Seminari
Zotërimi Doktrinor: Gjoni 3:5


Zotërimi Doktrinor: Gjoni 3:5

Lindur nga Uji dhe nga Fryma për të Hyrë në Mbretërinë e Perëndisë

An eight year old girl and a priesthood holder standing together dressed in white baptismal clothing. The man is holding the girl’s arms in position for baptism. The image was photographed against a white background.

Në një mësim të mëparshëm, ju studiuat fjalët e Shpëtimtarit drejtuar Nikodemit për t’u rilindur shpirtërisht nëpërmjet ordinancave të pagëzimit dhe konfirmimit. Në këtë mësim mund të ushtroni zbatimin e parimeve të marrjes së njohurisë shpirtërore duke përdorur doktrinën që ne duhet të lindim nga uji dhe nga Fryma për të hyrë në mbretërinë e Perëndisë.

Shenjimi i fragmenteve të zotërimit doktrinor. Ftojini nxënësit t’i shenjojnë fragmentet e shkrimeve të shenjta për zotërimin doktrinor në një mënyrë që është unike nga shenjimet e tjera të tyre që të mund t’i kujtojnë dhe gjejnë këto fragmente më lehtë. Nxënësit që përdorin programin Gospel Library [Biblioteka e Ungjillit] mund të krijojnë gjithashtu një etiketim për këto fragmente.

Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të vijnë të përgatitur për të treguar atë që do t’i jepnin mësim një klase Filloreje rreth vargut te Gjoni 3:5 .

Veprimtari të Mundshme të të Mësuarit

Mëso përmendsh dhe shpjego

Ky mësim është hartuar për t’u dhënë mësim pas mësimit mbi Gjoni 3:1–8, mësimit kontekstual për këtë fragment të zotërimit doktrinor. Nëse ky mësim i zotërimit doktrinor duhet të zhvendoset në një javë tjetër për t’iu përshtatur orareve të shkollës, sigurohuni që të jepni mësimin përkatës kontekstual edhe gjatë asaj jave.Veprimtaria vijuese ka për qëllim t’i ndihmojë nxënësit të shpjegojnë me fjalët e tyre doktrinën e dhënë mësim te Gjoni 3:5 se ne duhet të lindim nga uji dhe nga Fryma për të hyrë në mbretërinë e Perëndisë. Sigurohuni që secili nxënës të ketë mundësinë për t’ia shpjeguar këtë doktrinë një shoku/shoqeje ose grupi të vogël. Dëgjojini me kujdes përgjigjet e tyre dhe nxitini ata të bëjnë pyetje nëse kanë ndonjë. Rishikojeni materialin nga mësimi te Gjoni 3:1–8 sipas nevojës.Ftojini nxënësit të përdorin veprimtarinë e përgatitjes së nxënësve për t’i ndihmuar për përgjigjet e tyre gjatë kësaj pjese të mësimit.

Përfytyro sikur të është kërkuar t’i japësh mësim një klase Filloreje për këtë të vërtetë të dhënë mësim te Gjoni 3:5 : ne duhet të lindim nga uji dhe nga Fryma për të hyrë në mbretërinë e Perëndisë.

  • Si do t’ia shpjegoje klasës së Fillores se çfarë do të thotë kjo doktrinë? Përfshi mendime për rolin e Shpëtimtarit në këtë proces, siç na mësohet tek Alma 7:14 .

Ushtrimi i mëposhtëm mund të të ndihmojë të mbash mend fragmentin e zotërimit doktrinor dhe të mësosh përmendsh frazën e tij kyç të shkrimit të shenjtë. Mund të kryesh një veprimtari të ngjashme në programin Doctrinal Mastery [Zotërimi Doktrinor] nëse ke qasje.Me një laps, shkruaj në ditarin tënd të studimit “ Gjoni 3:5 : Kush nuk ka lindur nga uji dhe nga Fryma, nuk mund të hyjë në mbretërinë e Perëndisë”. Përsërite frazën me zë të lartë ose në mendje disa herë.Përzgjidh tre ose katër fjalë dhe fshiji të gjitha, përveç germës së parë së secilës prej tyre. Përsërite frazën sërish disa herë.Përsërite këtë ushtrim derisa të mbeten vetëm germat e para të secilës fjalë, siç tregohet këtu: “Gj____ 3:_: K___ n__ k_ l_____ n__ u__ dh_ n__ F____, n__ m___ t_ h___ n_ m________ e P________”.Përsërite disa herë frazën duke përdorur germat e para, dhe pastaj provo ta thuash pa e parë.

Ushtro Vënien në Zbatim

Paraqiteni veprimtarinë vijuese në tabelë. Lejojini nxënësit t’i shpjegojnë shkurtimisht parimet e marrjes së njohurisë shpirtërore. Sigurohuni që nxënësit t’i njohin mjaftueshëm ato parime përpara se të vazhdoni më tej.

Përfytyro sikur ke një shoqe që quhet Megan e cila është anëtare e Kishës, por nëna e saj nuk është. Nëna e saj beson te Jezu Krishti dhe Bibla, por nuk i përket ndonjë kishe të caktuar. Megani të pyet: “A nuk mund të shkojë nëna ime në qiell po nuk u pagëzua nëse bën një jetë të mirë?”

  • Cilat janë disa nga arsyet që Megani mund ta bëjë këtë pyetje?

  • Pse është e rëndësishme t’i kuptosh arsyet e saj se përse e bëri këtë pyetje para se të përpiqesh ta ndihmosh të gjejë përgjigjet?

Për ta ndihmuar Meganin të gjejë një përgjigje për pyetjen e saj rreth rëndësisë së pagëzimit, mund të zbatosh parimet e marrjes së njohurisë shpirtërore.

Merrni parasysh a do të ishte më mirë që nxënësit ta bëjnë veprimtarinë vijuese vetë, me një shok/shoqe apo në grupe të vogla. Dallojini nivelet e tyre të energjisë dhe përqendrimit, dhe zgjidhni metodën që do t’i përmbushë më së miri nevojat e tyre.

Vepro me besim

Lexoji paragrafët 5–7 në pjesën e titulluar “Marrja e Njohurisë Shpirtërore” te materiali Dokumenti Bazë i Zotërimit Doktrinor (2022). Merr parasysh t’i nënvizosh fjalët ose frazat që do të ishin të dobishme për t’u vënë në zbatim në këtë skenar.

  • Cilat fjalë ose fraza nënvizove? Si mund t’i zbatosh ato në këtë skenar?

Mund të jetë e dobishme të bëni pyetje shtesë që ndjekin ecurinë, të tilla si: “Çfarë gjërash specifike mund ta ftonit Meganin t’i bënte me besim?”

Shqyrtoji konceptet dhe pyetjet me një këndvështrim të përjetshëm

Lexo paragrafët 8–10 në të njëjtën pjesë të materialit Dokumenti Bazë i Zotërimit Doktrinor. Merr parasysh t’i nënvizosh fjalët ose frazat që do të ishin të dobishme për t’u vënë në zbatim në këtë skenar.

  • Cilat fjalë ose fraza nënvizove? Si mund t’i zbatosh ato në këtë skenar?

Nëse është e nevojshme, merrni parasysh të bëni pyetje shtesë që ndjekin ecurinë, të tilla si: “Cili është roli i pagëzimit dhe i konfirmimit në planin e shpëtimit?”

Kërko kuptueshmëri të mëtejshme nëpërmjet burimeve të caktuara në mënyrë hyjnore

Lexo paragrafët 11–12 në të njëjtën pjesë të materialit Dokumenti Bazë i Zotërimit Doktrinor. Merr parasysh t’i nënvizosh fjalët ose frazat që do të ishin të dobishme për t’u vënë në zbatim në këtë skenar.

  • Cilat fjalë ose fraza nënvizove? Si mund t’i zbatosh ato në këtë skenar?

Nëse do t’i ndihmonte nxënësit, merrni parasysh të bëni pyetje shtesë që ndjekin ecurinë, të tilla si: “Si mund ta përdorni doktrinën e dhënë mësim te Gjoni 3:5 për ta ndihmuar Meganin?” ose “Në cilat burime të tjera të caktuara në mënyrë hyjnore mund ta drejtonit Meganin? Si mund ta ndihmojnë atë këto burime?“Ftojini nxënësit të shpjegojnë se si do t’i përdorin parimet e marrjes së njohurisë shpirtërore për ta ndihmuar Meganin të kuptojë më mirë rëndësinë e pagëzimit. Merrni parasysh t’u kërkoni nxënësve ta interpretojnë me role këtë skenar në dyshe, me nxënësit që ndërrojnë rolet duke marrë me radhë rolin e Meganit. Sipas nevojës, ndihmojini nxënësit ta shpjegojnë doktrinën dhe t’i zbatojnë parimet e marrjes së njohurisë shpirtërore.

Përsëritje e Zotërimit Doktrinor

Në një orë të mëvonshme mësimore, shqyrtojeni referencën e zotërimit doktrinor dhe frazën kyç të shkrimit të shenjtë duke i ftuar nxënësit ta përsëritin veprimtarinë e parë me germat të përshkruar në këtë mësim.