Seminari
Mateu 13; Lluka 8; 13


Mateu 13; Lluka 8; 13

Vështrim i Përgjithshëm

Gjatë kësaj jave, ti do të kesh mundësi të studiosh disa nga shëmbëlltyrat e Shpëtimtarit, duke përfshirë shëmbëlltyrën e mbjellësit dhe shëmbëlltyrën e grurit dhe të egjrës. Studimi i shëmbëlltyrave të Shpëtimtarit mund të të ndihmojë të mësosh të vërteta shpirtërore dhe të fitosh dashuri më të madhe për Jezu Krishtin.

Përgatituni të Jepni Mësim

Informacioni i mëposhtëm u ofron mësuesve ide mbi atë se për çfarë mund të kenë nevojë të përgatiten paraprakisht për secilin mësim.

Mateu 13

Qëllimi i mësimit: Ky mësim do t’u japë nxënësve mundësi për të studiuar shëmbëlltyrat, për të zbuluar domethënien e tyre shpirtërore dhe për të kërkuar mënyra për të vepruar sipas atyre që mësojnë.

  • Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të vlerësojnë aftësinë e tyre për t’i kuptuar shëmbëlltyrat e Zotit. Nxënësit mund të lexojnë vargjet te Mateu 13:44–48 dhe të vlerësojnë besimin e tyre në aftësinë vetjake për të nxjerrë mësime shpirtërore nga këto shëmbëlltyra të shkurtra.

  • Figurë: Përgatituni të paraqitni një figurë me elemente të fshehura.

Mateu 13:3–8, 18–23

Qëllimi i mësimit: Ky mësim do t’i ndihmojë nxënësit të përgatitin zemrat e tyre për ta marrë dhe për t’u ushqyer me fjalën e Perëndisë.

  • Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të përsiatin për pyetjen e theksuar tek Eja, Më Ndiq këtë javë: “Pse ndonjëherë zemrat tona e pranojnë të vërtetën, ndërsa në raste të tjera kemi tundimin t’i rezistojmë?” (“20–26 mars. Mateu 13; Lluka 8; 13: ‘Kush Ka Veshë për të Dëgjuar, Le të Dëgjojë’”, Eja, Më Ndiq – Për individët dhe Familjet: Dhiata e Re 2023.)

  • Sugjerim për mësimdhënien me videokonferencë: Merreni parasysh t’u jepni nxënësve një mundësi që t’u tregojnë shokëve të klasës vizatimet e tyre. Kjo mund të bëhet në veçorinë e dhomave virtuale të ndara.

Mateu 13:24–30, 36–43

Qëllimi i mësimit: Ky mësim do t’i ndihmojë nxënësit ta rritin dëshirën e tyre për të marrë pjesë në mbledhjen e Izraelit.

  • Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të vijnë të përgatitur për t’i diskutuar këto pyetje: Kush ishte një nga njerëzit e parë në familjen tuaj që iu bashkua Kishës? Çfarë dini për historinë e tij/saj? Nxënësit mund t’i diskutojnë këto pyetje me një pjesëtar të familjes.

  • Sugjerim për mësimdhënien me videokonferencë: Për pyetje në fillim të mësimit, merreni parasysh t’i ftoni nxënësit të përdorin veçorinë e bashkëbisedimit në internet për të dhënë përgjigjet e tyre. Më pas, jepuni kohë nxënësve të lexojnë përgjigjet e bashkëmoshatarëve të tyre. Disa nxënës mund të përcaktojnë përgjigjen për të cilën duan të dinë më shumë.

Përsëritja 4 e Zotërimit Doktrinor Qëllimi i mësimit: Ky mësim do t’u japë nxënësve mundësi të ushtrojnë zbatimin e fragmenteve të shkrimit të shenjtë të zotërimit doktrinor në situata të ngjashme me ato që mund të hasin në jetën e tyre.

Shënim: Në vend të këtij mësimi përsëritjeje mund të nevojitet të jepet një mësim për fragmentin e zotërimit doktrinor. Referojuni udhezuesit të ritmit mësimor të ofruar nga drejtori apo bashkërenduesi zonal ose rajonal për t’u siguruar që çdo mësim për fragmentin e zotërimit doktrinor të jepet gjatë zhvillimit të seminarit.

  • Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit që të përsiatin për mënyrat që kanë zbatuar në jetën e tyre për ndonjë nga të vërtetat e mësuara në ndonjë nga fragmentet e shkrimeve të shenjta për zotërimin doktrinor që kanë studiuar deri më tani për këtë vit.

  • Materiale: Shkruajini referencat e shkrimit të shenjtë për fragmentet e zotërimit doktrinor që përdoren në këtë mësim në copa letre (një referencë për shkrimet e shenjta për çdo letër). Varini letrat nëpër dhomë.

Vlerësoni të Mësuarit Tuaj 3

Qëllimi i mësimit: Ky mësim ka për qëllim që t’i ndihmojë nxënësit të vlerësojnë synimet që kanë vendosur dhe të mësuarit dhe rritjen personale që kanë përjetuar nga studimi i tyre i Dhiatës së Re deri më tani për këtë vit.

  • Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të studiojnë vargjet te Mateu 11:16–19 dhe të jenë të përgatitur të tregojnë konkretisht një aftësi të studimit të shkrimit të shenjtë që ata mund ta përdorin për t’i kuptuar më mirë këto vargje. Mund të jetë e dobishme të renditni disa aftësi siç janë lidhja ose referencat kryq, duke përdorur ndihmesat për studimin, ose duke kuptuar simbolet dhe metaforat për t’ua rifreskuar kujtesën nxënësve për disa nga aftësitë që u janë mësuar.

  • Figurë: Përgatituni të paraqitni tabelën e mësimit.

  • Materiali filmik: “Repentance: A Joyful Choice” [“Pendimi: Një Zgjedhje e Gëzueshme”] (04:37) [https://www.churchofjesuschrist.org/study/general-conference/2016/10/repentance-a-joyful-choice?lang=alb]

  • Sugjerim për mësimdhënien me videokonferencë: Nxënësit mund të ftohen për të treguar ekranet e tyre dhe një shembull të mënyrës se si e vunë në zbatim një aftësi të studimit të shkrimit të shenjtë në shkrimet e tyre të shenjta digjitale.