Seminari
Përsëritje 4 e Zotërimit Doktrinor


Përsëritje 4 e Zotërimit Doktrinor

Vëri në Zbatim Fragmentet e Shkrimeve të Shenjta për Zotërimin Doktrinor

Youth engaged in a group activity. They are seated in a circle in an outdoor setting.

Një nga qëllimet e zotërimit doktrinor është të të ndihmojë të mësosh se si ta vësh në zbatim në jetën tënde doktrinën e dhënë mësim në fragmentet e shkrimeve të shenjta për zotërimin doktrinor. Ky mësim do të të japë mundësinë për ta ushtruar vënien në zbatim të fragmenteve të shkrimeve të shenjta për zotërimin doktrinor në skenarë të ngjashëm me ata që mund të hasësh në vetë jetën tënde.

Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit që të përsiatin mënyrat që e kanë vënë në zbatim në jetën e tyre ndonjë nga të vërtetat e dhëna mësim në fragmentet e shkrimeve të shenjta për zotërimin doktrinor që kanë studiuar deri më tani këtë vit.

Veprimtari të Mundshme të të Mësuarit

Mund të jetë e nevojshme të jepet një mësim për fragmentet e zotërimit doktrinor në vend të këtij mësimi përsëritjeje. Shihni orarin e ecurisë të ofruar nga drejtori ose bashkërenduesi i zonës për t’u siguruar që çdo mësim për fragmentet e zotërimit doktrinor të jepet gjatë zhvillimit të seminarit.

Si lidhen shkrimet e shenjta me jetën time?

Një i ri me emrin Niko ka kaluar shumë kohë duke i studiuar shkrimet e shenjta. Ai di shumë histori nga shkrimet e shenjta dhe ka mësuar përmendsh shumë vargje. Pavarësisht nga përpjekjet e tij, Niko ka vështirësi të kuptojë se si lidhen shkrimet e shenjta me rrethanat dhe pyetjet e tij.

  • Çfarë mund t’i thuash Nikos për ta ndihmuar të kuptojë se si shkrimet e shenjta gjejnë zbatim në jetën e tij?

  • Kur e ke vënë në zbatim një të vërtetë nga shkrimet e shenjta në jetën tënde?

Ky mësim do të të ndihmojë t’i vësh në zbatim të vërtetat që jepen mësim në fragmentet e shkrimeve të shenjta për zotërimin doktrinor në situata nga jeta reale.

Shfaqni tabelën e mëposhtme që nxënësit të mund t’i referohen gjatë gjithë mësimit. Përcaktoni se cilat fragmente do të ishin më të dobishme për t’i theksuar dhe përsëritur.

Referencat e shkrimit të shenjtë dhe frazat kyç të shkrimit të shenjtë

Më poshtë janë referencat e shkrimit të shenjtë dhe frazat kyç të shkrimit të shenjtë për fragmentet e shkrimeve të shenjta për zotërimin doktrinor nga gjysma e parë e Dhiatës së Re. Shqyrtoje këtë tabelë, dhe, nëse nuk e ke bërë ende, merr parasysh t’i shenjosh këto fragmente në shkrimet e tua të shenjta.

Doctrinal Master - Matthew - John

Referenca e Shkrimit të Shenjtë

Fraza Kyç e Shkrimit të Shenjtë

Lluka 2:10–12

“Sepse sot në qytetin e Davidit lindi për ju një Shpëtimtar, që është Krishti, Zoti.”

Gjoni 3:5

“Kush nuk ka lindur nga uji dhe nga Fryma, nuk mund të hyjë në mbretërinë e Perëndisë.”

Gjoni 3:16

“Sepse Perëndia e deshi aq botën, sa dha Birin e tij të vetëmlindurin.”

Mateu 5:14–16

“Ashtu le të shndritë drita juaj para njerëzve.”

Mateu 11:28–30

“Ejani tek unë, o ju të gjithë të munduar dhe të rënduar, dhe unë do t’ju jap çlodhje.”

Mateu 16:15–19

Jezusi tha: “Unë do të të jap çelësat e mbretërisë”.

Gjoni 7:17

“Në qoftë se dikush don të bëjë vullnetin e tij, do ta njohë … doktrinë[n].”

Mateu 22:36–39

“Duaje Zotin, Perëndinë tënde. … Duaje të afërmin tënd.”

Lluka 22:19–20

Jezu Krishti urdhëroi që të merrej sakramenti “në përkujtimin [e Tij]”.

Gjoni 17:3

“Dhe kjo është jeta e përjetshme, të të njohin ty, të vetmin Perëndi të vërtetë, dhe Jezu Krishtin.”

Lluka 24:36–39

“Sepse një frymë nuk ka mish e eshtra, si po shihni se unë kam.”

  • Cilat janë disa mënyra që i ke vënë në zbatim ose mund t’i vësh në zbatim në jetën tënde disa nga të vërtetat që jepen në këto fragmente të shkrimeve të shenjta për zotërimin doktrinor?

Vënia në zbatim e doktrinës në situata nga jeta reale

Ndihmojini nxënësit të ushtrohen me vënien në zbatim të fragmenteve të zotërimit doktrinor në situata nga jeta reale. Një mënyrë për ta bërë këtë është ta lexoni secilin nga skenarët e mëposhtëm dhe t’i vini nxënësit të zgjedhin një fragment të shkrimit të shenjtë për zotërimin doktrinor që mund ta ndihmojë personin në atë situatë.

Merrni parasysh të shtoni larmi në këtë veprimtari duke paraqitur në të gjithë klasën letra me referencat e shkrimit të shenjtë të shkruara në to (një referencë për letër). Paraqitini klasës një skenar, pastaj ftojini nxënësit të qëndrojnë pranë letrës me referencën e shkrimit të shenjtë që mendojnë se i përgjigjet më së miri skenarit. Pastaj ftojini nxënësit të shpjegojnë se pse e zgjodhën atë referencë. Nxënësve të tjerë pastaj mund t’u kërkohet të tregojnë arsye të tjera se pse mendojnë se fragmenti në fjalë i shkrimit të shenjtë do të ishte i dobishëm në atë skenar.

Në vijim janë dy shembuj të skenarëve që mund të përdoren për këtë veprimtari. Nëse dëshironi, krijoni skenarë të tjerë që lidhen me fragmentet e tjera të shkrimit të shenjtë për zotërimin doktrinor të renditura në tabelë.

  • Shoku apo shoqja të pyet: “E çfarë ka kaq të rëndësishme Jezu Krishti?”

  • Ndërsa një shok ose shoqe fillon të mësojë për ungjillin, ai ose ajo pyet: “E pse të pagëzohem? Nuk mjafton që thjesht të jem një njeri i mirë?”

Për dy skenarët e ardhshëm, merrni parasysh ndarjen e klasës në dyshe ose grupe të vogla. Caktojini çdo dysheje ose grupi një nga skenarët. Ftojini nxënësit të diskutojnë pyetjet që ndjekin skenarët.

  • Ndihesh i rënduar nga jeta dhe pyet veten se ku mund të drejtohesh për lehtësim.

  • Prindërit të theksojnë se sa e rëndësishme është që të jesh një shembull për të tjerët.

  • Cili fragment i shkrimit të shenjtë për zotërimin doktrinor mendon se lidhet me këtë skenar?

  • Cilat janë disa fjalë ose fraza të caktuara nga ky fragment i shkrimit të shenjtë për zotërimin doktrinor që do të ishin veçanërisht të dobishme në këtë situatë?

Jepuni nxënësve kohë për të krijuar një ose më shumë skenarë që lidhen me fragmentet e shkrimit të shenjtë për zotërimin doktrinor të renditura në këtë mësim. Kur të kenë mbaruar, ftoni disa vullnetarë që t’ia tregojnë skenarët e tyre klasës. Pasi një nxënës të tregojë skenarin e vet, nxënësit e tjerë mund të ftohen për të zgjedhur një fragment të shkrimit të shenjtë për zotërimin doktrinor që mendojnë se lidhet më së miri me skenarin.

Nxitini nxënësit të vazhdojnë të kërkojnë mënyra për ta zbatuar në jetën e tyre doktrinën e dhënë mësim në fragmentet e shkrimit të shenjtë për zotërimin doktrinor.