Seminari
Mateu 4:1–11, Pjesa 1


Mateu 4:1–11, Pjesa 1

Jezu Krishti u Bëri Ballë Tundimeve të Satanit

Christ standing on a rocky ledge as He rebukes Satan who appears below Him. The painting depicts the event wherein Satan tried to tempt Christ after Christ’s forty day fast in the wilderness. Christ is commanding Satan to depart from His presence.

Pasi Shpëtimtari u pagëzua, Ai shkoi në shkretëtirë për të qenë me Perëndinë (shih Përkthimi prej Joseph Smith-it, Mateu 4:1, [tek Udhëzuesi për Shkrimet e Shenjta]). Satani e tundoi Atë, por Ai u rezistoi tundimeve. Në këtë mësim mund të përcaktosh parimet që të të ndihmojnë të ndjekësh shembullin e Shpëtimtarit që u rezistoi tundimeve të Satanit.

Leximi i fragmenteve të shkrimeve të shenjta. Ka mënyra të ndryshme për t’i lexuar fragmentet e shkrimeve të shenjta në orën mësimore, duke përfshirë leximin si klasë, leximin me zë të lartë në grupe të vogla ose nxënës që lexojnë në heshtje për veten e tyre. Merrini parasysh nevojat dhe aftësitë e nxënësve tuaj dhe përzgjidhni metodën e leximit që u përshtatet më së miri nevojave të klasës. Për shembull, nëse disa nxënës kanë vështirësi me të lexuarit, mund të jetë e dobishme të ftoni nxënës që lexojnë mirë për të lexuar përpara klasës. Përndryshe, leximi në grupe të vogla ose dyshe mund të ndihmojë në rritjen e energjisë në një klasë.

Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të mendojnë për tundimet me të cilat po përballen dhe se si Shpëtimtari mund t’i ndihmojë t’u rezistojnë.

Veprimtari të Mundshme të të Mësuarit

Ne të gjithë përballemi me tundime

Mos shpenzoni shumë kohë me pjesën e parë të mësimit. Ndihmojini nxënësit të përqendrohen në rëndësinë e rezistencës ndaj tundimit më shumë sesa në vetë tundimet.Një veprimtari alternative për ta filluar orën mësimore ndodhet në pjesën “Veprimtari Plotësuese e të Mësuarit” të këtij mësimi.

Në ditarin tënd të studimit ose në një letër të veçantë, vizato një figurë të thjeshtë që përfaqëson një person të moshës tënde. Pranë figurës, shkruaj dy ose tre tundime me të cilat mund të përballet ky person.

  • Pse ky person mund të dorëzohet para këtyre tundimeve?

  • Si do të jetë jeta e tij më e mirë nëse është në gjendje t’u rezistojë këtyre tundimeve?

  • Çfarë bekimesh ke përjetuar kur i ke rezistuar tundimit?

Ndërsa studion sot, mendo për tundimet me të cilat përballesh. Kërko frymëzimin e Frymës së Shenjtë ndërsa kërkon se çfarë mund të mësosh nga shembulli i Shpëtimtarit mbi mënyrën se si t’u rezistosh këtyre tundimeve dhe atyre të ardhshme.

Jezu Krishti u përball me tundime dhe u rezistoi atyre

Shkrimet e shenjta na mësojnë se Shpëtimtari përjetoi tundime të çdo lloji “por nuk ua vuri veshin atyre” ( Doktrina e Besëlidhje 20:22 , shih edhe Mosia 15:5 ; Alma 7:11).

Një përvojë erdhi pas pagëzimit të Tij, kur Ai shkoi në shkretëtirë për të qenë me Perëndinë (shih Përkthimi prej Joseph Smith-it, Mateu 4:1 [tek Udhëzuesi për Shkrimet e Shenjta ]). Pasi Jezusi kishte biseduar me Perëndinë për 40 ditë, Satani erdhi ta tundonte Atë (shih Përkthimi prej Joseph Smith-it, Mateu 4:2 [tek Udhëzuesi për Shkrimet e Shenjta ]). Duke studiuar këtë ngjarje në jetën e Shpëtimtarit, ne mund të mësojmë nga mënyrat e Tij shembullore për t’u rezistuar tundimeve me të cilat përballemi.

Për këtë rrëfim, Përkthimi prej Joseph Smith-it jep ndryshime dhe sqarime që mund të na ndihmojnë t’i kuptojmë më qartë shkrimet e shenjta. (Nëse dëshiron, mund të shqyrtosh informacionin mbi Përkthimin prej Joseph Smith-it te mësimi “Studimi i Shkrimeve të Shenjta”.)

Ndërsa e përdor Përkthimin prej Joseph Smith-it në veprimtarinë e mëposhtme, vër re se si përdorimi i tij ta rrit kuptueshmërinë për shkrimet e shenjta. Kushtoju vëmendje të veçantë përshtypjeve të Frymës së Shenjtë dhe mbaj shënime për çdo nxitje që merr.

Lexoji me kujdes vargjet te Mateu 4:1–11 , duke përfshirë ndryshimet e dhëna në Përkthimin prej Joseph Smith-it. Përcakto mënyra për ta plotësuar këtë thënie: __________________ mund të na ndihmojë t’i rezistojmë tundimit.

Mund të përdorësh tabelën e mëposhtme për të të ardhur në ndihmë.

Merrni parasysh që të vizatoni tabelën vijuese në tabelë dhe plotësojeni me përgjigjet e nxënësve.

Çfarë e tundoi Satani Jezusin që të bënte

Si iu përgjigj Jezusi tundimit

Mateu 4:1–4

Mateu 4:5–7

Mateu 4:8–11

Nëse nxënësit nuk kanë qasje te Përkthimi prej Joseph Smith-it, merrni parasysh ta paraqitni në tabelë ose një afishe Përkthimin prej Joseph Smith-it të këtyre vargjeve. (Vargjet jepen në pjesën “Komente dhe Informacion për Rrethanat” të këtij mësimi.)

Jepuni nxënësve kohë për t’i studiuar tërësisht vargjet te Mateu 4:1–11 . Mund të doni të punoni me nxënës të veçantë për t’i ndihmuar të vërejnë hollësi që mund t’i ndihmojnë të përcaktojnë parimet.

Nxënësit mund të përcaktojnë disa parime në këto vargje, duke përfshirë sa vijon:

Forcimi i marrëdhënieve tona me Perëndinë mund të na ndihmojë t’i rezistojmë tundimit (shih Përkthimi prej Joseph Smith-it, Mateu 4:1, 5, 8 [tek Udhëzuesi për Shkrimet e Shenjta]).

Agjërimi me zell mund të na ndihmojë t’i rezistojmë tundimit (shih Përkthimi prej Joseph Smith-it, Mateu 4:2 [tek Udhëzuesi për Shkrimet e Shenjta).

Heqja e ndikimeve të këqija nga jeta jonë mund të na ndihmojë t’i rezistojmë tundimit (shih Mateu 4:10).

Të kuptuarit e identitetit tonë të vërtetë mund të na ndihmojë t’i rezistojmë tundimit (shih Mateu 4:3–10).

Sjellja ndër mend dhe zbatimi i të vërtetave nga shkrimet e shenjta mund të na ndihmojnë t’i rezistojmë tundimit (shih Mateu 4:1–10). Vini re se kjo e vërtetë do të jetë objektivi i mësimit të ardhshëm.

  • Çfarë parimesh përcaktove nga shembulli i Shpëtimtarit?

  • Si mund të të ndihmojnë këto parime që ta përdorësh fuqinë e Shpëtimtarit për të të ndihmuar ty dhe të tjerët që t’i rezistoni tundimit?

  • Si mund ta përmirësojë studimin tënd të shkrimeve të shenjta përdorimi i Përkthimit prej Joseph Smith-it dhe të të ndihmojë ta njohësh më mirë Shpëtimtarin?

Shqyrto vizatimin që ke krijuar në fillim të mësimit dhe parimet që ke përcaktuar nga shembulli i Shpëtimtarit te Mateu 4:1–11 .

  • Cili parim mendon se do të ishte më i dobishëm për personin që vizatove? Përse?

  • Çfarë mësove për Jezu Krishtin që mund t’ia tregosh këtij personi? Si do ta ndihmojë kjo atë?

Shpëtimtari mund të na ndihmojë në tundimet tona

Në këtë pjesë të mësimit, ftojini nxënësit të kujtojnë mendimet dhe ndjenjat e tyre nga veprimtaria e përgatitjes së nxënësve.

Mendo për tundimet që mund të hasësh. Ndonjëherë mund të ndihemi fajtorë ose mëkatarë thjesht sepse ndihemi të tunduar. Megjithatë, është e rëndësishme të pranojmë se një tundim në vetvete nuk është mëkat – por të vepruarit sipas tij është. Për shkak se edhe Vetë Shpëtimtari u tundua dhe ende mbeti pa mëkat, ne e dimë se Ai është në gjendje të na vijë në ndihmë (të na japë një dorë, të na ndodhet pranë apo të na përkrahë) në tundimet tona (shih Hebrenjve 2:18 , 4:15–16).Plaku Ulises Soares, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, na kujtoi:

Elder Ulisses Soares, Quorum of the Twelve Apostles official portrait.

“Për ata që, për çfarëdo arsye, bien në tundim dhe po kryejnë veprime të padrejta, ju siguroj se ka një mënyrë për t’u kthyer, se ka shpresë në Krishtin”.

(Ulises Soares, “Kërkojeni Krishtin në Çdo Mendim”, Ensign ose Liahona, nëntor 2020, f. 84.)

  • Cili ishte koncepti më i dobishëm që ke mësuar për Shpëtimtarin në këtë mësim? Përse është ajo e dobishme për ty?

  • Pa përshkruar tundimet e tua specifike, a ka diçka që ndihesh i/e frymëzuar të bësh për t’u mbështetur më plotësisht te Shpëtimtari që të të ndihmojë t’i rezistosh tundimit?

Komente dhe Informacion për Rrethanat

Përkthimi prej Joseph Smith-it, Mateu 4:1–2, 5–6, 8–9, 11. Çfarë rishikimesh i bëri Jozef Smithi, Mateut 4:1–11 në përkthimin e tij të frymëzuar?

[Fjalët kursive tregojnë rishikimet e frymëzuara të bëra nga Jozef Smithi.]

1 Atëherë Jezusi u drejtua nga Shpirti për në shkretëtirë, për të qenë me Perëndinë.

2 Dhe pasi kishte agjëruar dyzet ditë e dyzet net, dhe kishte biseduar nga afër me Perëndinë, paskëtaj e mori uria dhe ai u la që të tundohej nga djalli.

5 Atëherë Jezusi u çua në qytetin e shenjtë dhe Shpirti e vendosi në majë të tempullit.

6 Atëherë djalli erdhi tek ai dhe tha: Nëse je Biri i Perëndisë, hidhu poshtë; sepse është shkruar: Ai do t’u japë urdhër engjëjve të tij për ty; dhe në duart e tyre ata do të të mbajnë, që asnjëherë të mos ndeshësh me këmbën tënde ndonjë gur.

8 Dhe përsëri, Jezusi ishte në Shpirt dhe ai e çoi në një mal shumë të lartë dhe i tregoi të gjitha mbretëritë e botës dhe lavdinë e tyre.

9 Dhe djalli erdhi tek ai sërish dhe tha: Të gjitha këto gjëra do të t’i jap, nëse bie përmbys dhe më adhuron.

11Dhe tani Jezusi e dinte se Gjoni ishte futur në burg dhe dërgoi engjëj, dhe ja, ata erdhën dhe i shërbyen atij.

Pse të qenit i kujdesshëm në mendimet e mia është e rëndësishme për t’i rezistuar tundimit?

Plaku Ulises Soares, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, përshkroi një mënyrë se si ne mund ta ndjekim shembullin e Shpëtimtarit për t’i rezistuar tundimit. Shikoni materialin filmik “Kërkojeni Krishtin në Çdo Mendim” nga kodi kohor 10:56 deri në 12:37 (në dispozicion në ChurchofJesusChrist.org) ose lexoni pohimin e mëposhtëm.

Elder Ulisses Soares, Quorum of the Twelve Apostles official portrait.

“Teksa përgatitej për të plotësuar misionin e Tij hyjnor në tokë, Shpëtimtari Jezu Krishti ishte shembulli i rëndësisë së bërjes ballë vazhdimisht të gjithçkaje që mund të na e largojë mendjen nga realizimi i qëllimit tonë të përjetshëm. Pas disa sulmeve të pasuksesshme nga armiku, që u përpoq ta devijonte Atë nga misioni i Tij, Shpëtimtari e largoi kategorikisht djallin duke thënë: ‘Shporru, Satan. … Atëherë djalli e la, dhe ja, u afruan engjëjt dhe i shërbenin.’

A mund ta përfytyroni, vëllezërit dhe motrat e mia, se çfarë do të ndodhte nëse duhej të merrnim forcë dhe kurajë nga Shpëtimtari dhe t’u thoshim: ‘Jo’ dhe ‘Shporru’ mendimeve të pavirtytshme që në çastin e parë fare që na vijnë në mendje? Cili do të ishte ndikimi mbi dëshirat e zemrave tona? Si do të na mbajnë veprimet që pasojnë pranë Shpëtimtarit dhe si do ta lejojnë ndikimin e vazhdueshëm të Frymës së Shenjtë në jetën tonë? E di se kur e ndjekim shembullin e Jezusit, ne do të shmangim shumë tragjedi dhe sjellje të padëshirueshme që mund të shkaktojnë probleme dhe mosmarrëveshje familjare, emocione dhe prirje negative, bërje padrejtësish dhe keqtrajtime, robërim nga varësitë e liga dhe gjithçka tjetër që do të ishte kundër urdhërimeve të Zotit.”

(Ulises Soares, “Kërkojeni Krishtin në Çdo Mendim”, Ensign ose Liahona, nëntor 2020, f. 84–85.)

Pse do të dëshiroja t’i rezistoja tundimit?

Si mund të më ndihmojnë shkrimet e shenjta që t’u bëj ballë tundimeve?

Plaku Kelli R. Xhonson, i Të Shtatëdhjetëve, shpjegoi:

“Nëpërmjet përgatitjes, Shpëtimtari u rrit në fuqi dhe ishte në gjendje t’u rezistonte të gjitha tundimeve të Satanit. Ndërsa ndjekim shembullin e Shpëtimtarit dhe përgatitemi duke e studiuar fjalën e Perëndisë dhe duke e thelluar besimin tonë, ne gjithashtu mund të mbështetemi te fuqia e Perëndisë për t’u rezistuar tundimeve.”

(Kelli R. Xhonson, “Fuqia e Qëndrueshme”, Ensign ose Liahona, nëntor 2020, f. 113.)

Veprimtari Plotësuese e të Mësuarit

Mundësia për të filluar mësimin

Një “dhomë shpëtimi” është një vend interesant që përdoret për t’i sfiduar njerëzit të gjejnë mënyra për t’i shpëtuar një situate të caktuar. Mund të jetë e dobishme që nxënësit të shohin te Mateu 4:1–11 si një plan për t’i ndihmuar ata t’i “shpëtojnë tundimit” (shih 1 Korintasve 10:13). Jepni të dhëna me sende fizike që lidhen me vargjet te Mateu 4:1–11 dhe ftojini nxënësit të ndjekin shembullin e Shpëtimtarit për t’i shpëtuar tundimit. Për shembull, nxënësit mund të pajisen me një zarf të ofertës së agjërimit që përfaqëson agjërimin ose një grup shkrimesh të shenjta që përfaqësojnë studimin e fjalës së Perëndisë në shkrimet e shenjta.