Seminari
Gjoni 2–4


Gjoni 2–4

Vështrim i Përgjithshëm

Jezu Krishti mrekullisht e shndërroi ujin në verë në një ceremoni dasme. Ai i mësoi një udhëheqësi judeas, me emrin Nikodem, rreth lindjes përsëri dhe rreth dashurisë që Ati Qiellor demonstroi nëpërmjet dërgimit të Birit të Tij për të shlyer për mëkatet tona. Jezusi pastaj i mësoi një gruaje samaritane për ujin e gjallë që Ai ua ofron atyre që besojnë tek Ai.

Përgatituni të Jepni Mësim

Informacioni i mëposhtëm u ofron mësuesve ide mbi atë se për çfarë mund të kenë nevojë të përgatiten paraprakisht për secilin mësim.

Gjoni 2

Qëllimi i mësimit: Ky mësim ka për qëllim t’i ndihmojë nxënësit ta rritin besimin e tyre te Jezu Krishti dhe të përcaktojnë të vërtetat në lidhje me fuqinë dhe karakterin e Shpëtimtarit.

  • Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të përfytyrojnë sikur iu është kërkuar të mbajnë një bisedë në mbledhjen e sakramentit për fuqinë e Jezu Krishtit. Kërkojuni atyre të vijnë në klasë të përgatitur për të treguar një ose dy rrëfime nga shkrimet e shenjta që mund t’i përdorin për të ilustruar fuqinë e Tij.

  • Objekti: Merrni parasysh të sillni në klasë ushqim për ta përdorur në fillim të mësimit.

  • Sugjerim për përshtatjen e përmbajtjes në internet: Pasi nxënësit të kenë studiuar për Jezusin që e shndërron ujin në verë, merrni parasysh t’i përfshini idetë që gjenden te pjesa e mësimit “Veprimtari Plotësuese të të Mësuarit” në pjesën e titulluar “Jezu Krishti mund të më ndryshojë”. Këto ide mund t’i ndihmojnë nxënësit të shohin se si Jezu Krishti mund të ndryshojë jetën dhe natyrën tonë ashtu sikurse shndërroi ujin në verë.

Gjoni 3:14–17

Qëllimi i mësimit: Ky mësim do t’u japë nxënësve mundësi për ta forcuar besimin e tyre te Jezu Krishti ndërsa mësojnë më shumë për Shlyerjen e Tij.

  • Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të gjejnë një fragment të shkrimit të shenjtë ose thënie nga konferenca e përgjithshme që u mëson atyre diçka kuptimplotë për Shlyerjen e Jezu Krishtit.

  • Sugjerim për mësimdhënien me videokonferencë: Nxënësit mund të futen në dhoma virtuale të ndara për të treguar dhe diskutuar për pyetjen përfundimtare të fletushkës në grupe të vogla.

Zotërimi Doktrinor: Gjoni 3:16

Qëllimi i mësimit: Ky mësim do t’u japë nxënësve mundësinë për ta rritur zotërimin e tyre të doktrinës së Shlyerjes së Jezu Krishtit duke e mësuar përmendsh referencën te Gjoni 3:16 dhe frazën e tij kyç të shkrimit të shenjtë, që shpjegon doktrinën e shkrimit të shenjtë dhe zbatimin në një situatë nga jeta reale e parimeve të marrjes së njohurisë shpirtërore.

  • Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të mendojnë rreth asaj se si do t’i mësonin dikujt për Jezu Krishtin dhe Shlyerjen e Tij nëse do të ishin misionarë kohëplotë.

  • Veprimtaria e shqyrtimit: Sigurohuni që ta vini në praktikë veprimtarinë e shqyrtimit në fund të mësimit në një mësim të ardhshëm që do të jepet menjëherë pas këtij mësimi.

  • Sugjerim për mësimdhënien me videokonferencë: Ftojini nxënësit të përdorin veçorinë e bashkëbisedimit për të publikuar referencat e shkrimeve të shenjta ose thëniet nga udhëheqës të Kishës që kanë gjetur, që mund të jenë të dobishme për skenarin e dhënë. Jepuni nxënësve disa minuta për të lexuar disa nga referencat ose thëniet e publikuara në veçorinë e bashkëbisedimit dhe pastaj ftojini të komentojnë për çdo gjë që u ka bërë më shumë përshtypje.

Gjoni 4, Pjesa 1

Qëllimi i mësimit: Ky mësim ka për qëllim t’i ndihmojë nxënësit të njohin nevojën e tyre për Shpëtimtarin dhe ta ndiejnë dashurinë e Tij për ta.

  • Përgatitja e nxënësve: Drejtojini nxënësit në veprimtarinë për Gjoni 2–4 tek Eja, Më Ndiq – Për Individët dhe Familjet që i fton ata të kërkojnë për sende të përditshme në shtëpitë e tyre që mund të përdoren për të dhënë mësim të vërtetat shpirtërore. Ftojini nxënësit t’i sjellin në klasë sendet që gjejnë, nëse është e mundur, dhe të përgatiten për të shpjeguar të vërtetat shpirtërore që mund të jepen mësim duke i përdorur ato.

  • Sugjerim për mësimdhënien me videokonferencë: Merrni parasysh t’i ftoni nxënësit të gjejnë sende në shtëpitë e tyre që mund të përdoren për të dhënë mësim një të vërtetë shpirtërore.

Gjoni 4, Pjesa 2

Qëllimi i mësimit: Ky mësim ka për qëllim t’i ndihmojë nxënësit të kuptojnë më shumë për ujin e gjallë që ofron Shpëtimtari: çfarë është, përse kanë nevojë për të dhe si mund ta marrin atë.

  • Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të krahasojnë rastet kur janë ndier të zbrazët shpirtërisht me rastet kur janë ndier të kënaqur shpirtërisht. Çfarë e solli ndryshimin?

  • Fletushka: “Uji i Gjallë”

  • Sugjerim për mësimdhënien me videokonferencë: Merrni parasysh t’u jepni nxënësve udhëzime për ta bërë bisedën para orës mësimore dhe të ftoni disa vullnetarë për t’i dhënë bisedat e tyre në fillim të mësimit.