Transgjinor
Si ta ndihmoj dikë që të ndihet se e duan, i/e vlerësuar dhe se nevojitet?


“Si ta ndihmoj dikë që të ndihet se e duan, i/e vlerësuar dhe se nevojitet?” Transgjinorët: Përkrahja ndaj të Tjerëve (2020)

“Si ta ndihmoj dikë që të ndihet se e duan, i/e vlerësuar dhe se nevojitet?” Transgjinorët: Përkrahja ndaj të Tjerëve

Si ta ndihmoj dikë që të ndihet se e duan, i/e vlerësuar dhe se nevojitet?

Presidentja Xhin B. Bingham tregoi: “Njëra nga mënyrat më domethënëse se si mund të zhvillojmë e shfaqim dashuri për të afërmin tonë, është nëpërmjet të qenit zemërgjerë në mendimet dhe fjalët tona. … Fjalët kanë fuqi habitëse, si për të lartësuar edhe për të shkatërruar. Ne të gjith[ë] ndoshta mund të sjellim ndërmend fjalë negative që na shkurajuan dhe fjalë të tjera të thëna me dashuri që na i bënë shpirtrat të fluturojnë. Zgjedhja që të themi vetëm atë që është pozitive rreth të tjerëve – dhe këtë ballë për ballë – i lartëson dhe i forcon njerëzit përreth nesh dhe i ndihmon të tjerët që të ndjekin mënyrën e Shpëtimtarit” (“Unë do ta Sjell Dritën e Ungjillit në Shtëpinë Time”, Liahona, nëntor 2016, f. 6, 7).

Motra Sheron Iubank shpjegoi se disa njerëz nuk ndihen të pranuar ose të pranueshëm: “Dhiata e Re tregon përpjekjet e mëdha që bëri Jezusi për t’i ndihmuar të gjithë llojet e njerëzve: lebro[s]ët, tagrambledhësit, fëmijët, galileasit, prostitutat, gratë, farisenjtë, mëkatarët, samaritanët, të vejat, ushtarët romakë, shkelësit e kurorës, njerëzit e papastër sipas ligjit. Thuajse në çdo tregim, Ai ndihmonte dikë që nuk pranohej në shoqëri sipas traditës. … Ajo është një kërkesë e pandryshueshme e dishepujve të krishterë dhe e shenjtorëve të ditëve të mëvonshme, që t’ia tregojnë dashurinë e vërtetë njëri‑tjetrit” (“Krishti: Drita që Shkëlqen në Errësirë”, Liahona, maj 2019, f. 74).