“Si mund ta përkrah dikë që e përcakton veten si transgjinor?” Transgjinorët: Përkrahja ndaj të Tjerëve (2020)
“Si mund ta përkrah dikë që e përcakton veten si transgjinor?” Transgjinorët: Përkrahja ndaj të Tjerëve
Si mund ta përkrah dikë që e përcakton veten si transgjinor?
Plaku Ronald A. Rasband dha mësim se njerëzit që përjetojnë ndjenja për të qenë transgjinorë, “kanë nevojë të rrethohen në krahët e Shpëtimtarit të tyre dhe ta dinë se Ai i do. Kaq shpesh Zoti na thërret; Ai pret që ne të jemi krahët e Tij mikpritës dhe të dashur. Ne duhet t’i inkurajojmë miqtë e tyre të bëjnë të njëjtën gjë” (“Jezu Krishti Është Përgjigjja” [Mbrëmje me një Autoritet të Përgjithshëm, 8 shkurt 2019]).
Të flasësh për ndjenjat e mospërputhjes me gjininë vetjake mund të jetë e vështirë dhe pështjelluese. Njeriu juaj i dashur mund të mos dijë se si të bisedojë me ju për këtë. Ndonjëherë mund të ndiheni të papërshtatshëm. Megjithëse mund të mos dini gjithmonë se si të përgjigjeni ndaj vështirësive me të cilat përballet dikush tjetër, juve nuk do t’ju vijë keq që jepni ndihmë me dashuri e mirëkuptim.
Nëse e teproni me reagimin tuaj, zemëroheni ose thoni gjëra për të cilat ju vjen keq, mos u shkurajoni. Kjo mund të jetë e vështirë edhe për ju. Ky është një nga çastet e shumta të bashkëbisedimeve që do të keni në jetë me njeriun tuaj të dashur. Nëse mendoni se duhet të kërkoni ndjesë për veprimet tuaja, bëjeni atë.
Nëse jeni të shqetësuar ose ndieni pikëllim në këtë situatë, dijeni që nuk jeni vetëm. Ju mund të shqetësoheni se e ardhmja që keni përfytyruar për familjen tuaj, po ju rrëshqet nga duart. Procesi i të qenit i pikëlluar mund të kërkojë kohë. (Shihni te “Grief”, Gospel Topics, topics.ChurchofJesusChrist.org.)
Presidentja Boni H. Kordën shpjegoi: “Të gjithë duam që të na njohin. Duam që të jemi të rëndësishëm, të na mbajnë mend dhe ta ndiejmë se të tjerët na duan. … Ne mund të dëgjojmë e të duam pa gjykuar dhe të ofrojmë shpresë e ndihmë me udhërrëfimin shques të Frymës së Shenjtë. … Nëse delet tona janë të forta apo të dobëta, duke u gëzuar ose në ankth, ne mund të sigurohemi që as edhe një nuk ecën vetëm” (“Të Bëhesh Bari”, Liahona, nëntor 2018, f. 74, 76).