Seminari
Mateu 13:24–30, 36–43


Mateu 13:24–30, 36–43

Shëmbëlltyra e Grurit dhe e Egjrës

Pamja
Wheat and the terrace, Israel

Shpëtimtari përdori shëmbëlltyrën e një are me grurë dhe egjër (barishte helmuese) për të dhënë mësim për të drejtët që u mblodhën së bashku dhe të ligjtë që u dogjën para kthimit të Tij. Ky mësim ka për qëllim ta rritë dëshirën tënde për të marrë pjesë në mbledhjen e Izraelit.

Nxitja e zbatimit. Qëllimi i mësimdhënies së ungjillit është të ndihmojë nxënësit t’i zbatojnë doktrinën dhe parimet që gjenden në shkrimet e shenjta. Pyetjet dhe veprimtaritë që inkurajojnë zbatimin mund t’i ndihmojnë nxënësit të shohin se si t’i zbatojnë këto parime në rrethanat e tyre.

Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të vijnë të përgatitur për t’i diskutuar këto pyetje: Kush ishte një nga njerëzit e parë në familjen tuaj që iu bashkua Kishës? Çfarë dini për historinë e tyre? Nxënësit mund t’i diskutojnë këto pyetje me një pjesëtar të familjes.

Veprimtari të Mundshme të të Mësuarit

Shëmbëlltyra e grurit dhe e egjrës

Ftojini nxënësit t’i diskutojnë pyetjet në vijim. Merrni parasysh të tregoni përvoja vetjake.

  • Kush ishte personi i parë në familjen tënde që iu bashkua Kishës?

  • Kush ndihmoi për ta ftuar në Kishë?

  • Si ka ndikuar në jetën tënde anëtarësimi në Kishë i këtij pjesëtari të familjes?

  • Si mund të ndikojë tek të tjerët vendimi yt për të mbajtur besëlidhjet e tua me Perëndinë?

Te Mateu 13 , Zoti e përdori shëmbëlltyrën e grurit dhe të egjrës për të dhënë mësim për mbledhjen e njerëzve në Kishën e Tij. Ndërsa studion, kushtoju vëmendje nxitjeve të Shpirtit për të të ndihmuar të kuptosh pse Zoti po e mbledh popullin e Tij dhe si mund të marrësh pjesë.

Nxënësit mund ta studiojnë këtë shëmbëlltyrë në dyshe ose grupe të vogla. Merr parasysh të paraqesësh procesin e studimit me katër hapa dhe pyetjet e mëposhtme.

Studio shëmbëlltyrën te Mateu 13:24–30 . Mund të jetë e dobishme të dish se egjra është “një bar ose barishte helmuese që është e ngjashme në pamjen e jashtme me grurin. Ajo nuk mund të dallohet nga gruri derisa të jetë plotësisht e rritur” (Udhëzuesi për Shkrimet e Shenjta, “ Egjra ”, scriptures.ChurchofJesusChrist.org).

Për të të ndihmuar ta studiosh, përdor këtë model me katër hapa:

  1. Gjej hollësi të rëndësishme.

  2. Bëj krahasime shpirtërore.

  3. Zbulo mësime të vyera.

  4. Përcakto zbatimin në planin personal.

  • Cilat hollësi t’u dukën të rëndësishme në këtë shëmbëlltyrë?

  • Çfarë krahasimesh shpirtërore bëre?

  • Çfarë mësimesh të vyera përcaktove?

  • Si mund t’i zbatosh mësimet nga kjo shëmbëlltyrë në jetën tënde?

Lexo te Mateu 13:36–43 , duke kërkuar për atë që na mëson Zoti për këtë shëmbëlltyrë.

  • Çfarë i shton kuptueshmërisë tënde për shëmbëlltyrën shpjegimi i Shpëtimtarit?

Në periudhën tonë ungjillore, Zoti tregoi një mënyrë se si do të përmbushet kjo shëmbëlltyrë. Lexo te Doktrina e Besëlidhje 101:64–65 , duke kërkuar për atë që premtoi Zoti se do të bënte përpara Ardhjes së Dytë. Mund të jetë e dobishme të dish se një hambar është një depo ku mbahet gruri.

  • Çfarë mëson për Zotin nga këto vargje?

Një e vërtetë që mund të mësojmë nga shëmbëlltyra e grurit dhe e egjrës është se në ditët e fundit, Zoti do të mbledhë popullin e Tij në përgatitje për Ardhjen e Tij të Dytë.Merr parasysh ta mbash shënim këtë të vërtetë afër vargut te Mateu 13:30 .

  • Si po e mbledh Zoti popullin e Tij në ditët e mëvonshme?

  • Çfarë roli po luan ti në këtë punë të rëndësishme?

Mbledhja e Izraelit

Për t’i ndihmuar nxënësit ta kuptojnë më thellësisht mbledhjen e Izraelit, merrni parasysh t’i shtypni segmentet e pohimit të mëposhtëm nga Presidenti Nelson, së bashku me pohimet në pjesën “Komente dhe Informacion për Rrethanat”.

Paraqitini pohimet në të gjithë klasën dhe ftojini nxënësit të ecin përreth dhe t’i studiojnë. Pas studimit të pohimeve, nxënësit mund t’ia tregojnë pikëpamjet e tyre një shoku ose shoqeje.

Presidenti Nelson na mësoi për përpjekjet e Zotit për të mbledhur popullin e Tij në ditët e mëvonshme. Shiko materialin filmik “Lejojeni Perëndinë të Triumfojë” nga kodi kohor 04:07 deri në 05:48, [https://www.churchofjesuschrist.org/study/general-conference/2020/10/46nelson?lang=alb] ose lexo tekstin e mëposhtëm. Gjithashtu mund të gjesh vetë shkrime të shenjta ose pohime të tjera për ta thelluar kuptueshmërinë tënde për mbledhjen e Izraelit.

Pamja
Official portrait of President Russell M. Nelson taken January 2018

“Zoti po mbledh ata që janë të gatshëm ta lejojnë Perëndinë të triumfojë në jetën e tyre. Zoti po mbledh ata që do të zgjedhin ta lejojnë Perëndinë që të jetë ndikimi më i rëndësishëm në jetën e tyre.

Për shekuj, profetët e kanë parashikuar këtë mbledhje dhe ajo po ndodh pikërisht tani! Si një prelud thelbësor për Ardhjen e Dytë të Zotit, ajo është vepra e rëndësishme në botë!

Kjo mbledhje përpara Mijëvjeçarit është një sagë individuale e besimit në zgjerim e sipër dhe e kurajës shpirtërore për miliona njerëz. Dhe si anëtarë të Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme ose si ‘Izraeli i besëlidhur i ditëve të mëvonshme’, neve na është ngarkuar përgjegjësia që ta ndihmojmë Zotin për këtë vepër thelbësore.

Kur flasim për mbledhjen e Izraelit në të dyja anët e velit, ne po i referohemi, sigurisht, punës misionare, punës në tempull dhe për historinë familjare. Gjithashtu po i referohemi ndërtimit të besimit dhe të dëshmisë në zemrat e atyre me të cilët jetojmë, punojmë dhe shërbejmë. Në çfarëdo kohe që bëjmë çfarëdo gjëje që e ndihmon cilindo – në çdonjërën anë të velit – që të bëjë dhe të mbajë besëlidhjet e veta me Perëndinë, ne po ndihmojmë për ta mbledhur Izraelin.”

(Rasëll M. Nelson, “Lejojeni Perëndinë të Triumfojë”, Ensign ose Liahona, nëntor 2020, f. 92–93.)

  • Çfarë kupton për mbledhjen e Izraelit?

  • Çfarë pyetjesh ke për të?

  • Çfarë të ndihmon të kuptosh shëmbëlltyra e grurit dhe e egjrës për rëndësinë e mbledhjes së Izraelit?

Roli yt në mbledhjen e Izraelit

Lexo pohimin e mëposhtëm nga Presidenti Rasëll M. Nelson, duke kërkuar se si mbledhja e Izraelit lidhet me ty:

Pamja
Official portrait of President Russell M. Nelson taken January 2018

“Rinia ime e dashur dhe e jashtëzakonshme, ju u dërguat në tokë pikërisht në këtë kohë, në kohën më vendimtare në historinë e botës, që të ndihmoni që Izraeli të mblidhet. Nuk ka asgjë tjetër që po ndodh në tokë tani që është më e rëndësishme se ajo. Nuk ka asgjë me pasoja më të mëdha se ajo. Absolutisht asgjë.

Kjo mbledhje duhet të jetë gjithçka për ju. Ky është misioni për të cilin u dërguat në tokë.

Ndaj, pyetja ime për ju është: ‘A jeni të gatshëm të rekrutoheni në batalionin e rinisë së Zotit që të ndihmoni që Izraeli të mblidhet?’”

(Rasëll M. Nelson dhe Uendi W. Nelson, “Shpresa e Izraelit” [takim shpirtëror mbarëbotëror për rininë, 3 qershor 2018], material shtesë New Era dhe Ensign, f. 12, ChurchofJesusChrist.org.)

Diskutojini me nxënësit pikëpamjet e tyre për mbledhjen e Izraelit dhe se si ato mund të ndihmojnë me të. Ajo që sa vijon mund t’i ndihmojë nxënësit të përsiatin se çfarë mësuan sot.

Shkruaj një paragraf ose më shumë për mendimet dhe përshtypjet e tua për mbledhjen e Izraelit dhe shëmbëlltyrën e grurit dhe të egjrës. Ftoje Frymën e Shenjtë që t’i frymëzojë mendimet dhe ndjenjat e tua ndërsa shkruan. Pyetjet e mëposhtme mund të të ndihmojnë të vendosësh se çfarë të shkruash por janë vetëm një udhërrëfyes.

  • Çfarë pyetjesh ke pasur për mbledhjen e Izraelit që tani mund t’u japësh përgjigje?

  • Çfarë të mëson mbledhja e Izraelit për besimin e Shpëtimtarit tek ti dhe dashurinë e Tij për të gjithë?

  • Si mund ta ndihmosh veten dhe të tjerët të mblidheni me popullin e Zotit?

Komente dhe Informacion për Rrethanat

Pse Zoti dëshiron ta mbledhë popullin e Tij?

Plaku Dejvid A. Bednar, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, dha mësim:

Pamja
Elder David A. Bednar, Quorum of the Twelve Apostles official portrait. 2020.

“Zoti e mbledh popullin e Tij kur ata e pranojnë Atë dhe i mbajnë urdhërimet e Tij. …

… Zoti e mbledh popullin e Tij për të adhuruar, për të ndërtuar Kishën, për një mbrojtje dhe për të marrë këshillë e udhëzim. …

Profeti Jozef Smith shpalli se në të gjitha periudhat, qëllimi hyjnor i mbledhjes është që të ndërtohen tempuj, në mënyrë që fëmijët e Zotit të mund të marrin ordinancat më të larta dhe në këtë mënyrë të fitojnë jetë të përjetshme.”

(David A. Bednar, “The Spirit and Purposes of Gathering” [takim shpirtëror në Universitetin “Brigam Jang” – Ajdaho, 31 tetor 2006], byui.edu)

Çfarë janë hambarët ku do të mblidhen të drejtët për siguri?

Plaku Dejvid A. Bednar, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, dha mësim:

Pamja
Elder David A. Bednar, Quorum of the Twelve Apostles official portrait. 2020.

“Marrëdhënia thelbësore midis parimit të mbledhjes dhe ndërtimit të tempujve theksohet në Librin e Mormonit:

‘Vini re, fusha qe gati dhe të bekuar jeni ju, se i vutë draprin dhe e korrët me fuqinë tuaj, po, gjatë gjithë ditës ju punuat; dhe vini re numrin e duajve tuaj! Dhe ata do të mblidhen në hambarë, që të mos shkojnë kot’ ( Alma 26:5).

Duajt në këtë analogji përfaqësojnë anëtarët e sapopagëzuar të Kishës. Hambarët janë tempujt e shenjtë.”

(Dejvid A. Bednar, “Me Nder do të Mbajë një Emër e Qëndrim”, Ensign ose Liahona, maj 2009, f. 97.)

Çfarë roli luan Libri i Mormonit në mbledhjen e Izraelit?

Presidenti Rasëll M. Nelson dha mësim:

Pamja
Official portrait of President Russell M. Nelson taken January 2018

“Libri i Mormonit është thelbësor për këtë punë. Ai shpall doktrinën e mbledhjes. Ai i bën njerëzit të mësojnë rreth Jezu Krishtit, ta besojnë ungjillin e Tij dhe të bashkohen me Kishën e Tij. Në fakt, nëse nuk do të kishte Libër të Mormonit, mbledhja e premtuar e Izraelit nuk do të ndodhte.”

(Rasëll M. Nelson, “Mbledhja e Izraelit të Shpërndarë”, Ensign ose Liahona, nëntor 2006, f. 80.)

Veprimtari Plotësuese të të Mësuarit

Zoti mbledh popullin e Tij

Ndërsa Zoti na fton të marrim pjesë me Të teksa mbledh popullin e Tij, në fund të fundit është Ai që e bën mbledhjen. Merrni parasysh t’i ftoni nxënësit të studiojnë disa ose të gjitha shkrimet e shenjta në vijim, duke kërkuar atë që Zoti na ka mësuar për rolin e Tij në mbledhjen e popullit të Tij: Ligji i Përtërirë 30:3 ; Isaia 27:12 ; 54:7 ; Ezekieli 34:12 ; 1 Nefi 22:25 ; Jakobi [LiM] 5:71–72 ; Doktrina e Besëlidhje 29:1–2 ; 33:6 .

Përndryshe, nxënësit mund të ftohen për të studiuar kuptimin e fjalës “ Izrael ” tek Udhëzuesi për Shkrimet e Shenjta, duke kërkuar fragmente të shkrimeve të shenjta që përshkruajnë rolin e Zotit në mbledhjen e popullit të Tij.

Të drejtët dhe të ligjtë rriten së bashku

Nxënësit gjithashtu përfitojnë nga marrja parasysh se si e ka përdorur Shpëtimtari shëmbëlltyrën e grurit dhe të egjrës (barishteve helmuese) për të dhënë mësim se Zoti do t’i mbledhë të drejtët gjatë ditëve të fundit dhe më pas do t’i shkatërrojë të ligjtë në Ardhjen e Tij të Dytë. Pasi nxënësit ta studiojnë shëmbëlltyrën te Mateu 13:24–30 , ata gjithashtu mund të studiojnë vargjet te Doktrina e Besëlidhje 86:1–7 , duke kërkuar hollësitë shtesë që jep kjo zbulesë. Nxënësit mund të diskutojnë për pyetje si: Çfarë përfaqësojnë simbolet në këtë shëmbëlltyrë? Si shfaqet mëshira e Zotit në këtë shëmbëlltyrë?

Shtyp në Letër