Seminari
Mateu 11–12; Lluka 11


Mateu 11–12; Lluka 11

Vështrim i Përgjithshëm

Shpëtimtari dëshmoi se ne mund të arrijmë ta njohim më mirë Atin Qiellor duke studiuar shembullin e Birit të Tij. Gjatë shërbesës të Tij, Ai na mësoi një ligj më të lartë dhe i shëroi njerëzit publikisht. Ai dha mësim se nëse vijmë tek Ai, Ai do t’i lehtësojë barrët tona dhe do të na japë çlodhje. Ai ofroi mësime depërtuese për ditën e Shabatit dhe për lutjen.

Përgatituni të Jepni Mësim

Informacioni i mëposhtëm u ofron mësuesve ide mbi atë se për çfarë mund të kenë nevojë të përgatiten paraprakisht për secilin mësim.

Mateu 11:27; Gjoni 5:19, 30; Gjoni 8:18–28

Qëllimi i mësimit: Ky mësim mund t’i ndihmojë nxënësit të kuptojnë më mirë se si është Ati Qiellor dhe si ndihet Ai për ta.

  • Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të mendojnë për marrëdhënien e tyre me Atin Qiellor dhe se si mund ta forcojnë atë.

  • Materialet për nxënësit: Ditarët e studimit ose një copë letër për secilin nxënës

  • Sugjerim për mësimdhënien me videokonferencë: Në fund të mësimit, ftojini nxënësit të përdorin veçorinë e bashkëbisedimit për të treguar diçka që shkruan për Atin Qiellor. Përzgjidhni një nxënës që publikoi në bashkëbisedim për të treguar më shumë për komentin e tij. Pasi ky nxënës të flasë, ftojini të përzgjedhin komentin e një shoku ose shoqeje tjetër të klasës dhe vëreni edhe atë të tregojë.

Mateu 11:28–30

Qëllimi i mësimit: Ky mësim mund ta rritë besimin e nxënësve se Zoti do t’i ndihmojë ata me sfidat dhe barrët e tyre.

  • Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të pyetin një pjesëtar të familjes ose një shok për mënyrën se si Shpëtimtari u ka dhënë atyre paqe ose ngushëllim.

  • Sugjerim për mësimdhënien me videokonferencë: Merrni parasysh të paraqitni një fotografi me një figurë njeriu dhe të përdorni një mjet bashkëpunimi si p.sh. tabelën e bardhë, që t’u krijoni nxënësve mundësinë të shkruajnë fjalë ose të vizatojnë fotografi rreth figurës së njeriut për të përfaqësuar barrët dhe sfidat me të cilat përballen.

Zotërimi Doktrinor: Mateu 11:28–30

Qëllimi i mësimit: Ky mësim do t’u japë nxënësve mundësinë për të shpjeguar kuptimin nga ana e tyre e doktrinës duke i zbatuar parimet e marrjes së njohurisë shpirtërore në një skenar të ngjashëm me përvojat që mund të kenë në jetën e tyre.

  • Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të ushtrohen duke mësuar përmendsh referencën e zotërimit doktrinor dhe frazën kyç të shkrimit të shenjtë për vargjet te Mateu 11:28–30 (ose të gjithë fragmentin nëse nxënësit janë në gjendje). Kërkojuni të mendojnë mbi mënyrën se si mund ta zbatojnë atë që kanë mësuar për aftësinë e Jezu Krishtit për t’ua hequr barrët nëse vijnë tek Ai.

  • Përmbajtja për t’u paraqitur: Veprimtaria e shkurtër me përkime

  • Materialet për nxënësit: Copa letre ku nxënësit mund të shkruajnë dhe t’i shkëmbejnë me njëri-tjetrin

  • Sugjerim për mësimdhënien me videokonferencë: Merrni parasysh të përdorni funksionin e ndarjes së ekranit për të paraqitur programin Doctrinal Mastery [Zotërimi Doktrinor] dhe për t’u treguar nxënësve se si të kenë qasje te programi. Bëni një veprimtari për të mësuarit përmendsh së bashku si klasë.

Marku 2:23–3:6

Qëllimi i mësimit: Ky mësim do t’i ndihmojë nxënësit ta kuptojnë më mirë qëllimin e Shabatit dhe se si t’i ftojnë më plotësisht bekimet e Zotit në jetën e tyre.

  • Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të mendojnë për një mënyrë të parapëlqyer se si t’i afrohen më pranë Shpëtimtarit, individualisht ose me familjet e tyre, në ditën e Shabatit.

  • Fletushka: “Dita e Shabatit”

  • Sugjerim për mësimdhënien me videokonferencë: Merrni parasysh të përdorni funksionin e bashkëbisedimit për t’i lejuar nxënësit të bëjnë pyetjet që mund të kenë për ditën e Shabatit. Duke i parë pyetjet e njëri-tjetrit mund të nxiten t’i përgjigjen njëri-tjetrit dhe të bëjnë pyetje të mëtejshme.

Lluka 11:1–13

Qëllimi i mësimit: Ky mësim mund t’i ndihmojë nxënësit t’i bëjnë lutjet më kuptimplota.

  • Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të reflektojnë mbi atë që kanë bërë për t’i bërë lutjet e tyre më kuptimplota.

  • Përmbajtja për t’u paraqitur: Një vijë horizontale e hequr në tabelë, me frazën Lutja është e lehtë në njërin cep dhe frazën Lutja është e vështirë në cepin tjetër

  • Sugjerim për mësimdhënien me videokonferencë: Si pjesë e veprimtarisë në fillim të orës mësimore, merrni parasysh të bëni një sondazh për t’i pyetur nxënësit nëse mendojnë se lutja është e lehtë apo e vështirë.