Seminari
Gjoni 3:14–17


Gjoni 3:14–17

“Sepse Perëndia e Deshi Aq Botën”

Jesus returns to the garden again to continue to pray and suffers great pain.

Siç është shënuar te Gjoni 3, Jezusi i dha mësim Nikodemit për flijimin e Tij shlyes kur tha se “duhet të ngrihet lart Biri i njeriut, që kushdo që beson në të të mos humbasë, por të ketë jetë të përjetshme” (Gjoni 3:14–15). Presidenti Rasëll M. Nelson dha mësim: “Ndërsa shpenzojmë kohë për të mësuar rreth Shpëtimtarit dhe flijimit të Tij shlyes, ne tërhiqemi për të përdorur [një] element kyç që të kemi qasje ndaj fuqisë së Tij: ne zgjedhim që të kemi besim në Të dhe ta ndjekim Atë” (“Marrja e Fuqisë së Jezu Krishtit në Jetën Tonë”, Ensign ose Liahona, maj 2017,f. 40). Ky mësim do të të japë mundësi për ta forcuar besimin te Jezu Krishti ndërsa mëson më shumë rreth Shlyerjes së Tij.

Shlyerja e Jezu Krishtit. Presidenti Rasëll M. Nelson dha mësim: “Nga pikëpamja doktrinore është e paplotë të flasësh për flijimin shlyes të Zotit me fraza të shkurtra, të tillë si ‘Shlyerja’ apo ‘fuqia mundësuese e Shlyerjes’ ose ‘zbatimi i Shlyerjes’ apo ‘duke qenë të forcuar nga Shlyerja’. …Nuk ka asnjë qenie amorfe që quhet ‘Shlyerje’ tek e cila ne mund të thërrasim për ndihmë, shërim, falje apo fuqi. … Flijimi shlyes i Shpëtimtarit – vepra qendrore e gjithë historisë njerëzore – kuptohet dhe vlerësohet më mirë kur ne posaçërisht dhe qartësisht e lidhim atë me Të” (“Marrja e Fuqisë së Jezu Krishtit në Jetën Tonë”, Ensign ose Liahona, maj 2017, f. 40).

Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të gjejnë një fragment të shkrimit të shenjtë ose pohim nga konferenca e përgjithshme që u mëson diçka kuptimplotë për Shlyerjen e Jezu Krishtit.

Veprimtari të Mundshme të të Mësuarit

Çfarë është Shlyerja e Jezu Krishtit?

Merreni parasysh t’i shfaqni figurat e mëposhtme të Shpëtimtarit dhe pohimet e mëposhtme të paplota. Ftojini nxënësit ose t’i përfundojnë pohimet në ditarët e tyre të studimit ose të diskutojnë me shokun apo shoqen se si do ta përfundonin secilin pohim. Më pas, jepuni kohë nxënësve të gatshëm që t’ia lexojnë pohimet e tyre të përfunduara klasës.

Jesus Christ depicted kneeling at the base of a tree in the Garden of Gethsemane during the Atonement. Christ has His hands clasped as He prays.
Christ hanging on a cross at Calvary. Two thieves, also hanging on crosses are at the left and right of Christ. Numerous observers, including Mary, the mother of Christ, Mary Magdalene, other mourners and Roman soldiers are gathered around the crosses. Thunder clouds are gathering in the sky.

Vështro figurat e Jezusit në Gjetseman dhe në kryq, dhe mendo për atë që di mbi Shlyerjen e Jezu Krishtit.

Plotësoji pohimet vijuese në ditarin tënd të studimit.

  • Ati Qiellor e dërgoi Jezu Krishtin në tokë që të shlyente për ne në mënyrë që …

  • Disa gjëra që përjetoi Jezusi në Gjetseman përfshijnë …

  • Jezusi vdiq në kryq sepse …

  • Nëse Jezusi nuk kishte vuajtur në Gjetseman dhe nuk do të kishte vdekur në kryq, atëherë …

Në këtë mësim, ti do të mësosh më shumë për Shlyerjen e Jezu Krishtit dhe dashurinë që Ati Qiellor demonstroi kur e dërgoi Birin e Tij në botë. Ndërsa studion, kushtoju vëmendje nxitjeve të Frymës së Shenjtë që mund të të ndihmojnë ta vlerësosh më shumë flijimin e Jezu Krishtit për ty dhe ta rritësh besimin tënd tek Ai.

Color Handouts Icon

⁠Merrni parasysh t’ua jepni fletushkën në vijim nxënësve dhe t’u jepni kohë që të punojnë vetë në heshtje me materialin. Merrni parasysh të vini në sfond muzikë të qetë instrumentale të himneve për t’i ndihmuar nxënësit t’i përqendrojnë mendimet e tyre te përmbajtja shpirtërore që po studiojnë.

Shlyerja e Shpëtimtarit

Fragmentet dhe pohimet e mëposhtme nga shkrimet e shenjta na mësojnë për Shlyerjen e Jezu Krishtit. Kushtoji 10 deri në 15 minuta leximit me kujdes të këtyre burimeve (ose burimeve të tjera rreth Shlyerjes së Shpëtimtarit për të cilat je i interesuar të mësosh ose që i ke gjetur para këtij mësimi). Ndërsa lexon, mendo mbi faktin se si secili prej këtyre burimeve të ndihmon ta kuptosh më mirë atë që Ati Qiellor dhe Jezu Krishti bënë për ty dhe pse.

Plaku Ted R. Kelister, i Të Shtatëdhjetëve, dha mësim:

Brother Tad R. Callister, Sunday school General President. Official Portrait 2018.

“Çfarë është atëherë Shlyerja e Jezu Krishtit? Në një kuptim, ajo është një seri ngjarjesh hyjnore që filluan në Kopshtin e Gjetsemanit, vazhduan në kryq dhe kulmuan me Ringjalljen e Shpëtimtarit nga varri. Ajo ishte e nxitur nga një dashuri që nuk arrijmë ta kuptojmë, për secilin prej nesh. Ajo kërkonte një qenie që ishte pa mëkat; i cili kishte pushtet të pafund mbi elementet – edhe mbi vdekjen; i cili zotëronte një aftësi të pakufishme për të vuajtur pasojat e të gjitha mëkateve dhe lëngatave tona dhe i cili, në fakt, zbriti nën gjithçka [shih Doktrina e Besëlidhje 88:6 ]. Ky ishte misioni i Jezu Krishtit – kjo ishte Shlyerja e Tij.

Cili ishte qëllimi i saj atëherë? Ishte të bënte të mundur që ne të kthehemi në praninë e Perëndisë, të bëhemi më shumë si Ai dhe të kemi plotësi gëzimi. Kjo u bë duke mposhtur katër pengesa:

1. Vdekjen fizike

2. Vdekjen shpirtërore të shkaktuar nga Adami dhe nga mëkatet tona

3. Vuajtjet dhe sëmundjet tona

4. Dobësitë dhe papërsosuritë tona”

(Ted R. Kelister, “Shlyerja e Jezu Krishtit”, Ensign ose Liahona, maj 2019, f. 85.)

Handout on the Savior’s atonement
  • Çfarë ndjenjash apo pikëpamjesh ke marrë teksa ke studiuar për Jezu Krishtin dhe Shlyerjen e Tij?

Pasi nxënësit ta plotësojnë fletushkën, merrni parasysh t’i ftoni ata t’ia lexojnë klasës përgjigjet e tyre ndaj pyetjes përfundimtare ose ta lexojnë në grupe të vogla. Gjithashtu mund të jetë e dobishme t’u jepni nxënësve mundësinë për të bërë çdo pyetje që mund të kenë teksa studiuan materialin e fletushkës.

Si tregohet dashuria e Atit duke dërguar Birin e Tij?

Një nga të vërtetat që theksoi Shpëtimtari ndërsa i dha mësim Nikodemit për Shlyerjen e Tij (shih Gjoni 3:14–17) është se Ati Qiellor i do kaq shumë fëmijët e Tij saqë dërgoi Birin e Tij të Vetëmlindur për të shlyer për ne.

Presidenti Dallin H. Ouks, i Presidencës së Parë, dha mësim rreth asaj se si dashuria e Atit Qiellor shfaqet përmes Shlyerjes së Shpëtimtarit:

Official Portrait of President Dallin H. Oaks taken March 2018.

“Nuk ka provë më të madhe të fuqisë e përsosmërisë së pafundme të dashurisë së Perëndisë, sesa ajo e shpallur nga Apostulli Gjon: ‘Sepse Perëndia e deshi aq botën, sa dha Birin e tij të vetëmlindurin’ ( Gjoni 3:16). Një tjetër Apostull shkroi se Perëndia “nuk e kurseu Birin e vet, por e dha për të gjithë ne” ( Romakëve 8:32). Mendoni se sa duhet ta ketë hidhëruar Atin tonë Qiellor që të dërgonte Birin e Tij për të duruar vuajtje të pakuptueshme për mëkatet tona. Kjo është prova më e madhe e dashurisë së Tij për secilin prej nesh!”

(Dallin H. Ouks,“Dashuria dhe Ligji”,Ensign ose Liahona, nëntor 2009, f. 26.)

  • Çfarë mësove nga ky pohim?

Christ hanging on a cross at Calvary. Two thieves, also hanging on crosses are at the left and right of Christ. Numerous observers, including Mary, the mother of Christ, Mary Magdalene, other mourners and Roman soldiers are gathered around the crosses. Thunder clouds are gathering in the sky.

Merrni parasysh t’u jepni nxënësve kohë për t’i mbajtur shënim mendimet ose dëshminë e tyre për Jezu Krishtin në ditarët e tyre të studimit. Pasi të kenë mbaruar së shkruari, disa vullnetarë mund t’i tregojnë klasës atë që shkruan.

Komente dhe Informacion për Rrethanat

Si mund ta përdor fuqinë që më jep Jezu Krishti nëpërmjet Shlyerjes së Tij?

Presidenti Rasëll M. Nelson dha mësim sa vijon rreth të ftuarit të fuqisë së Jezu Krishtit në jetën tonë:

Official portrait of President Russell M. Nelson taken January 2018

“Si shenjtorë të ditëve të mëvonshme, ne i referohemi misionit të Tij si Shlyerja e Jezu Krishtit, e cila e bëri ringjalljen një realitet për të gjithë njerëzit dhe e bëri jetën e përjetshme të mundur për ata që pendohen për mëkatet e tyre dhe i marrin e i mbajnë ordinancat dhe besëlidhjet themelore. …

… Besëlidhjet tona na lidhin me Të dhe na japin fuqi të perëndishme. Si dishepuj besnikë, ne pendohemi dhe e ndjekim Atë në ujërat e pagëzimit. Ne ecim përgjatë shtegut të besëlidhjes për të marrë ordinanca të tjera themelore. …

Burrat dhe gratë që i mbajnë besëlidhjet, kërkojnë mënyra për ta mbajtur veten e tyre të panjollosur nga bota, kështu që nuk do të ketë asgjë që do ta bllokojë përdorimin nga ana e tyre të fuqisë së Shpëtimtarit.”

(Rasëll M. Nelson,“Marrja e Fuqisë së Jezu Krishtit në Jetën Tonë”,Ensign ose Liahona, maj 2017, 40, 41.)

Si e di nëse Jezu Krishti dhe fuqia e Tij po veprojnë në jetën time?

Presidenti Henri B. Ajring, i Presidencës së Parë, dha mësim:

Official Portrait of President Henry B. Eyring taken March 2018.

“Nëse e keni ndier ndikimin e Frymës së Shenjtë sot, mund ta merrni atë si fakt që Shlyerja [e Jezu Krishtit] po vepron në jetën tuaj. Për atë arsye dhe për shumë të tjera, ju do të bënit mirë ta vendosni veten në vende dhe punë që i ftojnë nxitjet e Frymës së Shenjtë.”

(Henry B. Eyring, “Gifts of the Spirit for Hard Times”, Ensign, qershor 2007, f. 23.)

Ku mund të mësoj më shumë rreth Shlyerjes së Jezu Krishtit?

Merr parasysh ta thellosh kuptueshmërinë tënde për Shpëtimtarin dhe Shlyerjen e Tij duke kërkuar “ Shlyej, Shlyerje ” tek Udhëzuesi për Shkrimet e Shenjta (scriptures.ChurchofJesusChrist.org).

Veprimtari Plotësuese të të Mësuarit

Përgatitja e një mësimi si misionarët

Ftojini nxënësit të përfytyrojnë sikur janë misionarë/e dhe duhet të përgatiten për t’i dhënë mësim dikujt për Jezu Krishtin dhe Shlyerjen e Tij. Ftojini nxënësit të studiojnë pjesën e titulluar“Shlyerja”,në faqet 51–52 të materialit Predikoni Ungjillin Tim: Një Udhëzues për Shërbimin Misionar (2005). Ftojini nxënësit të përgatitin një përvijim të mësimit 5 deri në 10 minuta bazuar në atë që mësuan nga ai burim.Pasi nxënësit të kenë mbaruar përgatitjen e përvijimeve të tyre, merrni parasysh ta ndani klasën dhe t’i ftoni nxënësit t’ia japin me radhë mësimet e tyre shokut ose shoqes apo një grupi të vogël. Përndryshe, disa vullnetarë mund t’ia tregojnë mësimet e tyre klasës.

Si mund ta lejojë besimi im te Jezu Krishti, Atë, që të ndikojë në jetën time?

Ftojini nxënësit të krijojnë një pamflet që është hartuar për t’i ndihmuar njerëzit ta kuptojnë rëndësinë e Shlyerjes së Jezu Krishtit. Merrni parasysh t’i ftoni nxënësit të studiojnë bisedën “Shlyerja dhe Udhëtimi i Vdekshmërisë”, nga Plaku Dejvid A. Bednar, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve (Ensign, prill 2012, f. 12–19) për t’i ndihmuar të përgatiten për këtë veprimtari. Nxënësit mund ta përdorin përmbajtjen nga artikulli i Plakut Bednar për të krijuar tituj dhe përmbajtje për pamfletin e tyre.

Jezu Krishti mund t’i shërojë ata që drejtohen tek Ai

Merrni parasysh të paraqitni figurat në vijim për këtë veprimtari të të mësuarit.

Christ hanging on a cross at Calvary. Two thieves, also hanging on crosses are at the left and right of Christ. Numerous observers, including Mary, the mother of Christ, Mary Magdalene, other mourners and Roman soldiers are gathered around the crosses. Thunder clouds are gathering in the sky. The Old Testament prophet Moses pointing to a staff with a brass serpent attached to the top. The painting illustrates the event wherein Moses promised the Israelites that they would be saved from the fiery serpents if they looked at the brass serpent.

Siç është shënuar te Gjoni 3:14–16 , Jezu Krishti e krahasoi Kryqëzimin e Tij të afërt me kohën kur Moisiu ngriti gjarprin prej bronzi në shkretëtirë. Ftojini nxënësit të studiojnë vargjet te Gjoni 3:14–16 , 1 Nefi 17:40–41 dhe Alma 33:18–22 , duke kërkuar se si kjo ngjarje gjatë kohës së Moisiut ka të bëjë me Kryqëzimin dhe Shlyerjen e Jezu Krishtit.