Marrja e Njohurisë Shpirtërore, Pjesa 3
Kërkoni Kuptueshmëri të Mëtejshme nëpërmjet Burimeve të Caktuara në Mënyrë Hyjnore
Njëri prej qëllimeve të zotërimit doktrinor është të të ndihmojë të mësosh dhe zbatosh parimet për marrjen e njohurisë shpirtërore. Ky mësim mund të të ndihmojë të kuptosh rëndësinë e kërkimit të së vërtetës nëpërmjet burimeve që Ati Qiellor dhe Jezu Krishti kanë ofruar me dashuri.
Veprimtari të Mundshme të të Mësuarit
Ku kërkon për përgjigje?
-
Motin për fundjavën e ardhshme
-
Emrin e kryeqytetit të Groenlandës
-
Një recetë gatimi me makarona ose oriz
Merrni parasysh pyetjet që vijojnë.
-
Çfarë burimesh përdore (apo do të përdorësh normalisht) për të kërkuar informacion?
-
Pse u beson këtyre burimeve për informacion në lidhje me këto lloj pyetjesh?
Ku mund të gjejmë përgjigje nga Perëndia?
-
Ku do të sugjeroje që njerëzit të kërkojnë përgjigje për pyetjet e rëndësishme rreth Perëndisë, Kishës apo planit të shpëtimit?
Mendo për çdo pyetje që ke për Perëndinë, Kishën ose planin e shpëtimit. Kjo mund të përfshijë informacione që i ke lexuar ose dëgjuar për të cilat pyet veten apo të duken shqetësuese. Kërko që të të udhërrëfejë Fryma e Shenjtë për të mësuar parimet në këtë mësim të cilat mund të të ndihmojnë.
Lexoji fragmentet e mëposhtme, duke kërkuar se si burimet e së vërtetës që jepen mësim në këto fragmente mund të na bekojnë.
-
Paragrafi 11 i seksionit “Marrja e Njohurisë Shpirtërore” te Dokumenti Bazë i Zotërimit Doktrinor (2022).
-
Çfarë burimesh të së vërtetës gjete në këto fragmente? Pse mund t’u besojmë plotësisht këtyre burimeve?
-
Ku mund të kërkojnë shumë njerëz informacion për pyetjet shpirtërore për të cilat do t’i paralajmëronit? Përse?
Po sikur të mos jem i/e sigurt se sa i besueshëm është një burim informacioni?
Një nga mënyrat më të zakonshme për të kërkuar informacione sot është duke përdorur internetin. Nëpërmjet internetit, ne kemi qasje te shumë burime të mira informacioni. Në të njëjtën kohë, interneti na ekspozon ndaj shumë burimeve jo të besueshme dhe të pavërteta informacioni. Plaku Nil L. Andersen, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, paralajmëroi:
“Informacioni në internet nuk ka një filtër ‘të së vërtetës’. Disa informacione, pavarësisht se sa bindëse duken, thjesht nuk janë të vërteta.”
(Nil L. Andersen, “Jozef Smithi”, Ensign ose Liahona, nëntor 2014, f. 29.)
Lexoje paragrafin 12 të pjesës“Marrja e Njohurisë Shpirtërore”,te Dokumenti Bazë i Zotërimit Doktrinor. Merr parasysh të mbash shënim arsyen përse është e rrezikshme t’i kërkosh përgjigjet për pyetjet shpirtërore nga burime të panjohura ose të pasigurta.
Kur has informacione të reja për Perëndinë, Kishën ose planin e shpëtimit, është e dobishme t’i bësh vetes pyetje si ato në vijim në lidhje me burimin e informacionit. Ndërsa i lexon më thellësisht këto pyetje, kërko ato që mendon se do të ishin më të dobishme kur vendos a do t’i besosh ose jo një burimi. (Gjithashtu mund të studiosh secilën prej referencave shoqëruese të shkrimeve të shenjta.)
-
Cila nga këto pyetje mendon se do të ishin më të dobishme për ty? Përse?
-
Çfarë pyetjesh të tjera mendon se duhet të bëjë dikush për informacionin që has?
Zgjidh një pjesë të informacionit që ke dëgjuar ose një pyetje që ke për Perëndinë, Kishën ose planin e shpëtimit. Pastaj gjej disa minuta për të ushtruar kërkimin për përgjigjet duke përdorur burimet e caktuara në mënyrë hyjnore. Ndër të tjera, mund të marrësh parasysh
-
lutjen;
-
kërkimin e shkrimeve të shenjta duke përdorur Udhëzuesin për Shkrimet e Shenjta ose fragmentet e zotërimit doktrinor;
-
kërkimin e bisedave të konferencave të përgjithshme, faqen Gospel Topics [Temat e Ungjillit] në ChurchofJesusChrist.org ose programin kompjuterik Gospel Library [Biblioteka e Ungjillit];
-
leximin e pjesëve përkatëse në materiale të Kishës siPër Forcën e Rinisë(broshurë, 2011) ose Gospel Topics [Temat e Ungjillit], topics.ChurchofJesusChrist.org;
-
vënien në kontakt me dikë që njeh dhe i mirëbeson, si një prind, peshkop, udhëheqës të të rinjve ose të rejave në lagjen ose degën tënde, ose mësues/e seminari, për të të ndihmuar të gjesh përgjigje.
-
Çfarë ke mësuar gjatë këtij mësimi që do të të ndihmojë kur të hasësh informacione të reja për Perëndinë apo Kishën?
-
Si mendon, pse burimet të cilave iu drejtohesh për përgjigje dhe informacion kanë rëndësi për Atin Qiellor dhe Jezu Krishtin?
Komente dhe Informacion për Rrethanat
Çfarë duhet të bëj nëse nuk mund të gjej një përgjigje për një pyetje përmes burimeve të caktuara në mënyrë hyjnore?
Plaku Nil L. Andersen, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, dha mësim:
“Jo të gjitha përgjigjet do të vijnë menjëherë, por shumica e pyetjeve mund të gjejnë zgjidhje nëpërmjet studimit të sinqertë dhe kërkimit të përgjigjeve nga Perëndia. …
Besimi nuk kërkon kurrë një përgjigje për çdo pyetje, por kërkon sigurinë dhe guximin që të shkojmë përpara, ndonjëherë duke e pranuar: ʻUnë nuk di çdo gjë, por di mjaftueshëm që të vazhdoj në udhën e dishepullimitʼ.
Zhytja e vetes në dyshime të vazhdueshme, e ushqyer me përgjigje nga ata që janë pa besim dhe jo besnikë, e dobëson besimin e një njeriu te Jezu Krishti dhe Rivendosja.”
(Nil L. Andersen, “Besimi Nuk Vjen nga Rastësia, por nga Zgjedhja”, Ensign ose Liahona, nëntor 2015, f. 66.)
Pse duhet të jem i/e kujdesshëm/me për të kërkuar përgjigje për Kishën nga ata që janë larguar prej saj?
Plaku Nil A. Maksuell (1926–2004), i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, ka thënë:
“Disa ngulin këmbë që ta studiojnë Kishën vetëm nëpërmjet syve të braktisësve të saj – është si të intervistosh Judën për të kuptuar Jezusin. Braktisësit përherë na tregojnë më shumë për veten sesa për atë nga e cila janë larguar.”
(Neal A. Maxwell, “All Hell Is Moved” [takim shpirtëror në Universitetin “Brigam Jang”, 8 nëntor 1977], f. 3, speeches.byu.edu)
Si mund të ndikojnë tek unë shpirtërisht burimet e informacionit që unë zgjedh?
Shih materialin filmik “Burime të Caktuara në Mënyrë Hyjnore” (9:16), në ChurchofJesusChrist.org [ose në https://www.churchofjesuschrist.org/media-library/video/doctrinal-mastery?lang=alb] Shih se si të rinjtë në materialin filmik u ndikuan nga ajo që zgjodhën të dëgjojnë dhe se ku zgjodhën të kërkonin për përgjigje.