Seminari
Mateu 11:27; Gjoni 5:19, 30; Gjoni 8:18–28


Mateu 11:27; Gjoni 5:19, 30; Gjoni 8:18–28

“Biri do t’ia Zbulojë”

Christ is sitting down on the ground in the temple teaching a group of people. Outtakes included some more of Jesus teaching, the other outtakes with this image are from a different title: “Jesus Christ. Light of the World” showing Christ after the event of the Woman taken in Adultery and the Jews questioning his authority.

Shpëtimtari dëshmoi se ne mund të arrijmë ta njohim më mirë Atin Qiellor duke studiuar shembullin e Birit të Tij. Për gjithçka që tha dhe bëri Jezu Krishti ndoqi shembullin e Atit të Tij dhe kishte për qëllim të na sjellë më plotësisht tek Ati. Ky mësim mund të të ndihmojë ta kuptosh më mirë se si është Ati Qiellor dhe si ndihet Ai për ty.

Ndihmesa që nxënësit të mësojnë. Nxënësit ngrihen moralisht kur bëjnë kërkime në shkrimet e shenjta për të kuptuar dhe zbuluar të vërtetat e ungjillit për veten e tyre. Atyre duhet t’u jepen mundësi për ta shpjeguar ungjillin me vetë fjalët e tyre dhe të tregojnë e dëshmojnë për atë që dinë dhe ndiejnë. Kjo ndihmon që ungjilli të shkojë nga mendjet e tyre në zemrat e tyre.

Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të mendojnë për marrëdhënien e tyre me Atin Qiellor dhe se si mund ta forcojnë atë.

Veprimtari të Mundshme të të Mësuarit

Ky mësim trajton përmbajtjen që do të trajtohet tek Eja, Më Ndiq kur individët dhe familjet të studiojnë kapitujt te Mateu 14 ; Marku 6 ; Gjoni 5–6 , si dhe kur të studiojnë kapitujt te Gjoni 7–10 . Ky mësim është vendosur këtu për të bërë vend për mësime të tjera gjatë këtyre javëve në vazhdim. Mund të jepet gjatë javës së tanishme ose të zhvendoset në një nga këto javë të mëvonshme.

Njohuria rreth Atit Qiellor

Merre parasysh skenarin vijues:

Në një bisedë së fundi në mbledhjen e sakramentit, Klaudio dëgjoi një anëtare të lagjes së tij të thotë: “Unë e di që Ati Qiellor më njeh dhe më do. Ai i njeh nevojat e mia dhe kërkon të më ndihmojë.” Klaudio u befasua dhe pyeti veten se nga i dinte ajo të gjitha këto për Atin Qiellor. Ndërsa reflektonte për ato që dinte personalisht për Atin Qiellor, ndihej sikur nuk ishin dhe shumë. Madje u përpoq të shikonte në shkrimet e shenjta dhe nuk pati shumë sukses as atje.

  • Në çfarë mënyrash mund të ndihemi ndonjëherë si Klaudio?

  • Si mund të jetë sfiduese për ne ndjesia sikur nuk e njohim Atin Qiellor apo sikur nuk dimë për Të?

Jepuni nxënësve një mënyrë për të vlerësuar personalisht se çfarë dinë dhe kuptojnë rreth Atit Qiellor. Veprimtaria e mëposhtme është një mënyrë për ta bërë këtë.

Një ide shtesë ndodhet te pjesa “Veprimtari Plotësuese të të Mësuarit”.

Merr parasysh çfarë ke mësuar për Atin Qiellor dhe se si ka ndikuar kjo njohuri tek ti. Në një fletë ose në ditarin tënd të studimit, shkruaj fjalët “Ati Qiellor” në mes. Rreth këtyre fjalëve shkruaj atë që di për Atin Qiellor.

  • Si mund të ndikojë në jetën e dikujt njohuria më e plotë rreth Atit Qiellor?

Ndërsa e studion këtë mësim, kërko të vërteta për Atin Qiellor dhe Birin e Tij që mund të të ndihmojnë të kuptosh më mirë se si janë Ata dhe se si ndihen Ata për ty. Merr parasysh ta shtosh te fleta atë që mëson për Atin Qiellor.Jezu Krishti fliste rregullisht për Atin e Tij dhe e bënte këtë me një qëllim të rëndësishëm. Lexoji fragmentet e mëposhtme duke kërkuar se çfarë donte Jezusi që të dinin pasuesit e Tij për Atë Vetë dhe për Atin Qiellor:

Shkruajini këto referenca në tabelë. Merrni parasysh t’i ftoni nxënësit t’i studiojnë individualisht këto vargje. Më pas ata mund t’ia tregojnë atë që gjejnë grupeve të vogla ose klasës.

Sipas vargut te Mateu 11:27 bashkë me ndryshimin te Përkthimi prej Joseph Smith-it, atyre të cilëve do t’u shfaqet Biri do të shohin edhe Atin.

  • Si do ta përmblidhje atë që dha mësim Shpëtimtari nga ato që lexove?

Plaku Xhefri R. Holland, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, shpjegoi një mënyrë të rëndësishme se si ne mund të arrijmë ta njohim Atin Qiellor.

Official Portrait of Elder Jeffrey R. Holland. Photographed January 2018.

“Nga shumë qëllime madhështore të kryera në jetën dhe shërbesën e Zotit Jezu Krisht, një aspekt i madh i atij misioni shpesh lihet në harresë. Ndjekësit e Tij nuk e kuptonin plotësisht në atë kohë dhe shumë të tjerë në krishterimin modern nuk e kuptojnë as tani, por Shpëtimtari Vetë foli për të në mënyrë të përsëritur dhe të prerë. Është e vërteta e madhe se në gjithçka që Jezusi erdhi të thoshte dhe të bënte, duke përfshirë dhe veçanërisht në vuajtjen dhe flijimin e Tij shlyes, Ai po na tregonte se cili është Perëndia, Ati ynë i Përjetshëm, dhe se si është Ai, se sa tërësisht i përkushtuar është Ai ndaj fëmijëve të Tij në çdo epokë e komb. Me fjalë dhe vepra Jezusi po përpiqej ta zbulonte dhe ta bënte vetjake për ne natyrën e vërtetë të Atit të Tij, Atit tonë në Qiell.”

(Jeffrey R. Holland, “The Grandeur of God”, Ensign ose Liahona, nëntor 2003, f. 70.)

  • Çfarë mësove nga thënia e Plakut Holland?

Një parim që mund të mësojmë është se fjalët dhe veprimet e Jezu Krishtit na tregojnë karakterin e Atit Qiellor.

Merreni parasysh ta shkruani këtë të vërtetë në tabelë.

  • Si e sheh këtë të vërtetë të jepet mësim në fjalët e Shpëtimtarit që sapo lexove?

Plaku Holland shpjegoi më tej rreth kësaj të vërtete.

Official Portrait of Elder Jeffrey R. Holland. Photographed January 2018.

“Prandaj duke ushqyer të uriturit, duke shëruar të sëmurët, duke qortuar hipokrizinë, duke bërë thirrje për besim – ky ishte Krishti duke na treguar udhën e Atit, e Atij që është ‘i dhembshur dhe i hirshëm, i ngadalshëm në zemërim, i duruar dhe plot mirësi’. Në jetën e Tij dhe veçanërisht në vdekjen e Tij, Krishti po shpallte: ‘Kjo është dhembshuria e Perëndisë që po ju tregoj, si edhe dhembshuria ime’. Në shfaqjen e përsosur të Birit të kujdesit të përsosur të Atit, në vuajtjen e Tyre të ndërsjellë dhe brengën e përbashkët për mëkatet dhe lëndimet e pjesës tjetër prej nesh, ne shohim kuptimin përfundimtar në thënien: ‘Sepse Perëndia e deshi aq botën, sa dha Birin e tij të vetëmlindurin, që, kushdo që beson në të, të mos humbasë, por të ketë jetë të përjetshme. Sepse Perëndia nuk e dërgoi Birin e vet në botë që ta dënojë botën, por që bota të shpëtohet prej tij’ [ Gjoni 3:16–17 ].”

(Jeffrey R. Holland, “The Grandeur of God”, Ensign ose Liahona, nëntor 2003, f. 72.)

Ndihmojini nxënësit ta praktikojnë zbatimin e këtij parimi (duke parë fjalët dhe veprimet e Shpëtimtarit) për të mësuar më shumë për Atin Qiellor. Një shembull se si të bëhet kjo është përfshirë më poshtë.

Përzgjidhe rrëfimin tënd të parapëlqyer për Jezu Krishtin te shkrimet e shenjta. Shkruaj referencën e shkrimit të shenjtë dhe përmblidhe fragmentin. Pastaj përgjigjju pyetjeve në vijim:

  • Çfarë mëson për Atin Qiellor dhe se si ndihet Ai për ty nga ato që thotë apo bën Jezu Krishti në këtë rrëfim?

  • Si ndikon kjo njohuri rreth Atit Qiellor në marrëdhënien tënde me Të?

  • Si do të të ndihmojë pasja e një marrëdhënieje më të mirë me Atin Qiellor?

Merreni parasysh t’i shkruani fjalët “Ati Qiellor” në mes të tabelës. Ftojini nxënësit të tregojnë atë që mësuan. Në varësi të numrit të nxënësve të klasës dhe kohës në dispozicion, secili nxënës mund të lexojë ose përmbledhë rrëfimin e vet. Ata mund të shkruajnë atë që mësuan për Atin Qiellor rreth emrit të Tij në tabelë. Në të kundërt, nxënësit mund të shpërndajnë një material filmik nga Bibla ose Libri i Mormonit rreth tregimit, nëse është në dispozicion.

Kërko frymëzim nga Fryma e Shenjtë ndërsa krijon një plan të shkurtër mbi atë se si mund ta forcosh marrëdhënien tënde me Atin Qiellor dhe shkruaje në ditarin tënd të studimit.

Komente dhe Informacion për Rrethanat

Si mund të ndikojë tek unë njohja e Atit Qiellor?

Profeti Jozef Smith (1805–1844), dha mësim:

Half-length frontal portrait of the Prophet Joseph Smith, Jr. Joseph’s head is turned to the side in a three-quarter view, right hand on hip and his left hand holds sheets of papers. He is depicted wearing a dark brown suit and a white shirt and tie.

“Nëse [dikush] mëson veçse të hajë, të pijë e të flejë dhe nuk kupton asnjë nga planet e Perëndisë, të njëjtat gjëra kupton shtaza. Ajo ha, pi, fle dhe nuk di asgjë për Perëndinë; ende ajo di po aq sa ne, po të mos jemi në gjendje të kuptojmë me anë të frymëzimit nga Perëndia i Plotfuqishëm. Nëse njerëzit nuk kuptojnë karakterin e Perëndisë, ata nuk kuptojnë vetveten.”

Veprimtari Plotësuese të të Mësuarit

Veprimtari alternative për fillimin e mësimit

Merrni parasysh të tregoni një përvojë vetjake të njohjes më mirë të prindërve, gjyshërve tuaj ose ndonjë figure tjetër prindërore dhe se si kjo ka ndikuar tek ju. Ftojini nxënësit të mendojnë dhe të tregojnë një të tillë gjithashtu. Ftojini nxënësit të marrin në konsideratë atë që dinë dhe po mësojnë për Atin e tyre Qiellor.

Një vetëvlerësim i mundshëm

Ndihmojini nxënësit të vlerësojnë përpjekjet e tyre aktuale për të ditur më shumë për Atin Qiellor duke u kërkuar atyre të plotësojnë anketën e mëposhtme:

(A) Jam shumë dakord (B) Jam dakord (C) As jam dakord, as nuk jam dakord (D) Nuk jam dakord (E) Nuk jam aspak dakord

1. Jam duke mësuar më shumë për Atin tim Qiellor.2. Ndihem sikur po i afrohem më pranë Atij.3. Marrëdhënia ime me Atin Qiellor është aq e fortë sa dua të jetë.4. Di si ta forcoj marrëdhënien time me Atin Qiellor.