Mateu 3; Marku 1; Lluka 3
Vështrim i Përgjithshëm
Para se Jezu Krishti të fillonte shërbesën e Tij publike, Gjon Pagëzori kërkoi t’i përgatiste të tjerët për ta pranuar dhe ndjekur Shpëtimtarin. Gjoni i ftoi ata të pendoheshin dhe të pagëzoheshin. Jezu Krishti u pagëzua nga Gjoni dhe, si Ati ashtu edhe Fryma e Shenjtë dëshmuan për Të. Materiali i kësaj jave përfshin gjithashtu një mësim të zotërimit doktrinor mbi kërkimin e kuptueshmërisë së mëtejshme nëpërmjet burimeve të caktuara në mënyrë hyjnore.
Përgatituni të Jepni Mësim
Informacioni i mëposhtëm u ofron mësuesve ide se për çfarë mund të ketë nevojë të përgatitet paraprakisht për secilën orë mësimore.
Mateu 3:1–12; Marku 1:1–8
Qëllimi i mësimit: Ky mësim do t’i ndihmojë nxënësit të marrin parasysh se si e kanë pranuar dhe ndjekur Shpëtimtarin, si mund ta forcojnë zotimin e tyre për ta pranuar dhe ndjekur Atë dhe si mund t’i ndihmojnë të tjerët të përgatiten për ta pranuar dhe ndjekur Atë.
-
Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të përsiatin mbi atë që do të bënin dhe thoshin për të ndihmuar dikë tjetër të përgatitet për ta pranuar dhe ndjekur Shpëtimtarin.
-
Materialet për nxënësit: Qasje në bisedat e konferencës së fundit të përgjithshme
-
Sugjerim për mësimdhënien me videokonferencë: Pasi nxënësit të bëjnë një nga veprimtaritë e titulluara A, B, ose C, ftojini të tregojnë duke ngritur gishtat nëse kanë kryer veprimtarinë e parë, të dytë ose të tretë. Ftoni disa nxënës të tregojnë atë që mësuan dhe ndien.
Lluka 3:7–14
Qëllimi i mësimit: Ky mësim do t’i ndihmojë nxënësit të kuptojnë më mirë pendimin dhe gëzimin që sjell pendimi rregullisht.
-
Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të reflektojnë mbi qëndrimet dhe përvojat e tyre me pendimin. Nxënësit mund t’i bëjnë vetes pyetje si kjo që vijon: “Çfarë ndjenjash apo emocionesh keni kur mendoni për pendimin? Përse?” “Çfarë përvojash keni pasur me pendimin?” “Çfarë pyetjesh keni për pendimin?”
-
Materiali filmik: “Ne Mund të Bëjmë më Mirë dhe të Jemi më të Mirë” nga kodi kohor 00:50 deri në 03:26, në dispozicion në ChurchofJesusChrist.org
-
Materialet për nxënësit: Për Forcën e Rinisë (broshurë, 2011) ose Gospel Topics [Temat e Ungjillit], topics.ChurchofJesusChrist.org
-
Përmbajtja për t’u paraqitur: Pohimet nga Presidenti Rasëll M. Nelson
-
Sugjerim për mësimdhënien me videokonferencë: Në fillim të mësimit, merrni parasysh të përdorni veçorinë e bashkëbisedimit ose teknologji tjetër të vënë në dispozicion për t’i lejuar nxënësit të tregojnë gjërat që u sjellin gëzim.
Mateu 3:13–17, Pjesa 1
Qëllimi i mësimit: Ky mësim do t’i ndihmojë nxënësit të kuptojnë dhe shpjegojnë rëndësinë e pagëzimit në ungjillin e Jezu Krishtit.
-
Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të përgatiten për orën mësimore duke menduar se si do t’ia shpjegonin rëndësinë e pagëzimit dikujt që e duan, por që nuk është anëtar i Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme.
-
Përmbajtja për t’u paraqitur: Harta të Biblës, nr. 11, “ Toka e Shenjtë në Kohët e Dhjatës së Re ”; lista e pyetjeve dhe e referencave të shkrimeve të shenjta për pagëzimin
-
Sugjerim për mësimdhënien me videokonferencë: Merrni parasysh t’i ftoni nxënësit të japin në mbledhjen me ndarje në dhoma virtuale shpjegimet e tyre për rëndësinë e pagëzimit. Kjo do t’i japë çdo nxënësi mundësinë për të dhënë shpjegimin e vet. Më pas, ftojini ata të tregojnë se si vajti dhe çfarë ndien.
Mateu 3:13–17, Pjesa 2
Qëllimi i mësimit: Ky mësim do t’i ndihmojë nxënësit ta thellojnë kuptueshmërinë e tyre për secilin anëtar të Kreut-Perëndi, që nga ana tjetër mund të ndikojë në zgjedhjet e tyre në jetë.
-
Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të vijnë të përgatitur në orën mësimore për të treguar atë që dinë për Kreun-Perëndi, si e dinë atë dhe çfarë pyetjesh mund të kenë.
Marrja e Njohurisë Shpirtërore, Pjesa 3
Qëllimi i mësimit: Ky mësim do t’i ndihmojë nxënësit të kuptojnë rëndësinë e kërkimit të së vërtetës përmes burimeve që Ati Qiellor dhe Jezu Krishti kanë ofruar me dashuri për ne.
-
Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të mendojnë se ku normalisht drejtohen për informacion kur kanë pyetje për Perëndinë apo Kishën. Nxitini ta përsiatin këtë thënie nga Plaku Nil L. Andersen, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve: “Pyetjet shpirtërore meritojnë përgjigje shpirtërore nga Perëndia” (“Jozef Smithi”, Ensign ose Liahona, nëntor 2014, f. 28, 30).
-
Fletushkë: “Disa Pyetje për Vlerësimin e Informacionit të Ri”