Seminari
Mateu 4:1–11, Pjesa 2


Mateu 4:1–11, Pjesa 2

Ndjekja e Shembullit të Shpëtimtarit për t’i Rezistuar Tundimit

Jesus is tempted by the devil to change rocks into bread - ch.11-2

Në këtë mësim mund të vazhdosh të studiosh se si Shpëtimtari u rezistoi tundimeve. Ky mësim mund të të ndihmojë të ndjekësh shembullin e Tij dhe të kujtosh të vërtetat nga shkrimet e shenjta për të të ndihmuar t’i rezistosh tundimit në jetën tënde.

Përdorimi i programit Gospel Library [Biblioteka e Ungjillit]. Njihuni me veçoritë e përfshira në programin Gospel Library [Biblioteka e Ungjillit] për ta përmirësuar studimin e shkrimeve të shenjta, të tilla si nënvizimin, lidhjet, etiketimin, shpërndarjen, kërkimin dhe përdorimin e bllokut të shënimeve. Bërja e kësaj mund t’ju ndihmojë të përgatiteni për mësimet dhe të dini si t’i ndihmoni nxënësit ta përdorin programin.

Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të vijnë të përgatitur për të treguar një deri në dy fragmente të shkrimeve të shenjta që mendojnë se mund t’i përdorin për t’i ndihmuar që t’i rezistojnë tundimit. Nëse nuk mund të gjejnë ndonjë, nxitini të pyetin prindërit, pjesëtarët e tjerë të familjes ose udhëheqësit e Kishës.

Veprimtari të Mundshme të të Mësuarit

Rezistenca ndaj tundimit

Nëse mësimi i parë për Mateun 4:1–11 nuk u dha para këtij mësimi, merrni parasysh ta shqyrtoni dhe ta përshtatni këtë mësim sipas nevojës.

Një veprimtari alternative për fillimin e orës mësimore ndodhet në pjesën “Veprimtari Plotësuese të të Mësuarit” të këtij mësimi.

Kur diskutoni për skenarin e mëposhtëm, nxitini nxënësit të mos ua tregojnë shokëve me hollësi tundimet specifike me të cilat po përballen.

Përfytyro sikur shoku yt, Dritani, të të thotë me mirëbesim se e ka të vështirë t’i rezistojë një tundimi. Ai shpjegon se në të vërtetë dëshiron t’i rezistojë por e ka të vështirë pasi nuk di si të veprojë kur i vjen tundimi.

  • Çfarë do tʼi thoshe atij dhe pse?

Kujtoje përvojën e Shpëtimtarit siç është shënuar te Mateu 4:1–11 , kur Shpëtimtari u përball dhe u rezistoi tundimeve të Satanit. Një nga mënyrat si e bëri Ai këtë ishte duke e treguar me shembull këtë parim: sjellja ndër mend dhe zbatimi i të vërtetave nga shkrimet e shenjta mund të na ndihmojnë të mbështetemi te fuqia e Zotit për t’i rezistuar tundimit.Studio vargjet te Mateu 4:1–11 . Përqendrohu te vargjet 4, 7 dhe 10 , duke kërkuar se si Shpëtimtari e ka zbatuar këtë parim. Ki parasysh se kur Jezusi tha: “Është shkruar”, Ai po u referohej fjalëve të shkruara në shkrimet e shenjta.

  • Si mund të lidhen fragmentet e shkrimeve të shenjta që citoi Shpëtimtari me tundimet me të cilat u përball Ai?

Shpenzo disa minuta për të shkruar mendimet e tua rreth asaj përse ke nevojë për ndihmë për t’i rezistuar tundimit. Pastaj përgjigju për pyetjet në vijim:

Nxënësit mund të përfitojnë nga kthimi i përgjigjeve për pyetjet e mëposhtme në ditarët e tyre të studimit para se t’ia tregojnë klasës.

  • Sa shpesh i drejtohesh Zotit përmes shkrimeve të shenjta për të të ndihmuar t’i rezistosh tundimit? Përse?

  • Çfarë përvojash ke pasur teksa i je drejtuar Zotit nëpërmjet shkrimeve të shenjta për të të ndihmuar t’i rezistosh tundimit?

Merrni parasysh të bëni ushtrimin e mëposhtëm si klasë, në dyshe ose në grupe të vogla dhe renditini përgjigjet e nxënësve në tabelë. Nëse pjesa 1 e mësimit Mateu 4:1–11 është dhënë tashmë mësim, merrni parasysh t’i ftoni nxënësit të përdorin ditarët e tyre të studimit për të kujtuar tundimet që përcaktuan gjatë atij mësimi.Ftojini nxënësit të reflektojnë mbi fragmentet e shkrimeve të shenjta dhe t’u referohen atyre që gjetën gjatë përgatitjes së orës mësimore.

  1. Përcakto dhe rendit disa tundime me të cilat përballen zakonisht të rinjtë e moshës sate.

  2. Përcakto dhe rendit fragmentet e shkrimeve të shenjta që mund të të ndihmojnë me secilin prej këtyre tundimeve, së bashku me një shpjegim të shkurtër se si çdo fragment mund të të ndihmojë.

Për shembull, mund të zbulosh se fjalët e Shpëtimtarit te 3 Nefi 18:15 mund të të ndihmojnë të kuptosh se duhet të jesh vazhdimisht i vetëdijshëm dhe të lutesh me zell kur përpiqesh t’i rezistosh tundimit.Nëse ke vështirësi për të gjetur shkrime të shenjta të dobishme, mund të kërkosh fragmentet e zotërimit doktrinor apo mund të kërkosh referencat tek Udhëzuesi për Shkrimet e Shenjta te “ Tundoj, Tundim ”, “ Duroj ”, apo një temë tjetër që lidhet me tundimin ose një tundim të caktuar.

Nëse nxënësit i përdorin shkrimet e shenjta elektronike, përdorni sa më poshtë për t’i ndihmuar të kuptojnë si të krijojnë etiketime.

Merr parasysh t’i shënosh këto fragmente të shkrimeve të shenjta në mënyrë të dukshme dhe të bësh një listë të tyre në shkrimet e shenjta ose ditarin tënd të studimit ku mund t’i gjesh lehtësisht. Nëse je duke përdorur shkrimet e shenjta elektronike, merr parasysh krijimin e një etiketimi dhe shtimin e fragmenteve nën të. Nëse ke nevojë të mësosh si ta bësh këtë, shko te Gospel Library User Guide [Udhëzuesi i Përdorimit të Bibliotekës së Ungjillit] (Android) ose Gospel Library User Guide [Udhëzuesi i Përdorimit të Bibliotekës së Ungjillit] (iOS) në ChurchofJesusChrist.org. Përzgjidh Marking content [Shënimi i përmbajtjes] nën titullin “Mësoni më Shumë”.

Paraqit veprimtaritë dhe udhëzimet e mëposhtme që nxënësit të mund të përcaktojnë se cila mundësi u përgjigjet më mirë nevojave të tyre.

Ka një larmi mënyrash se si mund ta ndjekësh shembullin e Shpëtimtarit dhe të marrësh forcë nga shkrimet e shenjta.Zgjidh të bësh veprimtarinë A ose B për të të ndihmuar të ndjekësh shembullin e Shpëtimtarit duke i rezistuar tundimit. Kërko frymëzim nga Fryma e Shenjtë ndërsa vendos se cila veprimtari do të jetë më e dobishme për ty.

Veprimtaria A: Mëso përmendsh

Zgjidh një referencë të shkrimit të shenjtë nga ato që ke përcaktuar dhe mëso përmendsh një frazë kyç prej saj ose të gjithë fragmentin. Ja tek janë disa metoda që mund të të ndihmojnë:

  • Lexoje disa herë vetë, duke i parë shkrimet e shenjta gjithnjë e më pak çdo herë.

  • Shkruaje fragmentin ose frazën. Fshiji ose vëri një kryq fjalëve teksa i mëson përmendsh dhe përsërite derisa t’i kesh fshirë apo t’u kesh vënë vizë të gjitha fjalëve dhe të mund ta thuash të gjithën përmendsh.

Veprimtaria B: Përsiat dhe shkruaj

Përsiat se si studimi i rregullt i shkrimeve të shenjta mund të të ndihmojë t’i rezistosh tundimit në jetën tënde ose çfarë ndryshimesh mund të bësh për t’i rritur bekimet që janë në dispozicion për ty përmes përpjekjeve të shtuara për t’i studiuar rregullisht shkrimet e shenjta.Shkruaj një publikim në mediat shoqërore apo në ditarin në internet që t’i ndihmojë të tjerët ta rritin dëshirën për t’i studiuar shkrimet e shenjta. Shkruaje në një mënyrë që mund t’i ndihmojë ta kërkojnë fuqinë e Zotit për t’i ndihmuar t’i rezistojnë tundimit. Përfshij të paktën një referencë të shkrimeve të shenjta që përcaktuat sot. Gjithashtu mund të tregosh një përvojë që ke pasur me shkrimet e shenjta që ta rritën aftësinë për t’i rezistuar tundimit, pa dhënë hollësi rreth tundimit.

Pas një kohe të mjaftueshme, merrni parasysh t’i ftoni nxënësit të tregojnë rezultatet e veprimtarisë së tyre. Pastaj ftojini nxënësit t’u përgjigjen pyetjeve në vijim në ditarët e tyre të studimit:

Reflektimi vetjak

Për të përfunduar, reflekto mbi atë që mësove sot dhe përsiati përgjigjet e tua për pyetjet e mëposhtme:

  • Si mund të të ndihmojë puna mbi atë që bëre sot (studimi, mësimi përmendsh dhe sjellja ndër mend e shkrimeve të shenjta) që të bëhesh më shumë si Jezu Krishti?

  • Çfarë mendon se duhet të fillosh të bësh, të mos bësh apo të vazhdosh që ta bësh?

Komente dhe Informacion për Rrethanat

Si mund të më ndihmojë studimi i shkrimeve të shenjta?

Presidenti Rasëll M. Nelson shpjegoi se si studimi i rregullt i Librit të Mormonit mund të na japë fuqi për t’i rezistuar tundimit:

Official portrait of President Russell M. Nelson taken January 2018

“Vëllezërit dhe motrat e mia të dashura, unë ju premtoj se, kur e studioni me lutje Librin e Mormonit çdo ditë, ju do të merrni vendime më të mira – çdo ditë. Ju premtoj se, teksa e përsiatni atë që studioni, dritaret e qiellit do të hapen dhe ju do të merrni përgjigje për vetë pyetjet tuaja dhe drejtim për vetë jetën tuaj. Ju premtoj se, ndërsa e zhytni veten përditë në Librin e Mormonit, ju mund të fitoni imunitet kundër të ligave të ditës, përfshirë edhe murtajën dërrmuese të pornografisë dhe varësive të tjera që na mpijnë mendjen.”

(Rasëll M. Nelson, “Libri i Mormonit: Si do të Ishte Jeta Juaj pa Të?”, Ensign ose Liahona, nëntor 2017, f. 62.)

Si mund të më ndihmojë mësimi përmendsh i shkrimeve të shenjta?

Plaku Riçard G. Skot (1928–2015), i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, dha mësim:

Final official portrait of Elder Richard G. Scott of the Quorum of the Twelve Apostles, 2004. Passed away 22 September 2015.

“Jini të urtë në mënyrën se si e përdorni teknologjinë. Shënoni shkrime të shenjta të rëndësishme në mjetin tuaj dhe kthehuni shpesh tek ato. Nëse ju të rinj do ta rishikonit një varg të shkrimit të shenjtë aq shpesh sa disa prej jush dërgojnë mesazhe celulari, ju shpejt do të kishit mësuar përmendsh qindra pjesë nga shkrimi i shenjtë. Ato pjesë do të bëheshin një burim i fuqishëm frymëzimi dhe udhëzimi nga Fryma e Shenjtë në kohë nevoje.”

(Riçard G. Skot, “Për Paqe në Shtëpi”, Ensign ose Liahona, maj 2013, f. 30.)

Veprimtari Plotësuese të të Mësuarit

Shkrimet e shenjta mund të jenë si shokët e mirë

Si një mënyrë alternative për ta filluar mësimin, merrni parasysh ta përdorni këtë pohim për t’i ndihmuar nxënësit të shohin se si mësimi përmendsh dhe sjellja ndër mend e shkrimeve të shenjta ngjason me pasjen e shokëve të mirë.Plaku Riçard G. Skot (1928–2015) i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve tha:

Final official portrait of Elder Richard G. Scott of the Quorum of the Twelve Apostles, 2004. Passed away 22 September 2015.

“[Shkrimet e shenjta] mund të bëhen miq besnikë që mund të gjenden kudo dhe në çdo kohë. Ato janë gjithmonë të gjendshme kur nevojiten. … Mësimi, mendimi thellë, kërkimi dhe mbajtja mend e shkrimeve të shenjta është si të mbushësh një skedar me miq, vlera dhe të vërteta që mund t’i ftosh në çdo kohë, kudo në botë.”

(Riçard G. Skot, “Fuqia e Shkrimeve të Shenjta”, Ensign ose Liahona, nëntor 2011, f. 6.)

Agjërimi mund të na ndihmojë t’i rezistojmë tundimit

Nëse do t’i ndihmonte nxënësit, objektivi i një mësimi alternativ mund të jetë fuqia e agjërimit për të na ndihmuar t’i rezistojmë tundimit. Mund të përdoret burimi në vijim:

  • Isaia 58:6–7

  • Karl B. Prat, “Bekimet e një Agjërimi të Përshtatshëm”, Konferenca e Përgjithshme, tetor 2004, f 67–70

“Përsiat”

Ftojini nxënësit të shikojnë materialin filmik “Zemra Ime i Përsiat Ato Vazhdimisht” nga kodi kohor 01:18 deri në 02:54. Ky material filmik është në dispozicion në ChurchofJesusChrist.org. Përdorni idetë që sugjeron Vëllai Durrant për t’i ndihmuar nxënësit ta zbatojnë të vërtetën se sjellja ndërmend dhe zbatimi i të vërtetave nga shkrimet e shenjta mund të na ndihmojnë të mbështetemi te fuqia e Zotit për t’i rezistuar tundimit.Nëse do t’i ndihmonte nxënësit, tregoni disa nga shembujt që Vëllai Durrant jep më vonë në bisedën e tij.