaj që vëzhgoi në tempull, në dy raste të ndryshme: një herë afër fillimit të shërbimit të Tij (shih Gjoni 2:13–16) dhe një herë gjatë javës së fundit të jetës së Tij (shih Mateu 21:12–13).

Lexo një ose të dy fragmentet vijuese të shkrimeve të shenjta për mënyrën se si Shpëtimtari u përgjigj ndaj asaj që Ai pa në tempull. Ti mund të duash gjithashtu të shohësh materialin filmik “Jesus Cleanses the Temple” [“Jezusi Pastron Tempullin”] (1:54), që gjendet në ChurchofJesusChrist.org. Ky material filmik paraqet rrëfimin te Gjoni 2.

Cordoba Argentina Temple celestial room
  • Çfarë mësove nga leximi i këtyre dy rrëfimeve për mënyrën se si Shpëtimtari ndihet për tempullin?

  • Si mendon, përse u përgjigj Shpëtimtari në mënyrën se si u përgjigj ndaj asaj që po ndodhte në tempull?

  • Çfarë të vërtetash mësove nga fjalët dhe veprimet e Shpëtimtarit në tempull?

Ftojini nxënësit që të shkruajnë në tabelë një të vërtetë që përcaktuan. Ata mund të kenë përcaktuar një të vërtetë të ngjashme me këtë në vijim: Tempulli është një shtëpi e Perëndisë dhe një vend i shenjtë.

Presidenti Rasëll M. Nelson dha mësim për natyrën e shenjtë të shtëpisë së Zotit:

Official portrait of President Russell M. Nelson taken January 2018

“Tempulli është shtëpia e Zotit. Baza e çdo ordinance dhe besëlidhjeje të tempullit – qëllimi kryesor i planit të shpëtimit – është Shlyerja e Jezu Krishtit. Çdo veprimtari, çdo mësim, gjithçka që bëjmë në Kishë, të drejtojnë te Zoti dhe shtëpia e Tij e shenjtë …

… Shëlbuesi ynë kërkon që tempulli i Tij të jetë i mbrojtur nga përdhosja. Asgjë e papastër nuk mund të hyjë në shtëpinë e Tij të shenjtëruar. Megjithatë, kushdo që përgatitet mirë, është i mirëpritur.”

(Russell M. Nelson, “Personal Preparation for Temple Blessings”, Ensign, maj 2001, f. 32–33)

  • Si na ndihmon pohimi i Presidentit Nelson që ta kuptojmë më mirë qëndrimin e Shpëtimtarit ndaj tempullit?

  • Përse mendon se Zoti na kërkon të hyjmë denjësisht në tempullin e Tij?

Tregoni një përvojë vetjake për natyrën e shenjtë të tempullit. Ftojini disa nxënës të tregojnë përvojat e tyre. Kujtojuni nxënësve që të mos tregojnë përvoja që janë tepër të shenjta apo vetjake.

Merre parasysh thënien vijuese nga Plaku Dejvid A. Bednar, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, dhe përsiat për atë që Zoti do që ti të bësh. Mund të duash të shohësh materialin filmik “Premtimet e Çmueshme dhe Shumë të Mëdha”, që gjendet në ChurchofJesusChrist.org [https://www.churchofjesuschrist.org/study/general-conference/2017/10/exceeding-great-and-precious-promises?lang=alb], nga kodi kohor 10:08 deri në 11:17, ose të lexosh citatin vijues.

2:3
Elder David A. Bednar, Quorum of the Twelve Apostles official portrait. 2020.

“Tempujt janë vendi më i shenjtë nga të gjitha vendet e adhurimit. Një tempull është vërtet shtëpia e Zotit, një hapësirë e shenjtë, e veçuar posaçërisht për adhurimin e Perëndisë dhe për marrjen e kujtimin e premtimeve të Tij të çmueshme e të mëdha.

… Përqendrimi themelor i adhurimit në tempull është pjesëmarrja në ordinanca dhe të mësuarit rreth besëlidhjeve, marrja dhe kujtimi i atyre besëlidhjeve. Në tempull mendojmë, veprojmë dhe vishemi ndryshe nga hapësirat e tjera që mund të frekuentojmë.

Një qëllim themelor i Shabatit është që ta ngremë largpamësinë tonë nga gjërat e botës drejt bekimeve të përjetësisë.”

(Dejvid A. Bednar, “Premtimet e Çmueshme dhe Shumë të Mëdha”, Ensign ose Liahona, nëntor 2017, f. 92.)

Merreni parasysh t’i ftoni nxënësit të mendojnë për përgjigjet e tyre për pyetjen vijuese dhe madje t’i shënojnë disa nga mendimet e tyre në ditarët e tyre të studimit.

  • Çfarë ndien se Zoti do që të dish, të ndiesh, apo të bësh për shkak të asaj që ke mësuar në këtë mësim për natyrën e shenjtë të tempullit?

Jezusi shëron të verbrit dhe të çalët

Lexo te Mateu 21:14 , duke kërkuar atë që bëri Shpëtimtari në tempull pasi e pastroi tempullin për herë të dytë. Fjalët “të çalë” u referohen individëve të cilët ishin të gjymtuar ose kishin një lloj forme të dëmtimit në të ecur.

Vër re që Shpëtimtari shëroi fizikisht disa nga ndjekësit e Tij besnikë pranë tempullit.

  • Çfarë lloje të tjerash shërimi mund të përjetojmë duke ushtruar besimin tek Ai ose duke bërë punë në tempull?

Plaku Dejll G. Renland, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, shpjegoi shërimin që mund të marrim ndërsa marrim pjesë në punët e tempullit dhe në historinë familjare. Shih materialin filmik vijues, që gjendet në ChurchofJesusChrist.org [https://www.churchofjesuschrist.org/study/general-conference/2018/04/family-history-and-temple-work-sealing-and-healing?lang=alb], nga kodi kohor 3:49 deri në 4:09, ose lexo citatin vijues.

2:3
Official portrait of Elder Dale G. Renlund of the Quorum of the Twelve Apostles, January 2016.

“Teksa marrim pjesë në historinë familjare dhe punën në tempull sot, ne gjithashtu kualifikohemi për bekimet ‘shëruese’ të premtuara nga profetët dhe apostujt. Këto bekime janë gjithashtu mahnitëse dhe befasuese për shkak të qëllimit, veçantisë dhe rrjedhojës së tyre në vdekshmëri.”

(Dejll G. Renland, “Historia Familjare dhe Puna në Tempull: Vulosja dhe Shërimi”, Ensign ose Liahona, maj 2018, f. 47)

Merreni parasysh të tregoni një histori personale që lidhet me gjetjen e shërimit në tempull.

  • Si mendon se mund të na ndihmojë adhurimi në tempull të shërohemi nga plagët shpirtërore dhe emocionale?

Komente dhe Informacion për Rrethanat

Mateu 21:13. Përse Jezusi tha se njerëzit e kishin kthyer tempullin në “shpellë kusarësh”?

Shprehja “një shpellë kusarësh” sugjeron se këmbyesit e parave dhe tregtarët ishin më të interesuar në marrjen e një fitimi financiar sesa në adhurimin e Perëndisë dhe të ndihmuarit e të tjerëve për ta bërë atë.

A ishte Jezusi i inatosur kur pastroi tempullin?

Presidenti Gordon B. Hinkli (1910–2008) dha mësim për Shpëtimtarin që pastron tempullin.

2:3
Frontal half-length portrait of President Gordon B. Hinckley. President Hinckley’s hands are resting on the back of a chair. The image is the official Church portrait of President Hinckley as of 1995. This was President Hinckley’s last official portrait. President Hinckley died 27 January 2008.

“Zemërimi mund të justifikohet në disa rrethana. Shkrimet e shenjta na tregojnë se Jezusi i përzuri këmbyesit e parave nga tempulli duke u thënë: ‘“Shtëpia ime do të quhet shtëpi lutje”, por ju e keni kthyer në një shpellë kusarësh’ ( Mateu 21:13). Por edhe kjo u shpreh më shumë si një qortim sesa si një shpërthim i një zemërimi të pakontrolluar.”

(Gordon B. Hinkli, “Të Ngadaltë në Zemërim”, Ensign ose Liahona, nëntor 2007, f. 66)

Veprimtari Plotësuese të të Mësuarit

Vizitë virtuale në tempull

2:3

Shërim nëpërmjet punës në tempull dhe historisë familjare

2:3

Pastrimi i tempujve tanë

Apostulli Pal i krahason trupat tanë fizikë me “tempullin e Frymës së Shenjtë” (shih 1 Korintasve 6:19). Nxënësit mund të marrin parasysh mënyrën se si ata i pastrojnë tempujt e tyre, domethënë trupat e tyre, me të njëjtin nderim dhe ngutje që Jezusi kishte ndërsa Ai pastroi tempullin në Jerusalem. Nxënësit mund të rishikojnë broshurën Për Forcën e Rinisë dhe të marrin parasysh atë që mund t’iu duhet të heqin nga jeta e tyre për të qenë më të shenjtë dhe për të shijuar shoqërimin e vazhdueshëm të Frymës së Shenjtë. Nxënësit mund të nxiten gjithashtu të caktojnë një synim shpirtëror si pjesë e programit për fëmijë dhe të rinj që do t’i ndihmojë ata të “përlëvdojnë Perëndinë në trupin [e tyre]” ( 1 Korintasve 6:20)

.