Seminari
Zotërimi Doktrinor: Gjoni 3:16


Zotërimi Doktrinor: Gjoni 3:16

Shlyerja e Jezu Krishtit

Jesus Christ kneeling as He prays and atones in the Garden of Gethsemane. Christ is depicted wearing red and blue robes. He has His hands clasped and is resting them on a large rock. A small stream of light coming through the darkened and cloudy background shines on the face of Christ. Light emanates around Christ’s head.

Në mësimin e mëparshëm mësove për dashurinë e thellë që Ati Qiellor na tregoi duke dërguar Birin e Tij për të qenë Shpëtimtari dhe Shëlbuesi ynë. Ky mësim do të të japë mundësinë për ta rritur zotërimin tënd të kësaj doktrine duke mësuar përmendsh referencën dhe frazën kyç të shkrimit të shenjtë, duke shpjeguar doktrinën dhe duke i zbatuar në një situatë nga jeta reale parimet e marrjes së njohurisë shpirtërore.

Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të mendojnë se si do t’i jepnin dikujt mësim për Jezu Krishtin dhe Shlyerjen e Tij nëse do të ishin misionarë kohëplotë.

Veprimtari të Mundshme të të Mësuarit

Ky mësim është hartuar për t’u dhënë mësim pas mësimit kontekstual për këtë fragment të zotërimit doktrinor (“Gjoni 3:14–17”). Nëse ky mësim i zotërimit doktrinor duhet të zhvendoset në një javë tjetër për t’iu përshtatur orareve të shkollës, sigurohuni që ta jepni mësimin “Gjoni 3:14–17” për këtë fragment të shkrimit të shenjtë gjatë po asaj jave.

Mëso përmendsh dhe shpjego

Para orës mësimore, shkruajini fjalët për frazën kyç të shkrimit të shenjtë për Gjoni 3:16 në një rend të çrregullt në tabelë, të ngjashëm me variantin e mëposhtëm të renditjes në mënyrë të çrregullt. Vërini nxënësit ta sistemojnë vargun në ditarët e tyre të studimit, ose të kërkojnë një vullnetar që të vijë para tabelës dhe t’i shkruajë fjalët në rendin e duhur së bashku me referencën e saktë të shkrimit të shenjtë. Nëse është e nevojshme, ftoni anëtarë të klasës për të ndihmuar.

Më poshtë është një variant i renditjes në mënyrë të çrregullt i referencës dhe frazës kyç të shkrimit të shenjtë për Gjoni 3:16 . Renditi fjalët siç duhet duke i shkruar referencën dhe frazën kyç të saktë të shkrimit të shenjtë në ditarin tënd të studimit.

Perëndia Birin dha e deshi të vetëmlindurin 16 Sepse sa e tij Gjoni botën aq 3

Pasi të kesh mbaruar me renditjen e duhur të frazës, gjej një çast për ta mësuar përmendsh referencën e shkrimit të shenjtë dhe frazën kyç të shkrimit të shenjtë.

Jepuni nxënësve një mundësi që ta shpjegojnë doktrinën që jepet mësim në fragmentin e zotërimit doktrinor. Më poshtë është një shembull se si ta bëni këtë.

Supozo për një moment sikur je një misionar/e kohëplotë. Të ka ftuar në shtëpi një çift miqësor që nuk ka dëgjuar kurrë për Shlyerjen e Jezu Krishtit. Duke u mbështetur në atë që ke mësuar nga mësimi i mëparshëm për dashurinë e Perëndisë që dërgoi Birin e Tij, çfarë do t’i tregoje këtij çifti?

Merrni parasysh t’i ftoni nxënësit ta interpretojnë me role si dyshe këtë skenar, ose ftoni disa nxënës ta bëjnë interpretimin me role përpara klasës.

Ushtroje vënien në zbatim

Gjeni një çast për t’i shqyrtuar parimet e marrjes së njohurisë shpirtërore në veprimtarinë e mëposhtme.

Merrni parasysh t’i shkruani këto thënie në tabelë dhe t’u kërkoni nxënësve të vijnë dhe të shkruajnë fjalët që mungojnë.

Plotëso vendet bosh për secilën nga frazat e mëposhtme.

Vepro me b____.

Shqyrtoji konceptet dhe p______ me një k_____________ të p_______.

Kërko kuptueshmëri të mëtejshme nëpërmjet burimeve të c________ në mënyrë h_______.

Për secilin prej këtyre parimeve, ftoni një vullnetar të japë një shpjegim prej 30 sekondash se çfarë do të thotë parimi.

Merre parasysh skenarin vijues.

“Pas mbërritjes vonë në shtëpi për të dytën herë radhazi, Saraja bën një bisedë të vështirë me prindërit e saj. Ajo e di se po bëhet e vështirë që prindërit të kenë besim tek ajo. Ajo gjithashtu e di se ka bërë disa zgjedhje që, po t’i merrnin vesh prindërit, kjo do të shkaktonte që prindërit të kishin edhe më pak besim tek ajo. Saraja ndihet fajtore, por tani i duket më e lehtë t’i anashkalojë këto probleme. Për më tepër, po i bëhet gjithnjë e më e vështirë të bëjë e ndiejë gjërat shpirtërore, çka e bën të mendojë se Ati Qiellor ose nuk është i vërtetë, ose është larguar prej saj për shkak të zgjedhjeve të saj. Në këtë pikë, Saraja nuk e di çfarë të bëjë ose ku të drejtohet.”

  • Çfarë po e bën këtë situatë të vështirë për Sarajën?

  • Po të ishe në vendin e Sarajës, cilat do të ishin disa nga pyetjet apo shqetësimet e tua më të mëdha?

Merr parasysh se si parimet e marrjes së njohurisë shpirtërore mund ta ndihmojnë Sarajën që të reagojë në situatën e saj. Nëse është e nevojshme, gjej një çast për t’i shqyrtuar paragrafët 5–12 te pjesa “Marrja e Njohurisë Shpirtërore” e materialit Dokumenti Bazë i Zotërimit Doktrinor (2022) për të mësuar më shumë për këto parime.

Vepro me besim

Vendosni nëse do të ishte më mirë që nxënësit t’i bëjnë veprimtaritë e mëposhtme me një partner, në grupe të vogla, ose si klasë.

  • Çfarë mund të bëjë Saraja për të vepruar me besim në këtë situatë?

  • Çfarë do të thoshe për ta ndihmuar atë nëse ajo do të mendonte se të vepruarit me besim është shumë i vështirë?

Shqyrtoji konceptet dhe pyetjet me një këndvështrim të përjetshëm

Saraja tashmë ndien se po i vuan marrëdhëniet e saj me prindërit dhe me Perëndinë për shkak të zgjedhjeve që ajo ka bërë. Të qenit e hapur me prindërit e saj dhe Perëndinë duket sikur do t’i bënte gjërat edhe më keq.

  • Në çfarë mënyrash është i pasaktë apo jo i plotë këndvështrimi i Sarajës?

  • Çfarë di për Atin Qiellor, Jezu Krishtin apo planin e shpëtimit që do të ishte e dobishme ta mbante mend Saraja?

  • Po të ishe nëna ose babai i Sarajës, si mendon se do të ndiheshe kundrejt saj? Çfarë do të doje që të kuptonte vajza jote në vështirësi se si ndihesh për të?

Kërko kuptueshmëri të mëtejshme nëpërmjet burimeve të caktuara në mënyrë hyjnore

Gjej disa minuta për të gjetur fragmentet e shkrimeve të shenjta ose thëniet nga udhëheqësit e Kishës që mund të jenë të dobishme për Sarajën. Nëse është e nevojshme, merr parasysh të përdorësh burime të tilla si Udhëzuesi për Shkrimet e Shenjta ose Gospel Topics [Temat e Ungjillit] për të të ndihmuar (shih ChurchofJesusChrist.org). Gjithashtu mund të jetë e dobishme të përdorësh disa nga shkrimet e shenjta që ke studiuar në mësimin e mëparshëm, të tilla si Gjoni 3:14–17 ose Doktrina e Besëlidhje 18:10–11 .

Nëse është e nevojshme, ndihmojini nxënësit të dinë se ku t’i gjejnë shkrimet e shenjta që lidhen me këtë skenar. Mund të jetë e dobishme të paraqitni listën e fragmenteve të shkrimeve të shenjta nga fletushka e mësimit të mëparshëm.

Kur nxënësit të kenë mbaruar, ftoni vullnetarë të tregojnë se çfarë gjetën. Merrni parasysh të përdorni pyetje si më poshtë për ta përmirësuar diskutimin në klasë.

  • Çfarë mësove për Jezu Krishtin nga studimi yt që do ta ndihmonte Sarajën?

  • Cilat janë të paktën dy nga frazat specifike nga studimi yt prej të cilave do të përfitonte Saraja? Përse?

Merrni parasysh t’i ftoni nxënësit të tregojnë se çfarë kanë mësuar në këtë mësim që do t’i ndihmonin në jetën e tyre personale. Dëshmoni për të vërtetat që janë diskutuar.

Shqyrtimi

Veprimtaria e mëposhtme e shqyrtimit duhet të përdoret gjatë një mësimi të ardhshëm.

Fraza kyç e shkrimit të shenjtë për Gjoni 3:16 është “Sepse Perëndia e deshi aq botën, sa dha Birin e tij të vetëmlindurin”. Ndihmojini nxënësit ta shqyrtojnë këtë referencë të shkrimit të shenjtë dhe frazë kyç të shkrimit të shenjtë duke i ftuar t’i përsëritin të dyja së bashku si klasë. Pas kryerjes së kësaj disa herë, nxënësit mund edhe ta përsëritin referencën e shkrimit të shenjtë dhe frazën kyç të shkrimit të shenjtë për fragmentet e tjera të zotërimit doktrinor që kanë studiuar deri më tani.