Seminari
Gjoni 4, Pjesa 1


Gjoni 4, Pjesa 1

Gruaja te Pusi

Jesus sitting at the well with a Samaritan woman. John 4:13-14. A wellspring is a continually flowing well. We can only realize it’s saving benefits if we come and drink deeply of its waters. The living water that Jesus spoke of is available to all if we will but drink

Rrugës për në Galile, Jezusi i mësoi një gruaje samaritane te pusi për “uj[in e] gjallë” që Ai ofron. Ajo arriti ta kuptonte vetë se Jezusi ishte Krishti. Ky mësim ka për qëllim të të ndihmojë ta njohësh nevojën tënde për Shpëtimtarin dhe ta ndiesh dashurinë e Tij për ty.

Bëni pyetje që ndjekin ecurinë. Bërja e pyetjeve që ndjekin ecurinë u lejon nxënësve të shprehin atë që kanë mësuar, ta thellojnë kuptueshmërinë e tyre për të vërtetat e ungjillit dhe të mendojnë se si këto të vërteta lidhen me jetën e tyre. Kini kujdes që të mos nguteni nëpër një listë të gjatë pyetjesh që ndjekin ecurinë. Zakonisht është më mirë të bëhen disa pyetje dhe t’u jepet kohë nxënësve të përgjigjen me maturi.

Përgatitja e nxënësve: Drejtojini nxënësit në veprimtarinë për Gjoni 2–4 tek Eja, Më Ndiq – Për Individët dhe Familjet që i fton ata të kërkojnë për sende të përditshme në shtëpitë e tyre që mund të përdoren për të dhënë mësim të vërtetat shpirtërore. Ftojini nxënësit t’i sjellin në klasë sendet që gjejnë, nëse është e mundur, dhe të përgatiten për të shpjeguar të vërtetat shpirtërore që mund të jepen mësim duke i përdorur ato.

Veprimtari të Mundshme të të Mësuarit

Të Mësuarit rreth Jezu Krishtit

Nëse nxënësit sjellin artikuj nga veprimtaria e përgatitjes së nxënësve, merrni parasysh t’i ftoni të tregojnë figurat e mëposhtme përpara shqyrtimit.

Në studimin tënd të shkrimeve të shenjta, mund të kesh kuptuar se Shpëtimtari shpesh i dha mësim të vërtetat shpirtërore duke përdorur përvoja dhe objekte që ishin të njohura për njerëzit. Shqyrtoji figurat e mëposhtme dhe mendo për të vërtetat shpirtërore që mund të mësojmë për Shpëtimtarin duke e krahasuar ujin me Të.

Jesus kneels beside Martha who is grieving. Outtakes include Jesus standing with a crowd standing behind him, and just photos of Martha.
8 of 9 Glass being filled with water
  • Në çfarë mënyrash mendon se uji mund të lidhet me Jezu Krishtin dhe të mësosh prej tij për Të?

Nëse është e nevojshme, merrni parasysh t’u bëni pyetje nxënësve që do t’i ndihmojnë të bëjnë krahasime midis ujit dhe Jezu Krishtit, si p.sh. “Pse janë të rëndësishme të dyja?” “Sa shpesh kemi nevojë për to?” “Kur ka qenë rasti që keni qenë më i etur se ndonjëherë? Kur ka qenë rasti që keni pasur më shumë nevojë për Jezu Krishtin?”

Përsiat për pyetjet e mëposhtme për të reflektuar mbi nevojën tënde për Jezu Krishtin.

  • A ndien po aq nevojë apo më shumë nevojë për Jezu Krishtin siç bën për ujin në jetën tënde? Përse po ose përse jo?

Në këtë mësim, ti do të studiosh një rrëfim në të cilin Shpëtimtari ndihmoi një grua të kuptonte se nevoja e saj shpirtërore për Shpëtimtarin ishte më e madhe se nevoja e saj fizike për ujin që erdhi të merrte. Ndërsa studion, kushtoju vëmendje nxitjeve të Shpirtit që të ndihmojnë ta dallosh nevojën tënde për Shpëtimtarin dhe dëshirën e Tij që të marrësh bekimet që vetëm Ai mund të ofrojë.

Gruaja te pusi

Ndërsa udhëtonte nga Judeja në Galile, Jezusi kaloi nëpër Samari (shih Gjoni 4:3–4). Nëse ke të drejtë përdorimi të botimit të Mbretit Xhejms të Biblës për shenjtorët e ditëve të mëvonshme, mund të jetë e dobishme t’i identifikosh këto vendndodhje duke përdorur hartën 1 të Biblës, “ Harta Fizike e Tokës së Shenjtë ”, te Ndihma për Studimin te Gospel Library [Biblioteka e Ungjillit].

Në kohën e Shpëtimtarit, judenjtë që udhëtonin mes Judesë dhe Galilesë shpesh merrnin një rrugë më të gjatë për të shmangur kalimin përmes Samarisë për shkak të urrejtjes që ekzistonte midis judenjve dhe samaritanëve. Jezusi me gjasë ishte i lodhur dhe i etur nga udhëtimi i Tij kur u ul te një pus në pikun e vapës (shih Gjoni 4:6). Ndërsa Ai ishte atje, një grua samaritane erdhi gjithashtu për të marrë ujë.

Merreni parasysh të paraqitni në fillimi të mësimit figurën e gruas te pusi. Nxënësit mund ta kenë studiuar këtë rrëfim si pjesë të studimit të tyre të ungjillit për Eja, Më Ndiq – Për Individët dhe Familjet. Jepuni atyre mundësi që të tregojnë çfarë kanë mësuar para se t’u jepni mësim përmbajtjen e mëposhtme.

Studioji mësimet e Jezusit për gruan samaritane te Gjoni 4:5–14 , duke kërkuar atë që mëson për Shpëtimtarin.

8 of 9 Glass being filled with water
  • Si do ta përshkruaje mënyrën se si gruaja veproi kundrejt Shpëtimtarit në këto vargje? Pse mendon se ajo veproi në këtë mënyrë?

  • Çfarë mendon se po jepte mësim Jezusi kur tha se Ai mund t’i jepte ujë të gjallë kësaj gruaje?

Nëse është e nevojshme, shpjegoni se uji i gjallë përfaqëson Jezu Krishtin dhe ungjillin e Tij. Tema e ujit të gjallë do të eksplorohet më në thellësi në mësimin e ardhshëm.

Lexo te Gjoni 4:15–26 , duke kërkuar për dashurinë dhe dhembshurinë që demonstroi Jezusi kundrejt kësaj gruaje ndërsa ndërveprimi i tyre vazhdoi. Mendo se si lidhen me ty mësimet e Shpëtimtarit. Gjithashtu mund të duash të shohësh materialin filmik “Jesus Teaches a Samaritan Woman” [“Jezusi i Jep Mësim një Gruaje Samaritane”] nga kodi kohor 02:02 deri në 04:11 duke e ndjekur në shkrimet e tua të shenjta.

8 of 9 Glass being filled with water
  • Si mendon se e ndihmoi Shpëtimtari gruan të kuptonte nevojën e saj për ujin e gjallë që ofronte Ai?

Mund të jetë e dobishme të vini në dukje se Shpëtimtari i dinte mëkatet e gruas, por nuk e përbuzi atë për shkak të tyre. Ai gjithashtu e ndihmoi atë të kuptonte natyrën e vërtetë të adhurimit dhe se të gjithë ata që e adhurojnë Perëndinë në frymë dhe të vërtetë pranohen prej Tij, pavarësisht nga raca apo kultura e tyre.

  • Çfarë mund të mësosh nga dëshira e Shpëtimtarit për ta ndihmuar këtë grua pavarësisht nga papërsosuritë e saj?

  • Si na ndihmon ky rrëfim të kuptojmë se si ndihet Shpëtimtari për secilin prej nesh – edhe me papërsosuritë tona?

Lexo te Gjoni 4:28–30 , duke kërkuar se si reagoi gruaja samaritane pasi Jezusi i tha se ishte Mesia.Krahasoje atë që sapo lexove me mënyrën se si reagoi fillimisht gruaja ndaj Jezusit ndërsa filluan bashkëbisedimin e tyre.

  • Si mendon se ishte ndërveprimi i saj me Jezusin që e bëri të ndryshojë?

  • Si e ka ndryshuar apo ka ndikuar Jezu Krishti në mënyrën se si mendon?

  • Çfarë zgjedhjesh mund të bësh sot për të të ndihmuar t’i afrohesh më pranë Jezu Krishtit?

Plaku Robert C. Gei, i Presidencës së Të Shtatëdhjetëve, tregoi disa nga të vërtetat që mund të mësojmë nga ky rrëfim. Mund të duash të shohësh materialin filmik “Taking upon Ourselves the Name of Jesus Christ” [“Marrja mbi Vete e Emrit të Jezu Krishtit”] nga kodi kohor 07:41 deri në 09:23. Ky material filmik mund të gjendet te ChurchofJesusChrist.org.

2:3
Former Official Portrait of Elder Robert C. Gay. Photographed in March 2017. Replaced February 2021.

“Një nga shkrimet e mia të parapëlqyera është: Gjoni 4:4 , ku lexohet: ‘Por duhej të kalonte nëpër Samari’.

Përse më pëlqen ai shkrim i shenjtë? Sepse Jezusi nuk kishte nevojë të shkonte në Samari. Hebrenjtë e kohës së Tij i përçmonin samaritanët dhe kalonin nëpër një rrugë përreth Samarisë. Por Jezusi zgjodhi të shkonte atje për të deklaruar përpara gjithë botës se Ai ishte Mesia i premtuar. Për këtë mesazh, Ai zgjodhi jo vetëm një grup të përjashtuarish, por edhe një grua – dhe jo një grua çfarëdo, por një grua që jetonte në mëkat – dikë që asaj kohe konsiderohej si njeriu më i ulët i shoqërisë. Unë besoj se Jezusi e bëri këtë që secili prej nesh të mund të kuptojë gjithmonë se dashuria e Tij është më e madhe se frika jonë, plagët tona, varësitë tona, dyshimet tona, tundimet tona, mëkatet tona, familjet tona të shkatërruara, depresioni dhe ankthet tona, sëmundja jonë kronike, varfëria jonë, keqtrajtimi ynë, dëshpërimi ynë dhe vetmia jonë. Ai do që të gjithë ta dinë se nuk ka asgjë dhe asnjë njeri që Ai nuk mund ta shërojë dhe t’i sjellë gëzim të qëndrueshëm.

Hiri i Tij është i mjaftueshëm. Vetëm Ai zbriti nën të gjitha gjërat. Fuqia e Shlyerjes së Tij është fuqia për të mposhtur çfarëdo barre në jetën tonë. Mesazhi i gruas te burimi është se Ai i di situatat e jetës sonë dhe që ne mund të ecim gjithmonë me Të pavarësisht se ku ndodhemi. Asaj dhe secilit prej nesh, Ai i thotë: ‘Kush pi nga uji që do t’i jap unë nuk do të ketë kurrë etje përjetë; por [do të ketë] një burim uji që gufon në jetë të përjetshme’ [ Gjoni 4:14 ].”

(Robert C. Gei, “Marrja mbi Vete e Emrit të Jezu Krishtit”, Ensign ose Liahona, nëntor 2018, f. 99.)

Merreni parasysh t’i ftoni nxënësit t’u përgjigjen pyetjeve në vijim në ditarët e tyre të studimit. Mund të jetë e dobishme t’i diskutoni përgjigjet e nxënësve si klasë kur të përfundojnë.

  • Çfarë mësove apo ndjeve për Jezu Krishtin gjatë këtij mësimi?

  • Për cilat veprime ndjeve nxitjen që t’i ndërmerrje ndërsa studiove sot?

Komente dhe Informacion për Rrethanat

Gjoni 4:4 . Pse është e rëndësishme që Jezusi udhëtoi nëpër Samari?

Map 11 - The Holy Land in New Testament Times

Judenjtë udhëtonin kryesisht tej Samarisë në vend që të kalonin përmes saj, për shkak të armiqësisë që ekzistonte midis judenjve dhe samaritanëve. Armiqësi e madhe ishte zhvilluar midis judenjve dhe samaritanëve “sepse samaritanët kishin braktisur fenë izraelite” (Udhëzuesi për Shkrimet e Shenjta “ Samaritanë ”, scriptures.ChurchofJesusChrist.org. Megjithatë, Gjoni vuri në dukje se Jezu Krishti “duhej të kalonte nëpër Samari” ( Gjoni 4:4), duke theksuar qartë qëllimin e Shpëtimtarit për punën që Ai do të bënte atje.

Gjoni 4:24 . A është Perëndia frymë?

Disa njerëz mund të pështjellohen nga pohimi i Jezusit te Gjoni 4:24 se Perëndia është frymë. Përkthimi prej Joseph Smith-it i këtij vargu jep një sqarim të rëndësishëm: “Sepse [besimtarëve të vërtetë] Perëndia ua ka premtuar Shpirtin e tij” tek Udhëzuesi për Shkrimet e Shenjta. Zbulesa moderne na mëson gjithashtu se Perëndia ka një trup prej mishi e kockash (shih Doktrina e Besëlidhje 130:22–23 ; shih edhe Zanafilla 5:1–3 ; Hebrenjve 1:1–3).

Si ndikoi te gruaja te pusi ndërveprimi i saj me Jezu Krishtin?

Presidentja Boni H. Kordën, Presidente e Përgjithshme e Të Rejave, dha mësim:

Former Official Portrait of Sister Bonnie H. Cordon, Photographed October 2016. Replaced October 2018.

“Krishti ishte i vëmendshëm në mënyrë të dhembshur ndaj [gruas te pusi] dhe nevojave të saj. Ai e takoi gruan atje ku ishte dhe filloi të fliste rreth diçkaje që njihej dhe qe e zakonshme. Nëse Ai do ta ndalte aty bisedën, ai do të kish[te] qenë një takim pozitiv. Por nuk do ta kishte shtyrë atë që të shkonte në qytet për të shpallur: ‘Ejani, të shikoni …; vallë mos është ky Krishti?’ [Gjoni 4:29]. Gradualisht, gjatë bisedës, ajo zbuloi Jezu Krishtin dhe pavarësisht të kaluarës së saj, ajo u bë një mjet drite, duke e ndriçuar rrugën që ta shihnin të tjerët.”

(Boni H. Kordën, “Që Ata të Shohin”, Ensign ose Liahona, maj 2020, f. 79.)

Veprimtari Plotësuese të të Mësuarit

Perspektiva e ndryshuar e gruas

Ftojini nxënësit të vërejnë fjalët që përdori gruaja samaritane për t’iu referuar Shpëtimtarit te Gjoni 4:9, 11, 19, 29 . Bazuar te këto terma, diskutoni se si ndryshoi kuptueshmëria e gruas për Të.

Gjoni 4:34 . “Ushqimi im është të bëj vullnetin e atij që më dërgoi”

Apostujt kishin qenë në qytet duke blerë ushqim gjatë ndërveprimit të Shpëtimtarit me gruan te pusi. Kur ata u kthyen, i ofruan Jezusit pak mish (shih Gjoni 4:31).Ftojini nxënësit të lexojnë te Gjoni 4:32–34 , duke kërkuar se ku u përqendrua Shpëtimtari në vend që të hante. Merrni parasysh të diskutoni se çfarë mësimi marrim nga këto vargje për Jezu Krishtin, dashurinë e Tij për të gjithë fëmijët e Atit Qiellor dhe përqendrimin e Tij në të ndihmuarit e secilit prej nesh për të përparuar.

Gjoni 4:35 . Fushat “që tashmë zbardhojnë për korrjen”

Shembulli i gruas samaritane te Gjoni 4:28–29, 39-42 dhe fjalët e Jezu Krishtit te Gjoni 4:35 mund të përdoren për të drejtuar një diskutim rreth përhapjes së ungjillit.Merreni parasysh të shfaqni një figurë të grurit gati për t’u korrur dhe të shpjegoni se kur gruri është gati për korrje, shpesh përshkruhet si “zbardho[n]”. Mund të përdoren pyetjet e mëposhtme si pjesë e diskutimit:

  • Çfarë mendoni se e bëri këtë grua aq të etur për t’ia dhënë dëshminë e saj të tjerëve? Si mund ta ndiqni shembullin e saj?

  • Çfarë mendoni se po u mësonte Apostujve të Tij Shpëtimtari kur tha se fushat “zbardhojnë për korrjen”? ( Gjoni 4:35 .)

  • Në çfarë mënyrash janë fushat përreth jush gati për korrje?