Seminari
Lluka 11:1–13


Lluka 11:1–13

“Zot, Na Mëso të Lutemi”

Pamja
Two girls, likely sisters, kneel next to each other at a bed, praying. There are blankets folded up at the head of the bed. Behind them is a wardrobe.

Pasi dëgjoi Jezusin të lutej, “një nga dishepujt e tij i tha: ‘Zot, na mëso të lutemi’” (Lluka 11:1). Jezusi u përgjigj me mësime të vyera që mund të ndihmojnë për ta forcuar lidhjen tonë me Atin Qiellor nëpërmjet lutjes. Ky mësim mund të të ndihmojë t’i bësh lutjet e tua më kuptimplota.

Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të reflektojnë mbi atë që kanë bërë për t’i bërë lutjet e tyre më kuptimplota.

Veprimtari të Mundshme të të Mësuarit

Zoti na mëson për lutjen

Merrni parasysh të vizatoni në tabelë një vijë horizontale. Në njërën anë shkruani Lutja është e lehtë dhe në tjetrën shkruani Lutja është e vështirë. Kërkojuni nxënësve të vijnë në tabelë dhe të shkruajnë një fjalë ose frazë diku në vazhdimësi që përshkruan pse lutja mund të mendohet si e lehtë apo e vështirë. Kushtojuni vëmendje përgjigjeve të nxënësve dhe lejoni fleksibilitet në mësim për t’iu përgjigjur shqetësimeve dhe pyetjeve të tyre.

Reflekto mbi përgjigjet e këtyre dy pyetjeve:

  • Pse është e lehtë lutja?

  • Pse është e vështirë lutja?

Lutja mund të jetë e thjeshtë dhe e drejtpërdrejtë, por edhe e thellë dhe e zgjatur. Ndërsa mëson nga mësimet e Shpëtimtarit për lutjen, kërko zbulesë mbi atë se si mund t’i bësh lutjet më kuptimplota.Lexo te Lluka 11:1 , duke kërkuar për atë që e pyeti Shpëtimtarin një nga dishepujt e Tij.

Jezusi u përgjigj me atë që është bërë e njohur tashmë si Lutja e Zotit. Ai e bëri gjithashtu këtë lutje gjatë Predikimit në Mal (shih Mateu 6:9–13). Disa kanë menduar se Jezusi kishte për qëllim që kjo lutje të mbahej mend dhe të përsëritej. Por siç na mësoi Presidenti Rasëll M. Nelson: “Lutja e Zotit shërben për t’u ndjekur si një model dhe jo si një pjesë për ta mësuar përmendësh dhe recituar me përsëritje” (“Mësime nga Lutjet e Zotit”, Ensign ose Liahona, maj 2009, f. 46). Pasi Jezusi dha Lutjen e Zotit si një shembull se si të lutemi, Ai dha mësime të tjera frymëzuese për lutjen.

Të mësuarit më shumë për lutjen

Për të zbuluar të vërtetat që mund të të ndihmojnë, lexo pyetjet e mëposhtme, zgjidh atë për të cilën dëshiron të mësosh më shumë dhe lexo fragmentet shoqëruese të shkrimeve të shenjta.

  • Çfarë na paralajmëroi Shpëtimtari që të mos bëjmë në lutjet tona? ( Mateu 6:7–8)

Merrni parasysh t’i ftoni nxënësit t’u përgjigjen pyetjeve të mëposhtme në ditarët e tyre të studimit ose t’i diskutojnë këto si klasë.

  • Çfarë të vërtete ke mësuar për lutjen nga këto vargje?

  • Çfarë përvojash ke pasur me këtë të vërtetë?

  • Çfarë mëson për Atin tënd Qiellor nga këto vargje?

Ftoni disa nxënës të gatshëm të japin përgjigjet e tyre. Merrni parasysh tʼi shkruani në tabelë të vërtetat që përmendin.

Merrni parasysh se cila nga tri aktivitetet e mëposhtme mund t’i përmbushë më mirë nevojat e nxënësve. E gjithë klasa mund të punojë me një veprimtari së bashku ose këto veprimtari mund të paraqiten për nxënësit që të zgjedhin individualisht veprimtarinë që do të donin të bënin.

Përndryshe, merrni parasysh të ngrini pika mësimore në të gjithë klasën duke përdorur veprimtaritë e mëposhtme. Ftojini nxënësit të studiojnë në secilën pikë individualisht ose në grupe të vogla dhe pastaj t’ia raportojnë klasës atë që kanë mësuar.

Thellimi i njohurive tuaja

Veprimtaria A: Çfarë mund të mësoj nga shembulli i lutjes së Shpëtimtarit? ( Lluka 11:2–4)

Lexoji frazat e mëposhtme që ka përdorur Shpëtimtari në lutjen e Tij dhe përzgjidh dy për të cilat dëshiron të përsiatësh.

  • “Ati ynë që je në qiej, u shenjtëroftë emri yt” ( Lluka 11:2).

  • “Ardhtë mbretëria jote” ( Lluka 11:2).

  • “U bëftë vullneti yt si në tokë si edhe në qiell” ( Lluka 11:2).

  • “Na jep çdo ditë bukën tonë të nevojshme” ( Lluka 11:3).

  • “Na i fal mëkatet tona, sepse edhe ne i falim fajtorët tanë” ( Lluka 11:4).

  • “Dhe mos lejo të biem në tundim, por na çliro nga ligësia” (Përkthimi prej Joseph Smith-it, Mateu 6:14 [shih edhe Lluka 11:4]).

Me dy frazat që ke përzgjedhur në mendje, mendo për përgjigjet e tua për pyetjet e mëposhtme:

  • Si do ta përmblidhje atë që nënkuptojnë këto fraza?

  • Kur je lutur për diçka të ngjashme me atë që është lutur Shpëtimtari? Si ndikoi ajo tek ty?

  • Pse mendon se do të ishte e dobishme të lutesh sipas modelit që na dha Shpëtimtari?

Nëse ke përzgjedhur këtë veprimtari, shkruaj në ditarin tënd të studimit një mënyrë se si dëshiron ta ndjekësh shembullin e Shpëtimtarit në lutjet e tua.

Veprimtaria B: Çfarë premtoi Shpëtimtari për lutjen? ( Lluka 11:9–13)

Siç shënohet te Lluka 11:9 , Zoti premtoi: “Lypni dhe do t’ju jepet; kërkoni dhe do të gjeni; trokitni dhe do t’ju hapet”.

Merrni parasysh të ftoni tre nxënës ku secili të interpretojë me rol sikur lyp, kërkon dhe troket përpara se të bëni pyetjet e mëposhtme.

  • Si janë të ngjashme veprimet “lyp”, “kërkoj” dhe “trokas”? Si janë të ndryshme?

  • Si mund të të ndihmojnë këto fjalë të kuptosh se si të lutesh në mënyrë më kuptimplotë?

Jezusi pastaj krahasoi dëshirën e një babai të vdekshëm për t’ju dhënë dhurata fëmijëve të tij me dëshirën e Atit Qiellor për të na dhënë dhurata. Te Përkthimi prej Joseph Smith-it, Jezusi na mësoi se nëse një baba i papërsosur e i vdekshëm “di t’u j[apë] dhurata të mira bijve [të tij]” ( Lluka 11:13), atëherë sa shumë dhurata të mira do t’u japë Ati juaj Qiellor, nëpërmjet Shpirtit të Shenjtë, atyre që e kërkojnë Atë? Është e rëndësishme të mbash mend se Ati Qiellor u përgjigjet lutjeve në mënyrën dhe kohën e Tij.

  • Çfarë lloj dhuratash mendon se Ati Qiellor dëshiron t’u japë atyre që ia kërkojnë? Çfarë mendon se Ai dëshiron të të japë ty?

Nëse ke përzgjedhur këtë veprimtari, shkruaj në ditarin tënd të studimit për një kohë kur ke ndier se ke marrë një përgjigje për lutjet e tua, ose përshkruaj se çfarë do të bësh për të kërkuar përgjigje për një lutje.

Përfshi se si mbajtja mend se Perëndia u përgjigjet lutjeve, mund t’i bëjë më kuptimplota lutjet e tua aktuale.

Veprimtaria C: Çfarë na paralajmëroi Shpëtimtari që të mos bëjmë në lutjet tona? ( Mateu 6:7–8)

Në Predikimin në Mal, Jezusi na mësoi se nuk duhet “[të] përdor[im] përsëritje të kota” ( Mateu 6:7). Në këtë kontekst, të kota do të thotë boshe ose të pakuptimta. Të lutesh duke përdorur përsëritje të kota do të thotë ta përsëritësh të njëjtën lutje ose të njëjtat fjalë brenda një lutjeje në mënyrë të pamenduar. Nëse jemi të sinqertë në kërkesat tona, edhe nëse lutjet tona janë të përsëritura, ato nuk janë përsëritje të kota.

  • Si mund të na ndihmojë t’i afrohemi më pranë Zotit shmangia e përsëritjeve të kota në lutjet tona?

  • Çfarë mund të bësh që mund të të ndihmojë të shmangësh përdorimin e përsëritjeve të kota kur lutesh?

Mendo për shembuj të lutjeve që ke thënë që ishin të mirëmenduara dhe të sinqerta.

  • Si ndikon tek ty lutja në këtë mënyrë?

Nëse ke përzgjedhur këtë veprimtari, shkruaj në ditarin tënd të studimit një mënyrë se si dëshiron t’i ndjekësh mësimet e Shpëtimtarit për të shmangur përsëritjet e kota në lutjet e tua.

Ftojini nxënësit e gatshëm të tregojnë atë që kanë mësuar sot ose çfarë planifikojnë të bëjnë për t’i bërë lutjet e tyre më kuptimplota. Merrni parasysh të dëshmoni për rëndësinë e lutjes kuptimplotë në krijimin e një marrëdhënieje të fortë me Atin Qiellor.

Komente dhe Informacion për Rrethanat

Po sikur të më duket se lutjet e mia nuk po marrin përgjigje?

Plaku J. Devn Kornish, i Të Shtatëdhjetëve, dha mësim:

Pamja
Official Portrait of Elder J. Devn Cornish. Photographed August 2017.

“Ndonjëherë ne duket të mos marrim përgjigje për lutjet tona të sinqerta dhe të vendosura. Kërkon besim që të kujtosh se Zoti përgjigjet në kohën e Tij dhe në mënyrën e Tij që të na bekojë në mënyrën më të mirë të mundshme. Ose, duke menduar më shumë, ne shpesh do të kuptojmë se tashmë e dimë tërësisht mirë çfarë duhet të bëjmë.

Lutem, mos u shkurajoni nëse kjo nuk rezulton kështu për të gjithë ju menjëherë. Si të mësuarit e një gjuhe të huaj, ajo kërkon praktikë dhe përpjekje. Ju lutemi dijeni, megjithatë, se ju mund të mësoni gjuhën e Shpirtit dhe, kur ju e bëni, ajo do t’ju japë besim dhe fuqi të madhe në drejtësi.”

(J. Devn Kornish, “Privilegji i Lutjes”, Ensign ose Liahona, nëntor 2011, f. 103.)

Po sikur të mos ndihem i/e denjë për t’u lutur?

Plaku J. Devn Kornish, i Të Shtatëdhjetëve, dha mësim:

Pamja
Official Portrait of Elder J. Devn Cornish. Photographed August 2017.

“Ka një rrezik që një person mund të mos ndihet sa duhet i denjë për t’u lutur. Kjo ide vjen nga ai shpirt i keq, që është ai që na mëson neve të mos lutemi (shih 2 Nefi 32:8). Është po aq tragjike të mendosh se jemi tepër mëkatarë për t’u lutur siç është për një person shumë të sëmurë që të besojë se është tepër i sëmurë për të shkuar te doktori!”

(J. Devn Kornish, “Privilegji i Lutjes”, Ensign ose Liahona, nëntor 2011, f. 103.)

Veprimtari Plotësuese e të Mësuarit

Çfarë mund të mësoj tjetër nga Lutja e Zotit?

Lutja e Zotit ofron shumë njohuri për lutjen kuptimplotë. Të dyja bisedat e mëposhtme ofrojnë mësime për pjesë specifike të Lutjes së Zotit. Merrni parasysh të përdorni ndonjë pjesë të këtyre bisedave në vend të pjesës së mësimit të titulluar “Të mësuarit më shumë për lutjen”.

Rasëll M. Nelson, “Mësime nga Lutjet e Zotit”, Ensign ose Liahona, maj 2009, f. 46–49

J. Devn Kornish, “Privilegji i Lutjes”, Ensign ose Liahona, nëntor 2011, f. 101–103

Shtyp në Letër