Seminari
Mateu 22:34–40


Mateu 22:34–40

Dy Urdhërimet e Mëdha

Jesus is shown with a group of people speaking to a scribe about the two great commandments. Outtakes: include close ups of people in the crowd. (Scene filmed at ext. the temple court of the Women)

Duke u munduar të vinte në provë Shpëtimtarin, një nga farisenjtë e pyeti se cili urdhërim në ligj ishte më i madhi. Si përgjigje, Shpëtimtari dha mësim se urdhërimi i parë është të duam Perëndinë me gjithë zemrën, shpirtin dhe mendjen tonë dhe urdhërimi i dytë është të duam të afërmin tonë si vetveten. Ky mësim mund të të ndihmojë të kuptosh se si t’i jetosh këto dy urdhërime të mëdha.

Të ndihmuarit e nxënësve që ta ndiejnë të vërtetën dhe rëndësinë e doktrinës dhe të parimeve. Nxënësit ka më shumë të ngjarë t’i zbatojnë të vërtetat në këto shkrime të shenjta kur e ndiejnë rëndësinë e tyre dhe ndiejnë një farë ngutjeje për t’i ndërthurur ato në jetën e tyre. Një mënyrë për t’i ndihmuar nxënësit ta bëjnë këtë, është t’i nxitni ata të mendojnë se si të vërtetat janë të përshtatshme në jetët e tyre dhe të tregojnë përvoja vetjake që lidhen me këto të vërteta.

Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të vijnë të përgatitur që të tregojnë për dikë që njohin, i cili ka treguar se e do me të vërtetë Perëndinë dhe të tjerët.

Veprimtari të Mundshme të të Mësuarit

Dy urdhërimet e mëdha

Merreni parasysh të përdorni skenarin vijues për të nisur mësimin ose t’i ftoni nxënësit të tregojnë shembuj të njerëzve si Krishti që ata njohin dhe t’i ndihmoni të shohin se si dy urdhërimet e mëdha mund të na ndihmojnë të bëhemi më të ngjashëm me Shpëtimtarin.

Përfytyro sikur po flet me një mik për besimet e tua fetare. Teksa diskuton rëndësinë e urdhërimeve të Perëndisë, miku yt të pyet për urdhërime specifike që Kisha jote jep mësim.

Gjej një çast dhe rendit sa më shumë urdhërime dhe standarde të Perëndisë që të vijnë në mendje.

Pasi të tregosh listën tënde të urdhërimeve të Perëndisë, miku yt të pyet se cilat urdhërime janë më të rëndësishme.

Rishikoje listën tënde dhe mendo se si mund t’i përgjigjesh pyetjes së tij.

Ndërkohë që Jezusi jepte mësim ndër njerëz, shumë nga farisenjtë i bënë pyetje Atij, duke kërkuar që ta poshtëronin para njerëzve. Lexo te Mateu 22:36–40 , duke kërkuar një pyetje që iu bë Shpëtimtarit dhe se si Ai u përgjigj.

  • Çfarë mendimesh ose ndjenjash ke për mënyrën se si u përgjigj Shpëtimtari?

Shpëtimtari shpjegoi se urdhërimi i parë i madh është të duam Perëndinë me gjithë zemrën, shpirtin dhe mendjen tonë. Urdhërimi i dytë i madh është të duam të afërmin tonë si vetveten. Këto dy urdhërime janë nga Ligji i Përtërirë 6:5 dhe Levitiku 19:18 . “Ligji” i përmendur te Mateu 22:36 është ligji i Moisiut.

Mendoni për nevojat e nxënësve dhe diskutojini disa ose të gjitha pyetjet vijuese në materialin vijues. Merreni parasysh se cila metodë do t’i ndihmonte nxënësit t’u përgjigjen pyetjeve. Për shembull, disa mund të diskutohen si klasë, në grupe të vogla, apo individualisht në ditarin e studimit.

  • Çfarë do të thotë ta duash Perëndinë me gjithë zemrën, shpirtin dhe mendjen tënde? (Nëse dëshiron t’i kuptosh më mirë këto fjalë, merre parasysh të shikosh kuptimet e tyre duke përdorur ndihmesat për studimin siç është Udhëzuesi për Shkrimet e Shenjta.)

  • Cilët janë disa nga shembujt nga jeta e Krishtit kur Ai tregoi se e donte Perëndinë në këtë mënyrë?

  • Si mendon, çfarë do të thotë të duash të afërmin si vetveten?

  • Si mund të na ndihmojë bindja ndaj këtyre dy urdhërimeve të mëdha të bëhemi më të ngjashëm me Jezu Krishtin?

Vër re që te Mateu 22:40 , Jezusi dha mësim që të gjitha urdhërimet e Perëndisë janë hartuar për t’i ndihmuar njerëzit të tregojnë dashurinë e tyre për Perëndinë dhe për të afërmin e tyre.

  • Si na ndihmon bindja ndaj këtyre dy urdhërimeve të mëdha që t’u bindemi të gjitha urdhërimeve të tjera?

Presidenti Rasëll M. Nelson shpjegoi se si dashuria jonë për Perëndinë është e lidhur me dashurinë tonë për të tjerët.

Official portrait of President Russell M. Nelson taken January 2018

“Kur e duam Perëndinë me gjithë zemrën tonë, Ai i kthen zemrat tona drejt mirëqenies së të tjerëve në një cikël të bukur, të virtytshëm.”

(Rasëll M. Nelson, “Urdhërimi i Dytë i Madh”, Ensign ose Liahona, nëntor 2019, f. 97)

  • Përse mund t’i kthejë zemrat tona drejt të tjerëve dashuria jonë për Perëndinë?

Përdoreni këshillën mësimore dhe përgatitjen e nxënësve për këtë mësim duke i nxitur nxënësit të tregojnë shembuj të njerëzve që e duan Perëndinë dhe të tjerët. Kjo gjë mund t’i ndihmojë nxënësit të ndiejnë të vërtetën dhe rëndësinë e këtyre urdhërimeve dhe të përcaktojnë mënyra si t’i zbatojnë ato. Dëgjojini me kujdes përgjigjet e tyre dhe falënderojini nxënësit që folën.

  • Cilin njeh ti që është një shembull i mirë i zbatimit të dy urdhërimeve të mëdha?

  • Cilat janë mënyrat se si ata e tregojnë këtë dashuri? Si mund ta ndjekësh shembullin e tyre duke treguar dashuri ndaj të tjerëve në mënyra të thjeshta të përditshme?

Në ditarin tënd të studimit shkruaj atë që di për Atin Qiellor dhe Jezu Krishtin që të jep shtysë të zbatosh dy urdhërimet e mëdha. Mund të jetë e dobishme të mendosh veçanërisht për përvojat kur e ke ndier dashurinë e Tyre për ty.

Ftojini nxënësit e gatshëm ta tregojnë shkurtimisht një pjesë të asaj që shkruan.

Dashuria e Perëndisë duhet të jetë përparësia jonë e parë

Ndërkohë që është e rëndësishme t’u bindemi të dyja urdhërimeve të mëdha, Presidenti Dallin H. Ouks dha një porosi:

Official Portrait of President Dallin H. Oaks taken March 2018.

“Por zelli ynë për ta zbatuar këtë urdhërim të dytë nuk duhet të shkaktojë që ne të harrojmë të parin, ta duam Perëndinë me gjithë zemrën, shpirtin dhe mendjen tonë. Ne e tregojmë atë dashuri kur i ‘zbato[jmë] urdhërimet e [Tij]’ [ Gjoni 14:15 ].”

(Dallin H. Ouks, “Dy Urdhërimet e Mëdha”, Ensign ose Liahona, nëntor 2019, f. 73–74)

  • Përse mund të jetë i rëndësishëm rendi i këtyre urdhërimeve?

  • Çfarë problemesh mund të vijnë nëse ne i japim përparësi dashurisë për të afërmin më shumë se dashurisë për Perëndinë?

  • Me çfarë situatash apo rrethanash mund të përballesh në të cilat duhet të jesh i sigurt që ta bësh dashurinë për Perëndinë një përparësi?

Nëse nxënësve u duhet një shembull i mënyrës se si dikush e bëri dashurinë ndaj Perëndisë një përparësi, merreni parasysh të shihni “Vorbullat e Erërave Shpirtërore” nga kodi kohor 7:40 deri në 9:13. Ky material filmik mund të gjendet te ChurchofJesusChrist.org.

Bëj një plan

Mendo për mundësitë që ke pasur kohët e fundit për t’iu bindur dy urdhërimeve të mëdha. Në një shkallë nga një në pesë, vlerësoje veten se sa mirë po i bindesh secilit nga këto urdhërime, ku një është “shumë mirë” dhe pesë është “jo mirë”.

Krijo një plan në ditarin e studimit për t’iu bindur këtyre dy urdhërimeve të mëdha më plotësisht.

  • Rendit veprime specifike që mund të ndërmarrësh për t’i jetuar më mirë këto dy urdhërime të mëdha. Dëgjo me kujdes për mbresa nga Fryma e Shenjtë dhe zgjidh njërën që do të ndjekësh.

  • Shkruaj se si do ta ndjekësh në vijim atë veprim. Merre parasysh t’ua tregosh planin tënd prindërve të tu ose një miku të besuar dhe t’i ftosh ata të të ndihmojnë. Prano që Perëndia do të të ndihmojë ndërsa ti bën gjithçka që mundesh (shih Doktrina e Besëlidhje 123:17).

Nxitini nxënësit të ndjekin në vijim planet e tyre dhe informojini se në një mësim vlerësues në të ardhmen (“Vlerësoni të Mësuarit Tuaj 5”) ata mund të kenë një mundësi ta ndjekin në vijim këtë plan. Shprehni besim tek ta dhe sigurojini që Zoti do t’i ndihmojë në përpjekjet e tyre.

Komente dhe Informacion për Rrethanat

Si mund të mësoj ta dua veten time?

Në bisedën e tij “Kjo Është Koha Jonë!” Plaku S. Giford Nilsen, i Të Shtatëdhjetëve, flet për rëndësinë që ka dashuria për vetveten (Liahona, maj 2021, f. 64–67). Mund të shihni materialin filmik që gjendet në ChurchofJesusChrist.org [https://www.churchofjesuschrist.org/study/general-conference/2021/04/33nielsen?lang=alb], nga kodi kohor 7:36 deri në 9:32.

Si funksionojnë së bashku dy urdhërimet e mëdha? (Shih edhe te 1 Gjoni 4:7–11, 20–21)

Plaku Piter M. Xhonson, i Të Shtatëdhjetëve, dha mësim:

Official portrait of Peter M. Johnson. Sustained April 6, 2019 as a General Authority Seventy.

“Mbajeni mend se urdhërimi i parë dhe i madh është ta duam Perëndinë me gjithë zemrën, fuqinë, mendjen dhe forcën tonë [shih Mateu 22:37–38 ]. Gjithçka që bëjmë, duhet të jetë e nxitur nga dashuria jonë për Atë dhe për Birin e Tij. Kur e rritim dashurinë tonë për Ta duke i zbatuar urdhërimet e Tyre, aftësia jonë për ta dashur veten dhe për të dashur të tjerët do të rritet. Ne do të fillojmë t’i shërbejmë familjes, miqve dhe fqinjëve, sepse do t’i shohim ata sikurse i sheh Shpëtimtari – si bij dhe bija të Perëndisë [shih Gjoni 3:16 ; 1 Gjon 4:19 ; Mosia 2:17 ].”

(Piter M. Xhonson, “Fuqi për të Mposhtur Kundërshtarin”, Ensign ose Liahona, nëntor 2019, f. 111)

Si mund të ndikojë në jetën time bindja ndaj urdhërimeve për të dashur Perëndinë dhe të tjerët?

Presidenti M. Rasëll Ballard, Presidenti Veprues i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, shpjegoi:

Official portrait of President M. Russell Ballard of the Quorum of the Twelve Apostles, 2004.

“Bindja ndaj këtyre dy urdhërimeve siguron një mënyrë për të përjetuar më shumë paqe dhe gëzim. Kur e duam e i shërbejmë Zotit dhe i duam e u shërbejmë të afërmve tanë, natyrshëm do të ndiejmë më shumë lumturi e cila nuk ka asnjë mënyrë tjetër më të mirë në të cilën të na vijë.”

(M. Rasëll Ballard, “Ungjilli i Vërtetë, i Kulluar dhe i Thjeshtë i Jezu Krishtit”, Ensign ose Liahona, maj 2019, f. 29)

Si ndikon dashuria e Perëndisë që ne t’u bindemi të dyja urdhërimeve të mëdha?

Plaku Xhefri R. Holland, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, dëshmoi:

Official Portrait of Elder Jeffrey R. Holland. Photographed January 2018.

Urdhërimi i parë i madh i gjithë përjetësisë është që ta duam Perëndinë me të gjithë zemrën, fuqinë, mendjen dhe forcën tonë – ai është urdhërimi i parë i madh. Por e vërteta e parë e madhërishme e gjithë përjetësisë është që Perëndia na do me gjithë zemrën, fuqinë, mendjen dhe forcën e Tij. Ajo dashuri është guri themeltar i përjetësisë dhe duhet të jetë guri themeltar i jetës sonë të përditshme. Në të vërtetë është vetëm nëpërmjet asaj sigurie që digjet brenda shpirtit tonë, që ne mund të kemi vetëbesim që të vazhdojmë të përpiqemi për t’u përmirësuar, që të vazhdojmë të kërkojmë falje për mëkatet tona dhe të vazhdojmë ta shtrijmë atë hir drejt njerëzve përreth nesh.”

(Xhefri R. Holland, “Nesër Zoti Ka për të Bërë Mrekulli midis Jush”, Ensign ose Liahona, maj 2016, f. 127)

Veprimtari Plotësuese të të Mësuarit

Zbatimi i urdhërimit të parë të madh në fillim: përqendrim mësimor alternativ

Ftojini nxënësit të përcaktojnë tradita, ligje ose zakone të botës që mund të na ndikojnë ta vendosim dashurinë ndaj të afërmit përpara dashurisë ndaj Perëndisë. Shembujt mund të përfshijnë martesën brenda të njëjtës gjini, shkelje të tjera të ligjit të dëlirësisë dhe shkelje të Fjalës së Urtësisë.

Merreni parasysh t’i përdorni burimet vijuese për të drejtuar një diskutim në klasë bazuar te rëndësia e të qenit të sigurt se e zbatojmë në radhë të parë urdhërimin e parë dhe nuk lejojmë që ndikimet e botës të na shpërqendrojnë nga dashuria e Perëndisë. Përqendrohuni te Shpëtimtari dhe te mënyra se si Ai na tregoi nëpërmjet shembullit të Tij se si ta duam Perëndinë të parin ndërkohë që vazhdojmë t’i duam të afërmit tanë.

  • Dallin H. Ouks, “Dy Urdhërimet e Mëdha”, Ensign ose Liahona, nëntor 2019, f. 73–76

  • Lin G. Robins, “Nga Cili Drejtim i Mbani Sytë?”, Ensign ose Liahona, nëntor 2014, f. 9–11