Mateu 4; Lluka 4–5
Vështrim i Përgjithshëm
Pasi Shpëtimtari u pagëzua, Ai shkoi në shkretëtirë për të qenë me Perëndinë (shih Përkthimi prej Joseph Smith-it, Mateu 4:1, [tek Udhëzuesi për Shkrimet e Shenjta]). Satani e tundoi Atë, por Ai u rezistoi tundimeve. Kur Simon Pjetri, Andrea, Jakobi dhe Gjoni mrekullisht kapën “një sasi të madhe peshku”, pasi Shpëtimtari i ftoi të “hidhni[n] rrjetat [e tyre]” (Lluka 5:4, 6), ata rrokën një pjesëz të asaj që mund të arrinin me ndihmën e Shpëtimtarit. Këta peshkatarë pastaj zgjodhën të linin gjithçka për të ndjekur Jezu Krishtin. Nikodemi, një farise dhe një “krer i Judenjve” (Gjoni 3:1), erdhi te Shpëtimtari gjatë natës për të bërë pyetje të rëndësishme rreth shpëtimit.
Përgatituni të Jepni Mësim
Informacioni i mëposhtëm u ofron mësuesve ide se për çfarë mund të ketë nevojë të përgatitet paraprakisht për secilën orë mësimore.
Mateu 4:1–11, Pjesa 1
Qëllimi i mësimit: Ky mësim do t’i ndihmojë nxënësit të përcaktojnë parimet që i ndihmojnë të ndjekin shembullin e Shpëtimtarit për rezistencën ndaj tundimeve të Satanit.
-
Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të mendojnë për tundimet me të cilat po përballen dhe se si Shpëtimtari mund t’i ndihmojë t’u rezistojnë.
-
Sugjerim për mësimdhënien me videokonferencë: Rikrijoni në një dokument të programit word, tabelën në fund të mësimit,shfaqjani ekranin tuaj nxënësve në mënyrë që ata të mund ta shohin dhe pastaj plotësojeni së bashku.
Mateu 4:1–11, Pjesa 2
Qëllimi i mësimit: Ky mësim do t’i ndihmojë nxënësit të ndjekin shembullin e Jezu Krishtit dhe të kujtojnë të vërtetat nga shkrimet e shenjta për t’i ndihmuar t’i rezistojnë tundimit në jetën e tyre.
-
Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të vijnë të përgatitur për të treguar një deri në dy fragmente të shkrimeve të shenjta që mendojnë se mund t’i përdorin për t’i ndihmuar që t’i rezistojnë tundimit. Nëse nuk mund të gjejnë ndonjë, nxitini të pyetin prindërit, pjesëtarët e tjerë të familjes ose udhëheqësit e Kishës.
-
Programi Doctrinal Mastery [Zotërimi Doktrinor]: Ftojini nxënësit që kanë qasje në këtë program për celularë që ta përdorni në mësim.
-
Sugjerim për mësimdhënien me videokonferencë: Përdoreni veçorinë e bashkëbisedimit për t’i lejuar nxënësit të lexojnë shkrimet e shenjta që ndiejnë se do t’i ndihmojnë t’i rezistojnë tundimit. Merrni parasysh ta ruani bashkëbisedimin dhe t’ua dërgoni më vonë listën e plotë të shkrimeve të shenjta nxënësve.
Lluka 5:1–11
Qëllimi i mësimit: Ky mësim do t’i ndihmojë nxënësit të kenë dëshirën për ta ndjekur Jezu Krishtin në mënyrë që Ai të mund t’i ndihmojë të përmbushin shumë më tepër sesa mund të arrijnë ndonjëherë pa Të.
-
Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të luten për të ditur qëllimin e Perëndisë për jetën e tyre. Nxënësit që kanë një bekim patriarkal mund ta lexojnë duke kërkuar atë që ua ka zbuluar Perëndia për qëllimet e jetës së tyre. Të tjerët mund të përfitojnë nga biseda me prindërit e tyre ose të kërkojnë pikëpamje në shkrimet e shenjta.
-
Figurat: Përgatituni për të paraqitur imazhe të individëve që kanë arritur gjëra të mëdha në jetë, sepse Perëndia i ka ndihmuar ta kuptojnë qëllimin e tyre (për shembull Rebekën, Marinë ose Jozef Smithin).
-
Sugjerim për mësimdhënien me videokonferencë: Merrni parasysh të paraqitni një fotografi të Shpëtimtarit që e quan Pjetrin dishepull gjatë diskutimit te Lluka 5:1–11.
Gjoni 3:1–8
Qëllimi i mësimit: Ky mësim do t’i ndihmojë nxënësit të kuptojnë dhe ndiejnë rëndësinë e lindjes përsëri “nga uji dhe nga Fryma” ( Gjoni 3:5) për të hyrë në mbretërinë e Perëndisë.
-
Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të vijnë të përgatitur për të diskutuar ndryshimet që kanë bërë ata vetë ose të tjerë që njohin për t’u bërë më shumë si Jezu Krishti.
-
Sugjerim për mësimdhënien me videokonferencë: Merrni parasysh t’i ftoni nxënësit të sjellin një pjesëtar të familjes ose shok/shoqe që ka ndryshuar nga Shpëtimtari përmes pranimit të pagëzimit dhe konfirmimit. Nëse personi që zgjodhën nuk mund të jetë i pranishëm, nxënësit mund të tregojnë një fotografi të tij dhe të tregojnë historinë e tij.
Zotërimi Doktrinor: Gjoni 3:5
Qëllimi i mësimit: Ky mësim do t’u japë nxënësve mundësinë për të ushtruar zbatimin e parimeve të marrjes së njohurisë shpirtërore duke përdorur doktrinën se duhet të lindim nga uji dhe nga Fryma për të hyrë në mbretërinë e Perëndisë.
-
Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të vijnë të përgatitur për të treguar atë që do t’i jepnin mësim një klase Filloreje rreth vargut te Gjoni 3:5 .
-
Materialet: Materiale me shkrim për veprimtarinë e të mësuarit përmendsh (nëse është e mundur) ose një pajisje elektronike me programin Doctrinal Mastery [Zotërimi Doktrinor] të instaluar