“Çfarë duhet të bëj apo të them?” Transgjinorët: Përkrahja ndaj të Tjerëve (2020)
“Çfarë duhet të bëj apo të them?” Transgjinorët: Përkrahja ndaj të Tjerëve
Çfarë duhet të bëj apo të them?
Reagimet fillestare mund të jenë të vështira. Reagimi juaj i parë mund të jetë zemërimi ose mohimi. “Dhe është e rëndësishme të keni aq vetëkontroll sa ta lini gjithë këtë mënjanë dhe të keni pak durim, dhe të filloni të flisni, dhe të filloni të dëgjoni, dhe të filloni të përpiqeni për të kuptuar më mirë.” Juve nuk ju duhet ta zgjidhni gjithçka në një muaj, ose në një javë, apo në një vit.
Kur jepni ndihmesë dhe shërbesë, është gjithmonë e rëndësishme që të pranoni ekzistencën e ndjenjave dhe përvojave të personit tjetër. Ne përpiqemi fort që t’i takojmë njerëzit me dashuri dhe kuptueshmëri si të Krishtit, kudo qofshin në shtegun e vdekshmërisë, dhe të vijojmë që aty.